Close
Faqja 7 prej 35 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 347
  1. #61
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Inteligjentes dhe Poetit

    Perpara se te replikoj me ju te dy por edhe per shume te tjere qe diskutojne per kete teme do ju beja nje pyetje:
    I gjithe faktori politik ne Kosove po kerkon parreshtur pavaresine e saj.Shpresojme qe kjo te arrihet sa me shpejt qe te jete e mundur.Fitorja e pavaresise te ben edhe anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara.Te gjitha shtetet perberese te OKB-se perfaqesohen me nje perfaqesues prane kesaj organizate.Ne tryezat e cdo perfaqesuesi por edhe jashte ne sheshin perpara OKB-se jane te paraqitura simbolet e cdo shteti.Si do te veprojne drejtuesit e OKB-se ne rastin e Shqiperise dhe te Kosoves ?

  2. #62
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Nje sqarim per emerin tim.Nuk jam sa zonje as zonjushe por zoteri pavaresisht se pseudonimi im eshte i gjinise femerore.Ai perfaqeson nje mal ne afersi te fshatit ku une kam lindur keshtu qe e kam vendose per identifikim. Thjeshte nostalgjike.
    JU FALEMINDERIT

  3. #63
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Mire pra mqs fillove ta ulesh ca tonin e zerit jam dakort te dialogojme (jo te replikojme sepse vete kushtet ne te cilat ndodhemi nuk na e lejojne/mundesojne nje gje te tille) . Pra ju thoni qe politikanet kosovare po kerkojne pavaresi. E fitofte Kosova pavaresine ishallah (ate ja ka uruar me kohe e me vaft shqiptaret anembane) por sic mund ta kuptosh edhe ti vete rruga per kete eshte ca e gjate. Fatkeqesisht "Bota" e zvarrit ceshtjen e Kosoves ashtu sic ka bere me shekuj te tere. Ky fakt besoj se mjafton per t'iu pergjigjur pyetjes tende. E perseris, fitoni njhere pavaresine pastaj vendosni per bastardime flamujsh! Persa me perket mua Shqieria eshte nje me Kosoven !


    Respekte.

    P.S . Emrin e gezofsh !

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Inteligjentja
    Sipas teje flamuri kombetar na paska ndryshim me ate shteteror! Rrofsh per ndricimin e dashur por sinqerisht ajo qe ke thene pak me pare eshte nje gje qe nuk ka vend ku te rrije! Me pas thua nuk ka dale nga koka e Rugoves. E para punes i here Rugova nuk eshte as Zoti as ndonje dishepull . Pastaj cfare pavaresie pret ti zonjushe/zonje ? Nqs Kosova ka nevoje per buratine shume mire, veme pinokun president edhe gjerat marrin udhe te mbare. Pastaj termi "shoke " qe ti perdor per diplomatet e Europes eshte komplet foshnjarak dhe duke pasur parasysh moshen tende (mbi 3 shpresoj) eshte qesharak! Ai ne zyre te perdore cfare flamuri te kete qejf (edhe te Kines mua nuk me behet vone) por kur vjen puna per perfaqesim shtetesh gjerat ndryshojne!

    Ne fund mund te them here tjeter mos na trego ashtu lloj "barsaletash" folklorike te mykura , se jo per gje po nuk me beri as per te qeshur!

    Pac fat !
    Intelegjente,

    E din ti se ku eshte Kosova? Ke degjuar per te me pare?

    Para se te merresh me perbuzjen e shkrimit te ketij Zoteriut, ke ndonje propozim rreth Flamurit dhe Hymnit Shteteror te Dardanise?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Kaprotja,

    Ja i nderuar përgjigja ime në pyetjen tënde (në formë të pyetjes): Cili është dallimi në mes të flamurit të Unionit Serbi-Mal i Zi dhe atij të Rusisë? A mund ti dallosh Ti zotërote? Dhe sa di unë që të dy valojnë para ndërtesës së kombeve të bashkuara (edhe pse unioni i cekur kurrë dhe me asnjë vendim të OKB-së nuk është pranuar si trashëgimtare e ish Jugosllavis&#235.
    Ja dhe disa pyetje të cilave besoj se ti din të iu përgjigjesh:
    1. A duhet që dallimet në flamujt tanë të jenë aq drastike sa të mos ket asnjë ngjashmëri?
    2. A duhet të mohojmë se luftën e fundit kunder rexhimit të Millosheviqit (më sakt Sërbis&#235 e kemi bërë nën flamurin të cilin e ka shteti amë, pra jo me flamurin e propozuar nga Dr. Rugova?
    3. A mos po tentohet edhe me këtë veprim të mohohet lufta, plagët e të cilës nuk do të mund të shërohen kurrë?
    4. Nëse problemi më i madh që qenka para nesh është se me cilin flamur do të prezentohemi në OKB atëherë qenkemi në kalë, si thotë populli, sepse këtë gjë mund ta rregullojmë sa hap e mbyll sytë??!! (paksa qesharake më duket)
    5. E ke përmend nostalgjinë për vendin ku ke lindë, dhe sipas kësaj si duket ti nuk jeton në Kosovë, pra si duket edhe je jasht rrjedhave kosovare?

    Besoj se do të marr përgjigjet adekuate në pyetjet e mia, sepse unë që kam jetuar tërë kohën në Kosovë dhe që edhe tani jetoj këtu nuk e kam kulturën përëndimorë dhe nuk mundem (thënë më mirë edhe nuk dua) të i pranoj ndryshimet në flamur (shkaku i nostalgjisë???) më sakt, shkaku i bindjes time kombëtare.

    Mbeqi me shëndet
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  6. #66
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Intelegjente,

    E din ti se ku eshte Kosova? Ke degjuar per te me pare?

    Para se te merresh me perbuzjen e shkrimit te ketij Zoteriut, ke ndonje propozim rreth Flamurit dhe Hymnit Shteteror te Dardanise?
    Arb ,
    Pyetja jote :"A e din ku eshte Kosova?" eshte ofenduese per mua si shqiptare dhe si nje femer qe pak a shume e di nivelin ku ndodhet .; prandaj nuk po te kthej pergjigje. Persa i perket ceshtjes se propozimit te flamurit per Dardanine une e kam shprehur bindjen time. Kjo eshte nje e drejte e popullit te Dardanise , por une si shqiptare mendoj qe shqiptaret te kene nje flamur kudo qe ndodhen. Poeti e ka shkruar shume bukur ne postimin e tij! Kosova/Dardania ka luftuar historikisht nen flamurin kuq e zi. Ky ndrshim drastik ne simbolin kombetar me ben te ndihem e turbulluar! Rrjedhimisht Bota do te aludoje (dhe me te drejte ne fakt) qe Dardania nuk eshte Shqiperi. Nqs ty ky fakt nuk te shqeteson atehere eshte problem tjeter. Une kaq kisha.

    Nderimet e mia.

  7. #67
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Rrjedhimisht Bota do te aludoje (dhe me te drejte ne fakt) qe Dardania nuk eshte Shqiperi. Nqs ty ky fakt nuk te shqeteson atehere eshte problem tjeter. Une kaq kisha.
    Pikerisht prandaj po ja ndryshojne emrin.Dhe mundesin e 100% te kosoves ne shtet te pavarur bota ose perendimoret e kane lene ne hije dyshimi dhe mendohet ti jepet nje autonomi e cunguar ose e varur nga beogradi.Turp per shqiptaret po nuk e ngriten zerin per kete pavarsi kurre mos e ngritshin me.

    Dardane dhe Dardani per mua jane fabulat me te cilat po luajne disa qarqe antikombetare qe me vone do ia shikoni demin.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Emri Kosove, eshte emer qe sllavet e lane sic kane lene shume emra te tjere gjate dyndjeve barbare. Emri i vertete i "Kosoves" eshte Dardani.

    Per me shume, emri Dardani eshte i vjeter dhe gjithashtu permbledh te tere historine e vazhdueshme te Dardaneve deri ne ditet e sotme, pra permblesh historine e vazhdueshme te Shqiptareve autokton te kesaj treve.

    Gjithashtu me emrin Dardane, mund te emertohen vetem Shqiptaret, ndërsa me emrin Kosovare, edhe Serbët hyjne ne nje "thes!"

    Emri Kosove eshte i lidhur krysisht me pjeset lindore te Kosoves se sotme. Ka prejardhje nga fjala "Kos" (qe duket se ka prejardhje Serbe), qe nenkupton, "zog i zi." Pos emrit te ri, "Kosova," Dardania mori emra te rinj Serb, te lokacioneve te ndryshme. Toponime te ketilla me prejardhje nga fjalet Serbe ekzistojne edhe sot.

    Prandaj edhe emri i lashte, Dardani, do te perbledhte historine e vazhdueshme te Shqiptareve vendas ne kete rajon te Europes Juglindore. Mit i rreme i Historise Serbe mbi "Kosoven," do te zhdukej ne nje mase te mire pas paraqitjes se nje shteti te ri te pavarur me emrin e saj te lashte - "Dardani."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arb : 09-10-2005 më 11:13
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #69
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Arb,
    emri Dardani eshte shume i bukur dhe eshte shume shqiptar. Askush nuk eshte kundra ketij emri. Ketu po diskutohet per flamurin me duket.Une sinqerisht jam shume kurioze te di , pse nuk doni te mbani te njejtin flamur me ne?

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Inteligjentja
    Arb,
    emri Dardani eshte shume i bukur dhe eshte shume shqiptar. Askush nuk eshte kundra ketij emri. Ketu po diskutohet per flamurin me duket.Une sinqerisht jam shume kurioze te di , pse nuk doni te mbani te njejtin flamur me ne?
    Intelegjente,

    Nuk kemi te bejme me ndryshimin e simboleve kombetare, kemi te bejme me sjelljen ne jete te simboleve qe do te identifikojne shtetin e ri te Dardanise ne Europe.

    Me ri-bashkimin e mundshem me Shqiperine (kurdo qe te ndodh), keto simbole shteterore do te hiqeshin nga perdorimi, duke u zevendesuar me ato kombetare, me ato qe aktualisht identifikohet Shteti Shqiptar.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 7 prej 35 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •