MUA-HHH,
Te lumte se na kenaqe me kete pamje plote bukuri, kjo pra eshte aresyeja e mbrojtjes se ketij flamuri qe te ngjalle ndjenjet e kenaqesise te te qenurit shqiptare.
Krenohem me perkatesine time, krenohem qe jam shqiptare.
MUA-HHH,
Te lumte se na kenaqe me kete pamje plote bukuri, kjo pra eshte aresyeja e mbrojtjes se ketij flamuri qe te ngjalle ndjenjet e kenaqesise te te qenurit shqiptare.
Krenohem me perkatesine time, krenohem qe jam shqiptare.
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Chemichalo Hallall kshu Flasin Burrat !!!!!
O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.
Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S'të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli.
Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.
Me Skënderben' u-lavdërove
Dhe në furtun' i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.
Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.
Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
P ër botën ëndr' e qjell i ri.
Liri çlirimtarve! Vdekje tradhtarve!
Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 03-12-2005 më 14:12
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
E kam nje pyetje per ju te gjithe qe nuk e perkrahni flamurin e Dardanise:
A thua nese Kosova se shpejti behet shtet i pavarur a do te pranohen dy
flamuj te njejte ne selin e Kombeve te bashkuara per dy shtete?? Nese jo
atehere bashksia nderkombtare do te kerkonte nje zgjidhje tjeter pra nje
dallim ne mes te dy flamujve, e nese ne nuk do te pranonim nje gje te tille
atehere do te na ndodhte njesoj sikur Bosnje dhe Hercegovines kur bashksia
nderkombtare ka zgjedh flamurin e tyre, keshtu qe ma mire qe na te zgedhim
kete qeshtje vete sesa te tjeret te bejne ate.
Flamuri i DARDANISE me duket si nje zgjedhe shume e mire te lumte
presidenti Rugova.
Beni-Usa, edhe une mendoj qe Kosova duhet te kete flamurin e vete, mirepo me dallime shume te vogla nga ai kombetar, sepse flamurin qe e ka propozuar Rugova ka dallime te medha, me ngjyre e shume dallime tjera.
Po nje pyteje per ty tani:
Si e vlersoni rastin e venies se flamurit te Rugoves, pra flamurit ende te pa aprovuar nga kuvendi dhe qeveria e kosoves, perkrah flamurit Kombetar, ne festen Gjith Kombetar.
Pra a ka bere kete veprim Rugova, veprim Demokratik dhe ligjor.
Dakord, plotesisht pajtohem mendimit tend Veshtruesja!
me pelqeu kjo ide e juaj qe perpiqeni ta ruani ekualibrin personal ,jo larg politikes,afer saj vertet si veshtruese dukeni po dhe nga poletika,e kjo ishte konkrete politika e Rugoves!.pra une them me mir i shar nga i juaj se i (djegur nga i huaj)-kuptojeni se qdua t'themi? (eshte kjo pra me emir nje politik se njeqind trimeri)! qe ky Burr Dr.Rugova! ngriti, Flamurin Dardan mbrend vendit te Kosoves.Fakti qe po kerkohet nga shtetet e bashkuara shum kombshe,
jo bashkim me "Fqinjet" ne doni Pavresin!.Ose me mira te zgjedhim prap nen (kembanen) e asaj shum vjeqare te armikut ne nje autonomi dhe nje flamur krejtesisht ne (favor te serbis) po te doje bota dhe kete ta ben pse nga kush e ka frigen hajt?flisni qellimi eshte i nje poletike ( o sot o kurr)! e kjo politik duhet te jete e gjithanshme shqiptare, gjithsesi ai qe mendon per t'dal nga ky (boshllek) qe jemi dhe ishim me vite duke e pritur nje dit me te bardh! e jo ne te papritura (akte) ne te mshelur syt i biem (fatit grusht) dhe nuk duam te ia lejomi as nje xix* ma te voglen ,kerkush nuk ju ndal qe te hecni perpara qe te merreni per te miren e shtetit qe doni ti bashkoni me bindje reciproke nga vullneti e te gjitheanshem vete fakti se ideja dhe deshira asht kjo qe na mundon me koh e me vite,ne teresi nuk kemi qka mshefemi e as qka nxitohemi kur vete fakti qe jemi te ndar,e veshtir shum e veshtir eshte per te gjet rrugen se si per t'tej kaluar ne mungesen e shum vjeqare... per trojet dhe (tokat e coptuara shqiptare)-une mendoj qe kjo ishte ideja e Rugoves ma e mir per t'zgjedhur ket"Flamur Dardan"!.sa per tu shmangur (provokimeve shum kombshe)! mendoi se kjo ka qen qellimi i poletikes se tij, se po te kishte ngrit zerin per t'bashkuar e biseduar rreth ketij Flamuri Daradan ne Parlament a gjetiu, ai nuk e beri pse? se ndoshta dhe per ti par reagimet e popullit ose ose te (shteteve shum kombshe) une jam e bindur qe ai e ka dit qellimin e popullit, a po deshiren e tyre te flakt sikurse dhe te veten (pa dyshim)-po kjo eshte politik e qelluar ndaj vendimit te tij, qe rrall kush mund ta kete nje politik te "till" si Dr Rugova!. Nuk perjashtoi mundesin e vullnetin e tij te "Patriotizmit Shqiptar" per te cilen e luftoi qysh ne femirin e tij,(I mbetur jetim pa Bab dhe Migj)! ku dora e (zez antiserbe) ia zhduku baben dhe migjen si nga shum kombas te vet popullor si dhe po nga ni Fshat i Istogut i quajtur "Cerc e Istogut" ku te paret e tij e kishin marr ate tok te shkaut qysh ne (Luften edyt Botrore)!...
kete histori e din dhe e japin shum gojdhena shqiptare, ecila eshte dhe Ni plak po nga ai fshat ku ka lind Rugova! ne "Istog te Gjirakovcit"per te ua treguar e vete rastin e nje plake qe din shum mir rreth kesaj ngjarje, ajo thot,qe baben e migjen ia ka mbytur( shkau )ne krye te tokes ku ishin me megj me shkaun qe ishte perpjekur te ua merrte token ..ne te mbrojtur token e vete aty e (kan len dhe koken)!! ne,qrast e kan vra shkaun duke u perpjekur me ik, ju kan dalur ne prit te tjer shkie dhe aty kishte mbarua jeta e tyre, nga se nuk kishin qen te shumuar me meshkuj i vetmi ishte Ky "Ibrahimi Dr.Rugova" qe eshte dhe Sot qe me perpjekjet e Tija shum vjeqare u perpoq te hakmerrej me perpjekje te ruajtes gjak ftohesin per ti ruajt nje grusht popull te shkelur (nene kemben e te fortit)-e kjo eshte e tera qe ai e beri me perpjekjen e tij shum vjeqare po me inciativen e ashtuaqujtur Politik!. te cilen rrall e kuptonin dhe sot ket (thelb)-dikur kemi per ta kuptuar po dikush ka per tu penduar ndaj (sharjes e fyrjes rreth tij)! si Individ me perardhje shum Vjeqare te "Patriotizmit Shqiptar Rugovas"!!!!!!
po te domi prap i veshemi Luftes, po e di qe, prap kemi per t'mbetur aty ku dhe ishim (sikur ajo fjala qe thot qka punove dje asgje, e sot asgje)!aaaa, e po vi deri te qajo se nuk kemi forc as sot e as neser deri sa te shohim pilotete tan duke fluturuar ne han, se per (aviona te bombardimeve mos tfasim) zonja e zoteri,(maby) ndoshta dikur mund te vim po ne kete kamen qe jan sot disa nga fuqit e Botes nga ma te (voglat fuqi nuk po shkonim te ato me lart)lol!
duke patur para sysh se nuk kemi as nje ma te voglen mundesi per vete vendosje, Qoft Presidenti! qofshin komentet e Popullit ndaj sa deshira qe kemi ne shum do i kishim kerkuar ama nuk kemi(kaqik)te ia mbathim lol, une pike se parit jo nuk do merrja akcion qoft as per humanitare se mu ka ngri duart dhe kembet gjat luftes se (1999-98-tes) me perpjekje te miat e shum motrave e nenave e bijave Rugovase duke bere humane popullates se zonave dugagjinit e pejes ne te perzuarit e shkaut nga turtura te ndryshme me pas dhe "uqk"duke u bere qarap e dorza gjampera e buken e rrobat duke ua pastruar hallall ua qofshin, po sot jo nuk ma mbush kush mendjen per ta nis dhe niher ate rrug se nuk gjej dot force vetem per ti dal shkaut perball e ti them me vrit,jo perderisa ta gjejm mbeshtetjen e forcen e mirkuptimin se per ndryshe jo,lol! se kam marr djegje gjersa (e mund i ligu te fortin)kurse ne nuk jemi akoma per ta muajt ate te ligun se me te liget jemi vete ,pse se pike se parit nuk dim qka eshte toleranca e as bashkimi duke patur para sysh se nuk e njohim e as me te voglen respektin ne dim vetem urrejtjen, si ta nxem karriken dhe si ta fyejm njeri tjetrin dhe si tmerremi me polemiken e si t'shajm fyejm gjuajm dhe ma ne fund djegim)! e tere kjo eshte toleranca e mir kuptimi yn (antishqiptare) deri sa mos te perpiqemi te kuptojm setuaten mbrend vendit dhe kombit ne teresi...ngase per Flamurin shqiptar dy krenare e dim dhe e respektnim ne pergjithesi Flamur "I KOMBIT SHQIPTAR" kurse ai kurr nuk do te zhduket ai i pari ka per tvaluar ne te gjitha trojet shqiptare dhe ne te ndarjen, ne te bashkuaren)! ate askush nuk e mohon ama i duhet te kete dhe mbeshtetjen e (kesaj motres se vogel kosoves e cila mbeti jasht gardhit) se pa kete mbeshtetje nuk ka t'bej e kesaj nuk po ia kujtojm veqse nxitohemi ne menyra ma errogante ,si me kete hije te flamurit si dhe me trazirat e marsit te vitit kaluar,kshtu per gjith vjet ndodhin tek ne mosmarrveshje anti polemike duke e humbur "Previlegjen ton Shqiptare" ne pergjithesi! kam parasysh dhe ndjej ne shpirtin e qdo shqiptari qe don bashkimin e kombit shqiptar dhe don te valoi po ky flamur kombetar shqipatr me proiritet te madhe dhe me dashuri te madhe do e doja ket imazh qe ta ket e tere (shqiptaret etnikisht)!por duke shiquar perpara ama se qfar eshte duke na sjell fuqia botnore ne (cilen hendak po na qon)?duke shpresuar per Pavresin te cilen e kemi kerkuar ne ter rajoni shqiptar!
pose dhe te fituareen e saj, me pas frig qe na e vjedhin ne te (erresiren e nates)nga kesi qe shkonin me (sy mbylltas)- kaq per sot bashatdhetar te vendit dhe kombas ju pershendes ne pergjithesi te fala nga (migja ram)hahaha
* *
jo, jo hajla nga Rugova. mos tu habis se nuk e kam nderruar nofken!lol,
dhe dua ti pershendes ata qeju pelqen ky referat pra referat duhet t'jet "keshtu e ka historia" dhe nga ata qe me (urrejn) ne te kunderten,po keto jan te dhenat e mia ideale...jo si jam politikane e as jo qe di dhe aq per historin po nga vete (mllefi) apo ndjenja ime shpirterore dhe qfar kam parsysh kte!-flm,
Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII
Postuar më parë nga GWENI
Pergjigjje ne pyetjen e Gwenit.
Gweni nuk e di ku jeton ti, une jetoj ne Shba perkatsisht ne Tennessee dhe per
qdo fest ketu vendoset flamuri shtetror i Tennessee dhe flamuri kombtar i SHBA-s
qe nuk kane as nje shenje apo ngjyre te perbashket, nuk e di ndoshta jam gabim
por ky eshte mendimi im se edhe nese ne nje te ardhe te aferme behet bashkimi
i Shqiprise me Kosoven pra nese behet United States of Albania kisha propozuar
qe te kete flamur shtetror per te dy shtetet dhe nje flamur kombtar.
Kurse sa i perket venies se flamurit te DARDANIS per 28 Nentor une nuk e shoh si diqka tragjike sa qe njerzit me shku aq larg deri sa edhe ti djegin ata, nese
ata njerz e durojne flamurin me kater c-JA ne shume pjese te Kosoves atehere eshte dashur te jene te durueshem dhe tolerant edhe ndaj flamurit te DARDANIS.
Mendoj se ideja nuk ishte e keqe dhe besoj se shume shpejt ai flamur ka me u
aprovuar edhe ne Parlament dhe nese aprovohet ne paralment atehere ata njerz
e kane djegur flamurin Shtetor te Kosoves e kete e bejne vetem armiqet.
Une personalisht e perkrah flamrin e DARDANIS si nje zgjedhje shume te mire.
te them te drejten, fillimisht me erdhi shume keq kur degjova per nje nderim. mbase nga ajo ndjenja e patriotizmit qe ne andej kufijve shqiptare e kemi dic me te theksuar, ajo qe ne quajme patriotizem, sepse patriotizmi mund te jete i ndryshem, dhe emerohet ndryshe...hm, me duket se ia futa kot tani me kete fjale, por po vazhdoj...mos me kapni per fjale ju lutem)
por me pas, duke analizuar gjithe historine tone dhe zhvillimet politike e shikoj te domosdoshme nje identitet te vecuar kosovar, sepse sadoqe do doja ta shikoja kosoven si shqiperi, e shikoj ardhmerin e saj si nje shtet i pavarur qe perfaqesohet neper bashkesi evropjane. tani as mua nuk me pelqen shume se si duket ky flamur, por me shume do doja te dija se si u morr vendimi, u mblodhen kreret kosovare, shqiptare dhe vendosen qe ky flamur te duket keshtu sic duket, apo ishte fantazia e rugoves dhe njerzve rreth tij? din kush te me thote pak per historine e ketij flamuri "kosovar"? nese ka qene e spjeguar ketu ne kete teme, kerkoj falje por e pamundur ti lexoj te gjitha pergjigjet.
shendet, mimose
Postuar më parë nga Beni-usa
Beni-USA, une jetoje ne kanada, Ontario, edhe ketu eshte flamuri i provinces se ontarios krahas atij shteteror te kanadase. Une besoj qe edhe ketu ne Ontario por edhe ne Tennesse, se pari e kane aprovuar nga qeverite, nga organet e tyre e pastaj kane vendose per venien e tyre.
Beni, as une nuk jame kunder asaj qe Kosova te kete nje flamur te vetin, mirepo jo shume dallime se ai kombetar.
Vendosjen e flamurit si e quajne disa flamur i Dardanise, prane atije Kombetar ne festen gjithkombetar, eshte bere ne menyre jodemokratike dhe joligjore.
1. Se pari ky flamur qe e ka propozuar Rugova eshte vetem nje propozim i tij personal, une nuk kame asgje kunder ndaj propozimit te Rugoves, mirepo eshte parliamenti apo kuvendi i Kosoves, e cila eshte zgjidhur nga votat e popullit ne menyre demokratike, per te pranuar apo jo.
2. Rugova ne kete rast sipas mendimit tim ka shkele mbi drejtat demokratike, mbi ligjin dhe qka eshte me e keqja e te kqijave, ka shkele mbi vete voten e popullit. Une besoj qe edhe ne Ontario por edhe ne Tennesse para se te ndermer kryetari apo qka te jete ai ndonje vendim, besoj qe merret veshe me te tjerit.
3. Edhe une besoj qe se shpejti do vendoset per flamurin e Kosoves, por ne menyre demokratike, pra kuvendi dhe populli i Kosoves te vendose per flamurin e Kosoves, e jo nga nje individ apo nga nje parti, sepse tek e fundit Flamuri eshte simbol e gjdo populli, kombi qe e indentifikon ate.
Besoj qe nuk ju kame lenduar apo fyer, une vetem e shpreha mendimin tim.
Pershendetje e kalofsh mire ne Tennesse.
![]()
Te gjithe ne shqiptaret e Kosoves cdo dite e kemi plot gojen pavaresi,shtet etj. mire,ne duhet te gjithe te angazhohemi te bejme gjithcka per t'ia arritur atij qellimi por vetem aq sa na takom dhe sa dijme,nese i kalojm kufijt ateher ne e kemi demtuar kete proces mjaft te ndieshem.
Ne udhe per ta bere Kosoven shtet,Presidenti Rugova ka ndermarr disa iniciativa per te qene gati per Diten e Madhe,sic eshte rasti me propozimet e tij per Flamur dhe per Hymnin e Kosoves,pra,shenjat identifikuese te shtetit te ardhshem et Kosoves se pavarur.
Keshtu,ne diten e madhe te 28 Nandorit Flamuri i propozuar nga Presidenti,e qe tani eshte flamuri i Presidences qe eshte institucioni me i larte shteteror u vendos ne disa qytete te Kosoves krahas flamurit kombetar shqiptar,qfar te keqe ka kjo une nuk e kam te qart??? megjithate ate dite te madhe ne skene dolen prap ata,"patriotet rroje" te vlearve tona kombetare,palaqot ne rolin e shkaterruesve,rrenuesve.... me thas te zinj ne dore te mbushur me flamuj te Dardanise Antike te cilet edhe i dogjen,skena te tmerrshme,behen edhe me te tmerrshme keto skena kur njeriu i njeh aktoret (F.F) te cilet jane analfabet politik e ... qe sapo kan filluar studimet ne F.J aty ku i lartepermenduri se shpejti do te mesoj(nese meson,sepse dihet se si po diplomojn shoket e tij) se c'eshte shteti,si lind,cfar kushte duhet te plotesoj etj.
Pastaj eshte edhe me e tmerrshme se ata,edhe kete akt vandal mundohen ta mbeshtjellin me patriotizem,dhe duke u thirrur ne emer te disa shoqatave qe kujtoj se me se paku duhet te merren me rrugaqeri te tilla,anetaret e atyre shoqatave,veteranet,familjaret e deshmoreve duhet menjehere t'i largojne ata njerez nga kreu i shoqatave te tyre qe kujtoj se jane shoqatat qe perfaqesojne interesat e kategorive me te ndritura,me te merituara dhe me te deshmuara ne luften per Lirine,Pavaresine dhe Demokracine e Kosoves,eshte turp qe njerez si ata t'i perfaqesojne kategorite e larteshenuara,nuk e meritojne!!!
Dhe ne fund duhet gjithkushi ta kete te qarte se Kosova do te behet shtet shume shpejte,perkunder deshires se anarkisteve qe duan mjegull edhe me tutje ne Kosove ,Kosova da ta kete Flamurin e vete,Hymnin e vete do ta kete identitetin e vete shteteror,derisa ne si shqiptar e kemi kete,dhe eshte F.F. i fundit qe do te duhej te merret me keto pune duke ia njohur edhe aftesite e tij 0 (zero) ne kete drejtim.
Andaj mendoni me mend e jo me zemer,eshte shekulli i XXI-te....!!!
Krijoni Kontakt