Close
Faqja 26 prej 35 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 347
  1. #251
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga MUA-HHH
    HMMMMMMMMMMMMM ! Lexo dhe Postimin tim te Dyte qe te Shofesh NJERI se pse sduhet me ndryshu ate qe na kane lene te paret tane e ate per te cilin kane luftuar e derdhur gjak te paret tane prej mese 600 Vjetesh !!!!!!
    Nuk tha kush se do te ndryshohet Flamuri Kombetar. Mos te bezdis kjo pune. Nuk po e ndryshon kush Flamurin Kombetar.

    Shtetin e ri te Dardanise do ta prezantoj nje flamur tjeter nga ai Kombetar, qofte edhe me ndryshime fare te vogla.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #252
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    MADE IN SERBIA PLAKO ! SKA FLAMUR Kosovar me fushe BLU blu me te kuqe me te bardhe e ka serbia ! Te Tre i ke aty te treja ngjyrat ! !!!!!

  3. #253
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga MUA-HHH
    MADE IN SERBIA PLAKO ! SKA FLAMUR Kosovar me fushe BLU blu me te kuqe me te bardhe e ka serbia ! Te Tre i ke aty te treja ngjyrat ! !!!!!
    Pse more po cka ka te keqe e Kaltera?

    S'po njihet Dardania edhe zyrtarisht e pavarur me te kalter ne Flamur?

    Mos je Tifoz i Tiranes?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #254
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Qe ti vendosim fund idiotesise persa i perket yllit hebre, qe edhe vete hebrejte t'i pyetesh se cfare domethenie ka nuk dine te te thone gje hic, le ta shohim pak flamurin e pasardhesve te Kastriotit.

    Ky esht flamuri i Kastriotit te Napolit, gravure e viteve 1500. Shikoni mire ngjyrat. Te dya keto un i shoh tek flamuri i Dardanise.

    Harta e Rosellit e vitit 1456 dhe e vërteta për flamurin e Skënderbeut

    Dr. Moikom Zeqo

    Një hartë e shekullit të XV, botuar në vëllimin e prof. Shyqyri Nimani, hedh një vështrim interesant, se kush ka qenë në të vërtetë konfigurimi i flamurit të Skënderbeut. Autori mbron idenë e shqiponjës së kuqe.

    Dr. Moikom Zeqo

    Flamuri i Skënderbeut është një subjekt kryesor i skëndërbeologjisë.
    Dijetarët kanë shkruar mbi këtë flamur, por saktësia dhe akribia shkencore ka lënë shpesh për të dëshiruar. Megjithatë, ne kemi patur një përfytyrim për flamurin e Skënderbeut, bazuar tek stema e tij, që paraqet shqiponjën dykrerëshe, pa kurorë mbretërore mbi kokat, që ka sipër yllin gjashtëcepësh si dhe inicialet latine D.AL, d.m.th. ‘Dominus Albaniae’ (Zoti i Shqipërisë).

    Ajo që dihet
    Stema, më saktësisht vula e madhe e kancelerisë së Kastriotit, ruan elemente të flamurit të tij, por nuk mund të jetë kurrsesi identike me flamurin.
    Flamuri i Skënderbeut është përshkruar nga disa autorë.
    Anonimi i Tivarit, në vitin 1480 (i cituar prej Biemit, fq.23) thotë : “L’insegna di Skander begh era un’ aquila negra distinta in dua teste sopra campo rosso” (Flamuri i Skënderbeut ishte me një shqiponjë të zezë me dy krerë në një shesh të kuq).
    Marin Barleti, 1508 (fleta XV), thotë “Rubea vexilla nigris et bicipitibus distancta aquilis gerebat Scanderbegus”. (Flamur i kuq i Skënderbeut me një shqiponjë të zezë dykrerëshe).
    Të gjithë autorët, që janë bazuar te Barleti përmendin të njëjtën gjë. Tekstin latinisht të Barletit e përmend edhe Frang Bardhi, shumë më parë, se sa ta vëzhgonte dhe ta vinte ne reliev pasazhin shkrimor të Barletit. Faik Konica, i cili do ta trumbetonte si zbulim dhe duke patur argumente të shkruara, por jo argumente figurative, vizuale, të pikturuara, do të bënte një riprodhim të përafërt të flamurit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, për ta botuar te revista “Albania’.

    Por si ka qenë me të vërtetë, në mënyrë autentike flamuri i Skënderbeut?
    Rafigurimi i shqiponjës dykrerëshe me Yllin e Davidit në vulën e madhe nuk është autentik me flamurin.
    Fjala vjen, Barleti nuk e përmend asnjëherë faktin, se mbi shqiponjën dykrerëshe është Ylli i Davidit.
    Një fakt tjetër substancial është se shqiponja dykrerëshe e Skënderbeut nuk ka patur asnjëherë kurora mbretërore, sepse dihet, që Skënderbeu nuk e pati asnjëherë titullin e mbretit të Shqipërisë.
    Titulli i Skënderbeut qe civil dhe thjesht ‘Dominua Albaniae’. Ky fakt nuk mund të anashkalohet.
    Para disa kohësh, në zyrën time në Muzeun Historik Kombëtar, erdhi dijetari dhe piktori i njohur nga Kosova, prof. Shyqri Nimani. Në vitin 1996, Nimani, ka botuar librin album në Prishtinë, me titull “Trojet shqiptare në harta dhe stema”. Këtë botim, unë e kam patur prej kohësh në duar, por u desh ta rilexoj tani më me vëmendje, në vitin 2005, për t’u befasuar dhe entuziazmuar nga një zbulim i jashtëzakonshëm. Autorësia e këtij zbulimi i takon padyshim mikut tim të nderuar, prof. Shyqri Nimani.
    Zbulimi i Nimanit
    Në botimin e tij Nimani tregon se, gjatë vitit 1980, gjatë një udhëtimi në SHBA, pa ekspozitën e madhe “ART & CARTOGRAPHY” në qytetin e Çikagos, organizuar nga The Newberry Library, ku qenë ekspozuar harta unikale (manuskripte), tepër të rralla dhe absolutisht shumë të rëndësishme. Aty qe ekspozuar edhe “Harta Portollane e Mesdheut” e vitit 1456, një manuscript i pikturuar në pergamenë, pronë arkivore e bibliotekës dhe Newberry Library në Chikago - kolesion i Edward E.Ayer-it, nr.3. Harta ka shënimin : “Petrus Roselli compossuit hanc cartam in civitate majoricarum anno domini MCCCLVI”. Kjo hartë portollane është pikturuar me dorë, sipas traditës së navigatorëve, që e kanë përdorur këtë teknike, të paktën, që nga fillimi i shek.XIV. Siç shihet harta e Rosellit, mban vitin 1456, kur Skëndërbeu ishte në kulmin e famës së tij, krejt i gjallë, sepse ai vdiq 12 vjet më vonë, më 1468.
    Harta nuk është e dimensionit të madh, ajo përqëndrohet në Detin e Mesdheut dhe në Detin e Zi, tregon bregdetin evropian nga Danimarka, ishujt britanikë deri tek Skotlanda Jugore, bregun veriperëndimor të Afrikës, ishujt Kanare, Medeirën dhe ishujt Azore në Oqeanin Atlantik. Kjo hartë përfaqëson maksimumin e njohjes gjeografike të botës, përpara zbulimit të Amerikës nga Kristofor Kolombi më 1492.
    Harta në fjalë ka një saktësi të madhe të parametrave gjeografikë, sidomos të kontinentit evropian, por informacioni i hartës është shumë më i madh, aty janë shënuar emrat e vendeve dhe të qyteteve kryesore dhe 41 flamuj të shteteve evropiane, më 1456.
    E jashtëzakonshmja dhe e papritura për ne shqiptarët është se pikërisht në figurën gjeometrike, gadishullore të Shqipërisë, është vizatuar edhe flamuri i Skënderbeut. Flamuri shqiptar i Kastriotëve ka kështu një njohje ndërkombëtare, është njësoj si në OKB-në e sotme. Gjëja e parë është vendosja figurative e të gjithë flamurëve të shteteve të njohur dhe pjesëmarrëse të OKB.
    Të tillë vlerë juridike, nderkombëtare ka dhe vendosja dhe rafigurimi i flamurit të Gjergj Kastriot Skënderbeut.
    Prof. Shyqëri Nimani e ka botuar të plotë hartën e vitit 1456 në faqen 55, tabela 14. Flamuri është në formë katërkëndëshe, i vendosur në një shtizë vertikale, mbi figurën qëndrore të Shqipërisë, d.m.th. mbi qytetin e Krujës. Katërkëndëshi i fushës së flamurit është krejt i hapur në krahun e majtë për shikuesit. Flamuri ka një majë të vogël mbi shtizën vertikale. Duket qartë në të figura e shqiponjës dykrerëshe, por pa Yllin e Davidit.

    Nimani, që e ka parë më sytë e tij këtë fakt, tregon se fusha e flamurit qe e verdhë (e artë), kurse shqiponja dykrerëshe e kuqe. Pse vallë kjo shqiponjë titullare e flamurit jepet e kuqe dhe jo e zezë? Mos vallë dëshmia e Marin Barletit, në librin e tij për Skënderbeun, që e botoi në vitet 1508-1510, gati 140 pas vdekjes së Skënderbeut duhet marrë me rezervë? Ku qëndron e vërteta?.......................................... ..........................

    .................................... . vijon

  5. #255
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    VDIQ RUGOVA, RA “KUSHTRIMI...” Harrohet himni i Ibrahim Rugovës “Kur ka ra Kushtrimi n’ Kosovë” - Shkruan: N. AHMETI



    Harrohet himni i Ibrahim Rugovës “Kur ka ra Kushtrimi n’ Kosovë”

    VDIQ RUGOVA, RA “KUSHTRIMI...”

    Deputeti i LDK-së Fadil Geci e mbron me forcë “Himnin” e Rugovës.
    Po ashtu edhe zëdhënësi i LDK-së, Lulzim Zeneli. Por Presidenca i bishtnon pyetjes se përse e ka mënjanuar intonimin e melodisë, që ish-presidenti i vendit, Ibrahim Rugova, e pati ideuar si himn shtetëror, në vend të Himnit Kombëtar

    Shkruan: N. AHMETI



    Prishtinë, 25 prill – Me vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova si duket janë harruar edhe propozimet dhe amanetet e tij. Himni “Kur ka ra kushtrimi n’ Kosovë” i ideuar pikërisht nga Rugova nuk intonohet më në manifestimet që organizohen nën patronatin e presidentit aktual Fatmir Sejdiu. Kështu në dy akademi përkujtimore që janë mbajtur në këtë muaj me rastin e manifestimit “Ditët e Shqipes” nuk u intonua fare ky himn, ndonëse në vitet e kaluara intonohej krahas atij kombëtar “Rreth flamurit të përbashkuar”.
    Me rastin e shtatëvjetorit (19 prill) të rënies së dëshmorit Sali Çekaj mosintonimi i himnit të ish-presidentit Rugova ka kaluar me mospajtime dhe revoltë te disa anëtarë të LDK-së, të cilët ishin të pranishëm në akademi. Kjo është hera e dytë që në manifestimet e organizuara nën patronatin e kryetarit Sejdiu nuk intonohet himni i ish-presidentit Rugova. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me rastin e akademisë përkujtimore me rastin përvjetorit të rënies të dëshmorit Agim Ramadani.
    Zyrtarë të LDK-së mendojnë se në çdo akademi apo manifestim që organizohet nën patronatin e Presidencës duhet që të intonohet ky himn sepse, siç shprehen ata, është “simbol shtetëror i Kosovës”.
    Fadil Geci, deputet nga radhët e LDK-së, ndonëse nuk ka qenë i pranishëm në këto dy akademi, thotë se është bërë gabim që nuk është intonuar himni. Sipas tij, patjetër duhet të intonohet himni në të gjitha manifestimet në Kosovë, sepse ky është një projekt nacional e jo partiak.
    “Para këtij himni dhe para flamurit dardan është ngritur në këmbë edhe Evropa dhe Amerika me rastin e varrimit të Rugovës, ndërsa tash del dikush dhe e mohon”.
    Geci mendon se ai që e do Kosovën duhet t’i respektojë edhe simbolet e saj, e që në këtë rast hyn edhe himni “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”.
    LDK-ja me këtë program, sipas deputetit Geci, i ka mbajtur të gjitha manifestimet, referendumin edhe zgjedhjet që kanë qenë shembullore, prandaj rruga e vetme që ka shpirt nacional është rruga e Ibrahim Rugovës.
    Për intonimin e himnit nëpër akademi dhe manifestime që organizon Presidenca është edhe zëdhënësi i LDK-së, Lulzim Zeneli. Ai ka qenë i pranishëm në të dy akademitë që nuk u intonua himni, por thotë se nuk e di arsyen pse nuk u intonua.
    “Unë nuk e di përse nuk është intonuar himni, por simbolet shtetërore janë projekt i programit nacional të LDK-së, ku hyjnë edhe këto simbole dhe askush nuk ka mandat që të sillet jashtë këtij programi”.
    Organizatorët e këtij manifestimi nga Presidenca e Kosovës, të martën nuk ishin në gjendje të thonë asnjë fjalë lidhur me këtë çështje.
    Këshilltari i presidentit Sejdiu, Samed Dalipi, pasi dëgjoi pyetjen e “Lajmit”, tha se kompetent për të folur me gazetarë është këshilltari Muhamet Hamiti.
    Ndërsa ky i fundit tha se më nuk është zëdhënës i Presidencës, por përgjigjen duhet kërkuar te Samed Dalipi, pasi që ai e ka organizuar këtë manifestim. Ndërkaq Dalipi në orët e pasdites ka shkyçur telefonin e tij nga rrjeti.
    ----------------------------------------

    Haaaaa na ishte njiher nji ...




    Himni i Kosovës

    KUR KA RA KUSHTRIMI N'KOSOVË

    ( e cila nga Presidenti i Kosovës është propozuar si himn i Kosovës )




    Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë
    Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë

    Janë bashku'qytete, katunde
    Dhe bjeshkët me malësorë
    Janë bashku'qytete, katunde
    Dhe bjeshkët me malësorë

    Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë
    Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë
    Mirë luftoi Prizreni, Prishtina e Llapi me Rugovë
    Mirë luftoi Prizreni, Drenica e Llapi me Rugovë

    Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë
    Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë

    Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë
    Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #256
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Kosove E Pavarur

    Nqs Kosova Merr Pavaresine Duhet Qe Detyrimisht Duhet Te Nderroje Dhe Flamurin Por Flamuri I Ri Me Duket I Bukur Por Mua Do Me Pelqente Shume Qe Kosova Te Bashkohej Me Shqiperine Se Jemi Nje Gjak Dhe Nuk Me Pelqen Dy Shtete Shqiptare Ne Jemi Nje

    Rrofte Shqiperia E Madhe Dhe Etnike

  7. #257
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-09-2005
    Postime
    24

    ,

    kemi fatin e keq se nuk kemi popull te zotet qe ti thone eu ose botes ne duhet te bashkohemi dhe pike nuk kemi se c`far te themi dikujt nga juve si pelqen shume ai flamur qe eshte derdh gjak dikujt nuk i intereson se c`far do te thote flamuri kombetar sot e ben blu neser te kuq mbasneser te zi e si te ndryshoje moti keto gjera po verehen shume tek populli shqiptar i kosoves se me c`do kusht duan nje flamur te vetem ,me mire eshte te diskutoni per papunesin fukarallekun qe po kaplon ne te gjithe trojet shqiptare ka njerez qe nuk kan buke dhe do bejne ndryshime me flamurin kombetar une nuk e shof te arsyeshme qe kur te perkulesh perpara nje flamuri ta nderosh dhe te jesh gati te japesh dhe jeten per te sot .dhe neser hidhe ate ,dhe ndryshoje fut nje tjeter une kete se kuptoj ju pershendes ,[do te behemi nje dite nje komb .

  8. #258
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Citim Postuar më parë nga R2T
    Sigurisht po te dije pak me teper nga historia e Shqiperise, s'do flisje me koken ne tajare. Flamuri Origjinal i Skenderbeut (qe eshte dhe themeli i flamurit te sotem) ka pas mbi shqiponje nje yll 6 cepesh.

    Shqiponja ka qene e Kastrioteve, ndersa ylli me gjashte cepa ka qene i Balshajve.

  9. #259
    i/e regjistruar Maska e adler
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    2
    mendimi im per flamurin do te ishte
    Ndryshuar për herë të fundit nga adler : 02-05-2006 më 10:55

  10. #260
    i/e regjistruar Maska e adler
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    2
    mendimi im per flamurin do te ishte
    sikur te ishte vetem kuq e zi(me shqiponjen ne mes)
    dmth. vetem me dy ngjyra (ndryshe nga ai shqiptar).
    pa marre para sysh se cfare forme do te kishte.
    psh si ky ketu.

    Ndryshuar për herë të fundit nga adler : 02-05-2006 më 10:56

Faqja 26 prej 35 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •