Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Kuzhina serbe “pushton” bulevardin

    Një restorant provizor, me 12 punëtorë serbë, ka zbarkuar në sheshin përpara Piramidës, ku shërbehen bërxolla derri, pieskavice, qofte të vogla e suxhukë të gatuar në zgarë. Sipas organizatorëve, kjo sofër e përbashkët shqiptaro-serbe është pjesë e një bashkëpunimi kulturor dhe tregtar mes Shqipërisë dhe Serbisë

    Kuzhina serbe “pushton” bulevardin


    Belina Budini

    TIRANË – Bërxolla derri, qofte e suxhukë të zgarës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pikërisht në sheshin para Piramidës. Tani që kioskat e qofteve dhe pulave të pjekura, që dikur mbushnin qendrën e Tiranës, janë harruar ose zhvendosur në periferi, tymi i zgarave dhe era e mishrave të pjekur në bulevard është kthyer si ekstravagancë, me lejen e bashkisë sigurisht. Ata që kanë zbarkuar me zgara e prush në sheshin përpara Piramidës nuk janë ambulantë shqiptarë, por punëtorë serbë të një prej rrjeteve më të njohura të restoranteve tradicionale në Serbi. Kanë ardhur të “pushtojnë” me guzhinën e tyre Tiranën, por edhe Durrësin e Vlorën, ku gjithashtu janë ngritur restorante të tilla provizore. Filiale të këtyre restoranteve me kuzhinë sllave, të quajtur “Perper” (që është paraja e lashtë malazeze), ka prej kohësh edhe në Holandë dhe Gjermani, por jo të vendosur në natyrë.
    Zbarkimi gastronomik i serbëve në Tiranë duket se ka qenë i suksesshëm dhe në më pak se një muaj ata kanë krijuar tashmë klientelën e tyre, njerëzit e bulevardit, me të cilët nuk kemi parasysh ata që frekuentojnë qebaptoret, pasi çmimet e specialiteteve sllave që gatuhen në restorantin provizor përpara Piramidës, nuk janë për xhepat e atyre të fundit. Megjithëse serviren shpejt e shpejt në tavolina e karrige plastike, poshtë çadrash të vendosura nën diell, pranë trotuarit në rikonstruksion dhe rrugës ku rendin në çdo çast plot zhurmë makina të pluhurosura, gatimet e serbëve nuk kanë kaluar pa tërhequr vëmendjen dhe sidomos oreksin e kalimtarëve.
    Milisav Shuroviç, 40 vjeç, nga Beogradi, që kryen edhe funksionin e drejtorit serb të restorantit (ka edhe një partner shqiptar), thotë se gatimi më i preferuar nga shqiptarët në restorantin serb është pa dyshim bërxolla e derrit e tymosur. Ai tregon se bërxolla, ashtu si edhe suxhukët e qoftet, përgatiten tërësisht në Serbi dhe vetëm sa gatuhen në Tiranë. Madje shton se edhe mishi merret nga kafshët e mbarështuara vetë dhe nuk blihet në treg. Milisavi (që nuk di asnjë fjalë shqip dhe me të cilin merremi vesh nëpërmjet përkthyesit malazez me origjinë shkodrane) na tregon se specialiteti i tyre kryesor në restorant janë pieskavicet, lloj qoftesh të mbushura me djathë dhe proshutë, të cilat kanë patur sukses edhe në Tiranë, pavarësisht çmimit relativisht të shtrenjtë.
    Të gjithë punëtorët e restorantit janë serbë, deri edhe pastrueset. Një staf prej 12 vetësh punon në restorantin te Piramida, por dy grupe të tjerë serbësh janë vendosur në Vlorë e Durrës, ku Milisavi na thotë se po pëlqehen gjithashtu gatimet serbe. Menaxheri shqiptar preferon ta quajë këtë nismë si një lloj bashkëpunimi kulturor ndërmjet dy vendeve. Ai na shpjegon se për herë të parë, këto lloj gatimesh tërhoqën vëmendjen në Tiranë gjatë zhvillimit të panairit Klik Ekspo-Group dhe u vendos që të vinin me një restorant provizor, i cili do të qëndronte i hapur për afro një muaj këtu. Duket se po ky restorant provizor në natyrë, është një lloj testimi për të parë mundësinë e sjelljes së specialiteteve serbe në tregun shqiptar. Krejt të ligjshme interesat tregtare të serbëve, me të cilët shqiptarët kanë nga ana tjetër marrëdhënie shumë të hershme tregtare!



    Edhe kosovarët në “sofrën” serbe

    Duket se për vetë punëtorët serbë që gjenden në Tiranë, nuk ka qenë e lehtë të vijnë të punojnë në Shqipëri. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk u kanë treguar familjarëve se ku po shkojnë të punojnë, pasi nuk do t’i kishin lejuar, për shkak të paragjykimeve të natyrës nacionaliste dhe për shkak të rrethanave që dihen tashmë. Megjithatë, tregojnë se janë të befasuar nga pritja dhe mirësjellja e shqiptarëve ndaj tyre, edhe pse përmendin rastin e ndonjë klienti kosovar që kur ka marrë vesh se aty gatuajnë serbët, është ngritur e ka ikur nga restoranti. Por ka patur plot nga ata klientë kosovarë që kanë vazhduar të hanë me shije pieskavicet, duke i kërkuar edhe një birrë kamerierit serb, për lehtësi komunikimi, në serbisht.


    Gastronomi/ Tendencat

    Shije të pastra

    Prirja e sotme e guzhinës është kërkimi i shijeve të pastra. Dhe kësisoj rëndësi më e madhe u jepet ushqimeve tradicionale dhe krahinore. Gatimet janë në dukje të thjeshta, por në të vërtetë nuk është kështu, sepse kërkohet që ushqimet të pregatiten me më shumë kujdes dhe si të tilla, kanë nevojë për më shumë përkushtim. Në këtë mënyrë, arrihet që shija të jetë jo vetëm e pastër, por edhe maksimale. Përpunimi teknik i gatimit dhe përzgjedhja e seleksionimi i lëndës së parë kërkon edhe më shumë kujdes për një pjatë me shije të pastër.

    Restorant i thjeshtë, ushqim luksoz

    Ka marrë fund epoka e lokaleve false të verës dhe të produkteve të agroturizmit të improvizuar, ashtu si edhe moda e restoranteve që më shumë i mëshojnë ambientit, arredimit e arkitekturës së brendshme të lokalit sesa ushqimit (edhe pse të tillë ka plot në Tiranë). Sipas revistave të specializuara për restorantet, po kthehet më në fund moda e restoranteve të ngrohta dhe familjare, për të cilat rëndësi ka substanca, pra ushqimi, dhe jo dekori i mureve e tavanit. Në këto restorante ushqimet shërbehen si unike, janë zakonisht të shtrenjta, pavarësisht se mjedisi ku i shijon është i thjeshtë.






    17/08/2005
    KATEGORIA: Metropol

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Ca titujsh idiote!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine
    Ca titujsh idiote!
    Tituj bashkim -vellazerimi pra ...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga mani
    Bërxolla derri, qofte e suxhukë të zgarës ......

    gatimi më i preferuar nga shqiptarët në restorantin serb është pa dyshim bërxolla e derrit e tymosur. Ai tregon se bërxolla, ashtu si edhe suxhukët e qoftet, përgatiten tërësisht në Serbi dhe vetëm sa gatuhen në Tiranë. Madje shton se edhe mishi merret nga kafshët e mbarështuara vetë dhe nuk blihet në treg. Milisavi (që nuk di asnjë fjalë shqip dhe me të cilin merremi vesh nëpërmjet përkthyesit malazez me origjinë shkodrane) na tregon se specialiteti i tyre kryesor në restorant janë pieskavicet, lloj qoftesh të mbushura me djathë dhe proshutë, të cilat kanë patur sukses edhe në Tiranë, pavarësisht çmimit relativisht të shtrenjtë.

    Amani more, se po me shkon goja leng, eh cdo ma kishte qejfi te isha nja 10000 km me ne lindje mu tek piramida, se skam ngrene as dreke ende....

    Eh cna hapet oreksin more....

  5. #5
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga Labeati
    Amani more, se po me shkon goja leng, eh cdo ma kishte qejfi te isha nja 10000 km me ne lindje mu tek piramida, se skam ngrene as dreke ende....

    Eh cna hapet oreksin more....

    ...lol...lexo temen e mbush gojen me sekrecione!
    U nisa per teme sherri...po na e kane gjet piken e dobet serbet m'duket

  6. #6
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Berxolla derriiii ...lolol

    Edhe une per sherr erdha ... na jipni nje cope bre !! lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #7
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Nje serb ne serbi kurre s'do blinte ne nje dyqan shqiptar, ne po ne jemi shpirt medhenj.
    Une e bojkotoj kete nisme perderisa e njejta ndodh ne trevat shqiptare ne territorin serb.

    Hak velhak thone pleqte.

    Dito.

  8. #8
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421
    Nga e arrie kete konkluzion ti qe serbet ne serbi sdo te blinin kurre ne nje dyqan shqiptar?ke noh shume serbe?????ti leme ato rrymat politike a fetare apo ku di une,po po qe per njerezit e thjeshte jane shume te respektuar dhe te beses.shkurt kane shume tipare te perbashketa me shqipetaret.gjithmone flas per njerezit,as per politiken qe bejne apo fene qe ndjekin.ato ka forumiste te ndritur ketu qe i sqarojne fill e per pe.
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Do ishte me mire te kishin hapur para sahatit ke lulishtja qe te shkonin te hanin masi te faleshin ne xhami , oh harrova se esht mish deri qe mu edhe te ma falin nuk e ha, kur te shkoj kto dit do marr nje qingj do bej nje zjarr te madh dhe me prushin qe do ngelet do pjek nje qingj ne hell mu para tyre , masanej ta shofin konkurencen ata po kam frik se sma jep lejen bashkia.

  10. #10
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga dardajan
    Do ishte me mire te kishin hapur para sahatit ke lulishtja qe te shkonin te hanin masi te faleshin ne xhami , oh harrova se esht mish deri qe mu edhe te ma falin nuk e ha, kur te shkoj kto dit do marr nje qingj do bej nje zjarr te madh dhe me prushin qe do ngelet do pjek nje qingj ne hell mu para tyre , masanej ta shofin konkurencen ata po kam frik se sma jep lejen bashkia.
    Mos e zuri shiriti i derrit Metin ne mes te vapes sepse kot nuk e ka lene kete porosi ne Kuran? Nejse! Ke ndonje gje konkrete sepse e morrem vesh qingjat e tua?

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fjalor kuzhine
    Nga macia_blu në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 16-02-2018, 01:59
  2. Pamje të ndryshme nga kuzhina juaj
    Nga RaPSouL në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 29-12-2011, 18:22
  3. Flamuri shqiptar “pushton” në Polin e Veriut
    Nga prenceedi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 20:00
  4. Kuzhina Indiane në Tiranë -Kulturat e reja në Shqipëri
    Nga Eringu në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-09-2007, 23:09
  5. Perse eshte e rendesishme kuzhina!
    Nga indrit në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-09-2003, 16:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •