Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    teoria e shperberjes Maska e afrim gradica
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Postime
    11

    Alarmante Mediat Suedeze lajmrojne

    Pak qaste me pare te gjitha mediat suedeze lajmruan se eshte arrit perfundimisht nje kompromis mes SHBA,Rusis dhe BE lidhur me statusin e Kosoves sipas ketyre lajmeve dy vite Kosova do te kete nje Moratorium ne anetarsimin e saj ne organizara nderkombetare dmth jo pavaresi dhe trupat ruse te kthehen ne te gjitha enklavat serbe ne Kosove dhe te krijohen tampon zona te reja per serbet e Kosoves.
    Eshte per tu habitur edhe fakti se disa media suedeze dhe finlandeze lajmrojne se plani i Ahtisarit do te pesoje ndryshime drastike ne te mir te serbeve dhe se ekstremistet shqipetar jan duke pergatitur nje lufte te re atje.

  2. #2
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    O Afrim e kan fryre icik si teper medjat qe perundimisht mes USA,BE, dhe Rusise u arrite ne nje kompromis.Ja se cfare thote i derguari Amerikan per statusin e Kosoves


    BBC

    Pavarėsia e Kosovės nė interes tė Evropės


    Ambasadori Wisner shpreson qė rezoluta tė kalojė nė KS
    I dėrguari i posaēėm amerikan pėr statusin e Kosovės, Frank Wisner, ka deklaruar se pavarėsia e Kosovės ėshtė nė interes tė rajonit tė Ballkanit, por edhe pėr Evropėn dhe SHBA-nė.
    Ambasadori Wisner i ka thėnė BBC-sė se shpreson qė Rezoluta e re pėr Kosovėn tė jetė e qartė dhe se do tė kalojė shpejt nė Kėshillin e Sigurimit.

    Ai ka pohuar se do tė ishte nė interes tė Kosovės dhe tėrė rajonit qė tė ketė njė proces, siē e ka quajtuar, tė bekuar tė OKB-sė, qė ēon drejt njė pėrfundimi pėr Kosovėn.

    Zoti Wisner ėshtė shprehur skeptik pėr ndryshimin e qėndrimit serb ndaj Kosovės, por ka theksuar se SHBA-ja do qė ta shoh Serbinė tė ketė hyrė nė familjen perėndimore.

    Arbėr Vllahiu zhvilloi njė bisedė me ambasadorin Frank Wisner.

    BBC: Ēėshtja kryesore ėshtė njė Rezolutė e re pėr Kosovėn. Ka patur deklarime tė ndryshme deri tani nga diplomatė tė ndryshėm botėrorė por mė sė shumti nga ata amerikanė dhe rusė. Ku jemi tani?

    Wisner: Pyetje e mirė. Debatet nė KS po zhvillohen. SHBA-ja sė bashku me Francėn, Britaninė e Madhe, Italinė, Belgjikėn dhe anėtarėt perėndimorė nė KS, e kanė qarkulluar nga fundi i javės sė kaluar njė projekt Rezolutė.

    Ka patur diskutime teknike gjatė gjithė javės dhe pres qė kėto diskutime tė intensifikohen. Shpresojmė, si amerikanė, tė shohin kėtė cėshtje tė ketė ecur pėrpara me shpejtėsi pa ndonjė shtyrje.

    Diskutimet teknike janė tė rėndėsishme, kontekstet politike gjithashtu, por nė besojmė se nuk ka asnjė avantazh nė zvarritje.

    Ne po e shtyjmė kėtė sa mė shpejtė tė jetė e mundur me njė mirėkuptim tė plotė dhe nė marrėveshje me kolegėt tanė perėndimorė.

    BBC: Ambasador kemi parė kėto ditė tė fundit refuzim tė palės ruse pėr tė pranuar planin Ahtisaari, ashtu sic ėshtė. A keni arritur qė tė bindni rusėt tė pranojnė projekt Rezolutėn e paraqitur nga ju dhe gjithashtu a i keni rusėt tani nė bordin tuaj?

    Wisner: Keni tė drejtė kur thoni se rusėt kanė vėrejtje nė projekt Rezolutėn e cila ėshtė shpėrndarė tė premten e kaluar. Diskutimet kanė vazhduar gjatė gjithė javės dhe do tė ketė bisedime tė mėtejme gjatė javės qė po hyjmė. Nuk ka njė pėrmbyllje, por ne po punojmė shumė.

    BBC: Ambasadori Wisner, pak javė mė parė nė New York keni thėnė se Kosova po ecėn drejt njė pavarėsie tė mbikėqyrur, ashtu sic e parasheh edhe plani Ahtisaari. A vazhdojnė SHBA, tė mbrojnė kėtė qėndrim edhe sot?

    Wisner: Absolutisht! SHBA-ja pėrkrah planin e presidentit Ahtisaari dhe ai plan parasheh njė pavarėsi pėr Kosovėn.

    Ne pajtohemi me kėtė pėrfundim dhe besojmė se duhet tė bėhet sa mė shpejtė qė Rezoluta tė mund tė miratohet.

    Besojmė se do tė ishte nė interes tė Kosovės dhe natyrisht edhe tė tėrė rajonit qė tė ketė njė proces tė bekuar tė KS tė OKB-sė.


    Fran Wisner

    Besojmė se do tė ishte nė interes tė Kosovės dhe natyrisht edhe tė tėrė rajonit qė tė ketė njė proces tė bekuar tė KS tė OKB-sė, qė con drejt njė pėrfundimi pėr Kosovėn. Dhe ky ėshtė objektivi qė ne po provojmė ta arrijmė.

    BBC: Pra ta themi se objektivi qė po provoni ta arrini ėshtė pavarėsia e Kosovės?

    Wisner: Natyrisht kjo ėshtė pjesė e pikėpamjes dhe qėndrimit tonė tė fuqishėm dhe ai ėshtė pėrfshirė nė planin Ahtisaari.

    BBC: Por ambasador, ka patur ditėve tė fundit njė numėr deklarimesh se Rezoluta pėr Kosovėn do tė jetė njė Rezolutė e paqartė por gjithashtu ka patur deklarime se do tė ketė edhe cėshtje tė tjera qė do tė pėrfshihen nė Rezolutė. A do tė jetė kjo Rezolutė e qartė?

    Wisner: Ėshtė objektiv yni qė tė kemi njė Rezolutė tė qartė: thelbi i parimeve qė duhet tė respektohet ėshtė qė Rezoluta duhet t'i mundėsojė procesit tė ecėn pėrpara dhe duhet tė ofrojė pėrfundimin qė presidenti Ahtisaari e ka arritur dhe kjo ėshtė pavarėsi, nėn mbikėqyrje tė njė shkalle nga bashkėsia ndėrkombėtare.

    Ne besojmė se tė gjitha kėto elemente duhet tė jenė nė Rezolutėn pėrfundimtare.

    BBC: Zoti ambasador, Beogradi ka shfaqur njė numėr pakėnaqėsish ndaj procesit tė udhėhequr nga presidenti Ahtisaari, por nė vecanti ka kundėrshtuar planin e tij pėr Kosovėn. Cili ėshtė qėndrimi i SHBA-sė ndaj Serbisė sot?

    Wisner: SHBA-ja ka qenė pjesė e plotė e Rezolutės 1244, dhe sipas pikėpamjes sonė asaj i pushon pėrgjegjėsia pėr ta zgjidhur cėshtjen e Kosovės nė KS dhe pėr atė arsye ne jemi aty me Rezolutė tani.

    Natyrisht se ka patur vėrejtje pėr procesin 15 muajsh tė bisedimeve nga ana e Beogradit dhe unė dyshoj se dallimet nga ana e qeverisė serbe do tė ngushtohen dhe unė nuk e besoj se kjo do tė ndodh.

    Por ne, si amerikanė, besojmė se zgjidhja e problemit tė Kosovės duke ofruar qartėsi do tė jetė mirė jo vetėm pėr Kosovėn e Serbinė por pėr gjithe rajonin.

    Akti pėrfundimtar, apo perdja e fundit e dramės jugosllave do tė lėshohet, njerėzit do ta dinė se ku qėndrojnė dhe do tė vazhdojnė me jetėn e tyre. Ne si amerikanė, e mirėpresim Serbinė, pėr ta sjellė atė nė kontekstin e plotė transatlantik pėrfshirė edhe anėtarėsimin nė NATO.

    Evropa duhet tė marrė vendimet e saj, por e di se ėshtė pozitive gjithashtu. Ne duam tė shohim qė Serbia tė ketė hyrė nė familjen perėndimore.

    BBC: Por amabasador, nėse Rezoluta pėr Kosovėn nuk do tė jetė e qartė apo edhe nuk do tė kalojė, a mendoni se do tė ketė pasoja pėr vetė Kosovėn dhe rajonin?

    Wisner: Ne besojmė se ka dy rrugė pėrpara: e para, njė Rezolutė e Kėshillit tė Sigurimit qė ofron njė proces tė organizuar, pra njė proces qė do tė sjell pavarėsinė e Kosovės. Kjo ėshtė nė interes tė tė gjithėve.

    Alternativa ėshtė dicka mė pak e organizuar dhe mė shumė kaotike. Askush nuk e do kėtė sepse nuk do tė jetė nė interes tė Kosovės dhe as nė interes tė rajonit.
    Wisner thotė se pavarėsia e Kosovės e mirė edhe pėr Serbinė

    Ne si amerikanė po punojmė shumė qė tė sigurojmė njė Rezolutė qė do tė ofrojė njė consensus ndėrkombėtar.

    BBC: Pra ju shpresoni se keni mjaft vota nė KS pėr ta kaluar Rezolutėn dhe se do ta neutralizoni, ta them kėshtu, Rusinė kur tė votohet?

    Wisner: Unė do t'ju lejoj tė zgjidhni fjalėt tuaja, por pėrgjigja ėshtė se ne kemi njė pėrkrahje tė fuqishme nė KS pėr Rezolutėn qė po e kėrkojmė. Por hollėsitė pėrfundimtare duhet tė negociohen.

    BBC: E besoni se do tė mund ta miratoni Rezolutėn gjatė kryesimit amerikan tė KS apo ajo do tė kalojė diku nė qershor?

    Wisner: Unė nuk mund tė parashikoj saktėsisht se si do tė punojė KS rreth kėsaj cėshtjeje shumė tė rėndėsishme dhe tė vėshtirė. Por jam i qartė rreth asaj se cili ėshtė qėllimi i SHBA-sė. Ne duam qė kjo cėshtje tė zgjidhet sa mė shpejtė tė jetė e mundur.

    BBC: Dhe nuk bėhet fjalė qė SHBA-ja tė ndėrmarrė hapa tė njėanshėm nėse cdo gjė nuk shkon mirė nė KS?

    Wisner: Mendoj se po shkoni nė rrugėn e hipotezave. Ne do tė donim tė mendojmė se ėshtė e mundshme tė sigurojmė njė konsensus ndėrkombėtarė, nė formėn e njė Rezolute tė KS.

    Ne besojmė se Kosova duhet tė jetė e pavarur dhe duam qė kjo tė bėhet me njė bekim tė gjėrė ndėrkombėtar, sepse kjo do tė ishte e mirė pėr Kosovėn dhe pėr rajonin e gjithashtu pėr Serbinė.

    BBC: Dhe kjo qė po thoni ju ėshtė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė stabilizuar rajonin...

    Wisner: Mendoj se qartėsia pėr Kosovėn, dhe kjo ėshtė pavarėsia e saj, qė pėrputhet me pėrshkrimin e propozimit tė Ahtisaarit, ėshtė nė interesin mė tė mirė pėr tė gjithė nė rajon, por edhe pėr Evropėn dhe pėr SHBA-nė.

  3. #3
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Ketij idjotit te Rusise, Putin-it (historikisht idjote i ka pas Rusia lideret) nuk i rreh shume per integritetin territorial te Serbise por per integritetin gjeostrategjik rus ne Evrope dhe shihet nga kendveshtrimi qe kane per antaresimin e Gjeorgjise dhe Ukraines ne Nato. Amerikes gjithashtu ne esence nuk i rreh shume per ne por pavaresia e Kosoves e ven perballe nje sfide gjeostrategjike kundra ruseve.

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga FLORIRI
    Ketij idjotit te Rusise, Putin-it (historikisht idjote i ka pas Rusia lideret) nuk i rreh shume per integritetin territorial te Serbise por per integritetin gjeostrategjik rus ne Evrope dhe shihet nga kendveshtrimi qe kane per antaresimin e Gjeorgjise dhe Ukraines ne Nato. Amerikes gjithashtu ne esence nuk i rreh shume per ne por pavaresia e Kosoves e ven perballe nje sfide gjeostrategjike kundra ruseve.
    Vete shpjegimi qe ke bere ta rrezon komentin ne lidhje me idiotesine e Putinit. Jo vetem qe eshte i zgjuar, por shume me teper sesa i intereson jo vetem ceshtjes se Kosoves, por politikes nderkombetare.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  5. #5
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Manule ti ke shkruajtur dhe liber moj cupeze, me habite qe me 'idjot' kupton budalla njeri i cmendur etj. Mund te jesh edhe idjot dhe i zgjuar ne te njejten kohe. Lexo ate Dostojevskin se ai i shpjegon mire lidhjet mistike mes ruseve, gotes vodkes, dhe idjotizmit.

    Moratorium dy-vjecar nuk do te kete se nuk eshte ne interes te Amerikes dhe bashkimit evropian ta terheqin zvarre ceshtjen e Kosoves.Rusia perpelitet se e ka kuptuar qe po humbet influence kudo por ska kthim mbrapa ne nje ceshtje ku kemi te bejme me kauzen e shenjte dhe vullnetin e tere popullit Kosoves per pavaresi dhe me shpenzime miljardash nga paqeruajtesit.Kete e din mire putini, diktatori modern i kremlinit.

  6. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Ruset s'po e vejne dot ligjin ne Rusi e jo me ne Kosove!

    Nese plas lufta ne Kosove Rusia do jet i vetmi vend qe nuk do dergoj asnje ushtar (perderisa i ka kot)! Rusia mund te vej ndonje embargo gazi andej nga Europa... po neve pak na rruhet!

    Kosova dhe Shqiptaret nuk kthehen mbrapsht! Shqiperia e Lire dhe e Madhe (shpirterisht) eshte realitet qe askush nuk mundet t'a thyej! Pas 20 vjetesh ju siguroj se Shqiptaret do jene faktori numer 1 ne Ballkan!
    flm

  7. #7
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Nga pikepamja Gjeostrategjike Rusia eshte ne pozicionin me te mire te mundshem.
    Me venien e vetos pavarsise se capaculeve qe zhgarraviten mbas brekeve te NATOS e Europes (qe eshte 90% e sigurte) i heq autoritetin moral banditeve (qe edhe nderhyrjen ne 1999 e bene pa mandat te Keshillit te Sigurimit).
    Nese USA e Vasalet e saj ne Europe njohin tumorin ne veri te Shqiperise si .....Shtet......atehere pasojat le ti perballojne vete.
    Nuk u tha Rusia te nderhynin ne 1999, tani mund tu thote me ndergjegje te qete.....E bete corben? ....hajeni e u befte mire....).
    Terrorristet e tumorit (UCK deri 10 dite para bombardimit te 1999 figuronte si Organizate terrorriste ne USA) ashtu si dhe Bin Ladeni (i sajuar fillimisht nga CIA per lufte te shenjte kunder Ruseve ne Afganistan) shpejt a vone do u kthehen kunder padroneve te tyre.
    Ne rastin me te keq, Rusia do njohe Pavarsine e Transdiestrit, Osetise e te gjitha territoreve Ruse qe kane mbetur perkohesisht jashte Federates.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Nga pikepamja Gjeostrategjike Rusia eshte ne pozicionin me te mire te mundshem.
    Me venien e vetos pavarsise se capaculeve qe zhgarraviten mbas brekeve te NATOS e Europes (qe eshte 90% e sigurte) i heq autoritetin moral banditeve (qe edhe nderhyrjen ne 1999 e bene pa mandat te Keshillit te Sigurimit).
    Nese USA e Vasalet e saj ne Europe njohin tumorin ne veri te Shqiperise si .....Shtet......atehere pasojat le ti perballojne vete.
    Nuk u tha Rusia te nderhynin ne 1999, tani mund tu thote me ndergjegje te qete.....E bete corben? ....hajeni e u befte mire....).
    Terrorristet e tumorit (UCK deri 10 dite para bombardimit te 1999 figuronte si Organizate terrorriste ne USA) ashtu si dhe Bin Ladeni (i sajuar fillimisht nga CIA per lufte te shenjte kunder Ruseve ne Afganistan) shpejt a vone do u kthehen kunder padroneve te tyre.
    Ne rastin me te keq, Rusia do njohe Pavarsine e Transdiestrit, Osetise e te gjitha territoreve Ruse qe kane mbetur perkohesisht jashte Federates.
    Tani qe ta marr vesh une, ti si e ke hallin?

    Perendimi dhe Rusia (me Uillsonin ne krye te "budallenjeve") e bene gafen qe krijuan Mbreterine e Serbeve, Kroateve dhe Slloveneve dhe ata duhet ta ndreqin!

    Shqiptaret asnjehere nuk i pyeten se c'mendim kishin. Ne pse duhet t'i pyesim?

  9. #9
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ata bene edhe Cekosllovakine (kete veze te kalbur si e cilesoi Musolini ne 1938) Polonine me territore Gjermane etj etj.....
    Ne mor mik do na kishte hije samari Austriak apo qofte edhe ai Italian (te kujtojet Il Regno d"Italia, Albania e Abbisinia?).....
    Historia vendosi ndryshe.
    Le te mos e genjejme vehten me deliret e Pianos se Cmendur qe mendonte se Simfonia ishte ekskluzivisht pjelle e saj.
    Ne shkojme nga te na coje era.
    Halli im eshte qe te mos ngrefemi" sic e kemi zakon e te kujtojme qe ngjarjet boterore jane kryesisht reflekse te "bemave apo trimerive tona te pandehura".......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    nuk eshte ndonje gje negative se e shtujne uljen ne okb per dy vjet. plani i antisarit nuk thote gje per okb-ne, nuk i garanton karrige aty. thote thjesht se do kene te drejten per te aplikuar, kjo e drejte do shtyhet per dy vjet. nuk u be qameti. rendesi ka qe te shfuqezohet rez.1244, me kete ateher kosova s'njihet me si pjese integrale e serbise. po me sa kam lexuar ruset e mohuan se kishin rene dakort me perendimin.

    sa per konfigurimin e gjeostrategjik te rusise, ariut te zgjebosur tashti i ka ardhur fundi, ben ca proklamacione si idiot qe eshte putini, i ka hyp ne qef vetja se po noton ne cmimet e naftes, sic notenten vetullpyka i 70-tes. rusia e ka pranuar tashme ameriken si superfuqi, i lepiu dhe ****** qe te merrte pjes ne WTO. qe kosova do behet e pavarur eshte pune e mbaruar, u privatizuan gjithe ato kompane shteterore te serbise pa e perfillur fare serbine. kush i bleu? amerika, evrope, etj. me verte mendoni se do lejonin shtyrjen e pavarsise. ato blerje nuk do vlenin asgje neqoftese kosova do ishte pjese e serbise.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mediat Shqiptare, Problematike Nė Paraqitjen e Lajmit!
    Nga shefqeti11 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2007, 08:23
  2. Mediat dhe "banda" e gazetarėve.
    Nga Agim Doēi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 04:32
  3. Pushteti i katėrt i mediave
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2004, 18:47
  4. Njėvjetori i vrasjes sė ministres suedeze, Ana Lind
    Nga StormAngel nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-09-2004, 14:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •