Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 40
  1. #31
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga DeuS
    Terheqja e Izraelit nga Gaza...do ta turperonte edhe Kalin e Trojes!

    Me vjen per te qeshur se e parashikoj te ardhmen...pak a shume!

    Mezi do pres te lexoj reagimet tuaja, pas ca kohesh...

    Sa i adhuroj kto skenare mer yahoo...
    Mbas atentateve te kryera nga Mosadi per keqesimin e gjendjes ne Liban dhe fillimin e nje lufte tjeter civile (shiko Ketu Izraeli filli ofensiven ndaj libanit duke sulmuar fantazamat terroriste qe deri tani nuk ishin ndiere kurre ne Liban.Pikerisht ky eshte plani i Sharonit per bashkimin e Harkut te triumfit.Irak, Izrael, Siri, Palestine.Tashme pas sulmit te Izraelit kunder Libanit Konfirmohen levizje te shumta te trupave amerikane ne kufirin me Sirine.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #32
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga forum126
    duke sulmuar fantazamat terroriste
    Duket si fjali e pafajshme qe mund te fajesojne Izraelin direkt per sulmin per fantazmat mbi popullate civile.
    Nuk eshte e vertete keshtu, thjeshte nje loje fjalesh me qellim propagandistik islamik bashke me fotografine e cila mund te jete e fallsifikuar.

    Pse?

    Sepse ne rradhe te pare Izraelin nuk po e sulmojne fantazma por nuk e di sa grupe me kriminele reale qe kane synim destabilizimin dhe zhdukjen e shtetit te Izraelit.

    Sepse ne rradhe te dyte keta nuk ishin vetem ne Afganistan te perqendruar. Jane ne Liban, ne Siri, ne Palestine etj.

    Izraeli ka te drejte te mbroje veten!!!

  3. #33
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    BBC News

    OKB-ja sulmohet në qytetin e Gazës

    Palestinezë të armatosur kanë sulmuar një klub të punonjësve të Kombeve të Bashkuara në qytetin e Gazës.

    Njoftimet bënë të ditur se burra të armatosur hynë brenda klubit dhe qëndruan pak kohë aq sa për të hedhur ekspozivë brenda saj. Zyrtarët nuk dhanë njoftime për viktima

    Kjo është hera e parë që misioni i Kombeve e Bashkuara goditet në këtë mënyrë në Gazë, dhe kjo ndodh pas vrasjes së dy palestinezëve gjatë një aksioni të ushtrisë në veri të Gazës.

    Ushtria izraelite tha se trupat e saj kishin qëlluar me armë ndaj një grupi që planifikonte të kryente sulm me raketa mbi territorin izraelit.

    Në fjalimin e tij me rastin e vitit të ri presidenti, Mahmoud Abbas shprehu shqetësimin se mungesa e rendit përbënte një rrezik për atë që ai e quan "projekt palestinez".

    Komentet e zotit Abbas vijnë pas lirimit të tre britanikëve që mbaheshin peng që prej tre ditësh në Rafah nga një grup i panjohur ende.

  4. #34
    CDT Maska e -Edu
    Anëtarësuar
    08-05-2005
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    99
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    OKB-ja sulmohet në qytetin e Gazës

    Kjo është hera e parë që misioni i Kombeve e Bashkuara goditet në këtë mënyrë në Gazë, dhe kjo ndodh pas vrasjes së dy palestinezëve gjatë një aksioni të ushtrisë në veri të Gazës.

    Ushtria izraelite tha se trupat e saj kishin qëlluar me armë ndaj një grupi që planifikonte të kryente sulm me raketa mbi territorin izraelit.
    Shkak-pasoj, Vret ky - Vret ai, dikush me aviacion dhe tanke, dikush me bombe te thjeshta.
    Whether long range weapon or suicide bomber
    Wicked mind is a weapon of MASS DESTRUCTION

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga -Edu
    Shkak-pasoj, Vret ky - Vret ai, dikush me aviacion dhe tanke, dikush me bombe te thjeshta.
    Disa pyetje:

    Tashti qe Izraeli u terhoq nga Gaza, dhe nuk ka me asnje izraelit te vetem ne Gaza qofte civil apo ushtar, pra palestinezet jane te lire nen kontroll te 100% te territorit, perse hedhin raketa prej aty ne territorin e Izraelit?

    A nuk provon kjo 100% pretendimet e eksperteve izraelite, se terheqja nga territoret e pushtuara (perfshi Gazen) do ti ktheje keto te fundit ne çerdhe terroristesh me te vetmin qellim te sulmojne shtetin e Izraelit?

    E cfare duhet te beje Izraeli ne kete rast?

    Dhe a jane ne gjendje palestinezet te krijojne shtet (kam parasysh rrumpallen e kaosin qe mbizoteron ne Gaza etj,) ku nuk funksionon asnje element kulture shteterore, por ligjin e bejne bandat e grupazhet e armatosura?
    ....

    Pergjigja eshte e thjeshte se 90% e arabeve palestineze qe jetojne si nenshtetas ne Izrael preferojne shtetin dhe qeverine izraelite ndaj nje qeverie apo shteti palestinez.

    Te tjerat jane propagande...

  6. #36
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Faje te madhe ka qeveria Palestineve dhe prandaj bota nuk i do sepse ska organizim, ligje, dhe u japin lirin njerezve dhe lejojn grupe teroriste te bejn punet e tyre. Deri sa qeveria Paleztineze mos te krijoj qeveri dhe shtet te fort situata aty nuk do mari fund asnjeher deri sa Palestina te krijoj qeverine dhe secili do ket token e tyre dhe rregullat e tyre. Kur ska shtet dhe ligje mos prit asgje gje te mire dhe mos prit qe dhe Izraelitet te behen te mire dhe mos te vrasin dike qe vjen e shperthen veten ne market!

  7. #37
    CDT Maska e -Edu
    Anëtarësuar
    08-05-2005
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    99
    Përshëndetje Labeat, pyetje të mira ke bërë por informatat e gabuara i ke.

    Citim Postuar më parë nga REUTERS.COM
    y Nidal al-Mughrabi

    GAZA (Reuters) - Israeli artillery fire killed two Palestinian militants in Gaza on Saturday after rocket attacks were launched from the area, Palestinian security sources said, as a truce declared by militant groups drew to a close.

    The killings of the men marked the first such casualties since the Israeli army imposed a "no-go" zone in the area, using air strikes and artillery fire to target Gaza militants to try to curb rocket attacks.

    The violence came after Palestinian militants repeated their threat to abandon a de facto truce at the start of 2006, marking a further challenge to Palestinian President Mahmoud Abbas ahead of a crucial Palestinian election.
    Shef pra, nuk janë tërhjekur.

    Për pyetjen e dytë, Amerika dhe Izraeli po mundohen që në çdo mënyrë të ndalojnë pjesëmarrjen e organizatës palestineze Hamas ne Zgjedhjet e 25 Janarit. Çka ndodhi me demokraci? A nuk ka gjethkush drejt të marr pjesë në zgjedhje?

    http://today.reuters.com/news/newsAr...RS&srch=israel

    http://today.reuters.com/news/newsArticleSearch.aspx?storyID=74186+22-Dec-2005+RTRS&srch=israel

    http://today.reuters.com/news/newsAr...RS&srch=israel

    lexoji pak këto artikuj, nuk po them se palestinezet spo gabojn por besom ne vetë kemi qenë në një situatë të tillë, por shumë shumë më të lehtë se ajo që po perjetojn palestinezet.

    Shumë thjest lufta atje nuk do ndalet kurrë, gjithmonë do të ketë probleme.

    mirëmbetsh
    Whether long range weapon or suicide bomber
    Wicked mind is a weapon of MASS DESTRUCTION

  8. #38
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ariel Sharon ndodhet në reanimacion

    Mjekët e zotit Sharon thonë se ai ndodhet në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme pas shtatë orësh operacion.

    Kryeministri tani ndodhet në reanimacion.

    Për të dytën herë brenda më pak se një muaji, Ariel Sharon është dërguar me urgjencë në spitalin kryesor në Jeruzalem.

    Në muajin dhjetor ai vuajti nga një hemorragji e lehtë cerebrale.

    Por kësaj here situata është shumë më serioze.

    Ai u çua menjëherë në sallën e operacionit për një ndërhyrje komplekse kirugjikale me qëllim ndalimin e hemorragjisë së brendshme.

    Pushteti i zotit Sharon është deleguar tani përkohësisht tek zëvendësi i tij Ehud Olmet.

    Ky i fundit ka thirrur një mbledhje të qeverisë këtë mëngjes.

    Zoti Olmet do të informojë ministrat lidhur me gjendjen e zotit Sharon dhe të sigurojë se qeveria po punon mirë.

    Ky është një moment mjaft kritik për Izraelin.

    Ariel Sharoni ka dominuar politikën në vitet e fundit dhe nuk ka një pasues të qartë, kur kanë mbetur më pak se tre muaj deri në zgjedhjet e përgjithshme.

    Reagimi amerikan

    Presidenti Bush e ka vlerësuar zotin Ariel Sharon si njeri të guximshëm dhe tha se ai po lutej për shëndetin e kryeministrit.

    Lutjeve të presidentit Bush u bëri jehonë Condoleezza Rice.

    Në një fjalim të sajin Sekretarja e Shtetit i uroi kryeministrit Sharon shërim të shpejtë.

    Kjo tregoi se Uashingtoni shpreson që gjendja e tij shëndetësore, - pavarësisht nga lajmet prej Jeruzalemit, - nuk do t'i japë fund karierës politike të zotit Sharon.

    Presidenti Bush dhe administrata e tij janë mbështetur tek kryeministri Sharon për lëvizjet e nevojshme politke për të negociuar paqen me palestinezët.

    Vendimi i zotit Sharon për tërheqjen nga Gaza u vlerësua nga Uashingtoni si një hap i rëndësishëm së bashku me zgjedhjen e zotit Mahmoud Abbas si president palestinez.

    Që të dy këta politikanë shihen nga Shtëpia e Bardhë si udhëheqës, të cilëve u besohet dhe faktorë të rëndësishëm në çdo angazhim amerikan në procesin e Lindjes së Mesme.

    Mungesa e Ariel Sharonit nga skena politike do të ngrejë pyetje serioze përsa i takon asaj që pritet të ndodhë më pas.

    -------------------------------------------------
    Te pakten per disa muaj, apo deri ne zgjedhjet e Marsit, negociatat si Projekti i Gjeneves, Quartet, Road Map etj, do jete veshtire te ndiqen.

  9. #39
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ketu lajmet ne dreke thane qe as qe behet fjale me per rikthimin e tij ne politike, tani behet fjale per jete a vdekje, sepse ai ka rene ne nje koma te thelle. Kaq di une. Se si vete pastaj kjo pune, kete e dine ata miqte atje.

  10. #40
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    BBC News

    Shqetësim për gjendjen e Sharonit

    Në një shenjë që tregon shqetësimin e Uashingtonit lidhur me gjendjen shëndetësore të kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, ka anuluar një vizitë në Indonezi e Australi.

    Mjekët në Jeruzalem thonë se kanë ndalur hemoragjinë në trurin e zotit Sharon, por se udhëheqësi 77-vjeçar izraelit, i cili u shtrua në spital të mërkurën, mbetet në gjendje kritike.

    Zonja Rice foli të premten me të ngarkuarin me detyrën e kryeministrit të Izraelit, Ehud Olmert, dhe një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se ajo vazhdon të shpresojë në rimëkëmbjen e zotit Sharon.

    Por një korrespondent i BBC-së në Uashington thotë se amerikanët po përgatiten për mundësinë e vdekjes së zotit Sharon, sepse zonja Rica pothuajse me siguri do të jetë pjesë e delegacionit amerikan në Izrael.

    Lutje për Sharonin

    Ndërsa izraelitët kujtojnë sabatin hebre, shumë vetë po luten për kryeministrin e tyre i cili ndodhet në gjendje shëndetësore kritike pas hemoragjisë celebrale masive të mërkurën.

    Mjeku i Ariel Sharonit tha se ai po tregonte përmirësime të konsiderueshme pas një operacioni tjetër emergjent pesëorësh dhe se disa prej pjesëve të gjakut të koaguluar në trurin e tij ishin hequr.

    Por Sharoni do të qëndrojë në gjendje kome të detyruar edhe për të paktën dy ditë të tjera.

    Kirurgët thonë se është ende herët për të mësuar se çfarë dëmi është shkaktuar në tru nga hemoragjia e gjakut.

    Por edhe nëse zoti Sharon del nga koma, nuk pritet që ai të mundet të kthehet në detyrë.

    Djemtë e zotit Sharon, Omri dhe Gilad, po i qëndrojnë atij pranë shtratit në spital.

    Nuk priten informacione të reja për gjendjen e tij deri pas përfundimit të sabatit të shtunën në mbrëmje.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Lufta e III boterore (2)
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-11-2015, 04:16
  2. "qerbela Ne Gaza" Nga Olsi Jazexhi
    Nga Explorer në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:50
  3. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  4. Të konvertuar a ka ndonjë në forum?
    Nga drita në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 09:39
  5. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •