Ka shume ide te ndryshme, dhe asnje nuk eshte 100% e sigurt. Sapo krijon nje ide per filmin dicka tjeter ndodh qe ta hedh poshte idene. Per mendimin tim ishulli ka qene nje eksperiment i dharma foundation , me elektromagnetic Energy , per fuqite kuruese te saj. "The others " jane puntoret origjinale te ketij fondacioni. Dicka ka ndodhur , nje aksident , qe i ka shnderruar ata ne persona te tille. Mbas aksidentit "the Hatch" eshte izoluar nga fondacioni si pika e vetme me e rendesishme e ishullit . Ardhja e Desmian ne ishull nuk ishte e rastesishme por i ati i te dashures se vet qe punonte ne ushtri do ta kete derguar aty si i vetmi vend ku ai nuk mund te kthehej me dhe te ishte lark goces se vet. Ajo e ka zbuluar kete dhe po mundohet ta gjeje ishullin dhe te shpetoje Desmian.
Rrezimi i aeroplanit ishte krijuar nga desmian , kur nuk shtypi numrat , prandaj te gjithe njerzit qe jane ne ishull jane aty rastesisht ( megjithese nje gje nuk e shpjegoj dot , lidhjet e tyre para se te vinin ne ishull ) .
Gjerat e pashpjegueshme qe ndodhin ne ishull , si Tymi i zi , arinjte polare , monstrat , etj jane thjesht efekte te perqendrimit te energise elektromagnetike ne trurin e tyre. pra megjithese keta i shikojne keto gjera , nuk do te thote se egzistojne. kjo shpjegon edhe arsyen se asnje person nuk vritet ose plagoset nga keto fenomene.
Nje hipoteze qe egziston neper forumet e "Lost" eshte se Drejtoret e filmit nuk e dijne as vete se cfar do ndodhi por futen neper forume dhe zgjedhin idete me te bukura nga postimet e forumeve.
Krijoni Kontakt