NĖ ZEMĖR DHE SHPIRT E KAM SHQIPĖRINĖ...
KUSH ĖSHTĖ LAURETA MECI
Nė shikim tė parė, foto galeria e Laureta Mecit flet vetė, kushdo qė viziton Web faqen e saj zyrtare ne internet. Duke klikuar secilėn fotografi tė saj nė internet, pamja dhe profili i saj fotogjenik na bėn pėr vete dhe na dhuron ngrohtėsi. Nga sytė e zjarrtė, na duket njė femėr qė nė shpirtin e saj ka njė botė tė brendshme interesante. Ėshtė mrekulli e madhe kur shohim femrat tona shqiptare, tė cilat pushtojnė me sharmin e tyre skenėn amerikane, duke sfiluar si mjellma tė bukura nė skenografitė ku vetėm yjet mund tė kapen nga qielli
Kontakti i drejtpėrdrejtė me tė ėshtė i vėshtirė dhe intervista me artisten amerikane me origjinė shqiptare Laureta Meci, (e cila pėrmes filmit Shadow Kill dhe kėngės Respect, sukseshėm po ngjitet drejt shtigjeve tė jetės sė show biznesit nė Amerikė, tė jetė yll i njohur nė mbarė botėn) u bė nėpėrmjet internetit. Tim Shkupi pėrmes agjentit tė saj arriti tė kontaktojė me Lauretėn dhe tė zhvillojė njė bisedė tė lirė.
Tim Shkupi: Laureta, pata rastin tė dėgjoi kėngėn tuaj RESPECT nė njė radio tė New York-ut. Mora vesh se jeni me origjinė shqiptare dhe po tregoni suksese nė punėn tuaj profesionale nė botėn e artit, tė muzikės dhe filmit. Po ashtu, vizitova edhe Web faqen tuaj oficiale, ku shqiponja figuronte nė krye. Ka mundėsi ju tė na falni pak kohė pėr njė bisedė tė shkurtėr pėr vizitorėt e Web faqes shqiptare nė internet ALBANUR?
Laureta Meci: Po si, patjetėr. Me gjithė qejf. Unė kam vizituar disa here Web faqen AlbaNur dhe vėrtetė mė ka pėlqyer shumė.
Tim Shkupi: Laureta, nė fillim mund tė mė tregoni profilin e juaj. Kush ėshtė Laureta Meci? Kush ėshtė shqiptarja qė po pushton Amerikėn me muzikė dhe aktrim?
Laureta Meci: (qesh ėmbėl pėrsėri) Pasi keni vizituar Web faqen time, ju tani mendoni se quhem Laureta Meci, por jo, mbiemri im ėshtė Meēi, e ju siē me thėrrasin nė New York Meci. Kam lindur dhe u rrita nė qytetin e Kuēovės, nė Shqipėri. Shkollėn fillore tė muzikės dhe gjimnazin e pėrgjithshėm e kam kryer nė Kuēovė. Nė vitin 1995, pak para rrėmujave, emigruam me prindėrit nė Greqi dhe pas tre vjetėve vajta nė SHBA pėr tė ndjekur studimet universitare. Pastaj mė janė bashkuar edhe prindėrit dhe sot jetojmė nė New York.
Tim Shkupi: Ēka e shtyri vajzėn simpatike Laureta Meci tė vazhdojė studimet nė SHBA?
Laureta Meci: FLM pėr komplimentin qė mė quani simpatike.
Tim Shkupi: (i ndėrhyjė nė bisedė) kemi parė fotot tuaja nė internet. Unė mendoj qė janė foto tė mrekullueshme ku tregohet bukuria e vajzave shqiptare. Vėrtetė unė jam tėrhequr nga galeria jote nė internet.
Laureta Meci: Mė vjen mirė. Ndoshta kjo ka qenė edhe arsyeja e vetme qė unė sot tė jem nė New York. Ka qenė ėndėrr dhe dėshirė e imja, qė nga koha kur isha nė shkollėn e muzikės nė Kuēovė, tė jem ajo qė jam sot. Ndaj unė shfrytėzova rastin qė nga Greqia tė shpėrngulem nė SHBA dhe tė vazhdojė studimet nė njė Kolegj aktrimi tė njohur nė New York, ku edhe i kam mbaruar me sukses dhe afat rekord.
Tim Shkupi: Cili ka qenė Kolegji ku ju keni ndjekur studimet e aktrimit?
Laureta Meci: Stella Adler ėshtė njė shkollė aktrimi nė Manhattan dhe shumė e njohur kėtu nė SHBA dhe mė gjerė. Kjo shkollė ka nxjerrė shumė aktorė tė njohur qė sot janė nė Hollywood. Unė do e pėrmend vetėm aktorin e njohur Robert De Niro. Sa kam qenė studente nė kėtė shkollė, kam qenė tepėr e pasionuar pas aktiviteteve tė lira. Njė nga kėto aktivitete, bashkė me aktrimin, ka qenė edhe muzika, pasi kėtė e kam pasur pasion qysh kur kam qenė nė Shqipėri.
Tim Shkupi: Laureta, ne patėm rastin tė shohim edhe filmin tuaj tė parė Shadow Kill ku ju luani rolin kryesor me co star Tom Spackman, qė njėherit ėshtė edhe zėri i MSNBC. A mund tė na tregoni se, si ėshtė pritur ky film nga publiku amerikan?
Laureta Meci: Filmi Shadow Kill ėshtė pritur shumė mirė. Ėshtė njė film qė bėn pjesė nė filmat science fixtion dhe ky film, ku unė luaj rolin kryesor, mundohet tė parashikojė tė ardhmen dhe betejat qė mund tė zhvillohen mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-sė pėr sferat e influencės nė planet. Ėshtė njė film mė tepėr pėr adhuruesit e filmave FIXTION. Filmi ka pasur sukses dhe ka marr disa shpėrblime. Premiera e parė e filmit u shfaq nė Mango Sound Studios Time Square nė Manhattan. Filmi ka marrė pjesė nė festivalin mė tė madh Mega Con nė Florida dhe ėshtė nominuar si filmi mė i mirė. Gjithashtu, filmi ėshtė fitues i disa awardeve nė SHBA.
Tim Shkupi: Tani keni ndonjė angazhim tjetėr nė botėn e filmit?
Laureta Meci: Po. Jemi duke punuar pjesėn e dytė tė filmit Shadow Kill. Dhe duhet qė, sivjet tė pėrfundojė xhirimi i tij. Kjo ka bėrė qė, kohėt e fundit tė jem shumė e zėnė, pasi jam e angazhuar edhe me njė projekt tjetėr, jam duke pėrgatitur edhe albumin tim tė parė muzikor me kėngė Hip Hop nė anglisht.
Tim Shkupi: Laureta unė kam dėgjuar kėngėn tuaj RESPECT dhe tash njė javė videoklipi juaj ėshtė shija e vetme e AlbaNurit. Vėrtetė, gjithēka nė videoklipin tuaj, performanca, muzika, teksti dhe vete Laureta ėshtė shumė e pėlqyer nga visitorėt e AlbaNurit. A mund tė na tregoni se, me kė bashkėpunon Laureta Meci nė New York?
Laureta Meci: Unė bashkėpunoj me njerėz tė njohur tė jetės sė show biznesit nė New York. Menagjer dhe producent e kam John Bailey. Kompozimin e kėngės RESPECT e ka bėrė Brian Rund, i cili ėshtė fitues i disa ēmimeve dhe njėherit ka bėrė Mix Preshown tė kėngėtarit Usher nė Puerto Rico. Kurse tekstin e ka shkruar Lisa Tan.
Tim Shkupi: Kur do tė kemi rastin tė shohim nė shitje edhe albumin tuaj?
Laureta Meci: Vonesa e mosdaljes sė albumit ėshtė dėshira ime qė nė album ta kem njė kėngė nė gjuhėn shqipe. Kohėve tė fundit jam ka interesohem se ku ėshtė muzika zbavitėse shqiptare. Ky interesim mė ka mundėsuar qė tė gjej Web faqen AlbaNur nė Google dhe sado pak tė kem njohuri se ēka ėshtė aktuale nė botėn e muzikės shqiptare?
Tim Shkupi: (gaboj dhe e thirr zemėr) mirė zemėr mos po ju pengon qė ju thirra zemėr?
Laureta Meci: (qesh ėmbėl dhe pak ca mė duket seksi) jo, jo ne u takuam qė tė jemi tė lirė nė bisedė dhe tė mė thėrrasėsh zemėr ėshtė vetėm njė kompliment pėr mua. E kam parė zemrėn nė fllashin tuaj nė AlbaNur (ndalet pak) si ishte OHHH KUKU BREE, TY TE KAM ZEMĖR DHE SHPIRT, TIM SHKUPI. ALBANUR Mė ka pėlqyer shumė, edhe pse nė Kuēovė nuk e pėrdorim fjalėn Bree por tani interneti dhe bashkimi i shqipeve nga tė gjitha trojet tona nė internet luan rol tė rėndėsishėm pėr njė integrim tė gjithmbarshėm kombėtar.
Tim Shkupi: Mirė Laureta, mirė zemėr, pasi tash marr frymė pak mė lirisht (qesh ajo dhe qesh unė) Ēka mban mend nga bota e muzikės nė shqiptari Laureta? Cilėt kėngėtarė preferon ti dėgjojė Laureta?
Laureta Meci: Nga tė vjetrit mbaj mend Parashqevi Simakun dhe Merita Halilin. Kam pasur rastin tė dėgjoj kėtu nė New York, nė njė mbrėmje edhe doajenin e muzikės zbavitėse nga Kosova, Sabri Fejzullahun. Mė kanė pėlqyer jashtėzakonisht shumė kėngėt e tij. Kurse nga tė rejat, nuk diskutohet, ėshtė Adelina Ismaili. Unė mendoj se Adelina Ismaili ėshtė njė kėngėtare e kompletuar me tė gjitha, dhe Unique nė mbarė shqiptarinė. Kėtė nuk e them vetėm unė, kėtė ma kanė thėnė, kur kanė vizituar Web faqen AlbaNur, edhe bashkėpunėtorėt e mi nė New York, qė njohin muzikėn dhe janė producent tė njohur. Ata menjėherė kanė dalluar Adelinėn, por Adelina ėshtė me tė gjithat e kompletuar dhe kam kuptuar se, ajo gati mė tepėr se 20 vjet merret me kėtė profesion.
Tim Shkupi: Mire zemėr, ju pėrmendet Sabri Fejzullahun, por nuk e di se a keni pasur rastin ta dėgjoni Ermalin, djalin e Sabri Fejzullahut. Nė festivalin Kėnga Magjike 2006 Ermali rrėmbeu edhe ēmimin e internetit, edhe ēmimin e publikut?
Laureta Meci: E kam dėgjuar Ermalin dhe mė pėlqejnė kėngėt e tij Gocė nga Tirana dhe Qika e Prishtinės. Vėrtetė ka zė tė mrekullueshėm. Por, nuk e kam ditur se ėshtė djali i Sabri Fejzullahut. Pra, gjeni DNI i Sabriut qenka transformuar mirė nė tė birin e tij Ermalin.
Tim Shkupi: Keni pasur rast tė dėgjoni ndonjė tjetėr nga kėngėtarėt meshkuj?
Laureta Meci: Jo edhe aq shumė. Kohėt tė fundit, motra ime mė ka dėrguar disa kėngė tė Bleros dhe disa videoklipe tė Shpat Kasapit. I pėlqej shumė kėngėt e Bleros, Shpatin e pėlqej edhe me kėngė edhe me performancė dhe mendoj qė, bashkė me Ermalin mund tė arrijnė shumė nė karrierat e tyre.
Tim Shkupi: Nėse Laureta duhet tė zgjedhė tė pėrgatit njė kėngė shqip nė duet, cilin kėngėtar do tė kishit preferuar
Laureta Meci: Pyetje e vėshtirė... mė pėlqejnė shumė, dhe vėshtirė ti veēoj, pasi ne kemi shumė kėngėtarė tė talentuar. Mendoj qė, zgjedhja ime do tė jetė Adelina, Parashqevia, por edhe Ermali dhe Shpati nuk do tė mė pengojnė
Tim Shkupi: Ka kohė Laureta pėr argėtim, pėr Show?
Laureta Meci: Pak shumė, shumė pak. Ndonjėherė pėr mua kohė e lirė bėhet angazhimi im para fotografėve tė njohur amerikanė. Njė pjesė tė kohės sė lirė ma marrin angazhimet e mia nė studio, para aparateve dhe kamerave. Jam e pėrfshirė edhe nė reklamat e produkteve tė flokėve. Kam qenė fytyra e produkteve nė American Culture, qė mund ta gjeni nėpėr sallone tė ndryshme dhe nė Essentials Stores anembanė Amerikės, gjithashtu jam e angazhuar edhe me videoklipe promocionale tė evenimenteve tjera.
Tim Shkupi: Ku, ku, zemėr (e provokoj pak) ti nuk paske kohe pėr dashuri fare
Laureta Meci: (qesh sėrish ėmbėl, por kėsaj radhe edhe lezetshėm) Tim Shkupi im, zemra ime, Laureta nuk e pėrzien atė qė quhet PLEASURE me biznesin. Jeta profesionale mbetet nė sferėn e biznesit, kurse ajo PLEASURE dhe dashuri ėshtė krejtėsisht tjetėr. Ndaj, kėsaj tė fundit i kushtoj rėndėsi tė posaēme, por ajo mbetet vetėm pėr mua, mbetet sekrete.
Tim Shkupi: (prapė e provokoj) pra, Laureta ka princin e saj, qė ajo gjen kėnaqėsi nė dashuri?
Laureta Meci: Hmmmm (ishte nė fillim pėrgjigjja e saj) Tim Shkupi, a mund ta shfrytėzojė tė drejtėn time, siē u morėm vesh nė fillim?
Tim Shkupi: Po, po, pa problem, zemėr
Laureta Meci: Le tė mbetet kėnaqėsia dhe dashuria pėr mua, kurse pėr ty dėshira pėr tė thirrur peshkun nė seancėn e ferkatarit, por ja qė peshku ėshtė thellė, dikund nė detin e dashurisė
Tim Shkupi: (sakaq, ja pres) Nuk e marr vesh kėtė
Laureta Meci: (qesh me zė seksi, ma ndryshon temėn, sikur qė dėshiron sekretin e dashurisė ta mbajė jashtė sferės sė jetės profesionale)
Tim Shkupi: Mirė zemėr, mirė. Do ti iki kėsaj teme. Kjo ishte vetėm njė pėrpjekje e imja, si puna e Sizifit, por kot, quaje punė gazetarėsh qė dėshirojnė tė dinė gjithēka
Po, po, nė rregull. Unė e shfrytėzova vetėm tė drejtėn time.
Tim Shkupi: Laureta, zemėr, pėrveē kėsaj tė drejte, ju keni edhe njė tė drejtė tjetėr, ju mund ta shfrytėzoni tė drejtėn pėr ta vizituar Kosovėn, Prishtinėn njė ditė. Unė besoj se tani keni adhurues atje dhe do tju presin mirė. Mendoj, njėsoj si nė Kuēovė, nė Shqipėri. Keni nė plan
Laureta Meci: (ma ndėrpret fjalėn, pak sa e emocionuar) Po si, patjetėr. Me origjinė jam nga Zagoria dhe ne kemi nė gjak vendin tonė. Kėndojmė me mall pėr ēdo gjė tė bukur nė Shqipėri, i kėndojmė Zagorisė sė Ēajupit. Kurse Ēajupi nga Misiri kėndonte do tė vdesė, le tė vdesė, vetėm tė mos vdes nė dhé tė huaj Unė aq sa e dua Kuēovėn, Zagorinė, po aq e dua Shqipėrinė dhe Kosovėn. Ndaj, njė nga planet e mia ėshtė tė vizitojė njė ditė Kosovėn dhe Prishtinėn.
Tim Shkupi: Laureta para se ta mbyllim kėtė dritare Chat, keni diēka tė thoni pėr vizitorėt e AlbaNurit dhe lexuesit e Kosovares?
Laureta Meci: Unė i pėrshėndes tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė, pėrmes Web faqes suaj Albanur dhe tė pėrshėndes posaēėrisht ty, Tim Shkupi. Ju jeni fantastik (qesh edhe mė ėmbėl dhe shumė lezetshėm dhe thotė diēka qė ka mbajtur mend) OHHH KUKU BREE, TY TĖ KAM ZEMĖR DHE SHPIRT, TIM SHKUPI, ALBANUR
Tim Shkupi: (mbetem i hutuar pėr njė ēast pėrballė zėrit tė lezetshėm tė Lauretės, por e mblodha fuqinė time tė zėrit ti them) FLM shumė Laureta, shumė FLM, zemėr e shqiptarisė nė New York. Do ta kuptoj si njė kompliment, dhe do tė mbetet ky takim Chat nė internet me ju, njė nga takimet e mia mė tė preferuara nė prag tė vitit 2007. Urime festat e fundvitit dhe me fitore tė reja nė karrierėn tuaj nė vitin 2007!
Laureta Meci: FLM, edhe juve urime dhe gjithė shqiptarisė me pėrgėzime dhe suksese nė vitin 2007.
Marrė nga AlbaNur.Net.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
S ka c te thote askush...eshte e bukur si kerkush
PS
Timi me duket se paska pesuar nje qark te shkurter se cd do llafe nje e ka kompliment![]()
ky eshte linku i bukuroshes shqiptare:
http://lauretameci.com
Krijoni Kontakt