Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Korrupcioni ne Prishtine

    Ivo Sanc terhiqet nga administrata e Prishtines duke protestuar se gjate tre viteve ne kete adminstrate nuk pare gje tjeter pos korrupcionit. ( ne intervisten dhene Kohes Ditore )

    Ivo Sanc nuk e din se politikanet tane e krijojne shtetin vetem pasi ta kene vjedhur mire shtetin. Politkanet tane nuk krijojne shtet para se te kene ndertuar shtepine e vet me te madhe se Kuvendi.Pasi ta vjedhin shtetin deri ne varferi, atehere mund te nenshkruajme te qendrojme ne Serbi se ekonomikisht nuk na konvenon te ndahemi.

    Korrupcioni e bejne ata prej te cileve ne presim ta bejne Kosoven te pavarur!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    ndoshta te huajt vjedhin me pak...dhe do t“i shte mire te deklarohen ata qe i sollen hajnat ne poste.....

  3. #3
    Te huajt edhe po vodhen parate e tyre do te vjedhin.

    Para disa kohesh lexova qe mungojne disa miliona dollare nga parate e investimeve per Kosoven dhe qe FBI-a amerikane eshte futur ne hetime dhe por kerkon qe te luftoje korrupsionin qe eshte i pranishem edhe ne administraten e huaj, pervec se ne ate shqiptare.

    Kosova ka fatin qe tani qeveriset nga te huajt dhe ata te pakten do te perpiqen qe te vendoshin rregullat e lojes.

    POr cfare ti bejme disave qe shkojne e i marrin me gure.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Problemi qendron se te huajve u duhen me shume dhe vjedhin me shume, megjithese edhe kjo nuk mund te jete rregull, mirepo shqiptaret kenaqen me me pak, bile ata aparatciket jane hajna modest.


    Ne Prishtine me nje polic gjerman para dy viteve i thash se eshte mire qe ju ndikoni ketu te zhduket ai bakshishmentaliteti ( korrupcioni ). Gabim e ke , me tha, ketu u mesuan edhe te huaj te vjedhin. Ne kemi pase menduar se ju mesojme juve te mos vidhni, mirepo si duket ju ishit me te afte se ne dhe na mesuat neve se si duhet te vidhet!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 05-09-2002 mė 12:41

  5. #5
    Ai gjermani mund ta kete thene dhe jo shume seriozisht ate gje, megjithese kuptohet qe korrupsioni ekziston gjthandej, por llogjika te thote qe shqiptaret kane shume me teper mundesi te korruptohen sesa te huajt.

    Tek e fundit te huajt jane aty jo ne token e tyre dhe po shpenzojne me teper se po fitojne.

    Korrupsioni eshte si nje gangrene per shoqerine nese del jashte kontrollit dhe mund te demtoje shume.

    Ne rast se as te huajt nuk e sjellin ne terezi kete pune, atehere eshte per te vene kujen, pasi tek shqiptaret nuk kam besim se mund te bejne ndonej gje serioze kundra korrupsionit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Korrupsioni ne KOSOVE eshte i vjeter dhe bashkmoshatar me Korrupsionin e Jugosllavise ne Pergjithsi.
    Jugosllavia ka notuar ne detin me Dollare qe TITO i mori Botes.
    Jugosllavia, pjese e te ciles ishte dhe Kosova ishte i vetmi vend Socialist ku qytetaret dilnin jasht shtetit e luanin me kurset e Dinarit me valutat e tjera.
    Turizmi ishte i hapur dhe qytetari Jugosllav nuk ka vjedhur fasule si vidhnin "vajzat lule " te Dritero Agollit nga uria ose si kinezet nji grusht oriz ose si ruset neper xhepa e udhtareve ne trena e trolejbusa.
    Qytetari jugosllav vidhte miliona per te ndertuar VILLE tre katshe ne Ulqin ose OPATIJA.
    Pra kan qene me Oreks milioneresh.

    Edhe KOSOVA ne ato ujra ka jetuar.
    Kush ishte i zoti vodhi ne kohen e TITOS e beri Ville tre katshe ne Prishtine etj.
    Jugosllavia e kish te ligjeruar bisnesin Privat dhe "vetadministrimin" si dhe te drejten per te punuar jashte shtetit.
    Keshtu qe aty njihen prej 30 vjetesh te gjitha format e bizneseve e trafiqeve te ligjshme e te pa ligjshme..

    Edhe ne SHQIPERI i pari qe shpiku Korrupsionin e madh..(se i vogli ka ekzistuar me Kohe) ishte kosovari i GROPES "ILIRIA HOLLDING", Ajdin Sejdia qe krijoi firmen e Pare piramidale ne Shqiperi me perkrahjen direkte te RAMIZ ALISE.
    Sot kte Firme e ate kapital e trashegon miliardari Koco KOKdhima ish sekretari i RINISe se PPSH-se.

    Kurse Trafiku ka ekzistuar qe ne Kohen e ENVERIT. trafiku sekret i Armeve dhe Cigareve.
    Keto dy TRAFIQE beheshin nen kujdesin e Sigurimit te Shtetit.
    Jo me kot sot Trafiqet kryesore i ka perseri ish ministria e Sigurimit..gramoz Ruci me Shoke.
    Edhe sot mes KOSOVES-SHQIPERISE trafiqet kryesore i ka Linja..KLOSI_META_HALITI_THAQI.

