Shendetesia e kosovareve ne peshoje?...

Kush mban pergjegjesine per skadencen e barerave ne depote e QKUK-se dhe MSHKse?...

Prishtine,17 gusht.-

Te magazinuara ne farmacine Qendrore dhe ambulanca doracake ne Klinikat e QKUK ,para ca ditesh u depozuan per perdorim higjeniko-dezinfektues shume preparate te Fabrikes se njoftur zagrebase DDI "Pliva"Zagreb.

"Donacioni"(nen thojza) i ketyre dezinfekcioneve te skaduara erdhi nga firma mafioze "MEDISAN-COMMERCE",drejtor i se ciles eshte kush jo tjeter, por shume i perfoluri per kontrabande me barera z.Sadi Bexheti,nga Tetova(Maqedonia).

Me afat te skaduar ne QKUK ka rreth 4 kamion barera,qe presin asgjasimin e tyre.

Po keshtu,ne depon qendrore te Ministrise se Shendetesise se Kosoves qe eshte e locuar ne Mazgit afer Prishtines te depozituara me afat te skaduar jane edhe 50 tone ilace qe presin asgjasimin nga nje komision qe lypset te formoje MSHK-ja.

Besojme dhe shpresojme qe Inspektoret sanitare te MSHK-se do te fillojne asgjasimin e ketyre ilaqeve qe jane gjithsesi te demshme per shendetin e njeriut,shtazeve dhe ambijentit .

Valle athua kujt i takon pergjegjesia per keto skadime dhe neglizhence te mantilbardheve qofte ne QKUK,spitale dhe ambulanca tjera te Kosoves!

Mr.sc Flori Bruqi