Kreu i PS-se pranon publikisht per here te pare disfaten ne zgjedhje. Kryesocialisti ben fushate per Cecon ne Gjirokaster. Alibia: Humbem pasi zbatuam standardet. Me 21 gusht do te fitojme ne te tre zonat
Kryetari i PS-se, Fatos Nano, u takua dje me socialistet e qytetin te Gjirokastres, ne zonen zgjedhore ku do te rivotohet me 21 gusht per kandidatet Makbule Ceco dhe Genc Ruli. Gjate bisedes me strukturat e lokale te PS-se, ai kerkoi menaxhim me te mire te situates parazgjedhore, sidomos ne diten e votimit, "ne menyre qe fitorja t"i perkase kandidates Ceco". Kryeministri Nano e cilesoi humbjen e 3 korrikut nje aksident. "Me fitoren ne tre zonat zgjedhore, ne 21 gusht, na jepet mundesia e krijimit te nje mazhorance te re. Ne luftuam per standarde, ndersa ata per manipulime. Rezultati i 3 korrikut ishte nje aksident", ka vijuar Nano. Ne kete menyre, kreu socialist pranoi dje per here te pare publikisht disfaten e se majtes ne zgjedhjet parlamentare. Ai e justifikoi humbjen, me angazhimin e PS-se per te zbatuar standardet nderkombetare te zgjedhjeve. Takimi i socialisteve, i zhvilluar me dyer te mbylluara, u mbajt ne seline e deges lokale. Sipas kryetarit te deges lokale te PS-se ne Gjirokaster, Zylfo Cobani, "takimi i sotem kishte te bente me masat organizative per perballimin e situates ne rivotimin e dates 21 gusht". Ne zonen elektorale nr.90, ne qytetin e Gjirokastres, do kete riperseritje te zgjedhjeve, ku per Partine Socialiste kandidon Makbule Ceco, ndersa per Partine Demokratike kandidon Genc Ruli.
Nderkohe, pak dite me pare Partia Demokratike ka zhvilluar aktivin e saj ne Gjirokaster ku i deleguari i kryesise se kesaj partie per ne qytetin e gurte ka qene Ridvan Bode. Bode ne fjalen e tij perpara demokrateve te rrethit rikonfirmoi se Genc Ruli, pavaresisht fitores ose jo ne rivotimet e 21 gushtit do te jete pjese e kabinetit qeveritar. Ne fjalen e tij sekretari i pergjithshem i PD-se i ka kerkuar socialisteve te shfaqin xhentilese politike per te ndihmuar vendin si de te pranojne humbjen qe pesuan ne 3 korrik. Bode u perqendrua dhe te zgjedhjet e 21 gushtit ku theksoi se edhe pse Ruli eshte nje nder personat me intelektuale te PD-se ai mund te behet pre e manipulimeve te socialisteve. Ne takimin e mbajtur me demokratet e Gjirokastres ishte i pranishem dhe kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ne Gjirokaster, Spiro Ksera i cili konfirmoi deklaratat e kreut te PBDNJ-se, Vangjel Dule se do te mbeshtesin fuqishem kandidaturen e Rulit ne Gjirokaster. Nderkohe, kryetari i PAD-se, Neritan Ceka ishte tre dite me pare ne qytetin jugor per te bere fushate per kandidaten e Partise Socialiste ne kete zone, Makbule Ceco. Ceka deklaroi se Ceco eshte nje nga figurat me te spikatura te se majtes ne Shqiperise dhe se fitorja e saj do te balancoje rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. Partia Socialiste shpreson te marre edhe votat e elektoratit te LSI-se ne zgjedhjet e 21 gushtit.
Zedhenesi politik i Levizjes Socialiste per Integrim, Sokol Dervishaj, deklaroi pak dite me pare se kjo parti nuk do t"i beje thirrje elektoratit te saj per te votuar ne zgjedhjet e 21 gushtit. "Ne nuk do t"i bejme thirrje votuesve tane per te hedhur voten per njerin apo tjetrin kandidat. Vete ne nuk do te marrim pjese ne keto zgjedhje me kandidatet tane", tha Dervishaj. Ai i mohoi kontaktet zyrtare mes krereve te Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim, per te gjetur nje formule bashkepunimi ne zonat zgjedhore ku do te rivotohet me 21 gusht. Megjithate, mesohet se drejtues te Partise Socialiste kane marre kontakte me kreret e Levizjes Socialiste per Integrim duke kerkuar votat e kesaj partie ne tre zonat zgjedhore.
Krijoni Kontakt