Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5

Tema: Poezi

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2005
    Postime
    20

    Poezi

    Gjithcka iken,
    njerezit harrojne dritaret e mbyllura,
    fati i tyre i turbullon.
    Ererat e forta prishin pemet e shendetshme.

    Vajzat vdisnin nen ritme muzikore,
    vertetesia i kishte trembur,
    vendimet ishin te rrepta.
    Vajzat qelbeshin nga parfumi i tyre.

    Mberritja ishte e shpejte,
    nje tram qe rrezikon te permbyset,
    aty kishte vetem vajza.
    Vajzat krijonin lengje te kuqe.

    Iknim,te dy neper erresire.
    Nje dore e shternguar,
    nje vajze qe kendonte,
    force e mjere per vrasje.

    Vajzat krijonin atmosfere,
    kercimet e tyre ishin te shpejta,
    nje largim i fresket,
    vajza po lengonte ne shtratin e kuq.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2005
    Postime
    20

    2

    Permbysja e nje ndjenje,
    nje vajze qe rreshqet nga shtrati,
    afrimi me vdekjen,
    rrenje te mykyra energjish shkaterruese.

    Nje diell qe rrezaton vdekje,
    nje vajze qe shkurton duart e saj te bukura.
    Ditet iknin,
    historianet tregonin genjeshtra.

    Nje kembe e ngrire.
    Letrat e shkruara hakmerreshin
    me vallezimet e saj,
    koha vallezonte me jeten.

    Kalimi ishte veshtiresi,
    vajza shikonte larg,
    syte e saj pikellonin djalin,
    ajo po qeshte kot.

    Vajza po vdiste,
    jeta ngushellohej e historine e saj,
    pa rendesi,pa energji.
    Ajo po renkonte ne shtratin e kuq.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2005
    Postime
    20

    3

    Asgje,vetem qetesi,heshtje e turbulluar nga zhurmat e duarve qe preknin floket e tu.Nje mendim i thjeshte.Nje skice e fytyres tende te shtypur nga koha.Vazhdimi eshte abstrakt,ai nuk do te kete me asnje kuptim,largesia shnderron erresiren ne nje drite te shpejte qe qorron syte e dobet.Ti je larg dhe une s do te afrohem asnjehere.Ti kupton dhe une s do te them asgje.Lulet e kuqe zhdukin fytyren tende te poshter,ato krijojne shperthime dhe trillime te bukura.Te gjithe jemi te tille,te paarritshem,te shpejte ne ikje.Ti nuk ke nje vdekje,por nje mbulese te erret qe largon historine nga tavolina ime e thjeshte.Ti dhe une kemi enderruar gjithmone nje ulje,nje perpelitje mes veshjeve te thjeshta,ti i rrezove premtimet.
    Per ty,imazhi i zhdukjeve te mia ne erresire,qe pranon humbjen e luleve te kuqe ne nje dhome te erret e veshur me letra pa ngjyra.Ti ndihmon vdekjen time dhe rikthimin e shpreses tende qe shkakton aq zjarr ne syte tu.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga amatoriale : 08-09-2005 mė 20:18

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2005
    Postime
    20

    4

    Ja syte e tu qe derdhnin lot,fytyra jote ishte e skuqur,kembet e tua ishin te mbuluara me veshje te thjeshta!Ditet iknin dhe ti rrije e zgjuar nen efektin e nje stimulanti te mrekullueshem qe provuam naten e pare kur rame te dy ne tapetin e mbuluar me lule zbukuruese.Aty une therrita,u shkriva nga nxehtesia e trupit tend.Varrosja e atij ēasti,prek akoma deshiren time per goditje.Ti nuk mbyllesh larg meje!
    Shikimi behej me i trishtueshem kur pashe se ti kishe mbuluar fytyren tende me gjak,te cilin e kishe marre nga rrjedhjet e tuaja,te dhurova nje trendfil dhe duart tuaja u ēane nga xhembat qe trendafili mbante,ti nuk i gelltite ato,por i shkule dhe i vershove ne kraharorin tim pastaj fillove ta lepish ate.Buzet e tua ishin te pergjakura nga renkimet e jetes,nga vrasjet e shumta qe kishin ndodhur ne ate qytet,shume vajza kishin goditur me nje force shkaterruese endrren e djemve.Ato i percillnin neper hapesira te gjelberta,ku deti dhe toka ndanin nje kenge te mahnitshme.
    Panoramat e atyre koheve jepnin shume histori per gjithēka qe vajza kishte nevoje.
    Vendimet e saj ishin te ēmendura.E ulur ne nje kolltuk te zi,aty ajo merrej me gjemimin e kohes,i jepte asaj kuptim,nje jete qe dukej vetem pjelle e filozofise dhe armiqesise fetare.Nuk arrinte dot te kontrollonte pamjet qe i vinin nga natyra.Aty nuk kishte asnje mjet per te vrare dhe rrokullisur xhymtyre te paperdorura ne humneren e thelle qe krijon deshira e kote.Vajza ishte vetem,e perdalur nga fatet qe jeta i kishte ngaterruar,nga ēdo ideal,dashuri dhe deshire per te udhetuar larg.Nje memorizim qe vajza beri,ajo donte te perkedhete edhe nje here jeten makabre qe kishte sjelle ne hapesiren e vertetuar nga origjina e saj e kote te vrare nga miliarda qenie te kota qe kishin jetuar e pare me te njejtin synim per te dashuruar ate dhe per te perkedhelur duart e saj te bukura.Vajza mendonte te gjitha keto me thjeshtesine me te madhe,libri i saj kishte percaktuar rrugen.Vazhdonte te shkruante dhe te ushqehej me lende qe stimulonin organet e saj tretese dhe qe reshqisnin thelle ne zbrazetiren qe largimi i fletores se ndodhur ne tavolinen e djalit qe kishte permendur perpara se t'i perkedhelte floket dhe t'i shtrengonte me dhembe gjinjte e fryre nga jeta e sketerrshme.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2005
    Postime
    20

    5

    Pashe vershimin tend,porsi nje dallendyshe qe kerkonte te shkeputej nga banesat e perkohshme,nga mbeturinat e nje shoqerie qe nuk vazhdonte ne krisje nervash,por mjeronte te rene,shpresen dhe deshiren per te jetuar.Shtegtimi ishte i veshtire,apo thjesht nje ngadalesi per te shprehur me mire dashurine per vdekjen?Dashuroje vdekjen se pastaj ajo nuk do te urreje dhe do te mbledhi ne krahet e saj plot madheshti.Keshillat qe jeta na jep na shkurtojne mundesite sepse ato jane vetem ligje qe vendosen nga politikanet,nga njerez te privuar nga poesis,por qe shohin vetem ndertesa dhe bojra te bardha,plot drite.Por,ajo nuk rrezaton.Kurse fytyra jote,edhe pse larg,te jete e bukur apo jo,nuk ka nevoje per kete bardhesi sepse ajo shndrit,mbulon fantazmen e jetes me nje vertetesi te madhe qe nuk arrin te shkeputet nga banalja apo tribalja jete midis armiqve dhe epshndjellesve qe guxojne gjithnje te mbeshtjellin me uniforma dhe te te mbajne neper dhoma te mbyllura ku jetesoret kane ndertuar per te vendosur te mjeret njerez qe kane pranuar te jetojne.
    Shiko se sa ngjyra paska nje pikturre e vendosur ne murin perballe nderteses qe ka ndertuar mjerani arkitekt!E shikon?Aty kane levizur duart,mendja,shpirti dhe pasioni i madh per te vdekur midis ngjyrave qe nuk njollosin,por vetem dergojne shpirtin ne nje ekstaze qe nuk pershkruhet pasi aty ka vetem njerez qe kane pranuar te marrin dokumentin per te jetuar te barabarte,por asnjehere ne hapesire te barabarte,dhe ato,ketu,harrojne se arkitektet jane nje lloj krimi i padalluar mire nga shoqeria qe mbyll njerezit ne hapesira boshe.
    Syte e tu ishin te bukur,ato jane te thjeshte,nje lloj drite percjell qerpiku yt i zi,ai ngjan me petalet e nje luleje qe i mungon drita jetesore portokalli.Syte e tu mbushen me shprese,por eshte nje shprese qe iken dhe tradhton realen,e cila perpiqet te jete gjithnje e gezuar,e disa thone qe ne jete duhet te qeshim per te harruar tragjedine,ate qe prindrit tane ndertuan ne shtratin e mykur nga endrra dhe pasione per te hapur rrethin e rraces se tyre.Nuk degjuan Zarathustren qe kerkonte ne cdo pjese te tokes,liri,mesim dhe perpjekje per te dale nga sketerra,nga injorimi i trupit dhe krimi ndaj shpirtit.Syte e tu jane te bukur,ate s'e them une,ate une e shkruaj ketu per ty sepse ti ke syte tecilet japin nje frymemarrje te shpejta dhe te heshtur.Dje lexova nje faqe te tere libri qe kishte mbetur gjithe naten nen shoqerine nje Hene vezulluese nga e cila kishte marre pak hijeshi,pak elegance dhe shume ere te mire.Parfumi qe permban Hena eshte i fresket,porsi vdekja qe lejon frymen te zgjedhi vendin e pershtatshem per te ngritur folene e re,porsi nje dallendyshe qe ka nevoje per nje fole te re sepse e vjetra eshte rrenuar nga klithmat dhe nga jetesoret qe kane kuptuar se jeta eshte thjeshtesi dhe guxim per te folur dhe shprehur fjalet te mykura te nje fjalori.Dil dhe nderto dicka te bukur!Do te kesh kthjelltesine e Henes dhe dashurine qe do te ofroje psheretima e hijes tende,ajo te ndjek dhe te ledhaton floket e tu qe pershkojne ballin e mrekullueshem.Dil dhe krijo enigmen tende larg arritjeve te paqena!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •