Postuar më parë nga dodoni
dodoni,
Më beso se nuk ke nevojë të më skjarosh asgjë, jo vetëm tani në këtë temë por në asnjë postim që bëhet këtu, sepse i kuptoj shumë mirë.. tjetër që nuk dua të diskutoj në mënyrën tuaj të tentimit të bindjes së tjetrit më forcë, më bind me fakte…
Do të doja të pyesja vetëm një gjë: Do të bashkohet Kosova apo Dardania me Shqipërinë mëmë? (sepse si duket së pari duhet të ia ndërrojmë emrin këtij vendi të larë me gjak, pastaj ta bëjmë bashkimin kombëtarë??).
Nëse dëshëron të kthehesh prapa në histori atëherë edhe Shqipëria nuk do të duhej ta ketë këtë emër, sepse në kohën e Skënderbeut nuk e ka pasur, apo jo?
Dhe një gjë nga kohë e Skënderbeut: Shumë flamuj të ndryshëm që simbolizonin principatat (territoret e ndara nën sundimin e princërve)!? Do e bëjmë edhe Kosovën (apo sikur thua ti Dardaninë) të ndarë në disa principata dhe kush të dojë e kur të dojë të ngris flamurin e tij familjar, me yje apo me dele e dash në te)… vërtetë më ke mahnitur me idetë tua, nuk kam fjalë…(kthim prapa në histrinë e para 600 vitesh).
P.S. Mbaj mend të kaluarën, por mos u kthe mbrapa, sepse të shkel rrota e historisë
Krijoni Kontakt