Close
Faqja 8 prej 35 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 347
  1. #71
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Poetit dhe Inteligjentes

    Nje thenie thote qe:''me mire te heshtesh kur nuk ke cfere te thuash''.I kam lexuar me vemendje ato qe shkruat pas shkrimit tim dhe te them te drejten u binda se vertete ju shkon per shtat ajo barcaleta e cituar ne fillim te shkrimit tim te pare.Megjithese nuk ju pelqen juve.
    Pse...
    Ju bera nje pyetje e ndersa Inteligjentja(nje emer i madh ky) e perziu krejt Poeti nxiton te na kunderpyes megjithese nuk e ka idene se cfare pyet.Edhe formulimet i ben ne forme komenti sic beri me dy pyetjet e fundit.
    Po te pergjigjem Poet.
    Pyet se - cili eshte ndryshimi midis flamurit te Serbise dhe Rusise.Po ka ndryshim i dashur.Nese nuk ke atlas te gjeografise mund te sugjeroj te shohesh ne webfaqen e CIA-s www.cia.gov dhe shihe rubriken ..the world factboo.. dhe do bindesh se ka ndryshime.
    - a duhet qe dallimet te jene aq drastike sa te mos kete asnje ngjashmeri.Per here te pare po e degjoj se ndryshimet qenkan kaq drastike por edhe nese do ishin te tilla zoteri a e kupton se nuk eshte e thene se flamuri shteterore te jete i njejte me ate kombetere.Pastaj a e kupton o zoteri se nuk kemi te bejme me ndryshime ne flamurin kombetare por ashtu siq thote the Arb kemi te bejme me sjelljen ne jete te simboleve te Kosoves. Me gjere ne kete pike do marresh pergjigje me vone kur ti pergjigjem inteligjences
    - a duhet te mohojme se luften .............etj.po chyn lufta i nderuar ne qeshtjen ...a i duhet kosoves identiteti i saj a jo.Pastaj kush po e mohon nje gje te tille Poet . Lufterat kudo jane bere nen flamurin kombetare dhe ty nuk ta mohon kush qe kete flamur ta perdoresh sa here te duash ne gezimet dhe hidherimet tuaja.Fundja pse po manipulohet shume me luften .Poet do beje mire qe me penen tende te thurje vargje per luften e jo te beje komente per flamurin se vertete nuk ja thue hiq.Pastaj vertete UCK-ja ka shkruar nje faqe te ndritur ne historine e kombit shqiptare por mos te harrojme se pena ka leshuar nganjehere boje me teper qe ka bere te leje edhe njolla ne kete faqe. Besoj se me kete te jam pergjigje edhe per pyetjen e trete.
    Ndersa pyetjet 4 dhe 5 jane komente qe une nuk e di nese kane lidhje me temen.Nje gje do te ta them ketu se flamuri nuk eshte problemi kryesore por eshte nji problem ne rrugen drejt pavaresise i dashur.

    Intelighente.

    I ke vene vetes nji emer te madhe por ku lexoj ate qe shkruan me kujton ate thenjen ''u mbars mali e polli nje mi''(jo ne kontekstin biologjik te te qenit femer)nuk e di se pse je ngutur te me cilesosh deri dhe foshnje ( 3 vjeqare) kur dukesh se nuk ja ke idene se per cfare po flitet.Me vjen keq por do te te sugjeroja t'ia nisesh perseri shkolles nga klasa e pare se si ti dhe shume te tjere nuk i kuptoni fare konceptet ''shtet'' ''komb'' ''flamur'' apo ''simbol''.Pastaj vertete une kisha bere nji gabim kur ne vend te fjales ''shoke ''une duhej te perdorja ''miq'' por me duket se jane krejt te ngjashme dhe mos te duket foshnjarake dhe qesharake. Don ti apo nuk don , une mund te te them se dr. Rugova eshte njeriu me i votuar sot ne trojet shqiptare, eshte politikani qe eshte ftuar ne rangjet me te larta te politikes boterore dhe eshte takuar me te gjithe politikanet me te shquar te kesaj politike. Nuk thashe se eshte Zoti apo Engjulli por sot populli i ka dhene voten te jete njeshi i Kosoves.Neser nuk e di kush do jete.Prandaj ai ka te drejten dhe detyren qe te shprehe idete e tija mbi simbolet e shtetit te Kosoves.Qe per mua jane mjat racionale dhe me vend.Je konfuse kur thua se ne zyren e tij ai le te perdore cilin flamur te doje por kur vjen puna per perfaqesim shtetesh ndryshon puna.E pra e nderuar ai perfaqeson shtetin e Kosoves dhe jo kombin shqipetare.
    Ke perdorur nje numer ne shkrimin tend per per te denigruar moshen time por une po te them se atij numri duhet ti vendosesh edhe nr.7 per te kuptuar sa jam por edhe fakultetin histori gjeografi.Duhet te dishe se nuk kam shkruar ketu si ''kodra pas bregut'' ashtu siq po ben ti. Nuk jam ekspert por besoj se kam shume me teper njohuri ne kete fushe se sa ti.
    Po e analizoj pak shkrimin tend
    Thua se - sipas teje flamuri kombetare paska ndryshim me ate shteteror.Rrofsh per ndriqimin por sinqerish ajo qe ke thene pak me pare eshte nje gje qe nuk ka vend ku te rrije.Mjafton kjo thenje e jotja per te kuptuar sa e ceket je dhe per te te mos tu pergjigjur . E nderuar kuptoj se nuk e ke idene mbi konceptin ''shtet ''dhe ''komb'' prandaj hape fjalorin e gjuhes shqipe dhe shikoji keto dy fjale .Nese kombi perfaqeson nje grup te madh njerezish me karakteristika te njejta gjuhesore kulturore.......etj , shteti perfaqeson nje menyre administrimi te nje pjese te kombit' te nje kombi ose te dy e me shume kombeve.Nocioni shtet nuk perfaqeson nocionin komb dhe as kombi muk perfaqeson shtetin prandaj e nderuar simbolet shteterore ndryshojne me simbolet kombetare pavaresisht se sot ne bote ne 95% te rasteve ato jane te njejta.Shembulli me klasik i ketij ndryshimi ishte Gjermania e paraviteve 90 ku Gjermania lindore megjithese eshte e banuar komplet nga gjermane kishte simbole te ndryshme me Gjermanine perendimore. Po keshtu ne ishullin e Qipros eksistojne sot dy shtete ku njeri i njohur nderkombetarisht dhe tjetri vetem nga Turqia.Turqit e Qipros edhe pse jane te njejte me turqit e Turqise kane flamurin e tyre qe ndryshon nga flamuri kombetar turk.Besoj se nuk jane budallenj dhe as tradhetare por largpames.Po keshtu edhe Qiproja greke e banuar ne 95% nga grekerit ka nje flamur komplet te ndryshem me ate qe perdor kombi dhe shteti grek. Nuk po te jap shembuj te tjere se besoj se e kupton kush e ka gabim.

    Nje gje e ke bere mir Inteligjente.Me ke uruar emerin dhe me ke uruar fat.Te njejten gje do te ta uroja dhe une ty dhe te gjitheve shqiptareve kudo qe te jene.


    Nuk ka rendesi kush je e nga vjen , rendesi ka ajo q'ka thua dhe qa bjen.......

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga kaprotja
    Po te pergjigjem Poet.
    Pyet se - cili eshte ndryshimi midis flamurit te Serbise dhe Rusise.Po ka ndryshim i dashur.Nese nuk ke atlas te gjeografise mund te sugjeroj te shohesh ne webfaqen e CIA-s www.cia.gov dhe shihe rubriken ..the world factboo.. dhe do bindesh se ka ndryshime.
    - a duhet qe dallimet te jene aq drastike sa te mos kete asnje ngjashmeri.Per here te pare po e degjoj se ndryshimet qenkan kaq drastike por edhe nese do ishin te tilla zoteri a e kupton se nuk eshte e thene se flamuri shteterore te jete i njejte me ate kombetere.Pastaj a e kupton o zoteri se nuk kemi te bejme me ndryshime ne flamurin kombetare por ashtu siq thote the Arb kemi te bejme me sjelljen ne jete te simboleve te Kosoves. Me gjere ne kete pike do marresh pergjigje me vone kur ti pergjigjem inteligjences
    - a duhet te mohojme se luften .............etj.po chyn lufta i nderuar ne qeshtjen ...a i duhet kosoves identiteti i saj a jo.Pastaj kush po e mohon nje gje te tille Poet . Lufterat kudo jane bere nen flamurin kombetare dhe ty nuk ta mohon kush qe kete flamur ta perdoresh sa here te duash ne gezimet dhe hidherimet tuaja.Fundja pse po manipulohet shume me luften .Poet do beje mire qe me penen tende te thurje vargje per luften e jo te beje komente per flamurin se vertete nuk ja thue hiq.Pastaj vertete UCK-ja ka shkruar nje faqe te ndritur ne historine e kombit shqiptare por mos te harrojme se pena ka leshuar nganjehere boje me teper qe ka bere te leje edhe njolla ne kete faqe. Besoj se me kete te jam pergjigje edhe per pyetjen e trete.
    Ndersa pyetjet 4 dhe 5 jane komente qe une nuk e di nese kane lidhje me temen.Nje gje do te ta them ketu se flamuri nuk eshte problemi kryesore por eshte nji problem ne rrugen drejt pavaresise i dashur.

    Nuk ka rendesi kush je e nga vjen , rendesi ka ajo q'ka thua dhe qa bjen.......
    Dua te ti them disa gjera:
    * Paske shkolle te forte te mbaruar e cila te jep njohuri kaq te larta politike-histori/gjeografi!!!
    * Sikur te kuptoje drejt gjerat nuk do te me tregoje per atllas e as website, sepse nuk desha te te them shiko flamurin e Holandes, sepse para teje dhe te tjereve desha te terheq paralelen e afersise serbe me Rusine, por ti nuk e paske kuptuar...
    *Nuk te duken dallime drastike, kur vetem shqiponja dykrenare eshte aty dhe ajo e luluar me shirita, rrote dhe yllin gjashtecepesh, ngjyra e kaltert (as deti e as qielli), por me shume pjese e flamurit serb (nese nuk pajtohesh vej syzet dhe shiko me sy real e jo me bindje politike),
    *Kur eshte qeshtja tek ngjyrat, meqe merresh vesh ne politike, a nuk me thua se me cilin flamur perfaqesohet shteti ne OKB? me ate kombetar apo shteteror (sa di une me shteteror, dhe kjo do te na bej dy shtete, kur pretendojme te jemi nje, dhe me dy flamuj plotesisht te ndryshem)? dhe pse me sjell shembuj te shteteve me qeshtje te pazgjidhura politike, desheron ti te jete keshtu edhe me Kosoven?!
    *"a duhet te mohojme se luften .............etj.po chyn lufta i nderuar ne qeshtjen ...a i duhet kosoves identiteti i saj a jo"- kete e bart sikur me inat dhe te nderprere, dhe kjo tregon se sa i perkrah dhe i ke perkrah ata qe na sollen lirine, vertete turp te kesh...dhe kjo eshte ajo qe na solli ketu ku jemi, ne rruge te pa krye ( a nuk shiteshin uniformat sikur te UÇK-se ne Tirane per 20 DM?) dhe kush donte mund ti blinte, pastaj si ish luftetar uzurponte, vidhte dhe mashtronte dhe e ter kjo i ngarkohej luftetareve. Pasi ka qene aq lehte, perse nuk rrezikoje edhe ti jeten, por me filozofon tani me ngjyra e historira te kalbura nga arkivat e kryetarit, kujdes se fjala vret me shume se shpata.
    * Per fund dua te te them, sa per njohtim, se dy pikat e fundit i kam bere komente per te te treguar se nuk e kam humbur rrugen dhe se kam nje pervoje politike hiq me pak se 13 vite dhe ate ne koherat me te veshtira per vendin (por sigurisht jo ne LDK) dhe aq me teper jo ne perkrahjen e peruljes per te na falur diçka!!

    Ishalla te ftohet koka dhe mendon me tru, sepse ne politike nuk duhet vetem zemra por edhe truri?!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Sa i perket shtetit Shqipetar,ekziston vetem nje flamur...Kosova akoma se ka fituar pavaresine...Kemi nje fjale poullore ne -Lepuri ne mal..vala ne zjarr...
    Dy zgjidhje ekzistojne-Flamurin Shqipetar apo Serb!!!!!
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  4. #74
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542

    Thumbs up Persh. te gjith "SHQIPTAREVE"!!!

    Me shume interes lexova te gjitha postimet ku vura re shumllojshmeri mendimesh dhe keqkuptimesh.

    Tema ishte C'mendoni per flamurin e ri te Kosoves^Dardanise???

    Atehere, perderisa Dardania po pret pamvarsine dhe jo bashkimin, (sepse nuk eshte e mundur !!!)me pjesen tjeter te Shqiperise, ajo duhet te prezantohet ne rangun nderkombtar si nje shtet i ri me flamurin perkates.

    Per mendimin tim ketu nuk duhet te diskutohet se si eshte flamuri por ti urojme Dardanise nje pamvarsi sa me te shpejte, sepse vetem atehere gjaku i derdhur do te kishte sherbyer per dicka.

    Vetem atehere kur Dardania te ket fituar pamvarsine mund te diskutohet per flamurin!!!

    me resp. ju persh. te gjitheve duke ju lutur qe atdhetarizmin e madh qe keni (e kam),mos te sherbeje per tu ngaterruar por per nje dialog sa me te mire!!!

  5. #75
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Flitet qe BE dhe SHBA-te, tashme, kane rene dakord qe Kosoves ti jepet pavarsi e kushtezuar. Mbetet vetem te shihet se cili do te jete ai kushtezim.

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga Anisela
    Sa i perket shtetit Shqipetar,ekziston vetem nje flamur...Kosova akoma se ka fituar pavaresine...Kemi nje fjale poullore ne -Lepuri ne mal..vala ne zjarr...
    Dy zgjidhje ekzistojne-Flamurin Shqipetar apo Serb!!!!!


    mjaftojn keto fjale per ata qe kuptojne diqka

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Zgjedhni cfare doni!

    Citim Postuar më parë nga Ereza
    mjaftojn keto fjale per ata qe kuptojne diqka

    Ereza,

    Gjithenje jam pajtuar me mendimet e mikes sime te respektuar Anisela dhe me kere rast po bindem edhe me shume se kam pasur te drejte ne besimin tim.
    Jane dy opcione, pra, te trete nuk ka, shume mire e thene. Kush ka nostalgji per flamurin serb qe na ka qendruar mbi koke me vite, mund ta perdore kur te doje, por jo aty ku ka shqiptare, as ne enderra bile dhe as edhe kryetar nese eshte...
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Poeti
    Ereza,

    Gjithenje jam pajtuar me mendimet e mikes sime te respektuar Anisela dhe me kere rast po bindem edhe me shume se kam pasur te drejte ne besimin tim.
    Jane dy opcione, pra, te trete nuk ka, shume mire e thene. Kush ka nostalgji per flamurin serb qe na ka qendruar mbi koke me vite, mund ta perdore kur te doje, por jo aty ku ka shqiptare, as ne enderra bile dhe as edhe kryetar nese eshte...
    Anisela sjelli ne teme Shkijet. Ereza mbeshteti punen e saj. Ndersa Poeti edhe nje here na tregoj se eshte pjesetar i nje prej pakicave ne Dardani.

    Nuk me ra ne sy ndonje shkrim I ndonje anetari qe gjoja paska treguar nostalgji per flamurin Shka. Nostalgjine per ate flamur e sollet pikerisht ju te tre.

    Dardania do te pavaresohet, do te kete flamurin dhe hymin qe do ta prezantoj ate. E gjithe kjo do te behet, me ose pa miratimin e pakicave dhe cetnikeve Shkije...

    Per te ardhmen e Dardanise do te vendos vete populli i saj, e jo qendrimi i Aniseles, Erezes, dhe minoritarit Poet...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arb : 16-10-2005 më 04:11
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Anisela sjelli ne teme Shkijet. Ereza mbeshteti punen e saj. Ndersa Poeti edhe nje here na tregoj se eshte pjesetar i nje prej pakicave ne Dardani.

    Nuk me ra ne sy ndonje shkrim I ndonje anetari qe gjoja paska treguar nostalgji per flamurin Shka. Nostalgjine per ate flamur e sollet pikerisht ju te tre.

    Dardania do te pavaresohet, do te kete flamurin dhe hymin qe do ta prezantoj ate. E gjithe kjo do te behet, me ose pa miratimin e pakicave dhe cetnikeve Shkije...

    Per te ardhmen e Dardanise do te vendos vete populli i saj, e jo qendrimi i Aniseles, Erezes, dhe minoritarit Poet...
    O mor Arb,
    Tani vertete ke deshmuar se sa i ceket je ne mendime dhe se ketu ne forum sherben si segregator qe veç mdarjeve qe na jane imponuar nga tjkeret ti ben edhe ndarje te reja tamam si rimaket e vjeter: Percaj dhe sundo, por kend don ta sundosh ti mmore mjeran?!
    pak kemi ndarjet ne 5 shtete, pak ndarjet ne fe, pak ndarjet ne te ardhur dhe vendas, pak edhe X ndarje te tjera, tani ti shqiptaret i ndan me flamur dhe ate me shumekrenari more shka , bir shkau, more i gjore e mjeran...
    Me te tillet nuk vlene te diskutohet fare..
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-10-2005
    Postime
    85
    Ne lidhje me flamurin e Kosoves, nje nga krahinat me te pasura me kulture dhe tradita te forta shqipetare, une mendoj se eshte shume gabim qe te arrihet nje pavaresi me bastardime flamuresh dhe emrash kur nuk po ta imponon dikush( me thoni kush e ka sugjeruar per vec shqiptareve ne kosove). Ulu njehere pastaj merru vesh dhe arrit nje marreveshje, dhe ndoshta s'do te shkoj puna deri atje sa te shesesh gjerat qe ti ke luftuar. Ne kemi emertime sllave ne shqiperi, por nuk ka imponuar kush se ke flamur do valevisim ne oxhakun tone. Edhe ne sy te botes ne po dalim si te humbur, qe jemi gati me e hedh poshte flamurin e te pareve, e cfare te pritet nga ne. Por edhe nje gje me vjen keq, qe paska ketu disa tipa, qe jane dakort me cdo gje, vetem se te quhet pavaresi, pa u menduar mire se cdo te thote '' e kushtezuar''( flamur tjeter, tjeter tjeter tjeter). Atehere une shtroj nje pyejte, e kujt do jete kjo pavaresi dhe ne sherbim te kujt se s'jam ne gjendje te kuptoj nje pavaresi pa te njejtin flamur qe baballaret tone ka derdhur gjak. Sigurisht qe jo e ne shqiptareve. ''kaprotja''(lepur) prape ketu ti mer mistrec, nuk zenke mend ti. Te paskan bere nje lavazh te mire ty. kush??
    Ndryshuar për herë të fundit nga kocollari : 16-10-2005 më 10:35

Faqja 8 prej 35 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •