Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914

    Haker shqiptarë kundër faqeve greke në internet

    Haker shqiptarë kundër faqeve greke në internet

    Thursday 07 April 2005
    Disa site të firmave greke dhe ekstremit të djathtë janë dëmtuar dje nga i ashtuquajturi “Albanian Security Clan”

    Shumë përdorues grekë të internetit kanë ngelur të shtangur, ndërsa kanë pritur të hapet faqja që kanë kërkuar. Në vend të saj kanë parë të hapet një flamur shqiptar dhe të dëgjohet Himni i Shqipërisë. Sipas gazetës greke “Elefterotipia”, janë dhjetëra faqe në internet të firmave greke si dhe të disa organizatave të ekstremit të djathtë që janë bërë objekte sulmi nga një organizatë, e cila deklarohet nga Shqipëria dhe që kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të përdoruesve të internetit, por edhe të Shërbimit Kombëtar të Informacionit (EYP). Sipas të dhënave të deritanishme, grupi i cili godet sitet e firmave greke në internet, quhet “Albanian Security Clan”, dhe vepron që prej gjashtë muajsh. Në qendër të sulmeve të tij, ky grup ka vënë kryesisht faqe me përmbajtje tregtare dhe biznesi dhe në plan të dytë janë faqet me përmbajte kulturore apo politike, siç është ajo e partisë “LAOS” të Karaxhaferit, kanale televizive dhe së fundi edhe faqen zyrtare greke të Eurovizionit.
    Në plan të parë, në faqen e goditur del një flamur shqiptar dhe shprehja “Shtypni punëtorët shqiptarë dhe ne do të shqyejmë të gjitha sitet greke”. Dhe të tjera si “**** Greeks, fuks Greeks”, ndërkohë që në shumicën e siteve të goditura dëgjohet edhe Himni Kombëtar shqiptar.
    Deri tani policia dhe shërbimi sekret grek nuk kanë ndonjë bazë nga ku mund të fillojnë kërkimet për kapjen e grupit, i cili ka shumë mundësi që të veprojë nga brenda Greqisë. Por ajo që shqetëson më shumë shërbimet greke, derisa të fillojnë hetimet - ndërkohë që sulmet sa vijnë e shtohen nga e njëjti grup- është rreziku që këta hakerë të shkallëzojnë sulmet e tyre në sisteme kompjuterike më të rëndësishme me interesa të mëdha publike, siç janë: OTE (Rrjeti Telefonik Grek); DHEI (Ndërmarrja Elektroenergjetike); EYDHAP (ujësjellësi); sistemi i metros etj.
    Të gjitha duken si skenarë filmi fantastiko-shkencorë, por autoritet greke kanë filluar të marrin masa. Kështu është riaktivizuar sistemi i sigurisë dhe mbrojtjes nga sulmet elektronike të sistemeve me interesa publike, i cili u ngrit dhe u përdor në Greqi gjatë kohës së Lojërave Olimpike “Athina 2004”. Gjithsesi, specialistë të sigurisë së internetit thonë së faqet e goditura nga “Albanian Security Clan” janë site, të cilat shfaqin dobësi për sa i përket sigurisë në internet dhe se edhe një person me pak njohuri mund t’i dëmtojë.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Geri, ishte mire te sjelleshe edhe lidhjet e internetit te kompanive me larte qe te bindemi se keto qe ke shkruar jane te verteta. Une e dija se ky Albanian Clan ka hakuar faqe greke dhe serbe por jo aq te nivelit te madh si te OTE-s ose DHEI-t.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133
    ide e bukur!
    Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!

  4. #4
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Albanian Pirates

    E gjen menyren shqiptari gjithnje me ti prish gjonat e te tjerve

    Mir ja kan bo le te mbyten me viruse dhe trojans. Nji Trojan Horse i modh i mungon me ja dergu tashti

  5. #5
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    Jam KUNDER atyre qe i thon vetit HACKER.
    ANTI HACKER

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Kadare: Poshtërimi i Ballkanit
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •