Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Shkrim i padërguar - në vend të përfundimit.

    këtu mund të gjuani shkrime që e kanë parë shportën pa mbërri asnjëher te dashnori-ja e juaj......

    ........

    heshtja është më e mirë në këtë rast..... se do të lëndohej ajo e cila ka qenë në mendje kur do ta kishte lexuar këtë shkrim fillimisht të shkruar në letër..... përfundimi është i njejtë..... si e mori këtë letër si nuk e mori..... nuk e shohin më njëri tjetrin..... kështu që kjo letër mbeti e padërguar..... athua?

    ........


    E Dashura ...,

    Po e zgjedhi këtë mënyrë me e përcjell ndonjë fjalë te ti se thonë se fjalët i mer era, e kështu në letër qëndrojnë më shumë - po shpresoj.

    A ka mbetë ndonjë gjë pa ja thënë ne të dy njëri-tjetrit? Më mirë mund të i përgjigjem pyetjes se a ka mbetë ndonjë gjë pa ta thënë une ty? Për befasi, përgjigja e ime është se nuk ka mbetë gjë që kam dashtë me të thënë pa ta thënë. Po qe se po të shkruaj - paska mbetur diçka për të shkruar unë ty.

    "U Qyqe" - me më pa edhe dorën e kam qitë në gojë me e mbuluar gojën si plakat - e krejtë në faj jam se qe sa pushova së shkruari e për pak më shkuan sytë te fillimi i kësaj letre "E Dashura ..."

    Të lutem më fal për këtë lëshim, e besoj se e kupton se është një mënyrë me e nisë letrën. Mënyrë tjetër e përshtatshme do të ishte me e hap letrën me përshëndetje që i përshtatet vendit e kohës ku jam unë - por më u dukë palidhje me të shkruar "Mirëmëngjesi ..." kur mund të ndodhë se ti e lexon këtë letër natën. Sa për përshëndetje në gjuhë të vendasëve ku jam tash - me të përshëndet ashtu nuk më ka hijë pa e lëshu mjekrrën si vendasit - se pa u dukë si vendasit përafërsisht nuk duket as përshëndetja e sinqertë.

    Aq herë ndryshojë mënyra se si e përshëndetem njëri-tjetrin, aq herë ndryshuan marrëdhëniet në mes nesh prej se e njohëm njëri-tjetrin sa që po të ishim duke marë pikë në ndonjë shfaqje gjimnastike - për gjithë këto rrotullime - do të ishim të parët.

    Është me rëndësi që ti, ... , ta kuptosh se çdo herë vinim te një përfundim - që çdo herë ishte si fillimi - thua se nuk jemi njohur ndonjëher.

    Në shumë gjëra në jetë, fillimi me i gjasu përfundimit mund të jetë edhe i mirë, por jo kur janë në pyetje ëndërrat. Shumë gjatë e ëndërruam një të ardhme bashkë - shumë shpesh e ëndërruam atë të ardhme prej fillimi - derisa u bë më shumë se ëndërr, u bë një e vërtet e mërzitshme.

    Para se me bë me gisht nga njëri-tjetri me lënë faj, të ndahemi të kënaqur se mbetëm kështu larg njëri-tjetrit. Së paku nuk kemi se pse të pyesim veten se si do të ishte sikur të ishim bashkë. Përgjigja në atë pyetje si tash edhe mbas sado kohe do të jetë: do të ishte mërzitshëm.

    "Luaje Lojën" është një e thënë e përkthyer prej amerikanishtes - i shkon për shtati jetës. Ndoshta ti je në kohë kur dëshiron të vazhdosh këtë lojë që e nise me mua - fjalët mikluese nga porosia e jote e fundit që ma dërgove sapo u largova më lanë këtë përshtypje, por unë po bërtas "u kallë loja."

    Kjo fjalë besoj se të kujtohet nga fëmijërija që e kemi kaluar në vend që të dytë e quajmë vendlindje. "U kallë loja" bërtisnim kur luanim mfshehtaz e kur gabonte lojtari e thirrte dikënd në emër tjetër se nuk e shihte mirë në errësirë.

    "U kallë loja" se po më duket më ke ngatërruar me atë që e paramendon të jem në mendjen tënde - unë jam tjetër. Prej të moçmive e kam dëgju një fjalë se "arma, gruja e kali nuk i jepen kërkujtë." Ndoshta jam i humbur në kohë se për disa çështje mendjen e kam si të ktynehershit.

    Të lutem mos më thuaj më "po a jemi Shqiptar" kur dëshiron të më afrosh. Nuk është Shqiptaria si defatore që e mer kur të don me u argëtu. As unë nuk jam me qera për kur të bie mall ty me pas Shqiptar.

    ........

    këtu u vërejtë se kjo letër nuk do të dërgohet.... dhe mbeti si përfundim i pakuptimtë në vete.....

    ........


    Çdo të mirë,
    Shqiptari.
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e natyra
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Postime
    55
    nuk me pe asnjeher,as nuk me takove kurre ,por sa mire me njeh sa mire.....ti e din se jam dikund ,dikund por e vetmuar e braktisur, dhe me dy engjuj afër, gjumë ndoshta nuk bej, ledhatoj engjujt e ndoshta edhe qaj ..por ti kete nuk e di jo dhe as qe do ta dish ndonjeher andaj sonte po te le aty ku edhe te kisha gjetur mes botes se percirrte ku dashuria ska kuptim ,po te le aty ku une sdo te mund te arrij kurre sepse ky eshte fati im i mire i keq FAT i thone ,,,,serish kthehem tek engjujt e mi,te pakten keta jane te vetmit pa djallezi te pakten keta jane te vetmin qe me falin dashuri si askush tjeter ......po, ndihem e perbuzur mbase pak edhe e tradhetuar por kjo tani ska rendesi per ty...eshte jeta jote ajo qe une sduhet te ofrohem sepse aty ka nje kufi qe ndan boten time dhe tenden eshte dicka qe une s'arrij ta thyej sepse kam kaq pak mjeshtri per ta bere kete ,ja qe une sdita te mbaja miqesine tende ja qe une sdita te flakja egersite rreth nesh sepse e vogel jam para kesaj bote te mjere dhe sdi te luaj ate vallen e cmendur ......ne mes nesh eshte AJO ,dhe pakuptimesia jane shume gjera qe une sdi ti largoj nga vetja ime qe te kem mundesi te te afrohem jane shum POR qe kam thene ne jete e smund tia gjej fillin kesaj te fundit.....e tash po iki.....me kujto te pakten si njeriun qe u ngrit nga dheu ,,qe i fale ca qaste te bukura dhe e bere te ndjehet me fat....por me mire eshte te me harrosh ,me mire,me mire per ne te dy,,une nuk e besoj se ndonjeher do ta heq imazhin tend nga shpirti....gjithnje do te mbetem me nje shprese se nje dite papritur do te me shfaqesh para kembeve dhe do te shoh se ti je dikund ,ekziston dhe e tere kjo mes nesh nuk ka qene enderr....edhe nese ndonjeher vjen mos u tremb nga une une sdo te flas vetem do te shikoj mbase kete guxoj ta bej...pastaj ik ,,,pastaj merre me vete ate qe me fale.....dhe jeto i qete ne qetesine tende.......

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Te mundohet edhe daje odeoni te katranose dicka



    Tashme jam mjaft larg teje, packa se ndonjehere jam teper prane teje, metra na ndajne, e gjithsesi une ndjehem teper larg teje. I kushtova kohe, mund, djerse, e mbi te gjitha ndienje asaj lidhjeje qe vetem lidhje nuk mund ta quaj sot! Imazhi i fytyres tende bredh ngado me mua diku ne mendjen time e diku ne celularet e mi, e ndjej qe kenaqet bashke me mua ne lartesite e mia atje ne mjegullnajen e pafund. Por me vullnet te hekurt i largohem kesaj deshire genjeshtare dhe vrapoj larg e shpejt, drejt lartesise me furtune drejt qoshkut me diell ne ullishten e ketij mali. Gjithsesi me ke lene hijen tende qe me ndjek pas ngado, e pra henen qe shpesh shfaqet para meje diku ne rrepiren e nje rruge plot gure atje tej ne mal. Do mundohem te harroj apo te arkivoj ne raftet e shpirtit tim si nje liber te palexueshem qe fletet nuk i hapen.
    Me ke thene qe shkruaj mire por nuk shprehem mire ne realitetin e perjetuar. Te pakten dicka di ta bej mire edhe une, dhe kete rradhe ju largova filozofise sime qe ti aq pak e ke dashur. Shkova me ne fund drejt misionit tim, e ti atje s'mund te me ndjekesh sepse eshte teper verbuese drita te cilen une dua te arrij. Kurre me mire se sot nuk e ndjej veten te vetmuar packa se kete vetmi une e adhuroj por qe gjithsesi dhe nuk e deshiroj, e pra une shkova drejt lartesive te mia nga e cila do te vezhgoj gjithsesi pa tu shfaqur kurre me.

    Bye

    Dito.

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Nje shkrim i fshire...
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 304
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 12:11
  3. Nje shkrim interesant
    Nga dikeafajtore në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 13:38
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  5. Nje shkrim qe ia vlen te lexohet. Gazeta "Shekulli" dt. 10/01/2003
    Nga deti_bajri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-01-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •