Adebajor ndjek gjurmet e Rajtit!
27 Dhjetor Venger: “Ai ka fituar zemrat e tifozeve sepse di te luftoje dhe mendoj se ka nje kombinim te mire mes futbollit anglez dhe francez
Arsen Venger ka shprehur mendimin se sulmuesi Emanuel Adebajor do te kthehet ne nje legjende tek Arsenali, ashtu si Ian Rajt. Trajneri i Arsenalit beson se lojtari i Togos mund te hyje stuhishem ne Premiership ne vitin 2007, ndersa kembengul se “Topcinjte” kane ende mundesi te ndikojne garen per titullin. Adebajor ka dhene ndihmen e tij ne fitoren e arritur ndaj Bllekbernit, dhe sipas Vengerit kjo tregon se skuadra e tij dhe slmuesi i shtate golave tashme, do te kene nje vit 2007 teper te mire. Venger, i cili e ka blere togolezin per vetem 3 milione sterlina 12 muaj me pare, tha: “Ai ka karakter te forte, dhe eshte nje djale i lumtur dhe i shoqerueshem, kjo eshte nje gje e mire, dhe ka ngjashmeri me Ian Rajt. Ka mundur te fitoje zemrat e tifozeve sepse di te luftoje dhe mendoj se ka nje kombinim te mire midis futbollit anglez dhe atij francez. Sfidon ne ajer, lufton per cdo top, i pelqen kontakti fizik, eshte teknik me levizjet e kembeve, dhe eshte i shpejte, prandaj edhe tifozet e kane pelqyer menjehere. Fizikisht nuk me kujtohet lojtari i fundit qe kemi pasur si ai. Ndoshta Xhon Hartson dhe Ian Rajt kane qene paksa te tille. Kur erdhi ketu fillimisht pati disa veshtiresi me vetebesimin sepse vinte nga nje pervoje e veshtire tek Monako, ku ndihej i refuzuar dhe nuk luante. E kisha pare disa here ne loje dhe kisha vene re dicka interesante tek ai. Rrezikova sepse ne ate kohe mendoja se kishim nevoje per nje lojtar te forte fizikisht. Nje element i veshtire per t’u gjetur ne Europe. Por ka edhe ngjashmeri me Tierri Henrine, perpiqet ta shijoje ate qe ben. Por lojtaret duhet te pershtaten fillimisht me lojen angleze, dhe se dyti edhe me lojen e vete skuadres. Nevojitet kohe, por Emanueli meson shpejt. Ne fillim dukej i mbyllur ne vetvete, por sot ata njerez qe e kritikonin tashme e duan. Ai eshte i ndjeshem dhe e kuptonin kur njerezit nuk e pelqenin, per kete fillimisht e kam perdorur me shume ne ndeshjet jashte fushes tone. Por keta djem nga Afrika qe jane shkolluar ne nje menyre te pavarur, kane shkuar ne France ne moshen 16 vjecare, keshtu qe eshte mesuar te perballet me veshtiresi”.
Krijoni Kontakt