Henri: E veshtire t'i thoje jo Barces
18 Dhjetor Sulmuesi i Arsenalit, Tierri Henri, ka pranuar qe nuk e kishte aspak te lehte te mos pranonte oferten e Barcelones per te luajtur me te duke filluar nga ky sezon. Francezi, i cili pasi humbi finalen e Champions League me Arsenalin pikerisht ndaj Barces vendosi te rinovonte me "Topcinjte", pranoi se e kishte te veshtire te merrte kete vendim, megjithese nuk eshte penduar. "Barcelona mbetet Barcelona, por kur kujtova marredhenien e mrekullueshme qe kam me tifozet, trajnerin dhe shoket e skuadres, dashuria per Arsenalin me mposhti". Henri e mbron kete menyre te vecante qe ka per te marre vendime, duke u diktuar nga zemra, edhe pse ka pranuar se ndonjehere e ka bere te marre vendime te keqija. "Jam njeri i ndjeshem, tek une dallohet menjehere ne jam i merzitur apo i lumtur. Eshte e sigurt qe ndonjehere mund edhe te keqinterpretohem, por me mire qe te jem i ndershem dhe te me gjykojne si duan".
Henri pranoi gjithashtu se e urren faktin qe per momentin vetem mund te qendroje i ulur ne stol dhe te shohe Arsenalin te luaje pa te. Kapiteni i "Topcinjve" nuk mund te luaje deri ne vitin 2007 per shkak te nje problemi ne nervin shiatik. Por megjithese nuk mund te luaje, Henri ka thene se eshte shnderruar ne tifozin numer 1 te skuadres se tij, qofte nga tribuna, qofte nga stoli. Francezi tha: "E urrej faktin qe s'mund te jem ne fushe. Do te doja qe te luaja gjithmone dhe te ndihmoja shoket e mi, por duhet ta pranoj kete fakt dhe te perpiqem te shoh i qete ndeshjet, edhe pse nuk jam shume i mire si shikues. Ulem ne tribune, por mezi me mban vendi, sepse dua te jem atje poshte me shoket. Do te jem tifozi numer 1 i Arsenalit sa te jem jashte loje dhe do te bej maksimumin per ta ndihmuar skuadren per sa kohe qe nuk luaj". Henri ka besim te plote se lojtaret e rinj te Arsen Vengerit kane aftesi te mjaftueshme per te perballuar kalendarin e renduar te kampionatit anglez. Ai vete nuk mund te luaje deri ne janar, por beson se shoket mund ta mbulojne hapsiren e lene bosh prej tij. Henri shtoi: "Nuk do ta kisha firmosur kontraten e re po te mos kisha besim tek ata. E kane vertetuar disa here qe mund te luajne mire edhe pa mua dhe te arrijne rezultate te mira".
Krijoni Kontakt