Pas ndeshjes sė gjysmėfinales sė kupės sė Maqedonisė Bregallnica K. Shkėndija 79 (0-1)
Nuk ėshtė fitore vetėm e Shkėndijės por e gjithė shqiptarisė
Atmosferė impozante qė nga Shtipi e deri nė Tetovė. Kontributi i MPB-sė nė nivel tė lartė profesional. Nigeriani maskotė e gjallė pėr ngritje tė atmosferės brenda nė skuadėr. Portieri Elezi shpreson se do tė rehabilitohet deri nė finale
HASAN TAHIRI
Tetovė, 11 maj Njė ditė pas fitores sė madhe dhe suksesit historik tė kuqezinjve nga Tetova, pėr plasmanin e saj nė finale tė kupės komentet nuk kishin tė ndalur. Gjithkund nė vende publike apo nė rrugė tė gjithė jetonin me ndeshjen e sė mėrkurės. Tė gjithė ata futbollistė me stafin teknik, drejtuesit e klubit simpatizuesit mė tė flaktė qė ishin nė Shtip dhe tė gjithė ata tė cilėt me mend dhe me zemėr qė ishin tė orientuar kah Shtipi e meritojnė fitoren, por kjo fitore nuk ėshtė vetėm e Shkėndijės por ėshtė fitore e gjithė shqiptarisė. Kjo u pa se nė tribunat e stadiumit nė Shtip kishte shqiptarė nga tė gjitha vendbanimet shqiptare nė Maqedoni nga Struga e deri nė Kumanovė. Ishte vėshtirė qė dikush nga futbollistėt apo drejtuesit e skuadrės tė prononcohet pas ndeshjes. Gati tė gjithė suksesin e pėrjetuar e pėrcjellnin me lot gėzimi nė sy. Ekspedita tetovare u prit nė mėnyrė madhėshtore nė shesh tė Tetovės me tupanė dhe me brohoritje tė madhe duke krijuar njė atmosferė qė rrallė mbahet mend. E gjithė kjo shpėrtheu nė momentin kur nė shesh arriti autobusi me futbollistėt, ku shumica e tyre u bartėn nė krahė tė tifozėve.
Pas pjesės sė parė tė ndeshjes gazetarit tė Lajmit, kryetari Muhamet Idrizi i pikėlluar i tha : do tė na vret Zoti nėse nuk plasohemi nė finale. Ndėrsa pas ndeshjes ai shtoi se u arrit ajo ēka tė gjithė e prisnin dhe e dėshironin, ta shohim Shkėndijėn nė finale. Kryesia nėpėrmjet kėsaj gazete publikisht u falėnderohet tė gjithė tifozėve pėr mbėshtetjen frenetike qė i dhanė skuadrės, po ashtu u falėnderohen MPB-sė pėr organizimin tepėr profesional, ku nuk lejuan qė tė eskalojė e asnjė problem i vogėl, pėr kėtė e meritojnė notėn mė tė lartė dhe ngelim me shpresė se edhe nė ndeshjen finale ku pritet tė ketė 20 mijė shikues tė jenė po nė kėtė nivel.
Falė zėdhėnėsit tė SPB tė Tetovės, Lulzim Shabani, i cili nuk lejoi nė njė moment kur mund tė vinte deri nė eskalimin e situatės nė tribunat e stadiumit mes dy grupeve me reagimin e tij tė duhur dhe nė kohė situata menjėherė u qetėsua. Me kėtė finale tė parė tė Shkėndija 79 u arrit njė dėshirė e kamotshme e shumė gjeneratave tė kaluara dhe tė sotme, si dhe brezave tė rinj se shqiptarėt dhe futbolli i tyre po ec me hapa tė sigurta drejt njė perspektive tė re. Ndeshja finale ndėrmjet : Shkėndija 79 dhe Makedonija Gj.P. luhet nė stadiumin e qytetit nė Shkup mė 24 maj. Por a do tė rehabilitohet portieri i lėnduar, trimi i ndeshjes Armend Elezi, mbetet njė konstatim i hapur, por ky i fundit ngel me shpresė se megjithatė do tė jetė pjesė e ekipit nė finalen e madhe.
Krijoni Kontakt