Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Rrëzohet një avion në Greqi - 121 të vdekur

    Rrëzohet një avion qipriot (BBC Shqip)


    Një avion qipriot me të paktën 121 vetë në bord është rrëzuar në veri të kryeqytetit grek Athinë pas një rënie të papritur të presionit në kabinë që çoi në rënie dramatike të temperaturës.
    Një mesazh i dërguar me celular nga avioni thonte se pilotët ishin pa ndjenja dhe pasagjerët po ngrinin nga të ftohtët për vdekje.

    Në të thuhej "I dashur kushëri, po të them lamtumirë, të gjithë jemi të ngrirë."

    Avionë luftarakë grekë F-16 u vunë përkrah avionit kur u ndërprenë kontaktet me avionin Helios Airways në fluturimin midis Larnakas në Qipro dhe Athinës.

    Ekipe të shpëtimit thanë se kanë gjetur trupa të vdekur, por ende asnjë të mbijetuar.

    Avioni Boeing 737, që kishte 115 pasagjerë dhe 6 ekuipazh u rrëzua rreth orës 1220 sipas orës lokale.

    Autoritete të agjencisë thanë se avioni do të ulej në Athinë për të vazhduar më tej udhëtimin për në Pragë.

    Si kryeministri grek Kostas Karamanlis dhe homologu qipriot, Tasos Papadhopulos kanë ndërprerë pushimet për t'u kthyer në Athinë dhe Larnaka.

    Top Channel thote se ne bord ndodheshin 80 femije.

    Ngushellime familjeve te viktimave.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    AEROPLAN QIPRIOT ME 115 UDHËTARË U RRËZUA NË VERI TË ATHINËS


    Aeroplan qipriot me 115 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u rrëzua në mesditë në rajonin e pabanuar Gramatiko në veri të Athinës.

    Aeroplani i kompanisë private qipriote "Ilios" fluturonte në Linjën Larnaka -Athinë kur dha sinjal për ndihmë.

    Avioni u zbulua nga dy aeroplanë ushtarakë F-16 të forcave ajrore ushtarake greke, që duhej ta shoqëronin aeroplanin deri në aeroportin ndërkombëtar në Athinë "Elefterios Venizelos", por pak kohë para kësaj ai u rrëzua, bëri të ditur ERT.

    "Nuk përjashtohet mundësia që avioni i kompanisë ajrore qipriote që u rrëzua sot në mëngjes në veri të Athinës të jetë rrëmbyer", bëri të ditur Shtatmadhoria e Armatës greke.

    "Një nga supozimet është edhe rrëmbimi" deklaroi zëdhënësi i SHM-së Gerasimos Kajpojnakis.

    Sipas tij, pilotët e aeroplanëve ushtarakë F-16 që duhej ta shoqëronin aeroplanin deri në aeroportin e Athinës në kabinën e pilotit panë një "situatë jo normale".

    Burim i Ministrisë së Mbrojtjes njoftoi se piloti kryesor nuk është parë në vendin e tij në kabinën e pilotit, ndërsa ndihmëspiloti ishte i shtrirë në sedilje.

    Zëdhënësi i SHM-së sqaroi se aeroplani qipriot u rrëzua në vendin e pabanuar në 40-kilometra në verilindje të Athinës. Ekipet e shpëtimit, zjarrëfikëset dhe ambulancat janë në rrugë për në vendin e aksidentit, ndërsa spitalet e rajonit janë në gjendje gatishmërie për t'u ndihmuar të lënduarëve.

    Ende nuk është i qartë numri i saktë i udhëtarëve në aeroplan. Sipas informatave të ndryshme numri varion prej 110 deri në 126 persona.

    Kryeministri grek Kostat Karamanlis u nis menjëherë për në Athinë nga ishulli Tinos ku duhej ta kremtonte festën e madhe fetare Shën Maria.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Pse kaq ters kjo ver me aeroplanet kjo qe ndodhi ne Greqi dhe per pak ajo dhe ne Toronto.

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Ngushelloj perzemerisht popullin fshqinj grek dhe ndaj me ta hidherimin per kete tragjedi.

  5. #5
    GREQI, TRAGJEDIA AJRORE RREMBEN 126 JETE NJEREZISH

    Mesazhi i pasagjerit: "I dashur kusheri, po te them lamtumire, te gjithe jemi te ngrire!"

    Autoritetet greke: "Nuk kemi te bejme me nje sulm terrorist. Ndodhi nga avaria e kondicionimit"

    Nje avion qipriot me te pakten 121 vete ne bord eshte rrezuar dje ne veri te kryeqytetit grek Athine pas nje renie te papritur te presionit ne kabine, i cili coi me pas ne renie dramatike te temperatures.

    Ja momentet kryesore te tragjedise:

    - 10:30 - Nderpriten komunikimet mes avionit dhe enteve kontrrolluese greke

    - 10:55 - Ministri Grek i Mbrojtjes urdheron te leshohen dy nderhyresit F-16 per te marre te dhena mbi situaten

    - 11:10 - Dy F-16 zbresin ne bazen Kasteli "Krete)

    - 11:20 - Pilotet ushtarake shohin Boeing, i cili po bente trekendesha neper qiell, shenje kjo per te treguar se nuk ka mundesi komunikimi nga ana e piloteve.

    - 11:45 - Avioni pushon se beri trekendesha dhe pilotet e

    F- 16 nuk shohin pilotin e Boeingut ne komande.

    - 12:04 - Avioni pershpejton gjithmone e me shume ...

    Pergatiti: Eglantina Nasi

    Nje avion qipriot me te pakten 121 vete ne bord eshte rrezuar dje ne veri te kryeqytetit grek Athine pas nje renie te papritur te presionit ne kabine, i cili coi me pas ne renie dramatike te temperatures. Nje mesazh i derguar me celular nga avioni thonte se pilotet ishin pa ndjenja dhe pasagjeret po ngrinin nga te ftohtet per vdekje. Ne te thuhej "I dashur kusheri, po te them lamtumire, te gjithe jemi te ngrire." Nderkaq, avione luftarake greke F-16 u vune perkrah avionit kur u nderprene kontaktet me avionin Helios Aireays ne fluturimin midis Larnakas ne Qipro dhe Athines. Televizioni grek raportoi se piloti ka patur aq kohe qe perpara se komunikimet te nderpriteshin, t'u thote kontrolloreve te fluturimit se aeroplani Boeing 737 kishte pasur probleme me ajrin e kondicionuar. Ekipe te shpetimit thane se kane gjetur trupa te vdekur, por ende asnje te mbijetuar. Avioni Boeing 737, qe kishte 115 pasagjere dhe 6 ekuipazh u rrezua rreth ores 1220 sipas ores lokale. Autoritete te agjencise thane se avioni do te ulej ne Athine per te vazhduar me tej udhetimin per ne Prage. Si kryeministri grek Kostas Karamanlis dhe homologu qipriot, Tasos Papadhopulos kane nderprere pushimet per t'u kthyer ne Athine dhe Larnaka. Ne perfundim te kerkimeve, sipas te dhenave rezulton se nga rrezimi i avionit, gjeten vdekjen 121 persona. Zyrtaret e Greqise thane se nuk ka kurrfare shenjash qe dikush te kete mbijetuar nga rrezimi i aeroplanit qipriot te udhetareve me 115 udhetare dhe anetaret e ekuipazhit. Kjo do te ishte ne vija te pergjithshme paraqitja e asaj qe ndodhi dje ne distancen 100 kilometra larg Athines. Por si ka ndodhur hap pas hapi ne fakt e gjithe ngjarja e rende e cila tronditi jo vetem rajonin perreth Greqise, por edhe gjithe Evropen?

    Pothuaj te gjitha pasagjeret, ishin qipriote

    Nje ngjarje mjaft e rende kjo per Qipron, pasi pjesa me e madhe e pasagjereve qe kishin hipur dje ne avion, ishin qipriote. Sipas te dhenave, do te kete pasur ndonje situate apo rrethane misterioze e cila ka shkaktuar kete fatkeqesi kaq te madhe. Kur avioni ishte ende nen kontrrollin e kulles se aeroportit te Athines, kishte humbur kontrrollin. Gjithsesi, nga policia tani per momentin perjashtohen te gjitha mundesite qe ky te kete qene nje pasoje e ndonje sulmi terrorist i cili te kete rrembyer avionin. Nderkaq, njeri prej piloteve ishte shembur mbi sedilje dhe nuk i jepte dot me avionit ne gjendjen e renduar. Tjetri nuk shihej mire, por kishte humbur ndjenjat dhe kishte rene pertoke. Nje crregullim ne sistemin e ngrohjes se avionit kishte shkaktuar qe ne fillim te nisjes kete gjendje. Nderkaq, nuk perjahstohet as fakti qe gjithe pasagjeret te kishin humbur ndjenjat, ashtu sic ndodhi edhe me dy pilotet, para momentit qe avioni te kishte shtuar shpejtesine dhe te kerkonte ndihme. Avioni ishte i kompanise qipriote Helios. Numri i fluturimit ishte HCE 502, nje linje fluturimi qe vinte kater dite te javes.

    Nuk ishte sulm terrorist

    Qe renia e avionit Boeing 737 ne linjen Athine-Prage nuk ishte pasoje e ndonje sulmi terrorist, kete fakt e konfirmoi vete drejtori i zyres se shtypit te Presidences Qipriote Marios Karoyan. Informacionet e para te autotriteteve greke, na bejne te ditur se nuk behet fjale per nje akt terrorist" tha Karoyan duke u folur gazetareve ne aeroportin e Larnacas. Pak me pare, qeveria greke e kishte thene se ishte me shume e mundur hipoteza e nje incidenti, per te mos u zgjeruar teper ne hipotezat e ndonje sulmi te mundshem terrorist qe mund te kishte ndodhur. Gjithsesi, burimet zyrtare qipriote bejne te ditur se ende nuk jane teoer te qarta shkaqet e ketij akti kaq te rende qe shkaktoi vdekjen e 121 personave.

    Skena deshperimi dhe mllefi ne aeroportin e Larnacas

    Skena inati dhe deshperimi jane vene re dje ne aeroportin e Larnacas, ne te cilin pergjegjesit e ministrise se Trasportit Qipriot dhe te kompanise ajrore Helios kane zhvilluar nje konference shtypi per te dhene te reja lidhur me ngjarjen mjaft te rende. Ne fillim gazetaret dhe me pas edhe vete te afermit e te humburve, kane kerkuar duke ngritur zerin qe t'u jepej menjehere lista e viktimave dhe ato te ekuipazhit qe fluturonte se bashku me ta nga Athina drejt Prages. "Por lista emerore, shpjegoi Dimitris Pantazis, manaxher i Helios, iu dorezua policise per kontrrolle te nevojshme dhe vetem kur te jete te identifikuar qarte viktimat, atehere do t'u jeoet edhe juve nje liste e plote e tyre. Nderkaq, kur gazetaret insistonin te kishin te pakten emrin e piloteve, te afermit e viktimave nisen te ulerinin duke kritikuar drejtuesit e kompanise dhe te qeverise, se atyre po u fshiheshin emrat.


    koha jone
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  6. #6
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Top Channel thote se ne bord ndodheshin 80 femije.
    Fjalët janë të tepërta në të tilla tragjedi.

  7. #7
    DISA NGA TRAGJEDITE AJRORE ME TE RENDA 2001-1005:

    Viti 2001

    - 3 korrik - Nje Tupolev Tu-154 rus ne fluturim nga Iekaterinburg

    h e ne Vladivostok "ekstremi lindor rus) nxiton drejt qytetin siberian Irkutsk: 143 te vdekur.

    - 4 tetor - Nje Tupolev Tu-154 i Russian Sibir Airlines ne fluturim nga Tel Aviv "Izrael) ne Novosibirsk "Siberi) shperthen ne fluturim, i goditur nga ushtaret ne Ukraine = 78 te vdekur.

    - 8 tetor - Ne aeroportin e Linates, nje Md-87 i Sas skandinav

    drejtuar per Kopenaghen, shkembehet ne ulje me nje Cessna e cila vendoset ne te njejten piste. Vdesin 118 persona: 110 ne bordin e Md-87 dhe 4 ne ate te Cessnas, kater mbeten te vdekur ne toke.

    - 12 nentor. Nje Airbus A-300 i American Airlines drejtuar per ne

    Republiken Dominikane bie ne nje zone te Queens. Vdesin 260

    persona ne bord dhe te pakten 5 te tjere ne toke.

    Viti 2002

    - 29 janar. Nje Boeing 727 i kompanise ekuadoriane Tame

    pershpejton drejt Kolombise. Vdesin 92 persona.

    - 12 shkurt. Nje Tupolev Tu-154 i Iran Air pershpejton ne perendim te Iranit. Ne bord 117 persona, te gjithe te vdekur.

    - 15 prill. Nje Boeing 767 i Air China rreshqet ndersa ishte duke u ulur ne Pusan, te Korese se Jugut. Ne bord 166 persona, 38 prej te cileve munden te mbijetojne.

    - 7 maj Nje avion i China Northern Airline pershpejton drejt detit Dalian, ne veri te Kines. 112 te vdekur.

    - 7 maj. Nje Boeing 737 i Egypt Air ben nje shkembim ne Tunizi. Vdesin 15 nga 65 personat ne bord.

    - 23 maj. Nje Boeing 747 i taivanezes China Airlines bie ne det prane ishullit te vogel Penghu "Taivan). 225 te vdekur.

    - 1 korrik. Nje Tupolev Tu-154 rus, me 71 persona ne bord

    "shume prej tyre femije) perplaset ne fluturim me nje Boeing 757 cargo, ne Costanza.

    - 27 korrik. Nje Sukhoi pershpejton mbi nje turme spektatoresh ne Lviv "Leopoli). Vdesin 83 persona.

    - 23 dhjetor. Nje Antonov An-140 pershpejton ne Iranin qendror. Ne bord 46 persona, te gjithe te vdekur.

    Viti 2003

    - 8 janar. Nje avion Rj 100 i Turkish Airlines, ne fluturim nga Stambolli drejt Diyarbakir. Vdesin 75 nga 80 personat qe kishte ne bord.

    - 9 janar. Nje avion Fokker 28 i kompanise ajrore Tans vinte nga Lima drejt Golorqui. Te vdekur 47 personat qe kishte ne bord.

    - 19 janar. Ne Iran, nje Ilyush pershpejton per shkak te keqesimit te motit, nderpret fluturimin mes Zahedan e Kerman. 276 te vdekur.

    - 6 mars. Nje Boeing 737 i kompanise Air Algerie rreshqet gjate uljes ne aeroportin e Tamanrasset, ne Saharane e jugut te algjerise. Vdesin 102 persona.

    - 8 korrik. Nje Boeing 737 i Sudan Aireays ne fluturim nga Port

    Sudan mbi Detin e Kuq ne Khartoum perhpejton pas uljes. 115 te vdekur, i vetmi i mbijetuar, nje femije tre vjecar.

    - 25 dhjetor. Nje Boeing 727 charter i kompanise libaneze Uta, drejtuar ne Beirut, pershpejton ne oqeanin Atlantik pas uljes ne aeroportin e Cotonosu. Vdesin 130 persona, 21 te mbijetuar.

    Viti 2004

    - 3 janar. Nje Boeing i kompanise egjiptiane Flash Air bie ne detin e Kuq, pak pas uljes ne Sharm El Sheikh, me nje bilanc prej 148 te vdekurisht.

    - 13 janar. Nje Antonov 24 pershpejton drejt kryeqytetit te Uzbekistan Tashkent. Te vdekur 37 personat e bordit.

    - 10 shkurt. Nje Fokker 50 e kompanise private iraniane Kish Aireays rreshqet ne fazen e parauljes ne aerportin nderkombetar te Sharjah, Emiratet e Bashkuara Arabe. 43 te vdekur, dy te mbijetuar.

    - 21 nentor. Nje Bombardier CRJ200, sapo u ngjit nga qyteti Baotou i kines me destinacion Shangai, pershpejton ne nje liqen te Mongolise se brendshme. Te vdekur 48 pasagjeret dhe 6 veta ekuipazh.

    - 30 nentor. Nje avion McDonnell-Douglas MD-82 i linjes Lion Air

    i cili vinte nga Giakarta, nuk arrin te ndalet gjate uljes ne pisten e ishullit indonezian Giava dhe perfundon vrapin ne nje varreze. Tragjedia me 31 te vdekur.

    Viti 2005

    - 2 shkurt. Nje avion i kompanise private afgane Kam Air, shpejton drejt Kabulit, duke vrare 104 personat qe ishin ne bordo. Shkaku ishte afrimi i nje stuhie debore qe kerkonte uljen e detyrueshme.

    - 16 mars. Nje Antonov-24 vetem pese kilometra larg pikes se arritjes Varandei, pike naftembajtese ne detin Barents: 29 te vdekur, 24 persona te tjere te shpetuar.

    - 6 gusht. Nje Atr 72 i Tunint Air, vinte nga Bari e drejtohej per ne Djerba, breg sicilian. 13 te vdekur, 23 te shpetuar.
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ah i ziu njeri niset te defrej pak dhe ja c'ndodh..
    Largesite detyrojne mijra njerez te hypin ne maj tarales cdo dit e te ven koken ne rrezik..
    Prandaj sduhen kufijt.. e te udhetojn te gjith lirisht me trena me makina me anije e sa me pak me avion..

    Ngushellime familjareve..

  9. #9
    *Antar i Rrespektuar* Maska e Albi
    Anëtarësuar
    18-05-2005
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    591

    hmmmmmmmmmm

    Hmmmmmmmmm kshu eshte kur eteria e aeroporive te ndryshme tregohen cigune ne marmbajtjen e AVIONAVE ja dhe rezultati si del ai avion prej 5 vjetve ka pat probleme dhe askush skishte ndermend te vinte dor,kete te pakten rrefejne udhtare qe kan udhetuar me perpara dhe eteria skishte mare kur asnji fare mase.
    Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh


    Albi

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Qiproja në pikëllim treditësh për shkak të fatëkeqësisë ajore

    Qiproja prej sot është në pikëllim treditësh për shkak të fatëkeqësisë ajrore të aeroplanit të aviokompanisë "Helios ervjes" në të cilën dje në afërsi të Atinës humbën jetën të gjithë 115 udhëtarët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit.

    Aeroplani "Boing "737", i cili fluturonte prej vendit Laranka të Qipros, drejt Athinës, ndërsa prej këtu duhej të nisej për në Pragë, u rrëzua dje rreth pas ditës në vendin Maraton, gjashtëdhjetë kilometra në veri të Athinës.

    Shumica e udhëtarëve ishin nga Qiproja, në mesin e të cilëve edhe "48 të rinjë të cilët udhëtonin në Pragë", një pjesë e tyre ishin prej Greqie dhe një pjesë shumë e vogël e tyre përbëhej prej shtetasve të huaj, kumtoi një përfaqësues i kompanisë, duke bërë të ditur se në aeroplan kishte tetë fëmijë.

    Në vendin e fatëkeqësisë janë gjetur kutiat e zeza, që njëherit duhet t'i tregojnë shkaqet e kësaj katastrofe. Sipas informatave të para, bëhet fjalë për një defekt në sistemin e rrjedhjes së oksigjenit në aeroplan, ose në sisitemin për mbajtjen e shtypjes në kabinë.

    "Piloti është mavitosur. Të gjithë jemi ngrirë. Do të rrëzohemi", ky është mesazhi që e pranoi një e afërme nga udhëtarët e pësuar.

    Mediumet greke lajmëraun se para rrëzimit të aeroplanit, dy aeroplanë të tipit "F-16" e kanë ndjekur boingun qipriot, meqë fluturakja shumë shpesh e ndryshonte drejtimin dhe nuk kishte lidhje me kontrollën e fluturimeve në Athinë. Pilotët ushtarak deklaruan se në kabinën e pilotit në aeroplanin qipriot nuk ka pasur shenja të jetës, para se ai edhe të rrëzohet.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nusja e vdekur, mes legjendës dhe të vërtetës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  2. Lista e shkrimtarëve të persekutuar nga rregjimi komunist
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-02-2007, 23:15
  3. Rrëzohet një aeroplan peruan - së paku 40 të vdekur
    Nga Davius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 13:38
  4. Rrëzohet një avion me turistë francezë në Venezuelë, 160 të vdekur
    Nga Ihti në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 15:21
  5. Mjekët e deklarojnë të vdekur, kthehet në jetë 6-vjeçarja
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •