Close
Faqja 25 prej 35 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 347
  1. #241
    CDT Maska e -Edu
    Anëtarësuar
    08-05-2005
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    99
    Citim Postuar më parë nga flag
    Edu dhe disa te tjere u shprehen se nuk eshte koha te flasim per Flamur, te fitojm pamvarsin e mandej flasim per Flamur por ne realitet nuk eshte aq thjesht.

    Per pamvarsin e Kosoves e kemi ditur se nje dite do te vij, madje flas personalish per veten se kete e kam ditur qe kur kam lindur por thjesht ka qen pyetje kohe kur do te vij pamvarsia.

    Tani qe eshte ofrour ajo ditë, prap po them eshte qeshtje kohe kur e jo a do te vij, ne duhet te flasim per Flamur dhe secili prej nesh ka mundesi dhe e ka detyre te ofroj mendimin apo dizajnin e Flamurit.

    A do te approvohet, a do te mirret parasysh dizajni i zgjedhur nga populli ajo do te jete qeshtje tjeter.
    Mbetshi mire
    Flag
    Ngjyrat mu duken te renda sepse dizajni i flamurit paksa i komplikuar mu dok, ngjyrat ne flamur jane prapavija e kuqe shqiponja e zezë ndersa ketu ka shume prapavije te zeze, por sidoqoft mendim i lire.

    Per pamvarsi mire e ke, ndasht Zoti e kryhet ma shpejt kjo pune dhe mendoj se eshte me primare se flamuri.

    Kush mendoni se do te vendos per flamurin e kosoves, ne banoret e saj apo BE?

  2. #242
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    8
    mendoj se nuk duhet ndruar pasi jo vetem qe eshte kombetar dhe nese do te thoshin qe kosova nuk eshte e lire dhe nuk do te jete atehere ky flamur duhet ndruar po une them se kosova eshte nje vend i begate dhe kosovaret jane te lire dhe duhet te jetojne e te trashegojne gjithcka kane lene te paret e tyre ndryshe turp per ata qe mendojne te kunderten.

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ceshtja e Flamurit zyrtar Shteteror te Dardanise nuk ka filluar dite me pare. Per here te pare Rugova e beri publik propozimin e tij ne Tetor te vitit 2000.

    Me poshte po bashkangjis nje mesazh te Ismail Kadare qe ka te bej me kete ceshtje. Mbase disa prej anetareve te forumit kane pasur rastin ta lexonin kete mesazh.

    Kadare për debatet rreth çështjes së flamurit në Kosovë

    Tiranë, 24 dhjetor 2002 - Duke komentuar për "Zërin e Amerikës" debatet e kohëve të fundit për statusin e Kosovës dhe çështjen e flamurit, shkrimtari i njohur Ismail Kadare tha:


    "Unë mendoj se çështja e shenjave të Kosovës, e asaj që quhet heraldik, duhet parë me gjakftohtësi pa u ngarkuar artificialisht me ndjenja të tepërta që ajo nuk i mban.



    Është normale që në kushtet e reja politike, përderisa Kosova po ecën drejt pavarësisë, drejt një uniteti të saj shtetëror dhe politik, ajo mund të ketë natyrisht shenja shtetërore, shenja politike, heraldikën e saj, por kjo kërkesë nuk duhet shoqëruar me një prapavijë mendimi të keq.


    Çdo të thotë prapavijë e mendimit të keq?

    Prapavijë e keqe e mendimit në këtë rast do të ishte kur në një plan strategjik do të mendohej që populli shqiptar të mos konceptohej si një popull, por i ndarë në dy popuj.

    Ne e dimë të gjithë që kjo ka qenë një propagandë e vjetër serbe që ka ngulur këmbë prej shumë e shumë vitesh për t'i paraqitur shqiptarët e Kosovës jo si shqiptarë, të pangjashëm me shqiptarët e Shqipërisë, madje u kanë ndërruar edhe emrin.

    Pra kjo qenë një propagandë e vjetër me një qëllim të keq dhe kjo këmbëngulje antishqiptare do ta quaja unë, për fat të keq është përqafuar edhe nga renegatë shqiptarë, sepse çdo mendim antishqiptar, historia ka treguar gjithmonë gjen renegatët e vet.

    Në këtë rast, shenjat kombëtare shqiptare janë parashtetërore, parapolitike dhe ato nuk duhet të përjashtohen. Nuk kanë pse të përjashtohen.

    Ndërkaq, ato nuk mund të pengojnë shenjat e reja shtetërore, nëse gjendja e re politike e Kosovës në marrëdhëniet e saj me Evropën, me botën do ta kërkojnë.

    Nuk shoh ndonjë gjë të keqe, me përjashtim të këtij prapamendimi, i cili ka qenë përpara një prapamendim i pabesë. Ai nuk duhet të ekzistojë në këtë rast".
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #244
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Poeti
    Ne asnje shtet presidenti nuk eshte organi me i larte i shtetit dhe nuk do te jete as ne Kosove.
    O njeri...

    Presidenti nuk u zgjodh prej qiellit.

    Populli votoj me shumice LDK-ne. Kjo parti fitoj te drejten te kete Presidentin ne rradhet e saj. Zgjedhja e Presidentit (nga taborri i LDK-se) u be ne Parlamentin e Kosoves.

    Nga kjo vlen te kuptohet se Institucioni i Presidentit te Kosoves ka ne menyre ligjore te drejten per te dhene propozime te ketilla, qe nese eshte e nevojshme te miratohen nga Dega Ligjberese - Parlamenti...

    Ti more njeri, banu burre e thuaje haptas se problemi ne mendjen tende e te tjereve qendron pikerisht tek ai qe propozoj kete flamur. Fundi i fundit nuk eshte e hera e pare qe dogjet e hoqet propozimet, vendimet, deklaratat, udhezimet, keshillat e cfaredo tjeter qe kane dalur nga Institucioni i Presidentit te Kosoves.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Poeti
    Iniciativat e llojit te vendosjes se flamurit te presidences neper qytetet e kosoves pa miratimin e askujt nuk eshte veprim demokratik dhe nuk paraqet veprim te pranueshem nga bota dhe as tolerance, prandaj ai qe duhet te bashkoj popullin, nuk ka te drejte me veprimet e pa matura ta perqaj po ate popull. Flamuri, Stema dhe Himni si simbole te shtetesise nuk jane simbole qe mundet, duhet apo ka te drejte ti sjell vetem nje njeri, sepse ato jane simbole per tere jeten dhe per te gjithe popullin, pra vendos populli, dhe kur ai te vendos, ai edhe do ta mbroj nga kushdo dhe me siguri se nuk do te lejojne te ndizet, por ata nuk e kane aprovuar, e perse ta mbrojne atehere??!!
    Mos u votua per Flamurin qe ngrit Qemali me Rilindasit e tjere ne Vlore? Po per ate te Skenderbeut?

    Ke degjuar ndonje rast ne bote qe populli ka votuar per Flamur?

    Ku po i merrni more keto ide ju? Qysh se kur keni fillu me e pyet ju popullin?

    Tash 5 vite nuk iu ra ndermend se Dardanise i duhet nje flamur dhe hymn shteteror. E mbas 5 vitesh gjumi, po zgjoheni si qente e terbuar per te hequr e djegur flamurin e propozuar nga i pari i vendit...

    Pse e bete kete? A keni idene?

    Sepse e doni Flamurin Kombetar me shume se Presidenti?

    Per ate qe nuk e dijne, le ta dijne se ne Shtepine e Presidentit valon Flamuri Kombetar e krahas tij edhe ai i Bashkimit Europian.

    Ata qe dogjen Flamurin e propozuar te Dardanise (nje Flamur Historik Kombetar) poshteruan Flamurin Kombetar.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga MUA-HHH
    Te Dashur Shqiptare ! Nen Kete Flamur Jane Shqiptaret te Mbledhur nga Kudo !!
    MALI I ZI MAQEDONIA KOSOVA SHQIPERIA

    SHQIPERIA ETNIK RROFTE ! KY ESHTE FLAMURI PER TE CILIN KEMI DERDHUR GJAK GJITHE KETO VITE . FUSHA E KUQE SIMBOLIZON GJAKUN E DERDHUR. CFARE SIMBOLIZON FUSHA BLU ?
    POSHTE AI FLAMUR I FELLIQUR !!

    R
    ROFTE SHQIPERIA ETNIKE
    Njeri,

    Flamuri Kombetar do te perfaqesoj Shqiptaret kudo ne bote. Ndersa nje Flamur tjeter (shteteror) do te perfaqesoj shtetin e ri te Dardanise.

    tash ngule mire ne kry sa qet tym si qiftja e gabelit...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Po e them edhe une nje fjale aman.

    Po marr shkas nga historia. Siç e dini ju me mire se une, deri 1990 kishte dy shtete gjermane : RFGJ dhe RDGJ. Dhe me sa mbaj mend une, flamujt ndryshonin pak, nuk ka rendesi ç'kishte me teper apo me mangut, fakti eshte qe ndryshonin.

    Dhe kjo jo se u kishte pelqyer gjermano-lindoreve apo perendimoreve por sepse keshtu kishin vendosur fuqite e asaj kohe.

    Ne jemi ne te njejtin rast. Fuqite do vendosin per pavaresine tone (siç duket me kushte), qe te mos bashkohet Kosova me Shqiperine. Tani, te gjithe e dime qe edhe sikur te japin urdher ata te medhenjte e te thone : bashkohuni more se na çmendet, ne nuk jemi akoma gati, nga te dyja anet e kufirit. Mos e merrni kaq lehte.

    Per interesat tona strategjike, nje pavaresi e Kosoves me njohjen e nje flamuri paksa te ndryshem (ku thelbi mbetet megjithate flamuri shqiptar) eshte e mireseardhur. Kushtet e metejshme do te bejne qe pak nga pak kufiri do te zhduket dhe bashkimi eshte i pashmangshem. Jo gjithçka behet me urdher te peshkut. Dhe nje gje duhet ditur qe heret apo vone, gjaku i deshmoreve nuk do te shkoje kot, do kete vetem nje shtet te pavarur shqiptar me emrin Shqiperi.

    Keshtu mendoj une, problemi i ngutshem eshte shkeputja nga Serbia. Pastaj shikojme problemin e ngjitjes me Shqiperine. Pa u shkoqur nga diçka, nuk mund te qepesh pas diçkaje tjeter.
    ke fol me vend...

    Me rendesi eshte njohja zyrtare e Pavaresise se Kosoves. Ceshtja e Flamurit eshte dicka simbolike. Ata qe nuk pelqejne kete Flamur, le ta ndryshojne kur te kene mundesine...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #248
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga Arb
    tash ngule mire ne kry sa qet tym si qiftja e gabelit...

    e fort, shume e fort kjo!

    o arb, mos te hidherohet baci adem (demaqi), qe po flet keshtu per te dashurit e tij?
    shihemi n´gjykate

  9. #249
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga deqanas

    e fort, shume e fort kjo!

    o arb, mos te hidherohet baci adem (demaqi), qe po flet keshtu per te dashurit e tij?
    Eh Baci Adem po i marum ish kone bre...

    Nje burre pre Decani (bukur me zo) kish pa shku me e vizitu Demacin menjehere masi ke liru prej burgut. Kur u kthy po e pyesin burrat per pershtypjen qe ja kish lone. E ai po ju thote, "a t'kisha mujt me e c'bo kete viziten qe ja kom bo, bile kisha pase fjale te mira per to si ma pare."

    Edhe per shume t'sojit ktyne, ma mire ish kone mos i pa e ngjofte kurre...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #250
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Njeri,

    Flamuri Kombetar do te perfaqesoj Shqiptaret kudo ne bote. Ndersa nje Flamur tjeter (shteteror) do te perfaqesoj shtetin e ri te Dardanise.

    tash ngule mire ne kry sa qet tym si qiftja e gabelit...
    HMMMMMMMMMMMMM ! Lexo dhe Postimin tim te Dyte qe te Shofesh NJERI se pse sduhet me ndryshu ate qe na kane lene te paret tane e ate per te cilin kane luftuar e derdhur gjak te paret tane prej mese 600 Vjetesh !!!!!!

Faqja 25 prej 35 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •