Close
Faqja 24 prej 35 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 347
  1. #231
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Post Nje Mendim Disi i Stergjatur.

    Dorezimi i Ulqinit dhe masat e egra shtypese te autoriteteve osmane shkaktuan nje pakenaqesi te madhe ne Shqiperi dhe i acaruan ne kulm maredheniet shqiptaro-osmane. Ne Dhjetor te vitit 1880, ne Kosove filluan veprimet e aramatosura kunder administrates se Stambollit. Atdhetaret menduan se kishte ardhur Koha e pershtatshme per te vene ne jete programin per autonomi politike te Lidhjes ( Se Prizrenit ). Ne keto rethana, ne fillim te vitit 1881, ata organizuan ne Prizren nje kuvend te jashtezakonshem te Lidhjes Shqiptare. Ne te moren pjese vetem perkrahesit e programit autonomist. Kuvendi perjashtoi nga organet drejtuese te Lidhjes kundershtaret e autonomise dhe shpalli Komitetin Kombetar te Lidhjes me Kryetar te Qeverise se Perkohshme atdhetarin Ymer Prizreni. Lidhja Mori Perkrahjen e popullit ne shume qytete te vendit. Keshtu nen valevitjen e FLAMUJVE KUQEZI ata arriten te clironin dhe te ngrinin administraten e re Shqiptare ne te gjithe Kosoven me Shkupin, Tetoven, Gostivarin, Dibren, etj.

    Citim nga Historia 4 ( per shkollat e mesme te profilizuara, profili natyror )

    Pra sic mund ta shikoni dhe vete te dashur vellezer dhe motra, Krijimi i Lidhjes se Prizrenit ne prag te kapitullimit te Perandorise Osmane u be per clirimin e tokave Shqiptare qe ishin ende nen sundimin osman por edhe per te ndaluar qellimet ekspansioniste qe kishin vendet fqinje si Mali i Zi ( Kerkonte Plaven, Gucine, Hotin, Gruden, Arriti te Merrte Ulqinin. ) Serbia ( Kerkonte Kosoven deri ne Mitrovice ) Maqedonia dhe Greqia ( Kerkonte Epirin e Dikurshem te Pirros ) ne kurriz te tokae Shqiptare. Kjo lidhje kundershtoi ashper vendimet e marra ne Kongresin e Berlinit i cili ju jepte vendeve te mesiperme trojet Shqiptare qe ato kerkonin dhe e ndante Shqiperine e mbetur mes Bullgarise dhe Austro-Hungarise. Ne kete Kongres u tha se Shqiperia ishte vetem nje shprehje Gjeografike dhe nuk duhej marre parasysh pasi Shqiptaret e kishin bishtin mbrapa ( Pra ne menyren me te sjellshme na quajten kafshe. ) Qendresa heroike e vullnetareve per mbrojtjen e Plaves, Hotit, Grude, Gucise dhe Ulqinit ( u detyruan ta dorezonin per shkak se u gjenden mes Tre Zjarreve ) lane pershtypje te hidhur tek Fuqite e Medha e cila beri qe keto Fuqi te vendosur te ndihmonin Fqinjet tane per te Copetuar Shqiperine midis tyre. Per te Ardhur me pas me 28 Nentor 1912 kur Shqiperia u veteshpall e pavarur duke ngritur FLAMUJT ME FUSHE TE KUQE ME SHQIPONJEN DYKRENARE qe nga Vlora e Deri ne Prishtine. Per te pare ate Flamur tek Valevitej i lire Shqiptaret kane Derdhur Gjak qe nga viti 1444 here te bashkuar e here te percare. Kush eshte AI burre qe do te hedhi poshte Luften e Skenderbeut, Ymer Prizrenit, Ali Pashe Gucise, Hodo e Isuf Sokolit, Abdyl Frasherit e Sulejman Vokshit, Nexhip Brages e Bajram Currit, Ahmet Resnjes qe me 20 Korrok 1908 me 20 Mije Ushtare Shqiptare te Armatosur e detyroi Sulltanin ne emer te Popullit te Kosoves shpalljen e Kushtetutes dhe Mbledhjen e Parlamentit. Luften e Luigj Gurakuqit, Ndre Mjedes, Isa Boletinit, Idriz Seferit, Dede Gjo Lulit, Themistokli Germenjit, Hasan Prishtines, Ismail Qemalit, e shume e shume Rilindasve te Tjere qe nuk kam permendur. Qe te gjithe bashke keta punuan duke derdhur Gjak qe te vinte dita me e rendesishme per Shqiptaret, ajo dite kur FLAMURI ME FUSHE TE KUQE DHE ME SHQIPONJEN DYKRENARE u ngrit ne Vlore nga Ismail Qemali nen syte e Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtines, Isa Boletinit, etj. Ata Punuan per diten qe ne sot Festojme si dite te Pavarsise, dhe ne vend qe te kujtojme ata qe na e mundesuan kete , ata qe rane per ate Flamur, ne Turperojme Veteveten duke NDERRUAR FLAMURIN PER TE CILIN KEMI LUFTUAR GJITHE ATO VITE.

    Si mundet AI njeri qe edhe emrin kam neveri t'ia them tani, te mohoje Luften e Ushtrise Clirimtare te Kosoves qe derdhen Gjak per vite me radhe duke luftuar per Flamur e Per Atdhe. Luften e atyre qe sa here shikonin ate Flamur riperteriheshin dhe Luftonin ne dimer e ne vere, ne shi e ne bore vetem e vetem qe ai Flamur te valevitej i lire ne vend te lire. Si mund te mohoj luften e Adem Jasharit e Azem Galices qe rane per Atdhe dhe u varrosen te mbeshtjelle me Flamurin Kuqezi. Si mund te mohoje Luften e gjithe atyre komandanteve te UCK qe dergjen burgjeve, nje rpej te cileve eshte dhe Ish-Kryeministri i Kosoves. E pra te dashur vellezer e motra, kjo KUKULL me pushtet s'dhet te qendroje me gjate e tille. Populli i Kosoves duhet ta poshteroje kete njeri i cili nuk ka si qellim Ribashkimin e mundshem te Shqiperise Etnike nen nje Flamur te Vetem por percarjen dhe ndarjen e metejshme te saj. Djegia e Flamujve te Felliqur ishte mese e Drejte dhe duhet bere anembane Kosoves qe populli ti tregoje ketij njeriu se me te nuk behet Shaka kur vjen puna te dicka e rendesishme si Ceshtja Kombetare. Si mund te Ndryshoj ai IDENTITETIN e Shqiptarit ? Le te Marrin shembull Politikanet e Sotem jo vetem te Shqiperise e Kosoves por ne te Gjitha Trevat Shqiptare nga Rilindasit tane qe Luftuan me Pushke e me Pene per te ndaluar Copetimin e Shqiperise. Te punojne dhe Keta Per Ribashkim te Trojeve Shqiptare ! Turp per ate qe e quan veten Shqiptar dhe Nderon Flamur tjeter pervec atij per te cilin kane derdhur Gjak paraardhesit tane. Turp per ate qe hedh Posht IDentitein e vet dhe e quan Veten Shqiptar.

    O FLAMUR I KUQ I ZI,
    NE TY TE FALEMI
    GJAKUN E DERDHUR TI NA TREGON
    SHQIPONJA LIRINE NA PASQYRON

    NA TREGON SKENDERBENE
    NGA KUSH TURKU MORI DHENE
    NA TREGON YMER PRIZRENIN
    QE ME GJAK E MBROJTI VENDIN

    ISMAIL QEMAL'N NE VLORE
    QE TE NGRITI ME KURORE
    NA KUJTOHET LUIGJ GURAKUQI
    QE ME GJAK TURKU DHENE SKUQI

    ISA BOLETINI E HASAN PRISHTINA
    QE E VUNE SHQIPERINE NE SHINA
    TY FLAMUR TE COPETUAN
    POR SHQIPTARET STA HARRUAN

    ME ADEM JASAHR NE KRAH
    SERBEVE TI JU BERE PAH
    BASHKE ME TE DHE AZEM GALICA
    BENE TE SKUQEJ DHE DRENICA

    U DERDH GJAKU U BE LUME
    SHQIPETARET CUAJTEN SHUME
    POR KJO DITE U HARRUA
    KUR ARMIKU U LARGUA DHE KOSOVA U CLIRUA

    DITE TE ZEZA TY TE PRISNIN
    KUR KERKUAN TE TE VRISNIN
    ME TJETER TY TE TE ZEVENDESONIN
    GJAKUN E DERDHUR TE HARRONIN

    POR TI JO S'HARROHESH LEHTE
    SADO QE TE JESH I ZBEHTE
    NE ZEMRAT TONA TI DO RROSH
    GJITHMONE SHPIRTIN DO NA GEZOSH

    FLAMUR I KUQ FLAMUR I ZI
    LUMI TE PER KETE SHQIPERI
    MALLKAUR QOFTE KUSH TE HEDH POSHTE
    NJE DITE JETE MOS E GEZOFTE

    SHQIPERIA ETNIKE TE NA RROJE
    TY FLAMUR TE TE GEZOJE
    NJERI NGA MUA TY SMUND TE TE MARRE
    PER SA KOHE QE JAM KRENAR
    QE KAM LINDUR SHQIPETAR.............


    Flm qe Patet Durim te Lexonit. Tung

    Enea
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #232
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    poeti pse po me gjurmoni?

    Citim Postuar më parë nga Poeti
    Detin e mbyte oqeani, por ndodhe te mbytet edhe ne valet e tije (nje vetembytje, apo vetevrasje si te duash thuaj)

    mendoj qe jam e aft, sa per ta dirigjuar veten. Faleminderit per te gjitha!
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  3. #233
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga hajla
    mendoj qe jam e aft, sa per ta dirigjuar veten. Faleminderit per te gjitha!
    Nuk mendova ne ty per ne presidentin, sepse pasi ke ditur te dirigjosh vethten per keto vite te tera do te dijesh edhe me tutje.
    Une te ofroj doren e pajtimit, tani ti vendos....
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  4. #234
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Betimi Para Flamurit Dhe Atdheut


    Flamur i kuq,
    Flamur me shkab,
    Flamur i zi,
    Flamur gjak,
    Simbol lirie, pavdeksie,
    Po betohem veç tek ty.
    Po betohem para zotit,
    Ta kryej punen m’para motit.
    Ta kryej punen per ty me nder
    T’i sherbej veç vendit ku kam ler
    Ne me besofsh o atdhe
    S’friksohem nga askush
    Nga asgje,ma beso nje detyre te re.
    Te me falesh per c’nuk kam bere
    E te me ndjesh per cfare kam bere gabim
    Para teje po bej be,
    Do te hak merrem per shqiperi fije per pe.
    E ne mos e mbajtesha kete betim
    Ti o zot i larte, o hyj i madh,
    Jo. Do ta mbaj grim me grim,
    E fjale per fjale
    Nuk e di si do te shkoj,
    Kjo pune si do perfundoj
    Por, per dicka un’ po gezohem,
    Pasi para teje po betohem.
    Dhe ne me dashte zoti i shenjte,
    E ne me quajt .............te vet,
    le te mos dale kjo pune e shkret,
    Por t’i ndrit fytyra shqiptarit,
    Me shume se c’shkelqen faqia e arit.
    Nuk e di c’ke dash me perpara te besh,
    E nuk e di, tani, c’do te besh,
    Pornje lutje te zjarrt, te zjarrt,
    Ma degjo, ma degjo,
    Dhe te lutem, te lutem
    Mos ma moho.
    Nuk e di si do te ndhodhi,
    Do te ndodhi..... Do te shkoj..... Do te behet.....
    Por kam nje shpres..., nje shpres te verteet.
    O flamur i ushqyer me gjak,
    Tek ti ngriti folene shqiponja e ndritur,
    U munduan te te meposhtenin
    Mbreter e perandori gjakatare
    Por ti je gjak vet e fluturon me krah
    Po betohem vec tek ty,
    Po betohem para zotit,
    Ta kryej punen m’para motit,
    Ta kryej punen per ty me nder.
    T’i sherbej vec vendit ku kam ler
    O flamur shkabzi,
    O flamur i gjakut,
    Po betohem vec tek ti.
    Tek ti.



    ps: Kush eshte ai bir k*** qe kete flamur te perendis trashegim siç na e la i pari trashegim s'ia lene femise.

  5. #235
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anëtarësuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895
    E di si o puna... gjith kjo ceshtje me ben qe te jem akoma me shum i bindur ne mendimin qe KOSOVARET jan RRAC e POSHTER !!! PSE ?? Se ne momente veshtiresie kush i nimoj ?? SHQIPTAREEEEEEEEEEET.. i futen neper shpia...!
    Ene na mohun buken qe i kena dhon ne kohe te veshtira !!!
    Tashi dun te ndrrojn ene flamur...?? NDRROJENI MER DERRA NDROJENI !!!

    ENE I GJO TE FUNIT..: JU NA KENI QIT NOMIN PER HAJDUTA PER KRIMINELA NEPER BOTE , SE GJITH ATA KRIMINELAT E HAJDUTAR E ATO QE MERREN ME K**VA NEPER EWROP ENE AMERIKE KOSOVAR KAN QEN PO I FUSIN NE NJE THES ME SHQIPTARET ... KOSOVAR SHQIPTAR VLLA THOSHIN.. PO CA NA DOLI !!!

    ME CA NIGJOJN UN ... LUMI UNE... PO ME CA SHOF UNE... MJERI UNE : THOT POPULLI YNE I DASHUR !!

    PeaCe ...

    LlaCiPaCi

  6. #236
    i/e regjistruar Maska e flag
    Anëtarësuar
    24-04-2005
    Postime
    348
    Shumë fjalë e polemika qenkan shkruar ne kete thread, disa me vend e disa pa vend.

    Po me habit fakti qe disa ose pritojnë te lexojn per ngjarjet aktuale ose nuk duan te pranojn te verteten.

    E verteta eshte se rethanat politike kan ndryshuar dhe Kosova duhet te ka nje Flamur te vetin, ndryshe me atë te Shqiperisë.

    Une po hasi ne shumë shkrime neper shume forume se si Flamuri Shqiptarë nuk duhet te ndrrohet. Per ata qe mendojn keshtu,eshte nje pergjigje e thjeshtë, Flamuri Shqiptarë nuk do te ndrrohet kurr por Kosova do te ka nje Flamur te Ri shtetërorë.

    Per ata qe e kanë enderr Shqiperinë e Bashkuar,njeri prej tyre jam edhe une, ateher pergjigja eshte se kjo kurr nuk do te behet.

    Pse? Sepse te gjithe do te jemi nen umbrellen e Evropes se Bashkuar, synim ky i te gjithe shteteve te medha dhe te forta Evropiane. Ndarja e Yugosllavisë nuk ishte idej e Milloshit por thjesht ishte ideja e atyre qe donin nje Evropë te fortë dhe te bashkuar dhe pa ngatëresa ndëretnike.

    Ky proces normal do kohë, kthesa politike e ekonomike por ne fund do te mbijetojë. Madje edhe Chekia e Slovakia u ndan per te njejten arsye.

    Tani te kthehemi temës, shumë prej nesh ne kete forum e besa edhe ne forume tjera nuk jemi kunder Flamurit te Ri Kosoves por thjeshtë jemi ne dilem se si duhet te jetë.

    Ka shume zera qe kjo eshte pune e parlamentit te Kosoves e kur te vjen koha do te zgjidhet edhe kjo qeshtje. Pyetje, a nuk jemi ne populli i Kosoves, parlamenti? A nuk eshte parlamenti zeri i popullit?

    Prandaj, per te mos hyrë me thellë, ne duhet te vijm me ideja se si duhet te jetë Flamuri i Kosoves e jo a duhet te ndrrohet kete qe e kemi tani.

    Nese e vizitoni kete faqe http://www.flamurtari.com do te keni mundesi te shikoni shume dizajne te Flamurit te Ri te Kosoves dhe nese keni deshirë mund te votoni per ate dizajn qe ju e preferoni. Njekohesisht nese keni ndonje dizajn te juajin atehere edhe ju keni mundesi te vëni ne ate faqe.

    Une personalisht edhe pse e dua Shqiponjen ne Flamurin tonë, ne Flamurin e Ri kisha pasur deshire te mos jetë Shqiponja. Arsya? Shume e thjeshtë, kisha pasur deshire qe Flamurin te kam mundesi te vizatoj njehere ne jeten time. Shqiponja ështe aq veshtire te vizatohet sa qe nuk njohe njeri qe ka munder te vizatoj ashtu si duhet dhe vetem me dorë e pa kopjuar.

    Nese i shikojm Flamurat tjerë nacional, perveq Wales(Wellsit) qe gjithashtu e ka nje dragon, 99% jan shume lehtë te vizatohen e gjyrosen madje edhe nga femijet me te vegjel.Nuk besoj se kjo ka ndodhur rastesisht por thjesht qe Flamuri te mos nenvlersohet dhe shkaravitet.

    Asnjehere nuk jam ndier me i frustruar se kur me eshte kerkuar te vizatoj Flamurit tim kuq e zi me Shqiponjen dy krerë. Keshtu njohë edhe shume te tjere qe jan ndier si une, sepse me te vertet shume veshtire te vizatohet Shqiponja.

    Mos harrojm se shume shtete tjera e kan Shqiponjen dy krerëshe si simbol por asnjera nuk e ka ne Flamurin e tyre shtetërorë. Njera prej tyre shteteve eshte edhe Gjermania e cila ne parlamentin e tyre ju rrin perballë parlamentarve.

    Sidoqoftë, vizitoni http://www.flamurtari.com dhe ofroni edhe ju dizajnin e juaj.
    Me Respekt
    Flag

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    hmm,ide e mir'e Poeti ne rregull!

    Citim Postuar më parë nga Poeti
    Nuk mendova ne ty per ne presidentin, sepse pasi ke ditur te dirigjosh vethten per keto vite te tera do te dijesh edhe me tutje.
    Une te ofroj doren e pajtimit, tani ti vendos....


    Faleminderit qe keni gjetur rastin te me shtrini doren e pajtimit!
    po une nuk isha e hidheruar sa i perket politikes jo,veqse ndaj reagimeve tuaja personale qe mu drejtuat ne nikun hajla!

    po kur njeriu e shen gabimin mir eshte dhe kjo, e di nje fjal popullore qe thot, i yti me nje dor te shtyn, e me tjetren te shpeton!..sheje emir kjo, duhet te ndikoi dhe ne te tjeret, se nuk kemi t'bejm pa perkrahjen e njeri tjetrit jasht (potencioneve te gabuara)!

    e di dhe nje fjal nga populli yn i "Lasht Rugovas" qe thojke,
    kur bie "Kumona e ndjen Ugiqi" e dini qka eshte kjo?
    kjo eshte po nje...instrument e nje vegle qe tingellonte...!

    (per tu bashkuar tuba e deleve e jo per tu shperndar) se te mbeturit ne mal "UJKU" e mbante gojen hapur,
    dhe menxi s'priste per ta bere darken nga urija!

    kurse sa i perket nje fyerje personale, nuk iki nga kjo ide per shtri doren e pajtimit Poeti! sepse i perkas nje Treve e cila ishte e para qe ka shtri doren e pajtimit!
    eshte kjo (Beslidhja e Rugoves)qe aty mos t'kete me gjaqe as varr e as fyerje,dhe une dua t'jem ni nder ato/a,qe shtrije doren e pajtimit!

    dua t'shtoj dhe nje,me lejoni ne pergjithesi....qe fyerjet ndaj instucioneve, te Kosoves te Ni "Presidenti Kosovar" cilit do qoft "AI" nuk ua fal as Historia...!

    Ua Faleminderit per mir kuptim,hajla nga Rugova!
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e flag
    Anëtarësuar
    24-04-2005
    Postime
    348
    Citim Postuar më parë nga Inteligjentja
    I lexova me shume kujdes postimet e tjera. Kishte mendime te ndryshme, te verteta, te paverteta... Gjeja e pare qe me ra ne sy ishte deshira e shume shqiptareve te Kosoves per te formuar nje shtet te pavaruar nga askush (madje te shkeputur edhe nga trungu meme). Arsyet per kete nuk i di po nuk kam ndermend te paragjykoj dhe te aludoj ketu sepse me sinqeritet them qe duke mos jetuar kurre me pare atje mendimet e mia jane te ndryshme

    Nderimet e mia, Intja.
    Edhe une i lexova shume me kujdes keto postime dhe nder te tjerat qe me ra ne sy me se shumeti ishte shkrimi i juaj znj Inteligjente kur shkruani se shume Shqiptare nga Kosova deshirojn nje shtet te pavarur dhe te shkeputur nga trungu mëmë.

    Meqe keni nikun Inteligjentja, mesiguri jeni aq inteligjente sa te lexoni edhe njehere cdo postim dhe te kerkoni madje nje shkrim/postim ku nje Kosovar kerkon nje gjë tillë dhe me vet deshire. Madje jo vetem ne kete forum por ne cfardo forumi Shqiptar.

    Ndoshta vet fakti qe keni shkruar me posht qe nuk i dini arsyet qe pse Shqiptaret e deshirojn nje shkeputje te till, tregon mjafte mire qe ju me te vertet jeni larg realitetit dhe aq me larg frymes politike qe ndodhë ne Kosove, Ballkan, Evropë dhe botë.

    Shkeputja nga trungu mëmë nuk eshte berë me deshiren e asnje Shqiptari e aq me pak nga Shqiptaret qe jetojn ne Kosove.

    Nese flasim per kohen e sotme dhe frymen e re politike ne Evropë e Amerikë athere eshte shume e qartë, madje per ata qe madje njehere ne muaj shfletojn nje faqe gazete apo interneti e TV e radio se Kosova nuk ka te drejte te bashkohet me asnje shtet tjeter.

    Ne mund te flasim sa te duam per bashkimin e trojeve Shqiptare por nese deshirojm te jemi pjesë e nje familje Evropiane dhe nese deshirojm qe Evropa te na njohe si shtet atehere duhet patjeter ti permbushim disa kriterje.

    Njera prej shume kritereve eshte edhe mos ndryshimi i kufijve me dhunë. Prandaj,per te mos i ndryshuar kufijt me dhune,dhe nese Kosova nuk deshiron te jetoj nen Serbi atehere duhet te deshmoj para botes se e ka identitetin e saj shtetror dhe se mund te jetoj e pavarur.

    Prapë po e them kjo po ndodhe vetem e vetem te mos rrij nen Serbi e jo pse po ka deshire te mos jete e bashkuar me trungun mëmë.

    Te njejten kohe arsya tjeter eshte se edhe bota apo ato shtete qe intervenuan ne Kosove, duhet te deshmojnë te populli i tyre qe intervenimi i tyre ne Kosove nuk ishte ta ndaj Kosoven nga Serbia e ta bashkoj me Shqiperin por thjesht ti liroj nje popull nga nje regjim dhe nga vuajtjet qe i kishin Kosovaret.

    Per te rrumbullaksuar krejt këtë, fatkeqsisht per fatin tonë gjithemonë i forti ka vendosur me çmim te lart per ne. Gjithemon na kan ofruar kushte TAKE IT OR LEAVE IT e qe gjithemon e kemi marr sepse ka qen e jona edhe pse asnjehere e mjaftueshme apo e plote.

    Edhe kesaj radhe kjo ofert nga bota eshte Merre ose Lëre.
    Prandaj une ju beje nje pytje znj Inteligjente, te Lëmë Kosoven nen Serbi apo te Marrim ashtu si eshte me keta kufij qe i njeh bota sot por te pamvarur nga askush me Flamur te ri e identitet te Ri Shtetëror?

    Pergjigja me siguri eshte siq eshte e te gjithe Shqiptareve ku do qe jetojn se ne asnje menyre nen Serbi, madje edhe nese nuk na lejojn te bashkohemi me trungun mëmë atehere me mire te pavarur sesa nen Serbi.

    Eshte interesant se si, gjithnje, hapet nje temë shume interesante dhe mbas 2-3 postimeve njerzë te pa informuar, jo realist, lokalista, partiak e vetjak ndryshojn krejt thelbin e temes ne fjalë. Mandej, ka edhe prej atyre qe hudhin gjakë e vrerë mbi njeri tjetrin vetem e vetem se jan me bindje politike, te ndryshme, nga njeri tjetri.

    Me e keqja e krejt kesaj eshte kur disa individ per shkak te inteligjentes se tyre te kufizuar shkojn e shkruajn gjera qe nuk i kap logjika e shendoshe e njeriut. Fyerjet personale nuk kan vend ne keto tema, akuzat te pabaza nuk jan te shendosha per askend e aq me pak per ne Shqiptaret.


    Tema per Flamurin Kosovar nuk eshte temë se a duhet te ka Kosova Flamur te Ri apo jo, sepse çdo njeri me logjikë te shendoshë e dinë qe pa deshiren tone, edhe kesaj radhe, ne menyre per te mbijetuar dhe per te u ndarë nga Serbia na eshte ofru si kusht qe te kemi nje Flamur te Ri. Kjo eshte e verteta ky eshte realiteti ynë, duam apo nuk duam ne.


    Une po habitem qe ka disa individë me inteligjence aq te kufizuar arrijn te ndrrojn temen dhe te krijoj kaq perqarje e ngatressa.

    Nder ta kisha me cekur prishtinasig i cili asgje nuk tha nga mendja e tij por shumicen e textit e citoj dikend tjeter dhe ne fund i tha 2 fjalë qe as vet, besoj, nuk e din cfare do te thotë. Paramendoni, prishtinasig pyet a mjafton te themi ne nga Kosova te jemi Shqiptar? Nje njeri me pak logjik nuk e bënë kete pyetje por ja qe fatkeqsishte ka edhe nga mesi ynë te tillë, por fatbardhsisht ata jan numer i vogel dhe nuk duhet te perqahemi per rreshtat e tyre.

    Shume mire e thotë zoteri koprotja ate barcoleten dhe nje tjeter per nje parlamentar i cili e shtyn gruaja te thote dicka, ska lidhje cka vetem te ndegjohet zeri.

    Prandaj vellezer e motra, mos ti ngatrrojm gjerat pa nevoj.
    * Flamuri Shqiptare nuk do te ndrrohet kurr.
    * Kosova si shtet i ri do te ketë nje Flamur te Ri nese e don mbijetesen, ndarjen nga Serbia dhe perkrahjen e Evropes e Amerikes.
    * Kosova nuk do te bashkohet kurr me Shqiperin, edhe pse e kemi çdo njeri prej neve si enderr.
    * Dy shtete shqiptare ne OKB jan me mire se nje
    * Dy shtete Shqiptare ne Bashkimin Evropian dhe 2 vota jan me mire se 1.

    * Ne vend se te flasim per paknaqësit reth dizajnit te Flamurit te Presidentit te Kosoves, atehere ja ku e kam gjetur nje prej shume webfaqeve(http://www.flamurtari.com ) ku keni mundesi te dizajnoni edhe ju nje Flamur te Ri te Kosoves dhe te votoni per të.

    Ne vend se ti shpreheni keto paknaqesi ne vendet e duhura, ne i shprehemi te gjithe mllefin ndaj njeri tjeterit.

    Prandaj nese doni te shpreheni mllefin e juaj dhe paknaqesit e juaja, shprehni ne menyre pozitive duke ofruar dizajnin e juaj te Flamurit te Ri te shtetit te ri Kosova.

    Oh edhe kete, sa per emerimin e Kosoves ne Dardania dhe per ndryshim shume te vogel te Flamurit te Ri te Kosoves, mjafton te analizojm rastin e Maqedonisë.

    A thua pse nuk po njihet si Maqedonia por ish Republika e Yugoslavis Maqedonia. Nje shtet ka shprehur paknaqesin e emrit te saj dhe ende nuk eshte e njohur nderkombetarisht. Paramanedoni sa shtete do te jenë kunder per Dardania dhe per ndryshim te vogel te Flamurit. Fatkeqsisht, por ja ky eshte fati ynë.

    Kosova, nuk besoj, jo pse nuk kam deshire, por fryma politike qe mbizoteron sot, nuk te pranoj e lejoj ndrrimin e emrit te saj, e aq me pak Flamurin i cili nuk do te simbolozoj nje Kosove multietnike. Prap, duam ne apo nuk duam.

    Ju pershendes te gjitheve dhe ju lutem qetsohuni, kemi nevoj te relaksojm shpirtin madje kur jemi se bashku.

    Flag

    p.s Flamuri im i preferuar ne webfaqen http://www.flamurtari.com eshte Flamuri numer 50.

    Cili eshte i juaji?

  9. #239
    CDT Maska e -Edu
    Anëtarësuar
    08-05-2005
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    99


    jaro, per kete ke fjalen?

    Nuk me pelcen fare dukemi shume ngjyrat e renda, ndonje me i bukur sdo te prishte pune.

    Sidoqofte me rendesi eshte Pavarsia e Kosoves trime, e jo flamuret dhe simbole qe do te perfaqesojne kete vend.

    Te shpresojm e te punojm te gjithe ne kete drejtim, e te mos merzitemi per flamur

    Mire mbetshi
    Whether long range weapon or suicide bomber
    Wicked mind is a weapon of MASS DESTRUCTION

  10. #240
    i/e regjistruar Maska e flag
    Anëtarësuar
    24-04-2005
    Postime
    348
    Citim Postuar më parë nga -Edu


    jaro, per kete ke fjalen?

    Nuk me pelcen fare dukemi shume ngjyrat e renda, ndonje me i bukur sdo te prishte pune.

    Sidoqofte me rendesi eshte Pavarsia e Kosoves trime, e jo flamuret dhe simbole qe do te perfaqesojne kete vend.

    Te shpresojm e te punojm te gjithe ne kete drejtim, e te mos merzitemi per flamur

    Mire mbetshi
    Pershendetje Edu,
    Siduket ju e paskeni shikuar vetem Flamurin qe eshte ne faqen e parë. Nese klikoni ne titullin Flamuri Kosovar nen Most Recent Collections apo ne Index do te keni rast te shihni te gjithë Flamurat. Ose Klikoni ne cilindo Flamur fillimisht e mandej vazhdo te shikoni me Previous/Next button.
    Njekohesisht mund te votoni dhe te ofroni edhe dizajnin tuaj. Gjithashtu keni mundesi te komentoni per secilin Flamur nen çdo Flamur ku shkruan Comment

    Sa i perket ngjyrave qe te duket shume te renda, ngjyrat jan kuq e zi ashtu si e kemi Flamurin Kombtar. Mua me pelqey dizajni ndersa sa per ngjyra ndoshta nje e kuqe pak me ndryshe do te ishte dukur me e ndritshme apo nje e zezë me e qelur/hapur.
    Sidoqofte flm per pergjigjen.

    Ndersa per Llapin, edhe pse respektoj mendimin tuaj, me duhet te them se jeni pak extrem me keto parulla Made in Serbia & Rugova.
    Para se te me bombardojsh me fjalë, me lejo te ju njoftoj se nuk jam Pro Rugovë e as Anti Rugovë por nuk eshte faji i Rugoves pse shumica kan votuar per të.

    Atë qe e beri Rugova me Flamurin e Ri nuk eshte per te u habitur sepse fatkeqsisht çdo President, nganjhere bënë gjera madje vetjake vetem e vetem te hyj ne histori. Rugova nuk eshte i pari dhe as i fundit.

    Arsya pse e zgjodhi diten e 28 Nentorë mendoi se nuk do te ketë reagime te medha dhe me shpresë se do te pranohet nga Shqiptaret apo nuk do te verehet shume. Kjo edhe pse u vërejt nga ne Shqiptaret dhe u pan reagimet, nuk do te thotë se pjesa tjeter e Kosoves, minoritet, nuk do te kishin reaguar.

    Edu dhe disa te tjere u shprehen se nuk eshte koha te flasim per Flamur, te fitojm pamvarsin e mandej flasim per Flamur por ne realitet nuk eshte aq thjesht.

    Per pamvarsin e Kosoves e kemi ditur se nje dite do te vij, madje flas personalish per veten se kete e kam ditur qe kur kam lindur por thjesht ka qen pyetje kohe kur do te vij pamvarsia.

    Tani qe eshte ofrour ajo ditë, prap po them eshte qeshtje kohe kur e jo a do te vij, ne duhet te flasim per Flamur dhe secili prej nesh ka mundesi dhe e ka detyre te ofroj mendimin apo dizajnin e Flamurit.

    A do te approvohet, a do te mirret parasysh dizajni i zgjedhur nga populli ajo do te jete qeshtje tjeter.
    Mbetshi mire
    Flag

Faqja 24 prej 35 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •