Per mendimin tim sfida me e madhe do te jete brenda vete palestinezeve.
Problemi me i madh qe ato do te ndeshin eshte ai i autoritetit shteteror efektiv.
1) Sikurse dihet Palestina nuk ka ekzistuar kurre si shtet me pare, pra i mungon tradita.
2) Se dyti ka rreth 50-60 vjet qe e gjithe popullsia ka vuajtur nga konflikti dhe ka nje shkalle te madhe urrejtje ne nje pjese te popullsise, shkaktuar nga humbjet njerzore, krizat ekonomike etj. Mirepo kjo urrejtje tashti i mban peng te dogmave dhe i pengon ne adaptimin me gjendjen e re.
3) Politikat e shteteve arabe kane krijuar disa fraksione te armatosura, per lufte k/Izraelit por me shume per te kontrolluar gjendjen simbas interesave te veta. Keshtu jane grupet terroriste Jihad, hamas, Al-Fatah etj. Shteti palestinez do te jete shume i dobet ne rast se shtetet arabe si Irani, Arabia Saudite, Siria do te sfidojne ate nepermjet aktivizimit te ketyre grupeve te cilat i financojne vete.
4) Problemet ekonomike dhe korrupsioni galopant. palestines i mungojne burimet dhe kapacitetet per vet-financim prandaj eshte e varur nga ndihmat e jashtme. Gjithashtu armiqesite dhe infiltrimet e terroristeve vetvrases ne Izrael kane bere qe punetoret palestineze te zevendesohen me algjeriane, rumune, etj, keshtuqe qe nje burim i madh te ardhurash kane nderruar destinacion duke keqesuar ekonomine e mijra familjeve.
Shtoji kesaj korrupsioninne qindra miliona dollare, popullsia ka shume mundesi te humbase besimin.
5) Siguria e kufirit. Shteti plestinez do te duhet te kontrolloje kufirin e vet dhe te ndaloje aktivitetin terrorist. Hamas etj kane deklaruar se lufta e tyre mbaron kur te zhduket Izraeli nga faqja e dheut. Keto sulme mund te provokojne sulme dhe bllokime nga ana e Izraelit. Nje port i ri do ndertohet ne Gaza, dhe kjo do te jete e para lidhje direkte me boten per Palestinezet, bor duhet garantuar qe nuk do te kryhet trafik ilegal armesh etj nga grupet terroriste.
Pra shume sfida por cdo gje e ka nje fillim.... Ne fakt do te kishte filluar nja 5-6 vjet para po te mos ishte Arafati ne krye te PLO...
Krijoni Kontakt