Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    pyetje: partia qe del e dyta ne mazhoritar, a ka pjese ne proporcional ?

    Me sa di, partia qe del fituese e zgjedhjeve ne mazhoritar (100 vendet), nuk ka pjesė ne proporcional. Po partia qe del e dyta ?

    Nese dikush eshte ne dijeni te kesaj (bazuar ne Kodon zgjedhor), faleminderit.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    ok, kush kerkon gjen :-)

    pergjigja eshte tek kodi zgjedhor: http://www.kqz.org.al/2004/legjislac...orframeset.htm ose :

    http://www.kqz.org.al/2004/legjislac...der.htm#Pjesa5


    PJESA E PESTE: SISTEMI I ZGJEDHJEVE

    KREU I: SISTEMI I ZGJEDHJEVE PER KUVENDIN

    Neni 65
    Pėrbėrja e Kuvendit
    Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė pėrbėhet nga 140 deputetė, nga tė cilėt 100 zgjidhen drejtpėrdrejt nga zgjedhėsit nė zonat zgjedhore njėemėrore dhe 40 zgjidhen sipas pėrqindjes proporcionale tė votave tė fituara nga listat shumemėrore tė subjekteve zgjedhore tė depozituara nė KQZ.

    Neni 66
    Zgjedhja e deputetit nė zonat njėemėrore

    1. Quhet i zgjedhur deputet nė Kuvend nė zonėn njėemėrore kandidati qė fiton numrin me tė madh tė votave tė vlefshme tė zgjedhėsve qė kanė marrė pjesė nė votim nė atė zonė.
    2. Nė rastin kur dy ose mė shumė kandidatė marrin numėr tė barabartė votash, atėherė ndėrmjet kandidatėve pėrkatės organizohet hedhja e shortit. Shorti organizohet nga KQZ-ja nė njė seancė publike me pjesėmarrjen edhe tė kandidatėve. KQZ-ja pėrcakton rrregullat e organizimit tė shortit.

    Neni 67
    Ndarja e mandateve plotėsuese

    Dyzet mandatet plotėsuese ndahen midis partive dhe koalicioneve tė partive nė pėrputhje me rezultatin e dalė vetėm nga votimi i zhvilluar nė datėn e zgjedhjeve dhe sipas rregullave tė mėposhtme:
    a) partitė qė fitojnė mė pak se 2,5 pėr qind dhe koalicionet e partive qė fitojnė mė pak se 4 pėr qind tė votave tė vlefshme nė tė gjithė vendin nuk pėrfitojnė nga mandatet plotėsuese. Pėr tė pėrcaktuar pėrqindjen e koalicionit qė paraqet listė tė pėrbėrė, totali i numrit tė votave tė vlefshme tė koalicionit formohet duke mbledhur votat qė ka marrė veēmas secila parti ose koalicion nė pjesėn e votimit proporcional tė fletės sė votimit;
    b) numri i votave tė vlefshme tė fituara nga ēdo parti ose koalicion, qė kalon pragun pėrkatės, pjesėtohet me shumėn e votave tė vlefshme, tė fituara prej tyre nė shkallė vendi dhe rezultati shumėzohet me 140. Secilės prej kėtyre partive ose koalicioneve i caktohet fillimisht njė numėr i pėrgjithshėm mandatesh, i barabartė me numrin e plotė qė del nga llogaritja e mėsipėrme. Mandatet qė mbeten u caktohen partive ose koalicioneve me mbetjet dhjetore mė tė mėdha. Nė rast se mbetjet dhjetore pėr mandatin e fundit janė tė barabarta, mandati caktohet me short;
    c) pėr tė pėrcaktuar numrin e mandateve plotėsuese, qė pėrfiton ēdo parti ose koalicion, nga numri i mandateve tė caktuara sipas shkronjės “b” tė kėtij neni, zbritet numri i mandateve tė fituara nga ēdo parti ose koalicion nė zonat njėemėrore. Nė rast se diferenca ėshtė negative ose zero, partia ose koalicioni pėrkatės mban vetėm mandatet e fituara nė zonat njėemėrore;
    ē) pavarėsisht nga shkronja “b”, nė rast se:
    i) nė njė ose mė shumė zona njėemėrore fitojnė kandidatėt e pavarur;
    ii) nė njė ose mė shumė zona njėemėrore fitojnė kandidatėt e partive ose tė koalicioneve qė nuk e kalojnė pragun pėrkatės; ose
    iii) partitė ose koalicionet qė kalojnė pragun pėrkatės fitojnė mė shumė mandate nė zonat njėemėrore sesa do t’u takonin nė bazė tė shkronjės “b”;
    ndarja e mandateve plotėsuese mes partive dhe koalicioneve, pėr tė cilat diferenca e parashikuar nė shkronjėn “c” ėshtė pozitive, bėhet nė bazė tė formulės sė mėposhtme:
    N = (A – B) [40/(40 + C)], ku N ėshtė numri i mandateve plotėsuese qė pėrfiton partia ose koalicioni; A ėshtė numri i mandateve qė i caktohet partisė ose koalicionit sipas shkronjės “b”; B ėshtė numri i mandateve tė fituara prej tyre nė zonat njėemėrore dhe C ėshtė shuma e mandateve tė fituara, sipas pikave “i”, “ii” dhe “iii” tė kėsaj shkronje (nė rastin e pikės “iii”, mblidhet vetėm teprica). Secilės prej kėtyre partive ose koalicioneve i caktohet fillimisht njė numėr mandatesh plotėsuese, i barabartė me numrin e plotė qė del nga llogaritja e mėsipėrme. Mandatet qė mbeten u caktohen partive ose koalicioneve me mbetjet dhjetore mė tė mėdha. Nė rast se mbetjet dhjetore pėr mandatin e fundit janė tė barabarta, ai caktohet me short;
    d) deputetėt zgjidhen nga listat shumemėrore tė partive ose koalicioneve, sipas renditjes nė to;
    dh) nė rast se numri i kandidatėve nė listėn shumemėrore tė njė partie politike ose koalicioni ėshtė mė i vogėl se numri i vendeve qė i takojnė asaj partie ose koalicioni, sipas kėtij neni, vendet e paplotėsuara ndahen midis partive dhe koalicioneve tė tjera tė partive qė kalojnė pragun pėrkatės, nė pėrputhje me formulėn e mėposhtme:
    Numri i votave tė vlefshme, tė fituara nga secila nga partitė ose koalicionet e mėsipėrme, pjesėtohet me shumėn e votave tė vlefshme tė fituara prej tyre dhe rezultati shumėzohet me numrin e vendeve tė paplotėsura. Secilės prej kėtyre partive ose koalicioneve fillimisht i caktohet njė numėr vendesh shtesė i barabartė me numrin e plotė qė del nga llogaritja e mėsipėrme. Vendet qė mbeten u caktohen partive ose koalicioneve me mbetje dhjetore mė tė mėdha. Nė rast se mbetjet dhjetore pėr vendin e fundit janė tė barabarta, ai caktohet me short.

    Neni 68
    Ndarja e mandateve plotėsuese partive tė koalicionit me listė shumemėrore tė pėrbėrė

    Pasi llogaritet, sipas nenit 67 tė kėtij Kodi, numri i mandateve plotėsuese qė fiton koalicioni me listė shumemėrore tė pėrbėrė, ndarja e mandateve plotėsuese pėr ēdo parti pjesėmarrėse nė koalicion bėhet si mė poshtė::
    a) numri i votave tė vlefshme tė partive pjesėmarrėse nė koalicion pjesėtohet me shumėn e votave tė vlefshme tė fituara nė shkallė vendi nga partitė dhe koalicionet qė kalojnė pragun pėrkatės dhe rezultati shumėzohet me 140. Rezultati shumėzohet me raportin e numrit tė madateve tė fituara, sipas llogaritjes sė parashikuar nė nenin 67 nga koalicioni, me numrin e mandateve qė mund tė fitonte koalicioni, sipas llogaritjes sė parashikuar nė nenin 67 pika 1 shkronja “b”. Secilės nga partitė pjesėmarrėse nė koalicion i caktohet fillimisht njė numėr i pėrgjithshėm mandatesh i barabartė me numrin e plotė qė del nga llogaritja e mėsipėrme. Mandatet qė mbeten, deri nė numrin e mandateve tė fituara nga koalicioni, u caktohen partive pjesėmarrėse me mbetjet dhjetore mė tė mėdha. Nė rast se mbetjet dhjetore pėr mandatin e fundit janė tė barabarta, ai caktohet me short;
    b) pėr tė caktuar numrin e mandateve plotėsuese tė fituara nga ēdo parti e koalicionit, nga numri i mandateve tė fituara, sipas shkronjės “a” tė kėtij neni, zbritet numri i mandateve tė fituara nga secila prej kėtyre partive nė zonat njėemėrore. Nė rast se diferenca ėshtė negative ose zero, partia pėrkatėse nuk fiton nga ndarja e mandateve plotėsuese;
    c) kur njė ose mė shumė parti kanė fituar mė shumė mandate nė zonat njėemėrore sesa do t’u takonin nė bazė tė shkronjės “a”, ndarja e mandateve plotėsuese pėr partitė e koalicionit, pėr tė cilat diferenca e parashikuar nė shkronjėn “b” ėshtė pozitive, bėhet sipas formulės:
    N= (A-B) K/D; ku:
    N ėshtė numri i mandateve plotėsuese qė pėrfiton partia; A ėshtė numri i mandateve qė i caktohen partisė sipas shkronjės “a”; B ėshtė numri i mandateve tė fituara prej tyre nė zonat njėemėrore; K ėshtė numri i mandateve plotėsuese qė pėrfiton koalicioni sipas nenit 67; D ėshtė shuma e diferencave pozitive tė llogaritura sipas shkronjės “b”;
    ē) secilės prej kėtyre partive i caktohet fillimisht njė numėr mandatesh plotėsuese i barabartė me numrin e plotė qė del nga llogaritja e mėsipėrme. Mandatet qė mbeten, deri nė plotėsimin e numrit tė mandateve tė fituara nga koalicioni, gjatė ndarjes sė mandateve plotėsuese, u caktohen kėtyre partive me mbetjet dhjetore mė tė mėdha. Nė rast se mbetjet dhjetore pėr mandatin e fundit janė tė barabarta, ai caktohet me short.

Tema tė Ngjashme

  1. Kadare, i madh apo i famshėm?
    Nga kalemi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  2. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  3. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •