Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Moderimet dhe problemet e tyre

    U be rreth nje vit pa pak qe ndjek forumin ne menyre te rregullt ditore sipas mundesise kohore qe kam.
    Prandaj nese me lejoni do t'ju bej ndonje verejtje apo sygjerim te sinqerte.
    Eshte bere boze kjo teme por mqse ne harxhojme kohe dhe para me postimet neper tema na intereson qe moderimet te mos kene paragjykime personale jasht regullores se forumit.

    Mendoj se ne pergjithesi te gjith antaret respektojne regullat e forumit
    mendoj se forumi eshte i ndare ne dy pjese anetere dhe moderator ku keta te dytet kontrollojne postimet dhe temat e antareve duke zbatuar rregulloren e forumit.

    Mendoj gjithashtu se mbi te dyja palet qendron ai qe ka ideuar dhe formuar kete faqe .

    Megjithse kam respekt per te gjith moderatoret dhe per punen e tyre dua te theksoj disa gjerasi me poshte.

    1-Ne forum vihet re se ka nje linje te para percaktuarper per temat qe mund te hapen dhe postimet qe mund te behen gje qe do te thote se forumi ka nje drejtim politik te paracaktuar ne mendjen e dikujt por jo ne rregulloren e tij si ne temat mbi politiken e jashme dhe ate te brendshme.


    Shembull-1-re

    tema c'fare prodhojne Bathoret


    U la per rreth nje jave dhe u bene rreth 20 e ca postime pastaj u fshi pa lene gjurme.
    Do ishte me mire te fshihej ose mbyllej qe ne fillim pasi keshtu duket sikur talleni me ne qe shkruajm dhe japin nje mendim koform rregullave te forumit .
    Tema ne fjale nuk u moderua asnjehere por u fshi komplet kur kishte nevoje vetem per moderim te disa postimeve dhe mund te mbyllej.

    Tema mund te jete fshire pasi mendohet nga ju se krijon urrejtje krahinore
    dhe percarje midis Shqiptareve gje qe mund te evitohej duke moderuar vetem disa postime .

    Por per mendimin tim ky ishte vetem preteksti pasi ne ate teme doli qarte se faji ishte i Partise qe ishte ne pushtet ne vitet 90-97 gje qe bie ne kundershtim me linjen e pracaktuar te forumit dhe prandaj dhe u fshi komplet kur mund te moderohej dhe te mbyllej pa u fshire.

    Shembull 2

    Personalisht hapa nje teme me titull

    A eshte lavire politika ??

    Ne te gjykohej aleanca e PD pas zgjedhjeve te 3 korikut me PA-ne dhe PBDNJ-ne si prostitucion politik etj..

    tema u la disa dite dhe me pas u fshi pse ??

    sepse nuk duhet te egzistoje nje teme ne FSH qe te kritikoje menyren se si ben politik PD ju mund te thoni qe e kemi futur apo do e fusni si postim ne nje teme tjeter qe eshte e ngjashme por nuk keni te drejte dhe kjo behet me qellim postimet per nje teme te vecante te perzihen me te tjera qe te mos kuptohet gje .

    Kur fitoj PD-ja dikush tha se tani e tutje do ti bejme opozit PD-se per cdo gabim qe ben por me sa duket do jete e veshtire.

    Nqse deri tani kemi kritukuar PS-ne duhet ta bejme edhe per PD-ne pasi idhulli jone nuk duhet te jete PD & PS por Shqiperia dhe populli Shqiptar
    ne nuk duhet te mbrojme interesat e tyre partiake por ato Kombetare.

    PRANDAJ TI BIEM KOKES SA HERE DUAN TE NA HEDHIN HI SYVE DHE TE NA MARRIN PER DELE dhe popullin kope qe ta cojne ku duan ti kullosin ata

    Sugjerime

    1- meqense hapja e temave eshte e lire per te gjithe pra edhe per ata qe skan lexuar apo postuar ne forum behet i veshtir kontrolli i tyre dhe duhet te kete disa kritere minime per te pasur te drejten te hapesh nje teme te re, si psh te kete bere 20 postime te hyj ne forum nje here ne jave te ndjek temen qe hap 1- here ne dite dhe te reklamoj postimet kunder regullores te jape dhe mendim per mbylljen e saj kur ja arrin qellimit,
    Ne rast te kundert nuk ka te drejt te hape tema.


    2- Kur dikush ben nje postim dhe e hap si teme moderatoret nuk duhet te kene te drejte ta spostojne brenda nje teme tjeter por ta fshijne por arsyet e tyre.

    3- Neqse tema ka disa dite qe eshte hapur dhe ne te jane bere me shum se 5- postime nuk mund ta fshish por ta moderosh dhe vetem ta mbyllesh per respekt te atyre qe kane postuar dhe kan harxhuar njefar kohe neqse postimet jane koform regullores .

    4-Per kete kerkoj qe tema e Bathores te moderohet te mbyllet dhe te vihet ne vend duke e nxjere nga koshi i plerave, ne te kundert na iken deshira per te shkruajtur ne forum .

    dardajan

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Forumi ka nje numer te vogel moderatoresh krahasimisht me pjesmarrjen e anetareve dhe numrin e postimeve. Moderatoret kane per detyre te lexojne e moderojne diskutimet e te gjitheve ju, ashtu sic jane edhe anetare te thjeshte dhe duan te shprehin mendimet e tyre per temat, sic i shprehni edhe ju. Edhe sikur moderatoret te donin te lexonin e moderonin te gjitha temat dhe te gjitha shkrimet, kjo eshte pamundur per ceshtje kohe.

    Prandaj, ne rrethana te tilla, ndihmen me te madhe te moderimit nuk e ofrojne moderatoret por anetaret e thjeshte qe lexojne keto tema dhe postime qe jane ne kundershtim me rregulloren e forumit dhe i raportojne. Duke i raportuar, moderatoret nuk shpenzojne kohe te lexojne te gjitha temat e postimet, por vetem ato tema e postime qe jane raportuar nga anetaret. Prandaj mos kujtoni se moderatoret i kane syte ne forum 24/7 dhe i kane lexuar te gjitha ato qe postohen ore e minute ne forum, por kur lexoni dicka te pahijshme raportojeni si post qe stafi te nderhyje pasi ta gjykoje problemin.

    Persa u peket temave te Bathores apo temes qe ti kishe hapur, ato u pastruan nga une duke u kaluar ne kosh dhe duke u fshire sepse ishin ne kundershtim me rregulloren e forumit dhe me vete tematiken e atij forumi. Nese dikush nga ju do ta kish raportuar ate teme me pare, nderhyrja e stafit do te ishte me e shpejte dhe tema nuk do te qendronte per aq kohe ne forum e hapur.

    Ne rastin e bathores, ishte hapur tek forumi i Problematika Shqiptare. Ajo teme nuk i perkiste atij forumi pasi ne ate forum diskutohen vetem problemet madhore te shoqerise shqiptare, sic jane anetaresimi ne Nato apo BE, vetevrasja, problemet e mprehta ekonomike, etj si keto. Ai forum nuk eshte hapur per te diskutuar per xhepistat e Bathores. Arsyeja tjeter ishte se ai qe e kish hapur i kish dhene temes nje ngjyrim perbuzes krahinor/social, dhe tema te tilla nuk e kane vendin ne forumin shqiptar.

    Tema qe ti kishe hapur tek i njejti forum mbi politiken shqiptare ishte nje teme jo vetem jashte tematikes se atij forumi, por nuk perbente as teme per diskutim, ishte vetem nje pyetje qe ti shtroje si per te bere nje koment per politiken shqiptare. Nese ti del e thua "A eshte politika shqiptare k....?" ne nje forum serioz si ai, a) ke perdorur nje fjalor te ulet b) nuk eshte nje teme per diskutim por nje koment i yti c) nuk le vend per diskutim serioz dhe me vlere por vetem per shfryrje dufesh me nje fjalor te rendomte rruge apo kafeneje. Keto tema nuk e kane vendin ne forumin shqiptar, e kane vendin te behen ne kafene apo ne ambiente private me miq e shoke.

    Pra me shume se "probleme moderimi" jane probleme botekuptimesh te anetareve qe shkruajne ne kete forum qe nuk e kane fort te qarte as tematiken e forumeve perkatese, ashtu si nuk arrijne te kuptojne sic duhet qe temat nuk hapen per te bere komente apo shpalosur botepuptimin tuaj, por hapen per te vjelur mendime te ndryshme nga anetare te ndryshem.

    Zgjidhja eshte qe perpara se te hapni nje teme, ti beni dy pyetje te thjeshta vetes:

    1. A eshte ky forumi i duhur per te hapur kete teme?
    2. A e kam formuluar sic duhet titullin apo hyrjen e diskutimit, kam bere nje koment personal apo nje permbledhje te asaj qe duhet te diskutohet?

    Nese cdo anetar do ti bente keto dy pyetje vetes dhe do te shpenzonte pak minuta per te menduar titullin dhe hyrjen e diskutimit, nderhyrja e moderatoreve nuk do te ishte e nevojshme fare. Moderatoret nderhyjne sa here qe shkelen rregullat e forumit dhe sa here shkelet etika e te shprehurit. Forumi nuk eshte hapur per te krijuar nje kafene gjigande ne internet ku te gjithe flasin sic u teket, por eshte hapur per te gjithe ata shqiptare qe i shohin rregullat dhe misionin e forumit si te drejta dhe duan te behen pjese e ketij debati. Ndryshe nga shume forume te tjera, stafi i forumit shqiptar nuk e ve theksin tek ana sasiore e shkrimeve dhe temave, por tek ana cilesore e tyre.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Ketu nuk jemi ne akademin e shkencave Shqiptare ku para se te shkruajm do i bejme disa pyetje vetes pastaj ta shqyrtojme postimin nga ana filozofike artistike e vlerave qe percjell te lexuesi.

    Duhet te kuptoni qe postimet tona jane te momentit dhe jo te pregatitura ne tavoline pastaj jo te gjith kan mbaruar per profesora apo filozofa.

    Probelemet qe ju i quani madhore kane vetem emrin te tille pasi ne jemi shum vjet drite larg asaj , dhe pikerisht per problemin e pronesise mbi token qe ndalon dhe pezullon cdo lloj investimi, per te arritur atje ku doni ju ne BE apo Nato .
    Biles mund tju them se per te hyre ne BE kushti me i vogel eshte qe cdo shtepi rruge lagje duhet te kete emrat dhe numrat perkates, te cilat nuk egzistojne dhe nuk kane per te egzistuar ndonjeher pikerisht prej asaj xhungle ku jane ndertuar shtepite e 50% te popullsise.
    Pra sic e that edhe ju eshte problem botkuptimi apo kendveshtrimi si i temave dhe i postimeve gje qe i ben moderimet ndonjeher te njeanshme.

    ndersa sa per temen time edhe ky eshte problem kendveshtrimi pasi per mua problemi i prostitucionit politik ne Shqiperi eshte me i madh se problemet qe ngrini ju pasi cdo problem ne shqiperi e ka piknisjen pikerisht aty tek pushteti te fitohet me cdo kusht ose te mbahet me cdo kusht duke perdorur te gjitha menyrat qe me vone sjellin edhe problemet e tyre qe ne fund bien ne kuriz te poppullit dhe jo te partive, te jesh kritik ndaj dikujt nuk do te thote te shprehesh dufin kundrejt tij por ti tregosh se ka edhe menyra te tjera per zgjidhjen e nje problemi.

    Persa i perket ndihmes se moderimit une kam dhene nje mendim pra jo te gjithe te kene mundesine per te hapur tema qe ne momentin e pare qe regjistrohen ne forum dhe nese do te hape tema te tjera duhet ta kontrolloj ai vete temen dhe te raportoj postet jashte teme apo kunder regullores, ne rast se nuk e ben kete ti hiqet mundesia e hapjes se temave per nje periudhe te caktuar etj... ne kete menyre do lehtesohej sic thoni edhe ju puna e mod, nese ju intereson mund ta zhvilloj me tej kete ide.

    une per vete e kam bere gjithnje nje gje te tille.

Tema tė Ngjashme

  1. Problemet e femijeve Shqipetar
    Nga MIRLINDA nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 10:52
  2. Problemet e urbanizmit nė rajon!
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 19:22
  3. Problemet e ekonomise Shqiperise
    Nga niku-nyc nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2005, 09:26
  4. Jeta dhe problemet e gruas shqiptare
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 05-11-2004, 06:01
  5. Problemet nė rivierėn e Himarės
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2003, 22:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •