Brenda kokes time nje ze stonon ne ulerima, deri sa ngjiret.
Pastaj zerit i bie te fiket.
Ne korridorin e mendimit behet rremuje.
Ka kaos dhe frike.
Nuk degjoj asgje, dhe normalisht qe nuk mendoj asgje.
Tani ai nuk eshte me krridor mendimi, por nje tynel makthi.
Qe te hysh ne te te duhen nje pale kepuce te forta dhe nje ze i larte, per te bere zhurme, e per te trembur friken.
Kepucet e mija jane kaq te trishtuara, kaq te lodhura, sa te vjen keq kur i sheh.
Mik, a di ti te mendosh me kembe???
Une jo, por njoh mjaft njerez qe e bejne kete, mjafton te hapin pak kembet, dhe hop u del prej tyre nje mendim, nje mendim grandioz, bile nje argument i pakundershtueshem.
E cfare mendoni ju per situaten ne te cilen eshte katandisur mendimi juaj.
Ky nuk eshte me mendim, gjithcka tani eshte nje overture frike, dhe nje pal kepuce te trishtuara.
Cmallengjim.
Ka kaq shume trishtim mbi kepucet e mija, sa nuk mund ti mbath pa u perlotur.
Besoj dhe ngjirem.
Ne shtepi te gjithe flasim me rreklama. Eshte nje loje qe mua me pelqen ta bej prej kohesh.
Nene , a u hoq njolla nga bluza ime.
Po bir, sepse une perdor dixan, asnje kompromis me njollat.
Te gjithe qeshin.
Mire atehere, a me ben nje kafe???
Nje Lori kafe?
E pse pyet, e ctjeter mund te zevendesoj nje Lori kafe???
Dhe perseri qeshim???
Cdo gje eshte nje rreklame.
Bomba berthamore???
Me falni, po impakti i bombes berthamore nuk eshte asgje po te krahasohet me nje rreklame, psh ate te letres higjenike. Lindja nuk ka buke te haje, ndersa perendimi, flet per standartet dhe delikatesen me te cilen duhet te trajtohet prapanica.
Me mire te jesh by-the, mendon dikush.
ja nje rreklame dhe gjithe qenia jote vihet ne pikepyetje.
te hjesh a te mos jesh, dhe nese je te jesh njeri a by-the.
Por le ti kthehem asaj qe po thosha.
Une jam mese i sigurte se perendimi e fitoi luften e ftohte vetem nga rreklamat. Edhe perralla e Hirushes, po ta kapesh holle holle eshte nje rreklame. Te gjithe donim te ishim pjese e nje happy end, te gjithe donim te ishim personazhe te rreklamave. Nje djale me fat po pertyp nje cokollate te madhe, ndersa ky burri qe kaq shume I ngjan gjyshit tim rruhet me nje gilet cut three, dhe fytyra e tij eshte kaq e paster, pa pasnje te prere edhe pse e mbuluar nga rrudhat.
Ne kete bote rreklamash asgje nuk duket bardhe e zi, besnike te lumturise, edhe pse vetem trishtimi na ben te vertete.
Hey mik, ti ke veshur nje pale kepuce qe te kepusin shpirtin.
Shiko si ndjellin hundet te gjorat.
Po, e di dhe cfare.
A ka ndonje rreklame per kepucet.
Sigurisht, po ajo eshte rreklama qe thote babai, dhe babai nuk eshte me.
Qekur babai vdiq, ka me pak rreklama.
Me kujtohet shume mire se si ai e kishte zgjidhur vete rreklamen e kepuceve.
E thoshte me shume seriozitet, bile nganjehere edhe krihej para se te vinte rradha e tij.
Atij nuk i pelqenin improvizimet, dhe jo se ishte njeri pa fantazi, por thjeshte ishte besnik i shkolles se vjeter ai.
Kur I vinte rradha , kerruante zerin buzeqeshte plot embelsi dhe thoshte gjithe dinjitet. Kepuce lekure walker sepse ju keni shume per te ecur.
Kur zeri nuk i dilte i plote, ashtu sic e kishte menduar ai vete, kerkonte ta perseriste, por nena nuk pranonte.
Ajo thoshte se nese te tere do te donim ti persersnim rreklamat tona atehere nuk do te kishte kohe per ti interpretuar te gjitha .
Pastaj ai mbyllej ne dhomen, dhe nga jashte mund ta degjoje tek citonte pjesen e tij,. Cfare kembengulje, cfare durimi, cvullnet.
Mund te qendronte aty per ore te tera.
Gjithe thelbi i botes dukej sikur ishte kycur brenda asaj fjalie,.
Perlotem kur e kujtoj.
Dinjitoz, ai preformonte rreklamen e vete.
Tani kepucet e mija jane te trishtuara.
Ti beson tek zoti, apo je ateist.
Jo une jam rreklamist.
Rreklamist, cdo te thuash, cbesim na qenka ky?
Une u besoj rreklamave.
Besimi te ngjir mik, bile ta vjedh zerin.
Po mire atehere, merrni nje mentol, dhe zeri juaj do te jete si me pare citoj dhe qesh.
Nje njeri ze ngjirur, nuk mund te thote te verteten e tij, e aq me pak rreklamen e vete.
Babai vdiq.
Te gjithe menduam ta gdhendim rreklamen e tij ne gurin e varrit.
Dhe ashtu beme.
Jeta eshte nje rruge e mundimshme, plote te perpjeta, nje rruge e gjate dhe e veshtite.
I dashuri yne e nderpreu ketu kete udhetim, por ju keni ende shume per te ecur, prandaj ju duhen kepucet walker, 100% lekure.
Per njeriun qe ecte vetem.....
Nga familja.
Qekur gdhendem kete ne varrin atit tone, ndihemi te tere me te qete.
Si ju nuk jeni te qete???
Keni merak se prona juaj mund te vidhet apo demtohet.
Qetesine ne shtepite tuaja juaj sjell vetem INSIG.
Krijoni Kontakt