    Keni vene re besoj se si THAQI nuk ben dot pa takuar METEN cdo nji muaj..
    ATA ndajne Fitimet..Kjo dihet tashme.


    Uroj qe Bajram Rexhepi te mos jete zhytur ne kte loje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Une mendoj Ahmet Krasniqin duke shkuar naten ne shtepine ku banonte ne Tirane dhe disa HIJE te ZEZA i afrohen dhe ja zbrazin plumbat ne KOKE.

    Une mendoj DRININ duke dale nga shpija mbasi ka pire kafe me Nanen e vet dhe nuk ka ditur i shkreti se e presin aty Kriminelet.
    Kriminelet ikin me shpejtesi drejt Kafiqeve ku presin shefat e pastaj ulen e hane e pijne e rrahin gjoks.. kurse Nana shqiptare ulerin mbi djalin e pergjakur..Kerkon ndihme..por i biri me 12 plumba vdes.
    Deri sa ti shof ne PRANGA ata kriminele nuk do te jem i qete.

    Do dali nji "rasim Shale" dhe per Ahmetin e do tregoje me gisht vrasesit.
    Keshtu z. LLAPI jemi ne shqiptaret.. Nuk na vjen mire te na vrasin njerzit .. Nuk na vjen mire te na vrasin mikun.. shokun.. bashkatdhetarin.

  8. #8
    alvi
    i/e ftuar
    Isoj vjedhin si kto si ato. Me sa me kan treguar mua dhe Boshnjaket, isoj duhej tu jepshe ka 1000 Dm unproforit qe te linin te kaloje ne zonat e cliruara, ose ai tuneli qe u germua posht aerodromit te Sarajevos. Parja osh pare dhe ate vjedhjen e rryshfetin nuk e kemi monopol vetem ne. Thuj qe ata i kan rregullu punt e veta dhe tashi vjedhin ne te shkretet qe s'kemi asgje ne vije akoma.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Administratori ndėrkombėtar i Prishtinės Ivo Shanc jep dorėheqje: Komuna ka korrupsion


    PRISHTINE, 20 shtator - “Qėllimi im si administrator ka qenė qė tė punoj pėr UNMIK-un, tė implementojmė parimet e demokracisė, tė ndihmojmė nė ndėrtimin e administratės komunale dhe tė mbrojmė interesat e pakicave”, tha administratori ndėrkombėtar i Prishtinės Ivo Shanc sot para gazetarėve pas dorėheqjes qė paraqiti nga ky post. Shanc tha se gjithnjė ka hasur nė vėshtirėsi tė shumta. Gjatė punės sė vet ėshtė pėrballur me shumė sfida sidomos me keqpėrdorimet dhe korrupsionin. Ai tha se ėshtė pėrpjekur tė mos i tolerojė fenomenet e tilla. Pėr tė vėrtetuar kėtė, Shanc pėrmendi rastin e disa dhjetėra hektarėve tokė tė komunės qė janė pėrvetėsuar nga persona privatė. Shanc nė vazhdim tha se tani UNMIK-u po ballafaqohet me administratėn paralale tė Beogradit. “Por kjo ėshtė e papranueshme”, tha Shanc. Ai akuzoi politikanėt serbė se kėtė po e bėjnė sidomos nė prag tė zgjedhjeve lokale nė Kosovė


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi prnavera?
    Jam martuar002

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Skandal me kadastrat; I pėrfshirė Komandant "Remi"


    PRISHTINE (24 shtator) - Shpėrthen nė Kosovė "skandali i Kadastrės". Polica e UNMIK-ut ka hapur hetimet nė lidhje me 80% tė rasteve tė 15 mijė akteve tė kalimit tė pronėsisė nė prona tė patundshme, tė vendosura nė pėrfundim tė konfliktit nė Kosovė. "Njė pjesė e madhe e rregjistrimeve tė pronave tė reja mund tė jenė ilegale", shprehet njėri prej hetuesve. Nė burg kanė pėrfunduar pėr momentin dy nėpunės tė zyrės kadastrale Qendrore tė Prishtinės, por duket se hetimet do tė shkojnė mė larg. "Informacionet e para treguan se hetimet tashmė kanė nisur edhe mbi aktivitetin e Rustem Mustafės, njė tjetėr zyrtar i Trupave Mbrojtėse tė Kosovės TMK, njėkohėsisht edhe ish-komandant i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės i cili u arrestua gushtin e kaluar. Mustafa i njohur me emrin e luftės si komandant "Remi" ėshtė burgosur nė Prishtinė, nėn akuzėn e krimeve tė luftės. Mė pas nė kundėrshtim me arrestimin e tij, mijėra kosovarė organizuan manifestime tė mėdha, duke provokuar incidente tė dhunshme edhe kundėr ushtarėve paqeruajtės tė KFOR-it. Ndėrmjet kėtyre pronave tė patundshme tė tranfseruara ilegalisht, mund tė jenė edhe prona qė mė parė i kanė patur civilė serbė, tė cilėt janė detyruar qė tė largohen nga Kosova tri vjet mė parė. dxh/ko (ANSA/BalkanWeb)



    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kush ishte nė tė vėrtetė Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  3. Fondacioni "E Ardhmja"
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 06-12-2007, 06:51
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •