Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anėtarėsuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134

    Familja shqiptare nder dekada dhe tani

    Desha me hap i teme persa i perket familjes shqiptare, kultures qe u kane dhen prinderve gjysherit tane, ate qe na dhane prinderit neve dhe kulturen qe do u japim neve femijve tane. Cfare ndryshimesh ka kaluar familja jone ( ta kufizojme nga shekulli i kaluar deri tani), kodet e sjelljes, planifikimi familjar, degjenerimi i familjes, si parashikoni te ardhmen e familjes shqiptare. A mburreni mes te huajve se nga cfare familje vini, si kompozohet familja juaj, kujt i shkon fjala dhe mirekuptimi ose keqkuptimi familjar?
    Per mendimin tim kohet po ndryshojne shume shpejt dhe bashke me kohen edhe ne. Duke qene nga natyra konservativ ky ndryshim me sjell pak siklet kur mendoj se cfare familjeje do krijojme ne brezi i demokracise duke qene se jemi rritur me menyren e vjetur po gjithashtu po perjetojme dhe ndryshimin. Shembull si mbase shume ketu marr tim ate. Sikur te rrisja dhe te ngreja nje familje si ai do isha shume i kenaqur. Personalisht mendoj se vitet e fundit familja shqiptare eshte degjeneruar dhe nuk eshte me aq e shenjte sic ka qene pra 1990-es. Doja te dija se c'mendojn forumistat rreth ksaj.

  2. #2
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Unė protestoj; atdheu do tė shkatėrrohet nėse prindėrit merren nėpėr kėmbė

    Duke shfletuar veprėn "Xha Gorio" tė Balzakut, lexoj: "Unė protestoj; atdheu do tė shkatėrrohet nėse prindėrit merren nėpėr kėmbė". Mendova: Qė atėherė Balzaku do tė pohonte se atdheu nuk ka tė ardhme kur tė mospėrfillet e kaluara e tij, atdheu do tė shkatėrrohej kur njerėzit tė shthureshin dhe tė degradonin deri nė atė shkallė sa tė hidhin baltė mbi brezat para-ardhės.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Ai protestoi qė atėherė, kur pa simptomat e para tė njė brezi tė shthurur. Ai dha njė mesazh pėr tė gjithė qė tė mos e braktisin atė brez tė stėrvuajtur. Prandaj dhe tha frazėn e tij tė njohur te "Xha Gorio". "Unė protestoj; atdheu do tė shkatėrrohet nėse prindėrit merren nėpėr kėmbė".
    Nė fakt kjo ėshtė plotėsisht e vėrtetė. E s'ka se si tė jetė ndryshe nėse nėpėrkėmben ata qė na sollėn nė jetė, ata qė na rritėn, ata qė na i bėnė tė gjitha gati, pasi nuk e dinin se nė njė ditė tė bukur ne do t'u kthenim shpinėn dhe do t'i nėnveftėsonim. Po kjo nuk ėshtė e drejtė. E si t'i marrim nėpėr kėmbė ata me tė cilėt ne krenoheshim, ata prej tė cilėve ne kėrkonim mbrojtje, ata tė cilėt ne i imitonim pėr ēdo gjė, ata qė pėr ne pėrgjėroheshin dhe sakrifikonin gjithēka, vetėm pėr kėnaqėsinė dhe sigurinė tonė.
    E ēfarė tė ardhme presim, nėse nėnvleftėsojmė tė shkuarėn. Historia ka vėrtetuar se tė gjithė ata kombe dhe popuj qė kanė ecur pėrpara kanė vlerėsuar tė shkuarėn e tyre duke e konsideruar atė njė themel tė fortė, mbi bazat e tė cilit do tė ngrihej njė fortesė madhėshtore. Se dashur padashur ashtu ėshtė. Ata janė themeli. Nėse do ta shkatėrronim atė themel, do tė ishte shumė e vėshtirė qė tė ngrinim njė fortesė pa tė. Vėrtet koha evoluon. Ndryshon mėnyra e jetesės, ndryshon shija e tė jetuarit, ndryshon dhe koncepti i tė menduarit. Ashtu ndryshon dhe mentaliteti i brezave. Ky ndryshim duhet tė jetė njė hapėsirė e larmishme, nė tė cilėn gjen vend gjithsecili dhe nuk duhet qė e ndryshmja tė hidhet poshtė dhe tė nėpėrkėmbet.
    Edhe unė sot nė Shqipėri, protestoj. Po, protestoj. Protestoj sepse sot ne jemi nė njė krizė identiteti. Sot ne na ka kapluar njė imitim i verbėr, qė as vetė nuk po dimė se ku po shkojmė. E kemi harruar se tė tjerėt na kanė shtruar njė rrugė dhe na kanė orientuar tė rendim drejt saj, drejt virtyteve, drejt zhvillimit, drejt sė mirės. Ata na kanė kėshilluar qė tė jemi tė suksesshėm nė jetė. Vetėm prindėrit janė ata qė ua duan fėmijėve tė mirėn mė shumė se vetes sė tyre. Po ne nuk i besojmė. Ne i nėnvleftėsojmė dhe shpesh i akuzojmė si konservatorė, si njerėz tė prapambetur dhe si jashtėtokėsorė nė kėtė realitet trashanik.
    Po, unė protestoj. Protestoj nė emėr tė asaj nėne qė pėr netė me radhė ka ndenjur pa gjumė duke u pėrgjėruar pėr tė na plotėsuar dėshirat dhe tekat tona fėminore. Ajo nuk duhet tė "vritet". Ajo meriton vėmendje, ajo meriton kujdes, ajo meriton respekt. Eh! Ajo meriton shumė…
    Po si mundemi vallė qė ta paraqesim veten tonė superiorė karshi atyre nėnave qė na kanė mbartur nė trupin e tyre dhe na kanė ushqyer nga gjaku i tyre?!
    Po si mundemi vallė qė ta paraqesim veten tonė superiorė karshi atyre baballarėve qė na kanė mbajtur mbi duart e tyre, ndėrkohė qė ne kemi qenė fare tė veckėl dhe tė pavetėdijshėm pėr jetėn?!
    Ne duhet tė jemi shumė mirėnjohės karshi prindėrve; se na rritėn, pasi ne ishim filiza tė njoma; na edukuan, kur s'dinim asgjė; na mbajtėn pėr dore, kur ne filluam tė ecnim; gėzuan para nesh, kur ne filluam tė lexojmė abc-nė; ata na dhanė jetė…
    E ēfarė tė ardhmeje presim ne, kur nuk ka ndjenja dashurie pėr prindėrit qė, siē thotė populli ynė, na kanė bėrė kokėn. E ēfarė tė ardhmeje presim ne, kur, nėse flasim pėr dashurinė ndaj atdheut, qeshim me mospėrfillje duke menduar se po tallemi. Ku po shkojmė? Ku po shkon rinia shqiptare sot? Ende s'e kemi kuptuar? Po kjo nuk ėshtė e drejtė. Nuk ka se si tė jetė e tillė.
    Ne tė rinjtė vėrtetė mund tė jemi mė tė zgjuar dhe mė bashkėkohorė po themi, por gjithė kėto aftėsi ne duhet t'i vėmė nė dobi tė shoqėrisė dhe atdheut dhe jo tė tregohemi kryeneēė dhe tė hedhim baltė mbi brezat, mbi tė shkuarėn, mbi historinė.
    Bukur shprehet njė poet, kur nxit tė rinjtė t'i respektojnė sa mė shumė prindėrit e moshuar:
    Kur ata tė plakur dhe me shkop nė dorė
    Ecin plogėshtuar nė shesh a nė rrugė
    Afrohu pranė tyre si njė luleborė
    Dhe ndihmoji me shpirt se tė duan shumė
    Por unė e di se kjo nuk do tė zgjasė shumė dhe tė gjithė ne do t'u hidhemi nė krahė prindėrve tanė, ashtu siē bėnim kur ishim tė vegjėl. Kėshtu do tė bėhemi mė tė mirė dhe do tė rendim drejt sė bukurės, drejt mėshirės dhe virtytit. Dhe atėherė unė nuk do tė protestoj. Atėherė tė gjithė do ta kemi kuptuar mė mirė urdhėrin hyjnor: "Ne e kemi porositur njeriun tė sillet mirė me prindėrit".
    Do Zoti nuk do tė jetė shumė vonė!
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •