Close
Faqja 27 prej 35 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 347
  1. #261
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-12-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    19
    i vetmi flamur qe duhet te kete eshte ai SHQIPETAR.
    se KOSOVA eshte SHQIPETARE



    motren greqise dhe serbise...

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Nuk eshte ceshtja se per Kosoven eshte normale te kete flamurin e ri. Por eshte parim, qe cdo shtet ka flamurin dhe himnin kombetar. Mbi te gjitha, arsyeja kryesore e simbolit "flamur" eshte te perfaqesoje (simbolizoje) nje shtet unik. Me lejoni te ekspozoj tre terma te ndryshem nga njeri tjetri, megjithese me kuptim te njejte ne jeten sociale "ordinere". Termi komb i referohet kultures; termi vend i referohet gjeografise, ndersa termi shtet implikon politiken. Pra, sipas protokolleve te flamurit (qe pothuaj cdo shtet zbaton), nje flamur mund te frymezohet nga flamuri i nje shteti tjeter. Pikerisht ketu fillon edhe vazhdon diskutimi - jo a duhet ndonje flamur tjeter, por si duhet te jete flamuri per "shtetin e Kosoves". Per kombin shqiptar flamuri dihet. Per shtetin shqiptar dihet, ndersa per shtetin e ardhshem kosovar eshte hedhur simboli i paraqitur ne fillim te kesaj teme. Prandaj, une nuk eshte se jam kunder "vendosjes" se nje flamuri te ri, por kam mendimet e mia se si duhet te "duket" flamuri i ri. Personalisht, jam kunder propozimit te Rugoves - me duket absurd nje flamur i tille.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    E vertete se syt tane jane mesuar gjithnje te shofin vetem keto ngjyra; KUQ+ZI !

    Mirepo po deshem te mendojme edhe per me large, dua te them per gjeneratat e ardheshme, ne atyre duhet tua lejmi trashegim nje flamure te lavdrishem ku çdo shqiptere do te krenohej me te ku do qofte ai ane e skaje botes, ne çdo ceremoni ne çdo olimpiade e kudo...
    Pra neve sot per sot nuk na mungojne idete as intelegjenca per te ardhmen por na mungon GUXIMI !
    Cili do kishte guxim qe t'ia shtoje flamurit tone kombetare dy shoka te BARDHA, ne vende te atyre te zeza qe i shofim me larte ?
    Normal se me patriot per momentin e sotem do fitoje pik ai qe ia ka shtuar ato dy shoka te ZEZA seose kjo ka ardhur diçka instiktive, fare e pa menduar, vetem hajt te behem PATRIOT e t'ia shtoje edhe dy shoka te zeza se pake e kemi shqiponjen e zi, sikurse ne kemi lindur qe te shofim vetem KUQ e ZI dhe asgje tjeter, pra neve na mjafton primitivizmi, qe te mos mendojmi large per te ardhmen, qe te gjejme pelqimin dhe stilin e bukur JO kjo s'paska rendesi per ne shqiptaret a per tjer popuj po se ne kemi lindur vetem keshtu, KUQ E ZI !

    Mirepo koha do e beje te veten dhe se keto veteknaqesit e tona do ti paguajne gjenerata tjeter qe do vije e jo une e ti apo ai tjetri...

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    MELIHATE TËRMKOLLI NË ROLIN E MARIGOS - Shkruan: SEBAHATE SHALA



    Forumi i Gruas i LDK-së kërkon që me ligj simbolet e ish- presidentit Rugova të jenë simbole shtetërore, PDK dhe “Ora”, kundër

    MELIHATE TËRMKOLLI NË ROLIN E MARIGOS

    Ndonëse e kundërshtojnë idenë e Melihate Tërmkollit, megjithatë PDK dhe “Ora” nuk kanë ndonjë propozim konkret se si do të duken simbolet e shtetit të Kosovës. Konsiderojnë se ende është herët të flitet për këtë çështje.
    Ideja “Tërmkolli” vjen vetëm pak ditë pas propozimit të ministrit Qemajl Ahmeti që Aeroporti i Prishtinës ta marrë emrin “Ibrahim Rugova”

    Shkruan: SEBAHATE SHALA


    Prishtinë, 26 maj - Opozita e cilëson si private idenë e Melihate Tërmkollit dhe tendencat e vazhdueshme të LDK-së, që simbolet e ish-presidentit Rugova të bëhen simbole shtetërore. Ato janë ide të rrugëve dhe nuk meritojnë vëmendjen e askujt. Si e tillë, kërkesa e kryetares së Forumit të Gruas së LDK-së, për inicimin e procedurës ligjore për përcaktimin e simboleve të shtetit të Kosovës, duke marrë si bazë flamurin dardan dhe himnin e Rugovës, sipas opozitës parlamentare, është e papranueshme dhe automatikisht duhet të hidhet poshtë.
    “Deputetët e Kuvendit dhe qytetarët e Kosovës do të vendosin për himnin e flamurin e Kosovës, e jo të jepen ide private. Por, në LDK tash ka filluar gara se kush është me Rugovën e kush kundër tij”, thotë Jakup Krasniqi, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës.
    PDK kërkon që kjo ide të injorohet, pasi simbolet partiake nuk mund të bëhen simbole shtetërore, sepse në fund të fundit edhe kjo parti, sipas Krasniqit, i ka simbolet e saj që mund t’i imponojë.
    Për shefen e Grupit Parlamentar të partisë “Ora”, Teuta Sahatçia, propozimi i Melit nuk duhet assesi të hyjë në procedurë, sepse për këtë çështje nuk ka konsensus të përgjithshëm.
    “Nuk ka konsensus që simbolet e Rugovës të jenë simbole shtetërore. Andaj, kurrsesi nuk duhet të imponohen”.
    Forumi i Gruas i LDK-së përmes një letre dërguar Kryesisë së LDK-së, Grupit Parlamentar të LDK-së, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Presidentit, ka kërkuar fillimin e procedurave për përcaktimin e stemës, flamurit dhe himnit të Kosovës. Propozimi është miratuar nga Kuvendi i Gruas së LDK-së më 14 maj, ndërsa është prezantuar në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, të mbajtur të mërkurën.
    “Kuvendi i Kosovës duhet ta nxjerrë ligjin me të cilin do të rregullohet pamja, përmbajtja dhe mënyra e përdorimit të simboleve shtetërore. Bazë për përcaktimin e simboleve të jenë simbolet e promovuara nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova”, thuhet në letër.
    Kërkesa e Tërmkollit, ndërkohë, ende nuk është diskutuar në Kryesinë e LDK-së, anëtarët e së cilës mendojnë se simbolet e promovuara nga Rugova për 16 vjet duhet të merren si bazë për shtetësinë e Kosovës.
    Partitë opozitare, sipas Adem Salihajt, anëtar i Kryesisë, nuk duhet të nisen nga fakti se çfarëdo që propozon LDK-ja është kundërproduktive dhe apriori duhet të hidhet poshtë.
    “LDK si bartëse e procesit për pavarësi i ka propozuar simbolet e shtetit të Kosovës dhe s’ka asgjë të keqe këtu. Ndërsa partitë opozitare nuk e kanë as idenë më të vogël se si do të duken simbolet e shtetit të Kosovës”
    Edhe Salihaj mendon se kjo çështje duhet të diskutohet në Kuvend, t’i nënshtrohet një deklarimi gjithëpopullor në referendum dhe pas kësaj të merret vendimi për simbolet shtetërore.
    “Ndonëse simbolet e shtetësisë së Kosovës nuk janë simbole të LDK-së, sepse LDK i ka simbolet e saj që dallojnë nga simbolet shtetërore”.
    Ndërkohë, çështja e simboleve shtetërore, sipas Hydajet Hysenit, kryesues i Komisionit për çështje gjyqësore, legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese në Kuvendin e Kosovës, duhet të zgjidhet në kuadër të projektit për kushtetutën e Kosovës, e jo me iniciativë personale.
    “Ne ende nuk kemi ndonjë iniciativë për legalizimin e simboleve shtetërore, ndërsa këto iniciativa më shumë po prishin sesa që po rregullojnë punë”.
    Gjatë kohës sa ishte në pushtet, ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, krahas flamurit kombëtar dhe atij partiak, kishte promovuar edhe flamurin që ai e quante flamuri i Dardanisë, si dhe himnin shtetëror “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”, i cili intonohej krahas atij kombëtar. Ky flamur ishte djegur nga shoqatat e dala nga lufta e ish-UÇK-së, më 28 nëntor të vitit të kaluar.

    Kelemndi: Pa imponime

    Nekibe Kelmendi, bashkëkryesuese e Grupit punues për hartimin e kushtetutës së Kosovës, siguron se në projektin kushtetues nuk do të imponohen propozime për simbolet e shtetit.
    “Kjo çështje s’shkon me imponime, sepse kjo është demokraci”.

    Salihaj: Kryetari Sejdiu, fajtor

    Në përvjetorin e rënies së dëshmorit Sali Çeku, të organizuar më 19 prill nga kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk është intonuar himni i Rugovës. As në akademinë përkujtimore të dëshmorit Agim Ramadani. Për këtë lëshim duhet të japë përgjigje presidenti Sejdiu, thotë Adem Salihaj.
    “Ndoshta është bërë ndonjë lëshim, sepse në çdo manifestim të organizuar nga LDK-ja është intonuar himni kombëtar dhe ai i Kosovës. Nuk është gjë e mirë kjo që ka ndodhur, por nga pak po harrohen gjërat, e po bëhen lëshime”.

    G.Lajm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #265
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Duhet me ja vendose vetem nje gote te cajit ne vend te yllit se i rri mire.
    Edhe ashtu muhabetet me te medhaja mbi politiken ,i kemi bere ne kohe te cajit dhe ende i bejme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alko71 : 28-05-2006 më 15:23

  6. #266
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    une them te vendoset flamuri qe ka vendosu Rugova (ndjese paste) meqe per ate flamur kane dhene jeten dhjetera mijra shqiptare per gjate nje shekulli.


    ......
    ......
    ......

  7. #267
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    O SerialN, mos ke dert fare,se nese kane vendosur te medhenjet qe ta lene ate flamur ,ashtu do te behet.Ne nuk pyetemi per asgje njehere per njehere.Te gjithe me duken si marioneta ne duar te tyre.Me duket se me direktiva te tyre eshte formuar flamuri i ri.
    Ose do ta shkarravisin nje flamur shpejt e shpejt sic bene me Bosnen dhe Macedonine,dhe te na servojne si akt te kryer.

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga alko71
    Duhet me ja vendose vetem nje gote te cajit ne vend te yllit se i rri mire.
    Edhe ashtu muhabetet me te medhaja mbi politiken ,i kemi bere ne kohe te cajit dhe ende i bejme.:rolleyes:
    Une kisha propozue qe ne vend te nji gote te çajit te vendoset ne ate lecken partiake te tij nji got raki shlivovic te shumadis se gazep i paqt shpirti ati shume e ka konzumue dhe e ka dasht ket raki
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e Santana
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    Te-parku... Grupi: Tetova Clan
    Postime
    76
    Ose me mir ti vem ka nje plis ne kok do i ngjante me shum lol hahah

  10. #270
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    kosova ka qene dhe mbetet shqiptare ska kuptim te kete flamur ndryshe!!!!!!!!!!!
    failure is not an option!

Faqja 27 prej 35 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •