Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Ç'ka do të thotë: "T'ia falësh veten dikuj tjetër"!

    Të jesh në lidhje dashurie do të thotë të vendosësh veten në duart e huaja. Shumë njerëz edhepse mendojnë se janë në lidhje dashurie nuk e bëjnë këtë. Në vend të besimit absolut, ata kultivojnë frikë dhe këtë e quajn maturi apo vigjilencë. I lejojnë dyshimeve që në kokën e tyre ta shtrembërojë fotografinë reale dhe të imponoj frikë, pasiguri, xhelozi...

    Ç'do të thotë të lidhesh me dikë në dashuri?

    Është gjë tejet ngazëllyese që "veten" t'ia falni personit që e dashuroni, t'ia lëni trupin tuaj me plotë besim në mbikqyrje partnerit dhe të freskoni lidhjen me besim dhe kënaqësi të ri.

    Ndjenja kryesore që fle në thelbin e të lidhurit me dikë dhe që e bënë atë ndjenjë tërheqëse nuk është frika. As qëllimi i një praktike të tillë seksuale nuk është, që të lëndohet dikush. Këtu as që mund të flasim për dhimbjen. Nuk është fjala as për dhimbjen e pranuar e as atë të shkaktuar. Të lidhurit me dike nuk ka asgjë të përbashkët me frikësim, kjo gjë nuk ka të bëjë me detyrim për të bërë diçka që nuk dëshiron. Ndjenja bazë që ka të bëjë me thelbin e të lidhurit dhe që e bënë atë më tërhjekëse është të besuarit.
    Ata që kurrë më pare nuk kanë provuar të lidhen me dike, mendojnë se ajo shpie drejt sadomazohizmit, lojës së dominimit dhe të parapërcaktimit, vendosjes brenda kufizimeve, dhe se ajo është metodë që paraqet lidhjen e pabalancuar, ajo që kyq dhimbjen dhe nënçmimin. Ndoshta pikërisht kritikët reflektojnë vështrimin e vet dhe dëshirat e veta të lidhura për atë praktikë. E vërteta është se asgjë nga kjo nuk qëndron në praktikë.

    E vërtet është se nëse lidhesh me dike, në vete ajo lidhje kyq edhe këto gjëra, dhe kjo vlenë për disa njerëz. Por nuk është e thënë që patjetër të ndodh ashtu. Shumë njerëz nuk mund të kuptojnë se gjëja më e rëndësishme dhe ajo që e bënë me vlerë lidhjen, është besimi i plotë i ndërsjellë.
    Lidhja është veprim e cila në njëfarë mënyre i huton personat gjatë mardhënjes seksuale. Ajo gjithnjë është me marrveshje. Mund të jetë edhe mbyllje e syve ajo. Por sidoqoftë, dhimbja nuk është pjesë e të lidhurit vetvetiu.

    Lidhja, për shumë arsye është e këndshme. Shfaqja e personit për të cilin lidheni, qoftë femër apo mashkull, mund të jetë shumë atraktive. Ideja e të lidhurit dhe pafuqisë transparente është shumë ngazëllyese për shumë njerëz. Në veqanti është tërhjekëse në botën që kërkon përgjegjësi personale dhe vet mbikëqyrje. Mund të jetë ngazëllyese që veten "t'ia falni dikuj", atij apo asaj që e doni, t'ia vendosni trupin nën mbikëqyrje partnerit tuaj. Si të lidhur, jeni të liruar nga përgjegjësia e të vepruarit. Lidhja është rast për prekje të ndërsjelltë, ndjenjë dhe kënaqësi në gjithë trupin. E gjithë kënaqësia dhe ngazëllimi varet nga masa e të besuarit mes të dashuruarve. Nëse nuk ka besim të ndërsjellë, do të mungoj edhe kënaqësia në plotëkuptim të fjalës.
    Një numër dërmues i jerëzve kishte me u pajtuar se njëra nga gjërat më të mira në dashuri është besimi i ndërsjellë.

    Pas gjithë kësaj, pikërisht për shkak të besimit, vlen edhe të mundohet njeriu për të hyrë në lidhje dashurie. Është kjo lidhje mjaftë argëtuese pikërisht për shkak të besimit që keni në parterin tuaj. Të jesh në lidhje dashurie do të thotë të vendosësh veten në duart e huaja. Shumë njerëz edhepse mendojnë se janë në lidhje dashurie nuk e bëjnë këtë. Në vend të besimit absolut, ata kultivojnë frikë dhe këtë e quajn maturi apo vigjilencë. I lejojnë dyshimeve që në kokën e tyre ta shtrembërojë fotografinë reale dhe të imponoj frikë, pasiguri, xhelozi. Për këtë dhe përvoja e tyre se: "të lidhesh me dikë do të thotë të pranosh dhimbje!" Jo, unë mendoj se të lidhesh me dikë, dhe ta përjetosh dashurinë në plotninë e saj është shprehje për besim absolut ndaj partnerit. Vetëm atëherë mund të kultivosh në zemrën tënde dashurinë.

    Revista "Image".
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e DESTI-YLL
    Anëtarësuar
    20-08-2005
    Vendndodhja
    Amerike
    Postime
    9

    Post

    Do te thote te behesh rob i tij(saj!)....
    LUNDROJ NE YJE, SI ENGJELL I PAKRAHE....undefined

  3. #3
    Bittersweet girl Maska e KrejziiDurrsake
    Anëtarësuar
    25-07-2005
    Vendndodhja
    Ne thellesi te detit
    Postime
    48
    Kur i dedikohesh dikujt me gjithe shpirt, se ajo dihet qe vetja s'falet, por kur i thua te dashurit..qe jam e jotja, do te fal gjithcka qe te kem, per te qene me ty...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dito : 31-08-2005 më 04:47 Arsyeja: Replikat
    "I'm afraid to love afraid to love so fast, because every time I fall in love it never seems to last."

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Te ia falesh vehten dikujt, sipas meje don te thote: Te japish me shume se sa qe merr apo kerkon.
    Nese ne dashuri ne mes dy partnereve ka rezerva, frike, mosbesim, atehere veshtire se mund te quhet dashuri e vertete, me shume do te thonja eshte nje nevoje fizike (e pa mohueshme), por qe nuk mund te cilesohet dashuri.
    Nuk pajtohem qe njeri apo tjetri partner duhet te behet rob, por qe duhet ti japin njeri tjetrit tere qenjen e tyre kjo sipas meje nuk don koment.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  5. #5
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215
    T'ia falesh veten dikujt tjeter je 100 % budall

  6. #6
    Erara humanum est Maska e kærlighed
    Anëtarësuar
    28-05-2005
    Vendndodhja
    Skandinavi
    Postime
    146
    T´ia felesh veten dikuj tjeter eshte -dashuri e pakushtezuar. Ja fal te gjitha duke mos pritur gje ne rikthim.
    Mirepo une me tepr pelqej kete thenie:

    Ai qe dashuron dicka, ka gjithashtu arsye pse te luftoje.
    Vetem nese ajo eshte ne rikthim.
    Th. Klaveness

  7. #7
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Nuk e di ne arrini te kuptoni vertet fjaline e ketij anetari, por kjo fjali eshte e hiperbolike dhe vetem tipat teper romantike jane te zote te bejne dicka te tille. Dy njerez qe i falin njeri tjetrit vetveten e tyre jetojne vetem ne librat e bukur dhe askund tjeter sepse kohet qe jetojme jane kohe te komercializmit pra edhe atij sexual.
    Gjithsesi eshte bukur te aludosh me veten qe mund ti falesh dikujt totalisht pa pasur frike se do te haje pas shpine.
    Mrekullite ndodhin vetem ne mitologji miqte e mi sepse romantizmi eshte nje aspekt teper genjeshtar teper mbytes.

    Dito.

Tema të Ngjashme

  1. Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore
    Nga kolombi në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 146
    Postimi i Fundit: 12-04-2024, 06:24
  2. A mundesh te me falesh?!
    Nga shilera në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 28-01-2009, 22:53
  3. Krishti, përmbledhja e gjithçkaje frymore.
    Nga marcus1 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  4. Pse falem? Si e falë unë Namazin!
    Nga useid në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 05-06-2007, 11:29
  5. Te me falesh...
    Nga xhulia në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •