Close
Faqja 22 prej 31 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 301
  1. #211
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    FT Watford [1 - 2] Arsenal

    19' [0 - 1] G. Silva Shenon Golin e par

    23' [1 - 1] T. Smith Barazan me golin e tij

    78' D. Francis karton i verdh

    83' [1 - 2] R.v. Persie shenon golin e dyt dhe te fitores per Arsenalin

    84' L. Doyley Karton i verdh
    #VamosArgentina

  2. #212
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    urime fitorja fansave te arsenalit , tani po get qe arsenali te kthehet ne formen e saj me te mire dhe se manchester united dhe chelseat i duhet te mendojne mire se kan dik mbrapa qe mund shume leht t'i rrezikoj

  3. #213
    i/e regjistruar Maska e titi.iforti 14
    Anėtarėsuar
    29-10-2006
    Postime
    357
    urime fitorja e tifozeve te arsenalit..tani jemi kthy ne form te mir...siq duhet te jet nje club i madh.....urime edhe nje her.....Forca Arsenal
    Arsenal champion

  4. #214
    i/e regjistruar Maska e titi.iforti 14
    Anėtarėsuar
    29-10-2006
    Postime
    357
    England - Premier League

    e shtunė.30.12

    18:15 Sheffield U. ? - ? Arsenal
    Arsenal champion

  5. #215
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    ndeshje shume e leht per arsenalin , shanc qe ti shkeputet ketyre mbrapa, dhe qe t'i afrohet te parave

  6. #216
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “Sa keq me vjen per djemte!”

    27 Nentor Venger: “Kemi potencial fantastik, por nuk perfitojme aq sa duhet nga ndeshjet, dhe kjo vjen nga pervoja. Skuadra ka nje shpirt te shkelqyer dhe shume cilesi. Duhet te jemi optimiste”

    Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, pohoi se humbja ne stadiumin “Reebok” ishte “nje goditje e rende” ne garen per titullin. Nikolas Anelka shenoi dy here ndaj ish klubit te tij duke udhehequr Boltonin drejt fitores 3 1. Tashme “Topcinjte” jane 12 pike pas Mancester Junaitedit dhe nente pike pas Celsit, dhe Venger tha: “Ishte nje rast i mire per te fituar dhe duhej te kishim fituar. Per mua, ndaj Boltonit, mund te kishim siguruar piket me te lehta te pese viteve te fundit. Nuk e di se cfare ndikimi do te kete kjo mbi garen per titullin, por te humbasesh perben nje goditje te rende”. Boltoni nuk kishte fituar ne pese ndeshjet paraardhese, por pasi Abdulaje Faje shenoi golin e pare ne minuten e nente, vendasit nuk e kthyen me koken pas. Anelka e shenoi golin e dyte me nje goditje te fuqishme gjate kohes shtese te pjeses se pare, perpara se Xhilberto ta pergjysmonte disavantazhin. Megjithate, blerja prej 8 milione sterlinash nga Fenerbahce “tha fjalen e fundit” duke shenuar golin e trete. Venger tha: “Jam i trishtuar per skuadren time sepse luftoi shume dhe luajti mire. Por ne pergjithesi, nuk i kontrolluam mire momentet vendimtare gjate ndeshjes, vecanerisht ne rastin e golit te pare. Nuk mund te luash ndaj Boltonit dhe t’i lejosh hapesire levizjeje ne kende, edhe pse per mendimin tim goli eshte shenuar nga nje pozicion jashte loje. Pas kesaj gjerat u veshtiresuan, ne po ndiqnim pas rezultatin”. Venger eshte i bindur se skuadra e tij do te permiresohet duke luajtur sa me shume ndeshje. Ai tha: “Eshte nje proces mesimi. Mund te luash nje futboll te mire dhe te humbasesh 3 1. Mendoj se kjo skuader mund te permiresohet shume ne mbrojtje. Kemi potencial fantastik, por nuk perfitojme aq sa duhet nga ndeshjet, dhe kjo vjen nga pervoja. Skuadra ka nje shpirt te shkelqyer dhe shume cilesi. Duhet te jemi optimiste”.

    Alerdajs eshte gezuar duke pare skuadren e tij, dhe Anelkane, te rikthehen ne rrugen e duhur duke u ngjitur ne vendin e trete ne renditje. Ai tha: “Nikolas shenoi dy gola dhe do te ishte per te ardhur keq nese do ta humbiste golin e pare, i cili duhet te jete patjeter pretendent per golin e sezonit, dhe jo me te muajit. Fatkeqsisht, e ulem pak ritmin e lojes dhe lejuam Arsenalin te ringjallej. Por me pas Nikolas u shfaq serish atehere kur kishim nevoje per te dhe i dha fund Arsenalit. Lojraret ne pergjithesi kane tendencen te japin pak me shume kur perballen me ish klubet e tyre. Ai deshironte te tregonte se eshte nje sulmues i mire dhe pa dyshim ia doli mbane”. Duke qene se ne ndeshjen e ardhshme do te perballet me Celsin, Alerdajs e di se Boloni duhej te fitonte me doemos ndaj Arsenalit. Ai tha: “E dinim se duhej te fitonim patjeter pasi kohet e fundit kemi humbur pike kot. Dihej se fitorja perballe nje skuadre si Arsenali do te ishte e veshtire, por ia dolem mbane. Ishte nje fitore vertete e madhe ne nje moment te veshtire dhe kjo na jep shume besim tek vetja”.
    #VamosArgentina

  7. #217
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Henri: Kartoni? Ishte faji im!

    27 Nentor Tierri Henri ka pranuar se eshte vetem faji i tij qe ai do te mungoje ne ndeshjen vendimtare te Arsenalit ne Champions League ne Oporto, javen e ardhshme. Sulmuesi francez i cili mungoi ne ndeshjen e se shtunes ne Premiership ne Bolton mori kartoni e trete te verdhe radhazi ne tre ndeshjet e grupit, kur nderhyri ashper ndaj mbrojtesit holandez, Joris Mathijsen gjate fitores 3 1 ne stadiumin “Emirates” ndaj Hamburgut javen e kaluar. Keshtu, ai do te jete i pezulluar per ndeshjen vendimtare ne Portugali me Porton, ndeshje ne te cilen Arsenali duhet te evitoje patjeter humbjen qe t’i garatoje vetes kualifikimin per ne fazen e eliminimit direkt. Dhe Henri pranoi te dielen: “Me duhet te pranoj se kartoni i verdhe qe mora nuk ishte nje levizje shume e zgjuar nga ana ime. Ai erdhi si pasoje e merzitjes, por une dua te nxjerr justifikime, pasi e meritoja ate karton. Dhe, sigurisht, jam i zhgenjyer qe nuk do te luaj ne ndeshjen me Porton”.

    Por Henri ka insistuar gjithashtu se duhet te kishte marre pjese ne kete ndeshje, sepse dy kartonat e meparshem te verdhe, te marre ne ndeshjet e njepasnjeshme ndaj CSKA se se Moskes, ishin te padrejte. Ai shtoime tej: “Dy kartonat e verdhe qe mosa ndaj CSKA se nuk ishin te drejte, aq me teper qe ne rastin e pare gjyqtari me kishte anulluar nje gol te rregullt! Cfare mund te beja ne nje situate te tille? Por ndonjehere keto gjera ndodhin ne futboll dhe une thjesht duhet te pranoj pezullimin. Treguam shume karakter duke rikuperuar disavantazhin ndaj Hamburgut dhe ajo fitore na le serish ne nje pozicion te mire per tc’u kualifikuar ne fazen pasardhese te Champions League. Do te doja me gjithe shpirt te isha ne fushen e lojes per te ndihmuar shoket e mi te skuadres, por e di se ata mund t’ia dalin mbane edhe pa mua. Kemi deshiren dhe cilesine e duhur per t’ia dale mbane”.

    Henri dyluftoi ne sprint me Mathijsen dhe me pas pati disa terheqje te ashpra, por lojtari i Hamburgut u habitu pse Henri papritur beri ate nderhyrje, e cila ai e dinte shume mire se do t’i jepte kartonin e dyte te verdhe. “Nese e dinte se do te pezullohej pas nje tjeter kartoni te verdhe, atehere ajo levizje ishte idiote”, u shpreh Mathijsen. “Dhe kartoni i verdhe ishte i merituar, sepse nderhyrja u be me shume vonese, teksa topi kishte dy ose tre sekonda qe ishte larguar”. Dhe Mathijsen shprehet se nuk kishte frike per perballjen me Henri. “Nese tregon me shume respekt sec duhet, ai do te shenoje. Ne zhvilluam nje beteje te kendshme. Folem gjate ndeshjes dhe ai tha se do te bente c’te ishte e mundur qe ekipi i tij te fitonte, sic do te beja dhe une per timin. Por ne fund te ndeshjes ne shtrenguam duart dhe qeshem me njeri tjetrin”.
    #VamosArgentina

  8. #218
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Arsenali, “vizite” ne “Anfield”

    19 Dhjetor Portieri Almuinia: “Liverpuli ka pesuar nje humbje te thelle ndaj nesh, keshtu qe jam i sigurt se do te kerkoje te hakmerret”

    Portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, e di se Liverpuli “do te kerkoje te hakmerret” gjate vizites se sotme ne “Anfield” per cerekfinalen e Kupes se Liges. Spanjolli 29 vjecar ka te ngjare te udheheqe serish “Topcinjte” si kapiten ndersa Arsen Venger preferon t’i jape nga nje mundesi edhe lojtareve te rinj. Almunia ka qene pjese e skuadres qe i shkaktoi Liverpulit humbjen 3 0 gjate vizites ne stadiumin “Emirates” ne nentor. Por qe atehere djemte e Benitezit kane rigjetur formen e mire, dhe jane aktualisht mbi “Topcinjte” ne renditje. “Pa dyhim ne “Anfield” do te jete me e veshtire”, tha spanjolli. “Liverpuli ka pesuar nje humbje te thelle ndaj nesh, keshtu qe jam i sigurt se do te kerkoje te hakmerret. Megjithate, eshte e njejta gje si ndeshja me Evertonin ne raundin e fundit sepse te gjithe mendonin se lojtaret tane ishin teper te rinj per te fituar. Ne fakt cdo rezultat eshte i mundshem, por per nje gje jam i sigurt, do t’i shkaktojme probleme. Do te japim maksimumin e forcave tona”.

    Duke qene se disa prej lojtareve te vjeter kane te ngjare te pushojne, Almunia mund te mbaje serish shiritin e kapitenit, dhe portieri e mirepret kete rol. Ai tha: “Mendoj se nje prej arsyeve perse trajneri me beri kapiten eshte sepse isha me i vjetri ne fushe, por me pelqen te ndihmoj te rinjte, dhe per disa prej tyre Kupa e Liges eshte nje pervoje shume e madhe. Megjithate, eshte e vertete se shiriti i kapitenit te jep dicka me shume. Ndoshta ne menyre te pandergjegjshme, thua dhe ben pak me shume, gjera qe duken te natyrshme kur je kapiten. Kominukimi nuk perben nje problem sepse kemi luajtur shume se bashku ne stervitje, dhe eshte nje privilegj te luash perkrahe ketyre lojtareve”.

    Almunia nuk ka luajtur ne pjesen e dyte te ndeshjes ne “Goodison Park” gjate raundit te fundit pasi pesoi nje goditje ne koke gjate perplasjes aksidentale me shokun e skuadres, mbrojtesin Armand Traore. Fatmiresisht nuk ka pasur pasoja te gjata, dhe portieri u rikthyer ne loje kater dite me pas ndaj Liverpulit ne Premiership. “Jam i sigurt se lojtaret nuk deshirojne t’i demtojne portieret qellimisht”, tha Almunia. “Ka mjaft aksidente, dhe e vetmja menyre per t’i shmangur eshte duke qendruar ne shtepi 24 ore ne dite. Ne jete duhen marre edhe rreziqe”. Almunia u bashkua me Arsenalin nga Celta Vigo ne korrik 2004, por me perjashtim te nje periudhe te shkurter ne fund te atij sezoni te pare, spanjolli ka sherbyer si zgjedhje e dyte ndaj Lehmanit. 29 vjecari eshte nen kontrate deri ne vitin 2008, dhe nuk ka ndermend te largohet ende. Ai tha: “Kohe me pare vendosa se do te shijoja cdo dite qe do te jem ketu tek Arsenali. Nese me aktivizojne, atehere jam maksimumin tim dhe jam gjithmone fati, por nese nuk luaj, atehere thjesht shijoj te qenurit ne kete klub, dhe jeten ne Londer”.

    Venger beson se duke pasur parasysh numrin e ndeshjeve qe skuadra e tij ka zhvilluar kohen e fundit, nuk mbetet mundesi tjeter pervec se te perdore rotacionin. Megjithate, trajneri i Arsenalit ka deklaruar se nuk do te bleje lojtare te rinj gjate hapjes se tregut te transfertave pas dy javesh. Lojtari me i ri i Anglise, Teo Uollkot, pritet te luaje sot si titullar, por sulmuesi togolez Emanuel Adebajor dhe mbrojtesi Emanuel Eboue, te dy te demtuar, pritet te mos luajne. Fredi Ljungberg mund te mungoje gjate gjithe kalendarit festiv, ndersa kapiteni Tierri Henri synon te rikthehet per ndeshjen e Kupes se Anglise ndaj Liverpulit ne 6 janar. Venger tha: “Kohet e fundit kam perdorur rotacionin, dhe do te vazhdoj keshtu sepse nuk kam asnje zgjedhje tjeter. Eshte e vetmja menyre per te mbijetuar”.
    #VamosArgentina

  9. #219
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Hleb: Arsenali synon titullin!

    23 Dhjetor “Do te jete e veshtire te luftojme me Mancesterin e Celsin, por nese nuk gabojme, mund t’ia dalim”


    Mesfushori i Arsenalit, Aleksander Hleb, me ne fund ka filluar te ndihet si ne shtepi ne Angli. Futbollisti i kombetares bielloruse e ka patur te veshtire te pershtatet me topcinjte, qe kur mberriti per 10 milion sterlina nga Shtutgarti, ne veren e 2005 es. Nje demtim ne gju kompromentoi sezonin e tij sezonin e kaluar dhe ne vere perflitej edhe per nje rikthim te mundshem ne Gjermani. Por, pasi ka shfaqur nje forme ne rritje ne kete sezon, 25 vjecari tashme numeron me shume se 50 ndeshje me Arsenalin, ne te gjithe kompeticionet. Dhe Hleb kembengul se me ne fund e ndien veten te pershtatur me jeten ne Londer dhe futbollin anglez. “Futbolli anglez eshte me i bukuri ne bot dhe nuk ka dyshime qe eshte edhe me i shpejti”, thote Hleb. “Mund te mesoj dhe fitoj shume duke luajtur tek Arsenali. Jam mesuar me futbollin anglez dhe tani e ndiej veten perfundimisht te pershtatur. Perqendrohem ne cdo ndeshje dhe perpiqem te jap gjithmone vetem me te miren. Por, gjeja me e rendesishme eshte skuadra, jo une. Ndonjehere mund te besh ndonje gabim, por ky eshte futbolli”. Hleb pranon qe mbase nje prej gabimeve te Arsenalit eshte qe kerkojne vetem golin e sigurt, duke i kushtuar pak rendesi gjuajtjeve nga jashte. “Duhet te kishim fituar me teper ndeshje sepse krijojme gjithmone shume raste, por thjesht nuk kemi qene te afte te dergonim topin ne rrjete. Ne fakt, ne disa ndeshje kemi bere gjithcka, pervecse te shenonim gola. Shpesh here pesojme gola qesharake dhe gjerat behen shume te veshtira kur kundershtaret ngjishen ne mbrojtje, per te na pritur. Duhet te perqendrohemi me shume dhe pa dyshim, te shfrytezojme shanset tona”.

    Topcinjte do te presin sot Bllekbernit, ne te paren prej kater ndeshjeve qe do te luajne brenda dhjete diteve. Me 14 pike diference me kryesuesit e Mancesterit, Hlebi thekson: “Ne kemi nje skuader shume te re, qe po permiresohet vazhdimisht dhe jam i bindur qe nga kjo skuader do te shohim gjera shume me te medha. Tani e dime qe nuk kemi me vend per gabime, sepse tashme i kemi bere ato dhe duhet te luajme ne cdo ndeshje vetem per fitoren. Ka per te qene e veshtire, por une vazhdoj te mendoj qe jemi ne gjendje te konkurojme per titullin”.
    #VamosArgentina

  10. #220
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Venger: Kujdes nga nenvleresimet!

    25 Dhjetor "Tre ndeshjet e para pas Krishtlindjeve duken si te lehte ne pamje te pare, por nese nuk japim maksimumin tone, mund te turperohemi"

    Arsen Venger ka ndermend te sigurohet mire qe lojtaret e tij te jene "te pergatirur miire" psikologjikisht per takimin e se martes ne Uotford. Topcinjte treguan se cfare jane ne gjendje te bejne kur luajne me top ne toke gjate fitores shkaterruese se te shtunes, 6-2 ndajj Bllekbernit ne stadiumin "Emirates". Megjithate, kishte faza ne pjesen e dyte te lojes, perpara dygoleshit te Robin van Persit dhe golit te Matje Flamini, kur skuadra e Vengerit u duken si te dobet ne mbrojtje. Dhe, ne fakt, u desh nje pritje e shkelqyer e Jens Lehmanit per te evituar golin e Morten Gamst Pedersenit, qe mund t'i kishte dhene barazimin Bllekbernit teksa takimi po hynte ne fazat finale te tij. Dhe Venger eshte i bindur se Arsenali do te perballet me nje Uotford shume direkt te marten ne "Vicarage Road", pasi londinezet e vegjel po perpiqen me mish e me shpirt te ruajne statusin e tyre ne Premiership dhe pse humbja 2-0 ne "Anfield Road" me Liverpulin nuk ishte shume e efektshme ne kete drejtim. Por Venger nuk i beson Uotfordit, prandaj ai do te sigurohet qe ekipi i tij te jete gati per kete sfide. "Uotfordi do te luaje me nje stil tjeter ndaj nesh, sepse uune pres qe ata te jene shume direkte ne ndeshjen e se martes", u shpreh trajneri i Arsenalit. "Prandaj per ne eshte shume e rendesishme qe te jemi shume te pergatitur nga ana psikologjike. Por, gjithashtu, nuk duhet te harrojme edhe te luajme me stilin tone te lojes. Ata do te jene shume fizike dhe ndoshta do te luajne me topa te gjate. Prandaj ne duhet ta ulim topin ne toke dhe te luajme me menyren tone, por per ta bere kete duhet te jemi shume te pergatitur menderisht".

    Arsenali u detyrua te rikuperonte te shtunen, teksa Bllekberni mori kryesimin pas vetem tre minutash loje fale nje penalltie te shenuar nga Shabani Nonda. Por, Topcinjte shume shpejt arriten barazimin dhe nuk ishte nje surprize kur Xhilberto kapiten ne muungese te Tierri Henri shenoi me koke ne minuten e 10-te. Arsenali eshte kitikuar shpesh gjate ketij sezoni, sepse mundohet te shenoje golin perfekt, por Topcinjte per pak e arriten kete kur Aleksander Hleb i dha atyre avantazhin ne minuten e 23-te, pasi perfundoi me sukses nje aksion te mrekullueshem, qe ishte shume i shpejte per mbrojtjen e hutuar te Bllekbernit. Para se miqte ta rimerrnin veten, kryesimi u rrit ne 3-1, teksa Van Persi u pengua ne zone nga Lukas Nil, dhe pse mesfushori holandez e ekzagjeroi disi kontaktin. Sulmuesi i Togos, Emanuel Adebajor, qe dhuroi nje tjeter paraqitje fantastike, shenoi me penallti, teksa kapiteni i Bllekbernit ishte me fat qe mori vetem kartonin e verdhe nga gjyqtari Hauuard Ueb. Megjithese u duk ne kontroll te plote, Arsenali per pak desh e hodhi ndeshjen ne plehera, teksa miqte e shkurtuan disavantazhin me ane te Nondes, duke bere qe 20 minutat e fundit te ishin nervoze. Por, nje gol i bukur nga Van Persi ia lehtesoi presionin londinezeve, qe me tej u hodh fare pas shpine pas dy golave te bukur, qe e bene rezultatin tenistik per djemte e Vengerit. Fitoret e dy kryesuesve, Mancester Junaitedit dhe Celsit, si dhe ajo e vendit te trete, Liverpulit, ruajten statukuone ne krye te Premiershipit. Por me Topcinjte qe do te perballen me Shefilld Junaitedin para udhetimit drejt Carltonit ne 2 janar, po shtohet besimi se skuadra do te beje perpara ne renditje fale kalendarit te mire. "Tani jemi me moral te larte, por duhet te jemi te vazhdueshem ne rezultatet tona", u shpreh Flamini, i cili u fut nga pankina per golin e tij te katert te sezonit. "Loja jone po behet me solide dhe e dime se kemi cilesite e duhura per te vazhduar rrugen e fitoreve. Por nuk do ta kemi te lehte ne Uotford, dhe pse ata jane ne vendet e fundit ne renditje. Duhet te shenojme sa me shpejt, ne menyre qe te mos kemi probleme atje
    #VamosArgentina

Faqja 22 prej 31 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Klubi i Arsenalit
    Nga titi.iforti 14 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 339
    Postimi i Fundit: 25-10-2007, 15:52
  2. Barēa kampione e Evropės!
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 08:06
  3. Villarreal vs ARSENAL 0-0 (0:1)
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 117
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 12:13
  4. Tifozėt e FC Real Madridit...#5
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 19:03
  5. England - Premiership 2004/5
    Nga DeuS nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 18-02-2005, 11:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •