Janë tre shtresa e individualitetit njerëzor; fiziologjia e tij, trupi dhe psikologjia e tij, mendja dhe ekzistenca e tij, vetja e tij e përhershme. Dashuria mund të ekzistoj në të gjitha ato plane, por kualiteti i saj do të jetë i ndryshueshëm. Në palnin fiziologjik, të trupit, ajo është seksualitet i thjeshtë. Ju mund ta quani dashuri, ngase fjala "dashuri" mund të tingëlloj si më poetike, më e bukur. Por 99% të njerëzve seksin e tyre e quajnë dashuri. Seksi është diçka biologjike, fiziologjike. Kimia e juaj, hormonet tuaja janë të përfshira në të.
Ju dashuroheni në një grua apo në një burrë. A mund të përshkruani saktësisht pse ajo grua ju tërhjeku juve? Pa dyshim ju nuk mund ta shihni veten, ju nuk e keni parë veten tuaj ende. Po as psikologjinë e saj nuk mund ta shihni, ngase t'i lexosh mendimet e dikuj nuk është punë e lehtë. Atëherë çka gjetët te ajo grua? Diçka në psikologjinë tuaj, në kiminë tuaj, në hormonet tuaja është tërhjekur nga hormonet e gruas, nga psikologjia e saj, kimia e saj. Kjo nuk është çështje e dashurisë, kjo është çështje e kimisë.
Mendo këtë: gruaja me të cilën ke rënë në dashuri, shkonë te mjeku juaj, dhe e ndërronë gjininë, dhe fillon të risë mustaqe dhe mjekër. A do ta duani edhe më tej atë? Asgjë tjetër përveq kimisë, hormoneve, nuk është ndruar. Ku u tret tash dashuria?
Krijoni Kontakt