Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    PS: Nuk do tė njohim zgjedhjet

    Kreu i PS-se pranon publikisht per here te pare disfaten ne zgjedhje. Kryesocialisti ben fushate per Cecon ne Gjirokaster. Alibia: Humbem pasi zbatuam standardet. Me 21 gusht do te fitojme ne te tre zonat

    Kryetari i PS-se, Fatos Nano, u takua dje me socialistet e qytetin te Gjirokastres, ne zonen zgjedhore ku do te rivotohet me 21 gusht per kandidatet Makbule Ceco dhe Genc Ruli. Gjate bisedes me strukturat e lokale te PS-se, ai kerkoi menaxhim me te mire te situates parazgjedhore, sidomos ne diten e votimit, "ne menyre qe fitorja t"i perkase kandidates Ceco". Kryeministri Nano e cilesoi humbjen e 3 korrikut nje aksident. "Me fitoren ne tre zonat zgjedhore, ne 21 gusht, na jepet mundesia e krijimit te nje mazhorance te re. Ne luftuam per standarde, ndersa ata per manipulime. Rezultati i 3 korrikut ishte nje aksident", ka vijuar Nano. Ne kete menyre, kreu socialist pranoi dje per here te pare publikisht disfaten e se majtes ne zgjedhjet parlamentare. Ai e justifikoi humbjen, me angazhimin e PS-se per te zbatuar standardet nderkombetare te zgjedhjeve. Takimi i socialisteve, i zhvilluar me dyer te mbylluara, u mbajt ne seline e deges lokale. Sipas kryetarit te deges lokale te PS-se ne Gjirokaster, Zylfo Cobani, "takimi i sotem kishte te bente me masat organizative per perballimin e situates ne rivotimin e dates 21 gusht". Ne zonen elektorale nr.90, ne qytetin e Gjirokastres, do kete riperseritje te zgjedhjeve, ku per Partine Socialiste kandidon Makbule Ceco, ndersa per Partine Demokratike kandidon Genc Ruli.

    Nderkohe, pak dite me pare Partia Demokratike ka zhvilluar aktivin e saj ne Gjirokaster ku i deleguari i kryesise se kesaj partie per ne qytetin e gurte ka qene Ridvan Bode. Bode ne fjalen e tij perpara demokrateve te rrethit rikonfirmoi se Genc Ruli, pavaresisht fitores ose jo ne rivotimet e 21 gushtit do te jete pjese e kabinetit qeveritar. Ne fjalen e tij sekretari i pergjithshem i PD-se i ka kerkuar socialisteve te shfaqin xhentilese politike per te ndihmuar vendin si de te pranojne humbjen qe pesuan ne 3 korrik. Bode u perqendrua dhe te zgjedhjet e 21 gushtit ku theksoi se edhe pse Ruli eshte nje nder personat me intelektuale te PD-se ai mund te behet pre e manipulimeve te socialisteve. Ne takimin e mbajtur me demokratet e Gjirokastres ishte i pranishem dhe kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ne Gjirokaster, Spiro Ksera i cili konfirmoi deklaratat e kreut te PBDNJ-se, Vangjel Dule se do te mbeshtesin fuqishem kandidaturen e Rulit ne Gjirokaster. Nderkohe, kryetari i PAD-se, Neritan Ceka ishte tre dite me pare ne qytetin jugor per te bere fushate per kandidaten e Partise Socialiste ne kete zone, Makbule Ceco. Ceka deklaroi se Ceco eshte nje nga figurat me te spikatura te se majtes ne Shqiperise dhe se fitorja e saj do te balancoje rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. Partia Socialiste shpreson te marre edhe votat e elektoratit te LSI-se ne zgjedhjet e 21 gushtit.

    Zedhenesi politik i Levizjes Socialiste per Integrim, Sokol Dervishaj, deklaroi pak dite me pare se kjo parti nuk do t"i beje thirrje elektoratit te saj per te votuar ne zgjedhjet e 21 gushtit. "Ne nuk do t"i bejme thirrje votuesve tane per te hedhur voten per njerin apo tjetrin kandidat. Vete ne nuk do te marrim pjese ne keto zgjedhje me kandidatet tane", tha Dervishaj. Ai i mohoi kontaktet zyrtare mes krereve te Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim, per te gjetur nje formule bashkepunimi ne zonat zgjedhore ku do te rivotohet me 21 gusht. Megjithate, mesohet se drejtues te Partise Socialiste kane marre kontakte me kreret e Levizjes Socialiste per Integrim duke kerkuar votat e kesaj partie ne tre zonat zgjedhore.

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Nje tjeter variant nga Shekulli

    Kryetari tha nė Gjirokastėr se PS punoi pėr standardet, kurse PD organizoi manipulimin

    Nano pranon humbjen e zgjedhjeve

    “Procesi i numėrimit tė votave tė zgjedhjeve tė 3 korrikut ishte njė aksident i madh pėr PS”

    Anila Rama

    Kryetari i PS-sė, Fatos Nano, ka vendosur tė flasė nė mėnyrė analitike nga Gjirokastra pėr atė qė ndodhi me PS-nė nė zgjedhjet e 3 korrikut. Pas njė tėrheqjeje tė pashpjegueshme prej mė tepėr se njė muaji nga pjesėmarrja nė zhvillimet politike paszgjedhore tė partisė sė tij, kryeministri nė ikje ka pranuar, nė mėnyrė tė tėrthortė, humbjen e PS-sė nė kėto zgjedhje. Gjatė njė takimi tė zhvilluar dje me strukturat e PS-sė nė Gjirokastėr, ku ditėn e diel do tė ripėrsėriten zgjedhjet elektorale dhe do tė votohet pėr tė zgjedhir deputetin e zonės ose Makbule Ēeēon e PS-sė, ose Genc Rulin e PD-sė, Nano ėshtė shprehur se humbja e maxhorancės sė socialistėve nė kėto zgjedhje erdhi si pasojė e vjedhjes sė votave nga ana e PD-sė. Ai i ka cilėsuar zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut si njė aksident tė rėndė pėr socialistėt. “Nė kėto zgjedhje ne punuam pėr realizimin e standardeve evropiane tė zhvillimit tė zgjedhjeve, ndėrsa PD-ja organizoi manipulimin e tyre. Nė pikėpamje tė administrimit tė procesit tė votimit e tė numėrimit tė votave, zgjedhjet e 3 korrikut ishin njė aksident i madh pėr PS-nė. Nuk jemi ne humbėsit. Humbės ėshtė e gjithė shoqėria shqiptare”, - tha Nano. Kreu i PS-sė ka vlerėsuar mė tej se PS-ja humbi kontrollin e votės, sepse u besoi nė standardet, aq shumė tė kėrkuara edhe nga ndėrkombėtarėt. Por sipas tij, edhe kėtė radhė, pavarėsisht nga ecuria e zgjedhjeve, Shqipėria edhe kėsaj here nuk u ka shpėtuar vlerėsimeve negative pėr procesin zgjedhor. “Shqipėria edhe kėsaj here, nuk i shpėtoi vlerėsimeve negative pėr procesin zgjedhor e kjo pėr faj tė PD-sė. Ne e humbėm kontrollin e votės dhe besuam nė standarde. E bėmė kėtė akt me vullnet tė plotė politik dhe ky ėshtė njė investim politik e njerėzor i socialistėve. Por ne e kemi nisur procesin e madh tė integrimit evropian, dhe nė kėtė integrim socialistėt kanė luajtur rolin e lokomotivės e kėshtu do tė vijojnė. Prandaj ne s'duhet tė tutemi, por tė trimėrohemi e tė pėrcaktojmė detyrat e pėrgjegjėsitė tona si nė "uzurpim", pasi hapėsirat demokratike tashmė janė tė uzurpuara nga njerėz jo tė lirė, por me atavizma e paragjykime”, - tha Nano.
    Pėr qeverinė e Berishės
    Ai nuk ka harruar t’i kujtojė kryeministrit tė ardhshėm, Sali Berisha, qė do tė drejtojė qeverinė e dalė nga zgjedhjet politike, se kabineti i tij nuk do tė jetė nė gjendje tė pėrshpejtojė procesin e reformave apo edhe adminstrimin e ekonomisė sė ngritur prej socialistėve. Nano tha ndėr tė tjera se Shqipėria, me atė qė ndodhi nė kėto zgjedhje, humbi shanset pėr tė ecur nė rrugėn e integrimit. “Berisha dhe qeveria e tij nuk mund tė administrojnė dot kėtė ekonomi qė kanė ngritur socialistėt nė kėto tetė vjet, nuk mund tė lėvizin pėrpara shoqėrinė shqiptare, nuk mund tė pėrshpejtojnė procesin e reformave. Pėrkundrazi, Shqipėria humbi shanset pėr ecur mė shpejt drejt integrimit, pėr tė realizuar mė shpejt reforma ekonomike, pėr t’u integruar nė familjen evropiane. Tashmė mbrojtja e kėtyre arritjeve ėshtė njė detyrė sa qytetare, aq dhe patriotike. E nė kėtė kontekst se kush prej nesh duhet tė nxjerrė pėrgjegjėsitė e detyrimet e veta. Berisha e pasuesit e tij nuk mund tė tė qeverisin, sepse nuk kanė kuptuar mentalitetin evropian tė integrimit, tė hapjes dhe tė partneritetit. Nuk mund tė bėhet kompromis me njė pushtet tė vjedhur, me deformimin qė ju bė procesit dhe administrimit tė votės sė shqiptarėve”, - tha Nano. Gjatė takimit, Nano u ka bėrė thirje strukturave tė PS-sė tė rikuperojnė sa mė shpejt aksidentin qė pėsuan mė 3 korrik dhe tė punojnė qė tė risjellin tė majtėn nė pushtet. Ai ka kėrkuar prej tyre qė tė mobilizohen e tė dalin fitues nė raundin e dytė tė zgjedhjeve mė 21 gusht, pasi nė kėtė mėnyrė socialistėt do tė kenė mundėsi tė mos lejojnė njė qeverisje abuzive. Sipas tij, duke ruajtur votėn e qytetarėve nė kėto zgjedhje, do t’i tregohet Berishės e tė gjithė organizmave ndėrkombėtare se e majta ėshtė fituesja reale e zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005. Nano i bėri thirrje qytetarisė gjirokastrite qė tė votojė socialisten, Ēeēo pėrballė njė kandidati tė PD-sė, si Genc Ruli, qė tashmė nuk ka asnjė mision apo motiv si politik, ashtu edhe njerėzor, pėrpos aferave dhe mentalitetit tė vjetėr berishjan.



    16/08/2005
    KATEGORIA: Politike

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    PS: Nuk do te njohim zgjedhjet

    Sekretarja pėr marrėdhėniet publike nė PS paralajmėroi se nuk do tė njihen zgjedhjet nė tri zonat

    PS: Nuk do tė njohim zgjedhjet

    Bufi: Nėse do tė ketė probleme mė 21 gusht, do tė rishikojmė qėndrimin

    Darina Tanushi

    TIRANĖ – Socialistėt nuk do tė njohin zgjedhjet, nėse, sipas tyre, do tė ketė manipulime nė tri zonat ku pritet qė tė ketė sėrish zgjedhje kėtė tė diel qė vjen. Skema e socialistėve ėshtė sqaruar dje nga i ngarkuari i PS-sė pėr ēėshtjet elektorale, Ylli Bufi, pyetur nga gazetarėt pas njė deklarate tė bėrė nga sekretarja pėr marrėdhėniet me publikun, Valentina Leskaj, pas takimit me shefin e misionit tė ODHIR-it, Jorgen Grunet. “Insistimi i PS-sė ėshtė qė nėse do tė vazhdojnė shkeljet dhe do tė vazhdojnė presionet, tė cilat u japin pamundėsi komisionerėve tanė tė marrin pjesė nė votime dhe tė ndjekin procesin, tė bėjnė detyrėn e tyre - po kėshtu pėr vėzhguesit dhe qytetarėt - do tė shkojmė deri nė mosnjohje tė rezultatit”, - u shpreh Leskaj, pas takimit me Grunet. Sipas sqarimit qė bėri mė pas Bufi, fillimisht PS-ja do tė presė zhvillimin e zgjedhjeve nė tri zonat. Nėse ato do tė rezultojnė me probleme, atėherė nuk do tė njihet rezultati i zgjedhjeve fillimisht pėr kėto tri zona. E mė pas, nėse ky rezultat do tė shikohet se ndikon nė rezultatin e pėrgjithshėm, atėherė vendimi i socialistėve ėshtė edhe mė i ashpėr, pėr mosnjohje tė zgjedhjeve nė tėrėsi. Kjo pak a shumė ėshtė skema e bėrė nga socialistėt, tė cilėt vazhdojnė tė mos e pranojnė plotėsisht humbjen nė kėto zgjedhje. Edhe vetė kryetari Nano e quajti aksidentale rezultatin e dobėt tė zgjedhjeve tė 3 korrikut, duke u shprehur madje edhe kryelartė se do tė qėndrojė nė krye tė PS-sė pėr ta drejtuar atė dhe bazėn e pėr tė shkurtuar kohėn e qeverisjes sė Berishės. Drejtuesit socialistė ende shpresojnė nė njė rezultat pėrfundimtar qė jep 69 deputetė pėr tė majtėn dhe 71deputetė pėr tė djathtėn. Kjo ėshtė shprehur edhe dje nga deputeti Ylli Bufi, por nė njė llogari tė thjeshtė e majta mund tė kapė kėtė shifėr vetėm duke llogaritur brenda saj deputetėt PAA-sė dhe ata tė PBDNJ-sė, tė cilėt tashmė kanė firmosur njė marrėveshje me Berishėn. PS-ja shpreson gjithashtu qė tė fitojė tė tri zonat qė janė nė pėrsėritje si dhe Islamin, pėr tė cilin vendimi do tė merret nga Kolegji Zgjedhor tė hėnėn qė vjen. Tashmė fushata pėr zhvillimin e zgjedhjeve nė zonat 2, 64 dhe 90 do tė vazhdojė edhe pėr dy ditė, sot dhe nesėr. Nano u takua nė fillim tė javės me socialistė dhe strukturat e partisė nė Gjirokastėr e mė pas nė Lushnjė, ndėrsa sot, njė ditė pas kundėrshtarit tė tij, Berisha, ai pritet tė zhvillojė tri takime nė tri komuna tė Shkodrės qė pėrfshihen nė zonėn 2. Edhe pse pak a shumė ėshtė pėrcaktuar skema e lėvizjeve tė PS-sė, burimet bėjnė tė ditur se drejtuesit do tė presin mbledhjen e Parlamentit pėr tė filluar mė pas edhe analizat nė parti. Tė njėjtat burime thanė pėr “Shekullin” se asnjė mbledhje kryesie nuk ėshtė pėrcaktuar tė ketė kėto ditė, para zhvillimit tė zgjedhjeve nė tri zonat 2, 64 dhe 90. Ndoshta pas daljes sė rezultatit tė tyre, mendohet qė tė veprohet pėr ndonjė ripėrtėritje brenda partisė.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Socialistet pergatiten te hedhin poshte te vetmen kredi politike qe mund te nxirrnin nga zgjedhjet e 3 korrikut: ate te organizmit te zgjedhjeve te lira, ndonese jo te ndershme, dhe rrotacionin e bute te pushtetit. Kjo kredi do te kishte 100 fish me teper vlera per shqiptaret ne pergjithesi sepse do te vendoste precedentin per zgjedhjet e ardhshme, qe keto te vazhdonin te ishin te lira (dhe me te ndershme) ne te kundert socialisteve do tu jepej nje argument derrmues.

    Por cpo ndodh: ata qe kishin pushtetin qendror, ate lokal ne shumicen derrmuese te bashkive kryesore (Tirane, Durres, Vlore), policine dhe adminstraten shteterore akuzojne se opozita i ka vjedhur zgjedhjet. Gjasme-provat e tyre ska dale anje institucion me shumice socialiste qe ti konsideroje te mundshme. Ne 15 vjet pluralizem gjithmone pala humbese ka kundershtuar per manipulime si ne 91, 96 dhe 01, por asnjehere ska ndodhur qe pushteti te akuzoje opoziten per kesoj gjerash. Ska ndodhur ndonjehere qe te ankimohen te gjitha zonat qe ka fituar partia kundershtare (pervec Berishes dhe Topallit) perfshi dhe zona qe jane humbur me 30% te votave. Apo qe ministri i Rendit te ankohet se policet e tij, ne komisariatin qe u ngrit posacerisht ne zonen e tij 1 muaj para zgjedhjeve, ti kene vjedhur votat.

    E gjitha kjo ka nje shpjegim te qarte: Nano, qe ka shfaqur papergjegjshmerine me te skajshme te mundshme te nje udheheqesi, do tregoje dhe burracakerine dhe nuk do pranoje se i ka humbur zgjedhjet 'fair and square', rrjedhimisht nuk do te leshoje kreun e partise. Mbetet per tu pare se cfare reagimi do mbaje pjesa tjeter e PS-se ne opozite: do futet ne rresht apo do ti dale kunder duke cuar uje ne mulli te pozites dhe LSI-se.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e km13
    Anėtarėsuar
    07-05-2003
    Postime
    37
    PS me Nanon ne krye po behet njė force sa antikombėtare dhe aq e papėrgjegjshme me veprimet e saj. Nga njė ane, vete Nano ne te gdhire te 3 korrikut deklaroi se me zgjedhjet fitoi mbare Shqipėria e me vone kur mori informacionin se humbja ishte e sigurte ju kthyen tani taktikes se tokės se djegur. Jo vetėm me ketė deklarim te mundėsisė se mosnjohjes se zgjedhjeve por edhe me vendimet me te fundit te marre nga qeveria tashme e me shume se njė muaj e ikur.
    As nuk ju dhemb e as ther pėr vendin. Kujtonin se ja kish lėne baba me tapi postet. Tani qe duhet t’i lėne del se zgjedhjet paskan qene te manipuluara. Zgjedhjet zakonisht manipulohen nga kush ka pushtetin e jo nga ata qe kane ēelsta e kashtės, siē i kish PD-ja deri me 3 korrik.
    PS do beje mire t’i thotė PD-se na merre merr celesat sa me shpejt se perdite vetem krime degjohen nga jugu ne veri e mos pėrsėrit gabimet tona; e tjetra, ėshtė e rėndėsishme qe PS-ja si forca tashme kryesore ne opozitė te ketė njė fytyrė konstruktive e jo njė si ajo e Nanos qe sidomos ne mandatin e dyte u tregua komplet i papėrgjegjshėm. Perndryshe sado mire te punoje qeveria e PD-se, ne rast se e ka opoziten desktruktive, veshtire te besosh se vendi do te ece perpara.

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  3. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  4. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •