Close

Rezultati i Sondazhit: Cili ekip shqiptar do plasohet me larte ne futbollin ne Maqedoni!

Votues
29. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • KF Shkėndija'79 - Tetovė

    17 58.62%
  • KF Bashkimi - Kumanovė

    6 20.69%
  • KF Renova - Tetovė

    2 6.90%
  • KF Vllazrimi - Kėrēovė

    2 6.90%
  • Do tė zhgėnjejnė tė gjitha...

    2 6.90%
Faqja 5 prej 19 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 185
  1. #41
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Postuar nga antari Besnik
    .................................................

    Xixat me siguri do te jen nje nder tre ekipet e para. Hajt ishalla.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #42
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Java e dyte:

    21.08.05 nė 15:00: Baskimi vs Sileks
    21.08.05 nė 15:00: Belasica GC vs Vlazrimi
    21.08.05 nė 15:00: Bregalnica Kraun vs Pobeda
    21.08.05 nė 15:00: Makedonija GP vs Rabotnicki Kometal
    21.08.05 nė 15:00: Renova vs Shkendija 79
    21.08.05 nė 15:00: Vardar vs Cementarnica 55

    ...................

    Derbi shqiptar mes Shkendijes dhe Renoves te dielen
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #43
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ne mungese te xhiros se rregullt per shkak te kualifikimeve per Boterorin 2006 kete jave u zhvilluan miqesore te ndryshme mes ekipeve te Liges se Pare te Maqedonoise.

    Ekipi i Shkendija'79 ne Prilep zhvilloi nje ndeshje miqesore me ekipin Pobeda, ku u rreh me [Pobeda-Skendija 2-0 (1-0)]. Ne radhet e tetovareve nuk u paraqiten 4 lojtare baze si, perfaqsuesit per reprezentacionin e Maqedonise, Ismail Ismajli dhe Artim Polozhani, ndersa munguan edhe Burhan Emerllau dhe Bajramovski.

    Kjo ishte nje ndeshje me se e dobishme per tetovaret duke ditur se fundjaven qe vjen eshte edhe MEGADERBI SHQIPTAR tetovar mes Renoves dhe Shkendijes.

    Forza Shkendija'79

    Proud to be BALLIST
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #44
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Derbi qe duhet te shijohet nga te gjithe.

    Ndeshja derbi per shqiptaret e Maqedonise padyshim se eshte ne program kete fundjave qe vjen. Takohen ekipet e Liges se Pare nga Tetova; Shkendija'79 dhe Renova. Renova eshte antare e re ne kategorine e pare ndersa Shkendija'79 vetem se ka pervoje ne kete gare.

    Ndeshja do te jete derbi ne te vertete vetem nese futbollistet tregojne loje cilesore, nese ka atmosfere madheshtore dhe disipline te larte, ndersa ftues do te ishte vete futbolli shqiptar ne Maqedoni.

    Ndeshja do te luhet diten e diel, me ora 17:00, ne stadiumin e qytetit te Tetoves qe ka nje kapacitet prej 15 000 ulese. Kete dite pritet te kete nje atmosfere impozante nga te dyjat grupe tifozerishe si: "Ballistet" e Shkendijes dhe "Kacaket" e Renoves. Biletat hyrese mund t sigruohet ne sportelet prane stadiumit disa ore para fillimit te ndeshjes, ndersa nje bilete do te kushtoje 100 denare ose 1.6 euro ne kundervlere.

    Davius.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 19-08-2005 mė 18:48
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #45
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Te dielen ne Tetove: Renova - Shkendija '79

    Tetove, 19 Gusht - Te gjithe tifozet tetovare e kane mendjen ne ndeshjen qe do te zhvillohet diten e diele ku per here te pare do te takohen dy skuadra shqiptare ne nje derbi ku do te ndeshjen ekipi debutues Renova dhe ekipi tjeter shqiptar Shkendija '79. Ne fillim te kampionatit 2005/2006 te dyja ekipet jane forcuar me futbolliste te rinj. Skuadra e Shkenija '79 ka afruar lojtaret Aleksovski, Stefanov, Stojski e Bajrami. Keto futbolliste kane luajtur ne finalen e Kupes se Maqedonise. Nga ana tjeter ekipi i Renoves eshte forcuar me lojtare cilesore ku bie ne sy nje numer i madh futbollistesh te ardhur nga Kosova. Ne ekip jane afruar Abazi, Hyseini, Aliu, Bajzollov, Dimitrev. Ne ekip eshte afruar edhe Ramadan Gashi qe ka luajtur ne Kupat Evropiane.

    Shume nga futbollistet e te dyja ekipieve kane luajtur bashke dhe kjo premton per nje loje mjaft te bukur dhe korrekte. Ne miqesoren e fundit qe Shkendija zhvilloi me nje ekip nga Pirlepi mungonin 5 lojtare pasi ishin te grumbulluar me kombetaren e Maqedonise. Nga ana tjeter ekipi i Renoves ka problem golshenuesin kosovar Ylber Aliu i cili ka nje demtim dhe nuk dihet a do te jete i gatshem. Ndeshja do te zhvillohet diten e djele ne stadiumin e Tetoves i cili ka nje kapacitet prej 15 000 vendesh. Pritet qe shkallet e stadiumit te jen plot dhe te jete nje ndeshje me mjaft emocione per shqiptaret e Ilirides.

    Rekordi i shikuesve ne stadium nuk rrezikohet

    Stadiumi i Qytetit ne Tetove mban rekordin e tifozave ne ndeshjet e kampionatit ne ndeshjen e zhvilluar ne vitin 1994 midis Shkendise dhe Fortunes se Hasanbegut. Ate ndeshje stadiumi i qytetit kishte 3.438 tifoze me shume se sa kapaciteti i stadiumit. Serish pritet qe stadiumi i Tetoves te mbushet te djelen por ky rekord nuk do te rezikohet pasi drejtuesit e Renoves nuk do te nxjerin ne shitje me shume bileta se sa kapaciteti i stadiumit.

    Bilall Veliu (Shkendija '79):
    Do te jete nje ndeshje e forte dhe shpresojme qe te kenaqen tifozet e pranishem. Te treja rezultatet jane te mundshem por me nje loje kolektive nga ana jone shpresojme ta mundim ekipin e Renoves dhe te marrim tri piket e arta.



    Shaban Abdyrahmani (Renova):
    Kemi nje ekip te forte ne krahasim me vitin e kaluar. Te dielen do jemi ndaj nje ekipi te forte sic eshte Shkendija por shpresojm qe te fitojme ku do te kemi dhe lojtarin e 12-te, tifozerine.



    Renova - Shkendija '79
    Ora: 17:00
    Stadiumi: Stadiumi i qytetit te Tetoves
    Kapaciteti: 15.000 veta.
    Gjyqtar kryesor: Sashe Llazaraveski (Kumanove)

    Formacionet e mundshme

    Renova (3-5-2)
    Zekir, Gashi, Peci, Jovanovski, Abazi, Abdurahmani,Misajllovski, Veselinovski, Zdravkov
    (Arsllani), Dimitrievski, Simovski

    Shkendija '79 (4-4-2)
    Elezi, Bajramovski, Memedi,Despotovski, Stojski, Mustafi, Pollozhani, Emini,
    Emurllahu, Aleksovski, Ismaili

    Burimi: Futbolli.com
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #46
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Derbi shqiptar nė mes K.F. Renova dhe K.F. Shkėndija 79, mund tė jetė kthesė e mbushjes sė tribunave nė ndeshjet e klubeve shqiptare

    18 Gusht 2005, Vullnet Dauti

    E gjithė mendja e tifozėve tetovarė ėshtė pėrqendruar nė ndeshjen e ditės sė diel nė kuadėr tė rrethit tė dytė nė LPFM-sė, ku do tė takohen pėr herė tė parė dy ekipe shqiptare edhe atė nikoqiri i kėtij takimi ekipi debutues i Ligės sė Parė ekipi i Renovės dhe ekipi me traditw dhe njėherit tre herė anwtar i elitės sė futbollit nė Maqedoni ekipin e Shkėndija '79.

    Stadiumi i Tetovės me njė kėmbė tė mirė nga njėra anė falė mediave tė shqipe ka filluar tė ndėrtohet ndoshta kjo do tė jetė edhe njė motiv shtesė qė takimi i kėtyre dy ekipeve shqiptare nė tė ardhmen do tė luhet nė mbrėmje pasi qė ėshtė paraparw qė nė stadium do tė vendosen edhe ndriēuese.

    Me fillim tė kampionatit tė ri 2005/2006 tė dyja ekipet shqiptare janė pėrforcuar me futbollistė cilėsor kėtu vjen nė shprehje blerja e mbi 7 futbollistėve nė tė dyja ekipet. Ajo qė vlenė tė pėrmendet ėshtė se ekipi i Shkėndijės '79 wshtw ekip mė cilsorė pėr shkakė se me blerjet e tanishme dhe me futbollistėt qė i ka pasur nė ekip ka bėrė njė ndryshim tė madh ku ka futbollist tė cilėt vetė mund tė mbyllin njė takim nė moment vendimtar. Futbollistėt si Aleksovski, Stefanov, Stojēevski, Bajramovski, janė futbollistė tė njė klase tė lartė tė cilėt kanė luajtur edhe nė finale tė kupave tė Maqedonis, apo janė shpallur edhe futbollistė tė vitit tė Maqedonisw, kjo e bėn qė ky ekip tė repsektohet nga kundėrshtarėt ku nė Strugė, si vendas mundėn ekipin e Bellasicės me rezultat 2-0 ky njėherit nuk ėshtė rezultati i realtė pėr shkak tė 20 rasteve tė qindėpėrqinda tė krijuara pėr gola do tė ishte epilogu mė i mirė i kėtij takimi.

    Nga ana tjetėr edhe futbollistėt e Renovės , kėtė vitė janė tė pėrforcuar me lojėtar cilėsor ku mė sė shumti kryesia e klubit ka parapėlqyer futbollisti nga tregu kosovar.Vlen tė ceket se futbollistėt Abazi,Hyseini , Aliu , Bajzollov , Dimitriev, kėtė vitė kanė pėrforcuar skuadrėn nga fshati Xhepēisht pėr tė qenė siē thonė drejtuesit e skuadrės njėherit edhe karakteristik pėr ta jo pėr tė ngelur nė Ligė por pėr tė qenė nė tri vendet e para tė tabelės sė klasifikimit.Befasin "gipspunuesit", arritėn qė tė bėjnė nė Dellēevw kundėr kampionit tė trefisht tė Maqedonis, ekipin e Sileksit , duke marrė njė pikė.Edhe pse ekipi i Sileksit nuk ėshtė ekip qė fitonte ēdo takim pa mos hyrė nė terren kėtė vitė ėshtė dobsuar dukshėm pėr kėtė shkak vetėm arritėn qė tė mos mposhtėn nga debutuesit ekipin e Renovės.

    Shumė nga futbollistėt e tė dyja ekipeve kanė luajtur bashkė edhe atė mė sė shumti nė ekipin e Shkėndijės.

    Futbollistėt e ekipit tė Renovės nė Ligėn e dytė kreysishtė kanė qenė tė furnizuar me futbollistė tė ekipit tė kuqezinjėve si Lirim Saiti, Bashkim Livareka, veterani Halim Hodai, Vedut Rrustemi, Lupēe Simovski Bella, Bekim Osmani e shumė tė tjerė. Disa nga kėta futbollist janė penzionuar apo kanė vazhduar punėn si ndihmėstraineras pėr kėta tė dyja ekipet nė terrenin e stadiumi tė ri ditėn e dielė do tė jenė vetėm armiqė nė terren vetėm pėr 90' minuta ndėrsa pasė kėsaj do tė jenė shokė.

    Gjendja shėndetėsore nė ekipin e Shkėndijės '79 ėshtė pėrmisuar dukshėm pėr shkakė se nė takimin e fundit miqėsore kundėr ekipit tė Pobedės nga Preljepi u paraqitėn pa pesė futbollistė standartė ku dy nga ta ishin pjesė e reprezentacionit Maqedonas, Ismail Ismaili dhe Artim Pollozhani, ku tė dy nuk u paraqiten nė ndeshjen kundėr Finlandės pasi selseksionuesi Santraē ka pasur zgjidhje mė tė mirra sipas tijė.Ndėrsa Pollozhani nuk u pėrfshi nė tetėmbėdhjetshen e parapar ku numri i shqiptarėve nė reprezentacionin e Maqedonisw ngeli vetėm nė tre.

    Pėr kėtė Pollozhani dhe Ismaili do tė jenė kundėr ekipit tė Renovės sė bashku do tė jetė edhe Bajramovski , ndėrsa se kushė do ta fillojė takimin nga pit-spoti do tė vendos kryetraineri Nexhat Husein.

    Nga ana tjetėr ekipi i Renovės ka vetėm njė problem edhe atė me golashėnuesin mė tė mirrė nė Ligėn e Kosovės Ylber Aliu, i cili vuan nga nėj lėndim tė pėsuar qė nga faza e dytė bazike nė qendrėn rekreativo -sportive Krushino . ndėrsa dy futbollistėt tjerė Ignjatovski, Abazi, dhe Abdyrhamani, do tė jenė tė gatshėm pėr tė qenė nėn urdhėrat e kryetrainerit Gani Sejdiu.

    Pėr kėtė kryetraineri Sejdiu nuk do ta ketė vėshtir pėr tė zgjedhur se kushė do tė jetė startues e vetmja gjė do tė jetė formimi i taktikės qė do ti ndalė aksionet e ekipit tė Shkėndijės.

    Dy ekipet ditėn e dielė do tė kenė tifozė shqiptar nė stadium pėr kėtė pritet qė tė ketė njė numėr i madhė i tifozėve si nga tetova me rrethin por edhe nga vendet tjera shqiptare nga Maqedonia.Pritet qė tė jenė prezent edhe shoqata e tifozėve Ballistėt dhe Kaēakėve , por siē mirret vesh tifozėt e klubit tė Shkėndijės '79 ditėn e dielė nuk do tė pėrkrahin si grupė i veēant ekipin e tyre por si tifozė me tifozėt tjerė tė ekipit tė Shkėndija '79.Nga drejtuesit e shoqatės sė tifozėve "Ballistėt" na bėhet e ditur se nė dittėt nė vazhdim do tė dalin me kumtes ku do ti shpallin para opinionit pse nuk kanė qenė prezent nė kėtė takim si grup i veēant por vetėm si tifozė tė thjeshtė tė Shkėndijės.

    Nga ana tjetėr nikoqirėt tifozėt e K.F"Renova" , tė njohur si Kaēakėt , janė pėrgatitur si mė sė mirri pėr kėtė takim pėr tė pėrkrahur futbollistėt e tyre gjatė 90' minutave dhe pėr tė shpresuar pėr njė fitore ndajė ekipit Shkėndijės '79.

    Takimi nė mes kėtyre dy ekipeve fillon nė ora 17 ditėn e diėl nė stadiumin e ri tė qyteti nė Tetovė kapacitet i kėtij stadiumi ėshtė pėr 15 mijė tifozė hera e fundit kurrė ėshtė stėrmbushur ky stadium me kėtė numėr e mė shumė ka qenė kurrė ekipi i Shkėndijės ėshtė ndeshur kundėr ekipit tė Fortunės sė Hasanbegut pėr kėtė pritet qė edhe ky takim ta mbushė stadiumin me tifozė tė sportit shqiptar nė Maqedoni.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #47
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shkėndija'79 favorit apsolut ne "derbin" Tetovar

    19.08.2005 - Ne baze te kualitetit, organizimit, tifozerise dhe imazhin qe kane "Xixat" jane favorit apsolut ne derbin tetovare, i cili do te luhet me 21.08 (e diel), me fillim ne ora 17.00. Kjo eshte nje loje e shumepritur nga tifozeria me masive ne kete shtet dhe rajonin me te gjere, pasiqe eshte loja e pare ne te cilen do te prezentohen Djelmoshat KUQEZI, para publikut te tyre. Sa vjen e ofrohet dita e diel neper rruget e qytetit dhe neper shume lokale te qytetit po bisedohet shume, ndermjet shoke - dashamire dhe idhtare te Shkendija'79, per prezentimin e pare te ketij klubi ne stadiumin e Qytetit te Tetoves dhe te cilet jane te nje mendimi dhe besojne se Shkendija do te ngadhnjeje me nje rezultat te thelle.

    Prandaj cdo respekt Fshatit Xhepchisht edhe pse ata llogariten si nikoqir, por dihet se ne Stadiumin e qytetit te Tetoves, Vetem dhe Vetem Shkendija eshte nikoqire kur ndeshjet e kesaj skuadre luhen aty dhe se mysafiret e ndryshem, dijne Ballistet dhe tifozeria tetovare si ti mirepret ashtu si u ka hije gjith shqiptareve.

    Besoj dhe shpresoj ne nje ndeshje korekte si nga ana e lojtareve ashtu edhe nje anim fer dhe korekt nga ana e shikusve, besoj se do te jete shume mijra ne numer, dhe le te fitoje me i miri.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #48
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Keshtu do te jete neser ne Tetove ne super derbin shqiptar mes Shkendijes dhe Renoves.

    Ne foto tifozeria e Shkendijes vitin e shkuar
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #49
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Vardar-Cementarnica 1-1
    shikues 1.000

    Renova-Skendija 0-2
    shikues 10.000

    Stip-Pobeda 2-0
    shikues 3.500

    Makedonija-Rabotnicki 0-3
    shikues 2.500

    Baskimi-Sileks 1-1
    shikues 500

    Belasica-Vlazrimi 0-1
    shikues 300

    ....

    TABELA - PIKET

    Rabotnichki 6
    Shkendija 6
    Vlazrimi 6
    Bregalnica 3
    Makedonija Gj.P. 3
    Sileks 2
    Cementarnica 2
    Vardar 1
    Renova 1
    Bashkimi 1
    Pobeda 1
    Belasica 0
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #50
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Renova - Shkendija 0:2

    Goleshenuse, Burhan Emurllahu ne pjesen e pare dhe ne pjesen e dyte.

    Ndeshja fenomenale, ku nga shkallet e stadiumit kishte me shume se 10 000 tifoze kryesisht te Shkendijes, pasi qe vendasit ashtu ashtu kane nje perkrahje te vogel ne Tetove.

    Ballistet tifozet e Shkendijes ishin ne detyre, atmosferen qe krijonin ato te ngjante ne ndeshjet kur luan Milani, cdo qe ishte kuq e zi...duke kenduar kengen "O sa mire me qene shqiptare" rastet dhe golat renditeshin.

    Fundi i ketij epilogu ishte se sot u pa "KUSH ESHTE KUSH NE TETOVE"

    Perpara Shkendija, u never wallk alone
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 5 prej 19 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Futbolli shqiptar nė Maqedoni
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1338
    Postimi i Fundit: 06-08-2007, 14:18
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistė: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •