GoldenForceKD,po,jane ne gjermanisht keto,mirepo ke edhe nje web faqe tjeter,www.futbolli.com e cila i ka lajmet per futbollin ne Maqedoni,dhe e cila i jep rezultatet e ekipeve shqiptare,nga i marrim edhe ne lajmet.
GoldenForceKD,po,jane ne gjermanisht keto,mirepo ke edhe nje web faqe tjeter,www.futbolli.com e cila i ka lajmet per futbollin ne Maqedoni,dhe e cila i jep rezultatet e ekipeve shqiptare,nga i marrim edhe ne lajmet.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Po e di ate WEB dhe di shume WEB tjera shqiptare sa i perket per sport , por Futbolli.com 2 dite me vone i jep rezultatet, mua pom nevojiten per me heret , (ate dite qe mbarojn rezultat)................Postuar mė parė nga StormAngel
Kjo eshte e pamundshme,per shkak se livescore nuk i jep rezultatet e ligave te vogla (te Maqedonise) keshtu qe,nuk e di se si ndryshe mund te marresh rezultate ne diten qe mbarojne lojat.Postuar mė parė nga GoldenForceKD
Me vjen keq
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Ballistet....e shkendijes....
My silence doesn't mean I am gone!
Nga mbledhja e shoqates se tifozeve Ballistet te klubit sportiv Shkendija79
Organizim profesionist, perkrahje pa rezerve
Ishte ky nje nga mesazhet kryesore. Bashkpunim me te gjitha shoqatat e tifozeve shqiptare ne Maqedoni, Kosove dhe Shqiperi. Ne mbledhje u zgjodhen organet drejtuese
Pardje ne mbremje ne Tetove shoqata e tifozeve tetovare Ballistet e Shkendijes, mbajten mbledhje te jashtezakonshme, ku pos tifozeve te shumte ne mbledhje ishin prezent edhe drejtuesit e KF Shkendija79. Ne mbledhje u bisedua per aktivitetin e deritashem dhe per bashkepunimin ne mes shoqates se tifozeve dhe klubit te futbollit Shkendija79. Qe nga fjalet e para si parim kryesor u tha qarte se tifozet Balliste jane gjithnje ne funksion te mbeshtetjes se klubit qe e kane ne zemer dhe e adhurojne pa rezerve. Shoqata e tifozeve ka pergatitur tere dokumentacionin perkates per legalizimin e saj, per funksionimin profesionist para organeve gjyqesore qe bejne regjistrim te shoqatave ose te asociacioneve te ndryshme legale.
Kur jemi tek legalizimi te themi edhe ate se kjo shoqate e tifozeve Ballistet tani kane web faqen e vet, stemen zyrtare, adresen e saj dhe ajo qe eshte me me rendesi antaresine e madhe te tifozeve qe kane per qellim ta nihmojne dhe ta mbeshtesin Shkendijen ne te gjitha format.
Ne mbledhjen e fundit u zgjodh kryetari dhe nenkryetari i shoqates Ballistet. Kryetar u zgjodh Valdrin Asani kurse nenkryetar Arlind Zeqiri. Ne kete mbledhje si propozim i cili u miratua doli qe cdo bashkesi lokale ne qytet e banuar kryesisht me shqiptare te propozoje nga nje perfaqesues per kryesine e shoqates se tifozeve Ballistet.
Ne fjalen pershendetese kryetari i posazgjedhur Valdrin Asani pershendeti te pranishmit dhe ne fjalen e tij te pare ai tha se:Klubi futbollistik Shkendija eshte pasuria me e madhe e qytetit tone dhe ku te gjithe te rinjte si dhe shume te moshuar pa rezerve mbeshtesin dhe aludojne ne ngjyrat kuq e zi. Ne vazhdim te fjales Asani deklaroi se ne si tifoz, si futbollist i dymbedhjete i skuadres te kemi synim lojen e mire dhe fitoren e klubit, te jemi te flakte, te kujdeseshem, te pazevendesueshem ne cfaredo momentesh. Aktiviteti yne gjithmone do ti sherbeje edhe kombetares shqiptare me nje fjale Ballistet" do te jene sa here qe kombetarja shqiptare do te kete nevoje per ne.
Ne fund ngelim me shprese se ky konsolidim i Ballisteve do te sherbeje si fuqi qe do ti jape krah dhe zemer, si futbollisteve te Shkendijes, njerezeve qe drejtojne skuadren dhe gjithe sportit dhe sportisteve shqiptar.
Autori:
Hasan Tahiri
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Rezultatet e liges se pare te Maqedonise zakonisht jepen me shpejt ne faqen e UEFA's. Se sa e kam pare une rezultatet jepen shume shpejt pasi te mbarojn ndeshjet.Postuar mė parė nga GoldenForceKD
http://www.uefa.com/FootballCentral/Directory/Country=MKD/Association=59205/index.html
Vetem kliko ne anen e djathte nder overview heading.Mund te klikosh ose rezultatet ose pjesen tjeter qe jep kualifikime.
Ndonjeher Fixtures and results ma shpejt dalin.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StormAngel : 18-09-2004 mė 13:08
Pritet perforcim senzacional ne KF "Shkendija'79": Ish-lojtari i kombetares se BeH-se Nadareviq, ne rradhet e "kuqezinjve"
Keto dite ne Tetove qendron njeri nga futbollistet me te mire mbrojtes te KF Sarajeva nga B e H. Me futboll fillova nga mosha 12-vjecare ne KF Kraina Cazine. Anetar i reprezentacionit te te rinjve qe nga mosha 17-vjecare. Trajner imi i pare, Ibro Zukanoviq. Ismiri i vogel mban emrin e nje tifozi te famshem te Sarajeves. Shkendijen e konsideroj si klub te madh. Pak mungoi qe kete vjeshte te luaj ne Ligen e kampioneve. Ne Tetove dhe ne Pirok sikur prane familjes sime. Anetar standard i kombetares se senioreve te B e H.
.
- Fillimisht kam filluar ne moshen 12-vjecare ne KF Kraina te Cazines si pionier dhe kadet. Ne ate kohe KF Kraina garonte ne Ligen e dyte ne B e H, trajneri im ishte Ibro Zukanoviqi, te cilin me vone e kam patur trajner edhe ne reprezentacionin e te rinjve te B e H.
Po me pas ku vazhduat karrieren tuaj si futbollist?
Karriera ime vazhdon ne KF Jedinstvo te Bihaqit, anetare e Premier liges republikane ku kam qendruar dy vite e gjysme. Duke luajtur me sukses ne Jedinstvo gjithashtu luaja edhe per shpresat e kombetares se Bosnjes. Nga Jedinstvo e Bihaqit nje gjysem sezone kalova ne radhet e KF Osiekut dhe me pas te kthehem ne KF Sarajeva.
Kalimi juaj ne kryeqendren e Bosnjes si u prit?
Edhe si femije kam patur deshire dhe enderr qe nje dite te luaj ne stadiumin e njohur Koshevo dhe kjo deshire mu realizua fale punes dhe entuziazmit qe une e kisha per futbollin dhe keshtu deri para disa javeve kam qene dhe aktualisht jam anetar i KF Sarajeva.
Gjate bisedes kuptuam se keni mbrojtur ngjyrat e kombetares se B e H, a mund te na thoni dicka lidhur me kete?
- Sa i perket kombetares, me ate te shpresave kam luajtur mbi 30 ndeshje, nderkaq per ate te senioreve 10 ndeshje deri me tash. Kam luajtur ne ndeshjen B e H-Maqedonia, ku rezultati perfundoi 4:4.
Duke mbrojtur ngjyrat e kombetares se Bosnjes cfare ju ka lene ndonje pershtypje e vecante?
- Gjithnje ne kujtesen time do te jete prezente pjesemarrja ne kupa te Malajzise, ku luajtem ne finale me Uzbekistanin ne pranine e 70 mije shikuesve ku pesuam me rezultat 1:2 dhe golin qe pranuam ne minuten 120 te vazhdimit te ndeshjes.
Na tregoni dicka per jeten tuaj?
Po une jam i martuar dhe baba i nje djali njevjecar, te cilit emrin ia kam vene Ismir.
Cka ju shtyri qe pikerisht djali juaj te kete kete emer?
Eshte nje histori e hidhur e nje djaloshi 13-vjecar, tifoz i flakte dhe ndoshta me i njohuri ne Sarajeve i cili tere kohen e kalonte ne stadium duke percjellur stervitjet dhe te gjitha ndeshjet e KF Sarajeves por papritmas perjeton infarkt dhe tragjikisht jeta e tije perfundon, dhe me pas udheheqesia e KF Sarajeves ne bashkepunim me tifozet e saj per cdo vit futbollistit me te mire qe ata shpallin i dhurojne kupen qe mban emrin Ismir. E qe vitin e kaluar kete shperblim arrita ta fitoj une si futbollist me luftarak, kjo ishte njera nga arsyet me kryesore qe une i dhash emrin djalit Ismir.
Pse vendoset qe te largoheni nga Sarajeva, ku sipas informacioneve qe ne disponojme, keni patur shume oferta nga klube te ndryshme evropiane?
- Tju them te drejten se KF Sarajeva ndaj meje shume pak i ka permbushur obligimet, me keqeardhje ju them se me ka ngelur mjaft borxh. Por me e keqja eshte se disa menaxhere te tyre nuk luajten rol te sinqerte ne momente kur per mua ishin te interesuar disa klube evropiane, nder ta edhe Makabi i Tel Avivit, Spartaku i Moskes, e mos ti numeroj edhe shume klube te tjera.
Ju keto dite jeni ne Tetove ku sipas informacioneve jeni shume afer neneshkrimit me KF Shkendija79?
- Ne Tetove kam ardhur me ndermjetesim te disa shokeve te mi te cilet i kam njohur edhe me heret por edhe tash, qe me kane bere nje mikpritje te jashtezakonshme, nder te tjerat gjithnje me kane folur fjale te mira dhe te medha per KF Shkendijen se eshte klub i organizuar mire dhe qe ka nje publik te mrekullueshem dhe me numer me te madh ne kete shtet.
Cfar nese arrini gjuhe te perbashket?
Do te jem i kenaqur dhe besoj se teresisht do ta jap maksimumin dhe do ti arsyetoj shoket e mi dhe te gjithe ata qe me njohin dhe me ofrojne. Per momentin marreveshja do te jete per nje vit e me pas shohim e bejme.
Ne cfare roli luani ne skuader?
- Une si zakonisht luaj si qendermbrojtes, por nuk e kam veshtire te luaj edhe si qendersmbrojtes i djathte. Loja me koke eshte njera nga prioritetet e mia si dhe diagonalet e gjata, ku si zakonisht shpesh me ndodh edhe te shenoj gola, kur skuadra ime ekzekuton gjuajtje nga kendi apo gjuajtje te lira. Pra dallohet me lojen me koke dhe ka diagonale te vecanta.
Tifozet e njohur te KF Sarajeves, Horde Zlla, te kane simpatizuar dhe gjithnje te kane mbeshtetur, a do te jete keshtu edhe me tifozet Ballistet?
- Besoj se do te jem ngrohtesisht i mbeshtetur dhe mire i pranuar ngase do te luaj me gjithe zemer do te jap maksimumin dhe padyshim do te jem i mirepritur nga tifozet e njohur Ballistet.
Nje pjese te kohes e kaloni ne Pirok, si ndjeheni ne kete mjedis?
- Sinqerisht tju them nuk di si ta pershkruaj, shoh nje kenaqesi te vecante ne kete vendbanim te mrekullueshem, nje shoqeri te civilizuar me kulture te ngritur dhe me tradite sporti, kudo qe ulemi rreth e perqark meje afrohen dhe ulen e bisedojne futbollistet aktuale si dhe veteranet e KF Pirokut.
Safeti ka simpati klubin spanjoll Real Madridin kurse idhull futbollist ka Dejvid Bekamin.
Bashkebiseduesi jone perzemersishte pershendet shoket e tij te afert nga Piroku: Sadriun, Arbenin, Artanin, Jetmirin dhe me respekt te vecante legjenden e futbollit tetovar, Qatip Osmanin.
Para se te permbyllim kete bisede ky futbollist cilesor dhe modest ne emer te vet dhe shokeve te tij perzemersisht na u falenderua per intervisten e zhvilluar kurse redaksise se sportit pran Flakes i uroi suksese dhe pune te mbare.
Nga:
Hasan Tahiri
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Shkendija'79 neser e luan ndeshjen kampionale te radhes kunder kampionit te shpallur te ketij viti Rabotnicki i cili eshte klub i kryetarit te posazgjedhur te Shkupit, Trifun Kostovski.
Rabotnicki eshte ekip i forte, por Shkendija ne fushe te saj nuk njeh humbje...
Forza Shkendija..........
My silence doesn't mean I am gone!
Davius,trego rezultatin se plasa
Fjala e urte,eshte fjale e zjarte
Shkendija ka fituar kundra Rabotncikit me rezultat 2-1, dhe dmth e ka munder kampionin e sapo shpallur ne lige, dhe njeren nga ekipet me te forta te vendit....Postuar mė parė nga Nico11
Go SHKENDIJAAAAAAAAAAAAA
Go BALLISTATTTTTTTTTTTT
My silence doesn't mean I am gone!
Krijoni Kontakt