Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    NANO ja cpon gomonet Gjinushit.

    I erdhi fundi me duket dhe Scafisteve.

    Ja cthot gazeta shqiptare.

    -----------
    Me dhjetėra forca policore janė zhvendosur nga Vlora nė drejtim tė Durrėsit e Velipojės. E ndėrkohė qė nė det skafistėt u bėnin spektakėl motovedetave tė policisė

    Operacioni Qeveritar nga Vlora zhvendoset nė Shkodėr, njė kapet nė Durrės, tjetri nė Shėngjin

    Skafet nga Vlora nė Mal tė Zi
    Malazezėt helikopterė e ushtrinė kundėr skafeve


    --------------------------------------------------------------------------------

    VLORE

    Skafistėt tė trembur nga operacioni i policisė shqiptare tentojnė tė fshihen nė Mal tė Zi. Territori i huaj, vetėm disa kilometra larg nė vijė detare, iu ėshtė dukur skafistėve vlonjatė si njė strehė e pėrshtatshme, pėr tė pritur derisa ujėrat tė qetėsohen nė Shqipėri.

    Por nga tre skafet e nisura nė mesnatė nga Vlora, vetėm njė ka mundur tė shpėtojė nga ndjekja e gjatė qė u ėshtė bėrė nė det. Sipas burimeve nga policia, ata kanė shkuar deri nė ujėrat malazeze, por kėtu sipas agjensisė "Rojter" e cila i referohet agjensisė jugosllave "Tanjug" janė qėlluar me armė nga policia vendase, e cila kishte angazhuar edhe helikopterė pėr tė mos lejuar hyrjen e skafeve shqiptare nė ujrat territoriale Malazeze. Nė rrugėn e kthimit, njė skaf ėshtė bllokuar nė Durrės dhe njė tjetėr nė Shėngjin. Ndėrkohė qė njė tjetėr, ka arritur tė zhduket pa lėnė gjurmė.

    Arratisja
    Eshtė rikthyer me urgjencė nė Shkodėr, ish-drejtori i policisė i kėtij rrethi, kolonel Pjerin Ndreu. Tashmė i komanduar drejtor i Policisė sė Shtetit, ai vazhdon tė drejtojė operacionin mė tė madh antiskaf tė ndėrmarrė ndonjėherė nga ana e policisė shqiptare. Ardhja e tij nė Shkodėr, i dedikohet veprimit mė spektakolar qė skafistėt vlonjatė kanė bėrė deri tani. Pikėrisht, dje ata kanė marrė rrugėn pėr t'u fshehur nė brigjet e Malit tė Zi. Me dhjetėra forca policore janė zhvendosur nga Vlora nė drejtim tė Durrėsit e Velipojės. E ndėrkohė qė nė det skafistėt i bėnin dredha motovedetave, policitė lokale nuk ishin aspak nė dijeni me atė ēfarė bėhej nė det. Gjithēka ka nisur rreth orės 01.00 tė sė mėrkurės. Tre skafe gjigandė janė nisur nga brigjet e Vlorės dhe kanė marrė rrugėn drejt Veriut. Brenda njė kohe tė shkurtėr ata kanė arritur tė hyjnė nė derdhjen e Bunės, tė ngjitin lumin, kanė pėrshkuar mes pėrmes liqenin e Shkodrės dhe kanė kaluar nė pjesėn malazeze. Por aty kanė hasur menjėherė nė rezistencėn e forcave kufitare mala-zeze. Duke u gjendur ngusht, tė tre skafet janė rikthyer edhe njė herė andej nga kanė ardhur. Pasi kanė zbritur brenda pak minutash lumin Buna, ata kanė dalė nė Adriatik. Pikėrisht kėtu kanė tentuar tė kalojnė dhe njė herė nga territori i Malit tė Zi, duke mos u kthyer mė nga Velipoja. Por kėtu rezistenca e forcave kufitare malazeze ka qenė dhe mė e madhe, ku ndjekja nė det ka pėrvijuar me helikopterė dhe skafe. Madje nuk kanė munguar dhe krismat, pasi mėsohet se forcat malazeze kanė hapur zjarr ndaj skafistėve shqiptarė. Duke mosgjetur asnjė rrugėdalje, skafet kanė marrė sėrish rrugėn nga Velipoja pėr tė gjetur ndonjė vend pėr t'u fshehur pėrgjatė kėtij bregu.

    Bllokimet nė Durrės e Shėngjin
    Sapo kanė dalė nė ujėrat territoriale shqiptare ndjekja ka nisur sėrish e furishme. Sipas burimeve nga Drejtoria e Policisė, pas 6 orėsh ndjekje, njė skaf ėshtė ndaluar nė Bisht-Pallė nga ana e policisė sė Durrėsit. Bėhet fjalė pėr njė skaf tė pėrmasave oqeanike, rreth 13 metėr i gjatė, me tre motorrė dhe me 1800 litra benzinė nė tė. Forcat e policisė kanė vėnė prangat mbi dy skafistė qė e drejtonin Dilaver Hajdinin, 33 vjeē, lindur nė Burrel dhe banues nė Vlorė, si dhe Gramoz Meēe, 27 vjeē, lindur e banues nė Vlorė.

    Sipas burimeve tė policisė, skafi mund tė transportonte rreth 50 vetė njėherazi. Ndėrkohė qė mė vonė, rreth mesditės, njė tjetėr skaf ėshtė bllokuar nė Shėngjin. Policia shqiptare e ka quajtur tė suksesshėm bllokimin e dy skafeve qė morėn arratinė pėr nė Mal tė Zi. Por enigmė vazhdon tė ngelet fati i skafit tė tretė, i cili dyshohet se mos ėshtė fshehur pėrgjatė brigjeve tė derdhjes sė Bunės.

    BILANCI 5-DITOR I OPERACIONIT

    Ø 7 skafe tė bllokuar
    Ø 6 pika karburanti tė bllokuara nė bregdetin e Vlorės
    Ø 3 punishte tė bllokuara pėr riparimin e skafeve
    Ø 4 skafistė (drejtues) tė ndaluar
    Ø 3 bashkėpunėtorė tė skafistėve tė ndaluar nė Fier

    ------------

    Pa te shohėm coc do na kullundrise gjinushi nashti me mafien e Vlores..
    Jeshėn mėsuar keqazi me Sali derdimenin keta kapot e Vlorės po me mjekrroshin e Institutit nuku ja mban bitha.

    Hė mė te lumte mo Nano se ti ja di zananė atyreve.

    -------
    Simbas Meros se Bazajve, situata pulitike ne Shqiperi ka ndrishuar kohet e fundit.
    Sot ,thot Merua, Nano nuku ka Berishen opozite por trojken MEJDANI-KLOSI-GJINUSHI.

    Kushedi pse nuku i kane mire pipzat keta me njeri jatrin.
    Une them ta mbeshtesim Shokun Nano nja tre muaj ne keto inisiativat revolucionare kunder ca degeve te Mafies e mos te kakarisim kot.
    Edhe gjerat do duken me qarte me vone.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 22-08-2002 mė 14:04

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Ishte rritur shume konkurrenca e skafeve.

    Tani do lundroje vetem monopoli Nano

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shoku Stalin ka thene...Pa skafe nuk ka trafik..pa trafik nuk ka prostitucion..

    Le te mbyllet nji plage te pakten..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Do mbyllet thua?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    TIRANE (23 Gusht) - Kryeministri Fatos Nano, firmosi sot njė kontratė bashkėpunimi me ministrin e Rendit Publik, Luan Rama, ministrin e Drejtėsisė, Spiro Peēi, ministrin e Financave, Kastriot Islami, ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko dhe ministrin e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, Besnik Dervishi. Sipas njė njoftimi tė Departamentit tė Informacionit pranė Kėshillit tė Ministrave, nė bazė tė kėtyre kontratave qėndron premtimi pėr luftė pa kompromis kundėr ēdo lloj trafiku dhe krimit tė organizuar. "Marreveshja e neshkruar i referohet programit politik tė qeverisė - sqaron njoftimi - nė kuadėr tė angazhimeve qė ka marrė nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit, pėr arritjen e standardeve tė nevojshme pėr fillimin e procesit tė stabilizim-asociimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian". Gjithashtu, ne te merren parasysh detyrimet e Republikės sė Shqipėrisė, qė rrjedhin nga marrėveshjet ndėrkombėtare dhe legjislacioni i brendshėm pėr luftėn kundėr fenomenit trafik te cdo lloji. Duke patur parasysh fushėn e veprimtarisė qė mbulojnė strukturat nė varėsi tė tyre, si dhe nevojėn pėr rritjen e bashkėpunimit. "Nė baze te marreveshjes palet perkatese angazhohen tė bashkėpunojnė pėr realizimin e detyrimeve qė rrjedhin nga nėnshkrimi i saj duke zbatuar me korrektėsi ligjin dhe pėrgjegjėsitė pėrkatėse. Ato shprehin vullnetin pėr tė rritur nivelin e bashkėpunimit tė strukturave respektive tė varėsisė sė tyre, tė specializuara nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafiqeve tė ēdo lloji", sqaron njoftimi i Kryeministrisė. in/mr (BalkanWeb)

    TIRANE (23 Gusht) - Kryeministri Fatos Nano, firmosi sot njė kontratė bashkėpunimi me kreun e Prokurorisė sė Pėrgjithshem, Theodhori Sollaku, dhe atė tė Shėrbimin Informativ Shtetėror. Sipas Radio RASH, nė bazė tė kėsaj kontrate qėndron premtimi pėr luftė pa kompromis kundėr ēdo lloj trafiku dhe krimit tė organizuar. Pėr momentin ende nuk janė bėrė publike hollėsi tė tjera rreth pėrmbajtjes sė kėtyre kontratave. in/mr (RASH/BalkanWeb)
    _______________________________________________

    Nano nuk po le zire pa lidhur kontrate; mos ka marre gje nga Rusoi ki djale?. Mbase e ka te pamundur te kriej detirat me kompetencat qe ka. Mos na merr shembull edhe ndonje eksponent tjeter shteror apo parti te benje te njejten gje - mos eshte edhe kjo e per fshire ne marreveshje?

    Po sikur Nano te lidhe (ose te kete lidhur) marrveshje per nje maskarade skafesh, e te marre ne zoterim me pas ate biznes aq fitimprures?

    Po sikur Nanos ti shkonje mendja te lidhe kontrate me administratoreet e moderatoret e forumit tone te dashur, cfare te benjem nevej ahere?
    alumni,

    gjithmone nxenes

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ema
    Anėtarėsuar
    06-07-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    46
    Rrugaqerirat politike amballazhohen me te tilla blegerima stilistike
    e prodhojne klithma inferiore, ato perdoren nga ustallaret antishqiptare si Nano e te tjere.
    Ato nuk gjejne treg tjeter veqse ne shpellat moderne te qeveritarve te tane te "dashur".
    I`m just saying...
    What a person does for a living,
    does not say who they are.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Behuni pak tolerante. Ta lem Nanon nja tremuaj te punoje me stilin e tije.
    Une kam besim qe ai do bej gjera te mira.
    Mos kujtoni se jane me te mire MEKSET, POLLOT e TRITANAT e KOPLIKAT. I pam dhe ata.
    Ky ka nji gje qe lepurin e ndjek me zagar ..Cakallin me UJK... dhelpres i gjen panteren..
    Saliu i vuri lepujt me kap ujqerit..dhe..deshtoi.

    Mafia VLORES po plas nga Inati..Sot vodhen banken ata si SFIDE ndaj Nanos..
    Te shohim..Nano do fitoj apo Mafia Vlores..
    Mos harrojme se Mafia Vlores talli hallatet me Saliun.


    Beso kontrollo thot Partia.

  8. #8
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Fatos Nanon asnje nuk e mban per burre te mire, as per te nderrshem, as per njeri me ideale.......lista eshte e gjate me epitete qe mund ti ngjiten.
    Fatos Nano eshte ai qe ishte duke e ēuar vendin drejt katastrofes vetem per hir te karrieres se tij, qe na beri qesharake perpara keshillit evropian se bashku me salen, qe bllokoi per shkak te situates qe krijoi ne Shqiperi pothuajse te gjitha investimet e huaja per 6 muaj....
    Ishte Nano ai qe akuzoi haptazi Meten, Daden, dhe klanet qe ata bejne pjese. Akuzat ishin te drejteperdrejta dhe biles foli dhe me fakte dhe i beri thirrje prokurise qe ti ndjeki penalisht per korupsion, i trajtoi si mafjoza dhe per kete pothuajse i gjithe populli shqiptar e perkrahu pasi u kishte ardhur ne maje te hundes te gjitheve nga gjendja e dhimbeshme ku ndoshej vendi.
    Problemi eshte se sot Nano zevendesoi nje qeveri dhe rimori ne pune pas 6 muajsh po ata qe shau e kritikoi, ata qe i quajti mafioza...Nuk diskutohet qe Nano eshte politikani me i talentuar qe eshte ne aktivitet ne Shqiperi ( dhe pse per mua nuk ka me kredibilitet si njeri) po problemi eshte se ne drejtimin e egzekutivit shqiptar Nano ka patur 4 here ne dore te bej reformat e duhura e te udheheqi vendin, dhe kete jo vetem qe se ka arritur dot ta beje por e ka ēuar ne katastrofe dhe ka ikur gjithmone si hajdut.
    Megjithate duhet te jemi objektiv dhe per momentin me elementat qe kemi duhet pranuar se Nano po usheheq vendin me nje dore te forte, po i heq pothuajse ēdo lloj influence ish klaneve te Metes dhe po godet hapur krimin.
    Interesat e tija ne nuk i njohim keshtu qe nuk mundet te flasim kot me tifozllik, dhe ta kritikojme pa fakte.
    Nano tregoi me keto qe beri vazhdon te jete njeriu me me influence ne politiken shqiptare dhe per ta luajtur vendit duhen njerez te zgjuar qe dine te ndertojne strategji dhe aleanca, perndryshe zorr se luan vendit.
    Persa i perket gomoneve per mua ka bere diēka te mrekullueshme per Shqiperine pasi u be gati si profesion legal ne Vlore trafiku i droges, i njerezve, prostitutave....
    Me kujtohet qe nje skafist qe kishte trafikuar klandestin per rreth 10 vjet nga Vlora ne Itali dhe pasi pohonte te kishte ēuar nga 2 gomone brenda nates per rreth 10 vjet, te kishte bere disa here burg ne Itali, kishte nderruar emra me dhjetra here.......protestonte hapur neper mediat shqiptare kundra nje artikulli te mediave italiane pasi ishte permendur si trafikant!!
    Kjo gje ishte qesharake dhe asnje reagim nga ana e ministrise se rendit dhe pse ai fliste ne televizionet nacionale!!
    Nano mund te kete bere 100 poshtersira po qe po lufton per momentin trafikantet e klandestineve kete nuk mund ta mohojme.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Ema,
    Me eshte kerkuar nga stafi forumit te te pergjigjem dhe une po e bej.
    Se pari,qe te mund te mbash nje qendrim te drejte duhet te degjosh te dy palet.Ti e pate kete mundesi dhe nuk e bere.Eshte puna jote.Po kjo nuk do te thote se une jam 'rrugac' ( jo rrugaq?!)
    Se dyti,pavaresisht se cfare opinioni ke ti apo te tjere per Nanon,une kam nje pyetje te thjeshte e modeste per ty : A beri mire Nano,apo beri keq me aksionin policor kunder skafeve e skafisteve ? Nese ti mendon se ka bere mire,se veprimi i ndermarre prej tij ndihmon sadopak disa fatkeqe ne atdheun tone te perbashket,atehere cila eshte arsyeja qe sulmon me gjithe arsenalin tend poetik ? Ti nuk me pergjigjesh dot sepse per ty gjithcka eshte bardhe e zi.Ti nuk mund te mendosh vecse( jo veqse?!) :- Nano eshte i keq ,pra ai mund te beje vetem te keqija,pra veprimi i tij kunder skafeve eshte i keq.Vazhdimin besoj se e ben edhe vete.
    Se treti,sa per dijeni,une kam humbur ne ato skafe cnjerezore,njeriun tim te dashur ,dhe jam teresisht pro cdo veprimi kunder tyre,ngado qe te vije,nga Nano,apo babai i Nanos,nga Berisha apo kushdo qofte.Dhe kam minimumin e inteligjences per te kuptuar se nje veprim i mire eshte i mire edhe kur e ben nje i keq,ashtu sic eshte i keq nje veprim i keq i kryer nga nje njeri i mire.
    Se katerti dhe se fundi,une nuk kuptoj ,dhe me vjen keq,ku po shkojme me kete indoktrinim te shemtuar politik, me kete 'besnikeri' idioteske,me kete ndarje per jete a vdekje? A nuk te duket edhe ty se 'kush mohon gjithcka ,pohon gjithcka' qe do te thote se 'ekstremet takohen'; a nuk te duket edhe ty se duhet te kulturohemi e te mos mbetemi mjerisht tere jeten duke i 'lehur' njeri tjetrit? A nuk te duket se duhet te zevendesojme pasionin me logjiken per te mundur te gjejme te verteten,se duhet te kemi nje mase te vetme per te gjykuar edhe majtas edhe djathtas? etj
    Per sa shkruaje ne adresen time preferoj te te permend Shekspirin :" Me pak art,me teper lende."
    Shpresoj te mendohesh pak per sa te shkruajta.
    Me respekt.
    ps-shpresoj qe edhe stafi te jete i kenaqur.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mafia ben kunder goditje.

    "VLORE ( 23 Gusht ) - Sot nė pasdite policia e Vlorės shoqėroi nė komisariat 13 persona, pėr t'u marrė nė pyetje rreth grabitjes sė degės sė Bankės Kombėtare Tregtare tė kėtij qyteti. Midis tė ndaluarve, sipas burimeve zyrtare tė policisė, pėrfshihen edhe punonjės tė kėsaj banke dhe shoferi i taksisė, qė grabitėsit pėrdorėn pėr t'i shpėtuar ndjekjes sė policisė. Ndėrkaq, prokurori i rrethit Petrit Ēano, tha pėr shtypin se, po vazhdojnė hetimet lidhur me ngjarjen e sotme, por nuk dha detaje rreth tyre. "Ende nuk ka tė arrestuar nė lidhje me kėtė grabitje", shtoi Ēano, i cili nuk pėrjashtoi mundėsinė qė gjatė orėve nė vijim mund tė ketė zhvillime tė reja rreth hetimeve. Nė qytetin e Vlorės kanė mbėrritur ekspertėt e Ministrisė sė Rendit Publik, ndėrsa mėsohet se nė mjediset e bankės janė gjetur gjurmė tė vlefshme, qė do tė ndikojnė nė ecurinė e hetimeve. "Po vlerėsohen dhe gjurmėt qė lanė grabitėsit nė automjetin "Benz", me tė cilin u larguan nga vendngjarja", sqaruan tė njėjtat burime, sipas tė cilave, brenda nė automjet, policia gjeti njė automatik dhe dy kapele. Dega e Bankės Kombėtare Tregtare (BKT) e Vlorės u grabit rreth orės 09.45 tė ditės sė sotme. Tre persona tė armatosur, por tė pamaskuar grabitėn prej sporteleve tė saj rreth 10 milionė lekė. "
    in/mr (BalkanWeb)
    -----------

    Te shohim si do pergjigjet Nano kto dite.

    Pelini mir ke folur ne pergjithsi Por.. Ema nuk te ka then ty "RUGAQ".

    Toleranc e mirkuptim duhet.
    Ne jemi vec spektatore ne politike.
    Tjeret po i privatizojne Hotelet dhe trojet.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 11-02-2025, 22:02
  2. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Afatet pėr kalimin nga njė gradė mė e ulėt nė njė mė tė lartė
    Nga Zemrushja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •