Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Londër-Bllokohet ekstradimi aktivistit të PD-së

    Isa Mustafa kërkohej nga drejtësia shqiptare për tentativë vrasje ndodhur në Tropojë në vitin 1999


    Nga Londra
    Muhamed Veliu
    www.veliupress.blogspot.com

    Përplasjet politike të cilat kanë prodhuar një mori viktimash në qytetin e Tropojës, janë kthyer në objekt shqyrtimi në një gjykatë londineze e cila ka refuzuar kërkesën e shtetit shqiptarë për të ekstraduar një aktivist të Patisë Demokratike.

    Gjykatsja Karoline Tubbs ne vendimim e saj e ka cilësuar si shkelje të drejtave të njeriut nëse ajo do të lejonte ekstradimin e Isa Mustafës i cili kërkohet për tentativë vrasje ndodhur në vitin 1999.

    Sipas saj në procesin gjyqësor të nisur në gjykatën e Topojës,më 12 Maj 2008, shumica e 12 dëshmitarëve të prokurorisë kanë dhënë dëshmi të cilat nuk e inkriminojnë 52 vjecarin Musta, në krim për të cilin ai kërkohet të gjykohet nga drejtësia shqiptare.

    "Është mëse e qartë se Isa Mustafa ka krijuar armiq politik gjatë aktivitetit politik në Shqipëri thotë gjykastsja britanike e cila më tej në vendim prej 14 faqesh thekson se ndaj tij shteti shqiptarë nuk garanton marrjen në mbrojte, gjë e cila bie ndesh me artikullin 5 dhe 6 të Konvetës Europiane për të drejtat e njeriut.

    Melanie Camberland përfaqësuese e shtetit shqiptarë në këtë proces tha se Isa Mustafa ka qenë bashkpuntor i afër i drejtusve të Partisë Demokratike, dhe se kjo parti politike tani drejton vëndin dhe mund të garantojë një ri-gjykim të drejtë ndaj tij.

    Argumentet e sajë janë hedhur poshtë nga gjykatsja e cila ka nënvizuar faktin se ndaj Mustafës një ish i dënuar politik nga rregjimi komunist, me mbylljen dhe rihapjen e hetimeve nga prokuroria e Tropojës, përfshi cuarjen e cështjes në gjykatë, i kanë kaluar afatet, pasi krimi për të cilin ai akuzohet, ka ndodhur 10 vjet më parë.

    "Fituam një cështje tejet të komplikuar me elementë të shumtë politik brënda. Ishte nje vëndim i drëjtë dhë I balancuar " është shprehur avokati Naim Hasani, i cili mori në mbrojtjë Isa Mustafën.

    Avokati Hasani ka shpjeguar së në të paktën katër raste është tëntuar eleminimi fizik i Zotit Mustafaj perpara se ai te largohej per ne Britani, ku edhe kërkoi azil politik.

    Vetë Mustafa tha se ai gjatë të gjithë procesit të ekstradimit, kishte besim në drejtësinë e Britaninë Britanike e cila edhe njëherë tjetër dëshmoi se është garante absolute e respektimit të drejtave të njeriut.

    Është hera e gjashte në dy vitet e fundit kur gjykata londineze e ekstradimeve i refuzon shtetit shqiptarë kërkesën për ekstradimin e shtetasve shqiptarë, që fshihen në Britaninë e Madhe, të cilët janë identifikuar nga zyra e Interpol Tiranës e më pas arrestuar nga skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard.

    Ekstradimet e rrefuzuara.

    Fatmir Bleta-akuzuar per vrasje
    Ymer Hoxha-Hasani-akuzuar per vrasje
    Frrok Koceku-akuzuar per vrasje
    Hektor Mahmutaj-akuzuar per vrasje
    Isa Mustafa-akuzuar per tentative vrasje
    Pjeter Lekestakaj-akuzuar per tentative vrasje.

    Ne pritje te ekstradimit jane:

    Ilir Kumbaro, rrembim, vrasje dhe zhdukje personi
    Afrim Sinani denuar per vrasje arratisur nga burgu Bences.
    Vullnet Mucelli akuzuar per vrasje
    Selami Cokaj denuar per vrasje arratisur nga burgu Shenkollit
    Albert Shina per vrasje

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po per banden hakmarrja o mujo.. cbehet..
    sejcili prej tyre i ka bere nja 20 vrasje njerzish krejt te pafajshem..si femije vajza e roje deposh e polic bankash.. e dezhurna benzinatash..
    per ata a do ta marresh ndoj here penden e te shkruac o muho.. se po strehoen ne bruksela si te jen havela.. e ne fakt jan super kriminela..

  3. #3
    i/e larguar Maska e KillinGRoutinE
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    London
    Postime
    42
    Ky eshte shembulli me i mire per shqipetaret qe kujtojne se gjerat behen " me urdher te ministrit". Ministri eshte detyre e perkoheshme, i perheresheshem eshte vendimi i gjykates, asgje nuk eshte me e rendesishme se vendimi i gjykates, kur Shqipetaret ta kuptojne kete dhe kur ne Shqiperi te kemi gjykata te pavarura atehere te gjithe extradimet do kryhen pa problem.

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    or ti i kshillit, kriminelat jan kriminela ... çfardo ngjyre qofshin ... kudo qe strehohen ...

    kujt i sherbejne ata kriminela ne bruksel apo londer ... ku i kane fijet ... kush iu jep garanci ...

    po a ka garanci me shtetin ... qe e ze leprin me qerre, o fahri strofull gjarperish ...

Tema të Ngjashme

  1. Shqipëria dërgon si dipllomat në Londër një zooteknik
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 07:57
  2. Bombat në Londër, identifikohet autori
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 17:34
  3. Londër, shqiptarët bashkë në fushat e futbollit
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 05:19
  4. Mbretëria shqiptare e seksit në Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •