Postuar më parë nga teksaskosova
Pop ra .këta duan flamur të '' vllazërim bashkimit '' .
Ja se çka thotë ky shkou i miut të gjirizive ( baton haxhiut ) të ish shtabit poltik të UÇk-së .
Ç`flamur të mbajmë?
Nga Blendi Fevziu
Cili është flamuri që do të ngrihet mbi çatinë e parlamentit të Kosovës, ditën që ajo do të shpallë pavarësinë; flamuri që do të shenjojë shtetin e ri në OKB; simboli bazë i tij, por dhe simbolet e tjera që dallojnë qartas një shtet? Një shtet të vërtetë, që pritet të fitojë pavarësinë pas më shumë se 100 vitesh përpjekje! Është e vështirë të thuash, ka shumë projekte, ka shumë skica që duket se kanë marrë formë, por nuk ka ende asnjë simbol të qartë dhe të pranuar nga të gjithë. Problemi komplikohet akoma më tepër për arsye të kushtit bazik të minoriteteve, përfaqësimit të tyre, respektimit të simboleve që ata kanë dhe padyshim, pranimit të simbolit të ri nga të gjithë për të dhënë shenjën, por edhe besimin e një Kosove multietnike, ashtu siç partnerët tanë, ndërkombëtarë e kanë menduar gjithnjë. Deri këtu nuk ka asnjë problem thelbësor. Gjithçka është normale dhe brenda normave të një shoqërie që tenton të skicojë profilin e saj multietnik.
Çështja fillon pas kësaj dhe problemi i simboleve të shtetit të ri, befas, me apo pa dashje, ngatërrohet me një identitet të ndryshëm të kosovarëve dhe Kosovës, nga ai i gjithë shqiptarëve të tjerë. Thënë ndryshe, duke ndjekur debatin mbi simbolet e reja të Kosovës, duke dëgjuar në një emision televiziv shpjegimet e shumë personazheve të Prishtinës për flamurin dhe simbolet që Rugova përdori në vitet e fundit të jetës së tij, të krijohet bindja se Kosova nuk po kërkon një simbol të thjeshtë, shtetëror, por po tenton të krijojë një simbol të ri, kombëtar, një simbol që do të shenjojë identitetin e saj, të ndryshëm nga ai i shqiptarëve të tjerë. Kjo është padyshim një gafë, madje një gafë nga ato që në vend ta bashkojnë, e përçajnë edhe më shumë shoqërinë.
Dihet dhe nuk ka asnjë dilemë se shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës janë një komb, kanë një histori të shkuar, por një histori të ndryshme, moderne. Pavarësisht kësaj, pavarësisht shkëputjes me dhunë nga trungu amë më 1913-tën, e gjithë historia e Kosovës në thuajse një shekull ka qenë histori qëndrese dhe jo bashkëpunimi me Serbinë; ka qenë histori përpjekjeje për një bashkim me Shqipërinë dhe kjo ka qenë ëndrra e çdo shqiptari të Kosovës dhe të Shqipërisë që nga viti 1912 e këtej. Shqiptarët e Kosovës patën histori dhe rrethana të ndryshme, por jo një identitet të ndryshëm nga ai i shqiptarëve të Shqipërisë. Pavarësisht kushteve të vështira, simbolet kanë qenë gjithnjë të njëjta dhe të padiskutueshme. Madje, në atë shkallë, sa e drejta e flamurit, simbolit bazë, iu njoh shqiptarëve të Kosovës nga Tito që në vitin 1968-të, ndërsa pas autonomisë më 1974-trën, ai ishte edhe një simbol thuajse zyrtar.
Ai qe dhe mbetet edhe simboli i shqiptarëve, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, të cilët kanë simbolet e tyre, zyrtare dhe shtetërore.
Në këtë kuptim, Kosova mund të përcaktojë një simbol të ri, shtetëror. Një simbol çfarëdo që të përmbledhë dhe të identifikojë edhe minoritetet që do të jetojnë në shtetitn e ri, me të drejta të barabarta dhe si shtetas të lirë. Kjo ka pak rëndësi. Ky është një simbol shtetëror dhe vetëm kaq. Por Kosova nuk mund të krijojë një simbol që synon një identitet të ndryshëm dhe të ri. Ideja për të sajuar dhe ngjizur në një flamur, Dardaninë e vjetër, Perandorinë e Justinianit, apo simbolet ilire, që ne i konsiderojmë mite dhe vetëm kaq, ngjan një tentativë lokaliste, provinciale, për të mos thënë një tentativë që i përçan shqiptarët dhe i ndan ata të Kosovës nga shqiptarët e Shqipërisë, Maqedonisë, apo Malit të Zi. Ne kemi një simbol kombëtar dhe ky ka rëndësi. Simbolet shtetërore nuk vlejnë aq shumë dhe as janë ato që duhet të përbëjnë thelbin e debatit në këtë moment.
Krijoni Kontakt