Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Kampet verore tė vajzave orthodhokse

    Kampi i gjimnazisteve “Bariu i Mirė” nė Shėn Joan Vladimir

    Edhe kėtė vit me bekimin dhe mbėshtetjen financiare tė Fortlumturisė sė Tij Kryepiskopit Anastas u zhvillua kampi kombėtar i vajzave nė Manastirin e Shėn Joan Vladimirit, pranė qytetit tė Elbasanit. U bėnė plot 8 vjet, qė nė periudhėn qershor - gusht, ky manastir merr tjetėr pamje, duke u gjallėruar me mikpritjen e vajzave nga e gjithė Shqipėria, tė cilat kalojnė sė bashku disa ditė tė bukura, si njė familje e madhe e krishterė. Pėr shumicėn e atyre qė nuk kanė patur asnjėherė njė eksperiencė tė tillė ky aktivitet do tė mbetet gjithnjė i paharrueshėm.
    Kampi zhvillohet nė tre periudha dhe ndarja e periudhave bėhet nė bazė nė bazė tė moshės sė vajzave. Kėshtu kampi i parė (i nxėnėseve) ishte pėr vajzat e moshės 10-14 vjeēe, kampi i dytė (i gjimnazisteve) ishte pėr vajzat e moshės 14-16 vjeēe dhe kampi i tretė (i studenteve) ishte pėr moshėn 17-28 vjeēe.
    Tema e kampit ishte “Doni njėri-tjetrin, si Unė ju desha ju” dhe ishin me tė vėrtetė kėto fjalė qė vajzat u pėrpoqėn tė pėrjetonin me njėra-tjetrėn nė 10 ditė tė kampit.
    Kėshtu nė periudhėn e dytė, qė njihet ndryshe si kampi i gjimnazisteve nė 12-22 korrik morėn pjesė 120 vajza nga e gjithė Shqipėria, ku 70% e tyre vinin pėr herė tė parė nė tė. Kuptohet qė kampin e pėrshkoi njė ndjenjė gėzimi dhe gjallėrie. Programi ishte organizuar nė njė mėnyrė tė tillė ku ishin ndėrthurur mjaft mirė aktivitetet shpirtėrore dhe ato argėtuese. Gjatė gjithė periudhės sė kampit vajzave iu dha mundėsia tė merrnin pjesė nė shėrbesat kishtare tė ēdo dite, nė mėngjes nė shėrbesėn e Mėngjesores, pasdite nė atė tė Mbrėmėsores, ose tė Paraklisit, ose tė Akathistit dhe nė darkė me shėrbesėn e Pasdarkės, ose lutjen e Jisuit. Nė datė 16 korrik u bė edhe njė Agripni. Nė ditėn e fundit tė kampit u krye dhe shėrbesa e Pagėzimit pėr vajzat qė ishin tė papagėzuara. U pagėzuan 7 vajza tė cilat pėrjetuan momentet mė tė bukura tė jetės sė tyre tė re.
    Ēdo ditė kishte tė veēantat e saj, ashtu si edhe aktivitetet e saj, si studimet biblike, aktivitetet sportive, punėn e dorės (qėndisje), pastrimin rreth kampit dhe godinave si dhe referatet. Referatet ishin biseda mjaft interesante dhe qė ndihmonin nė kuptimin si dhe shpjegimin sa mė tė mirė tė temės kryesore tė kampit. Folėsit ishin tė ndryshėm dhe duke shprehur falėnderimet tona pėrmendim disa prej emrave si: At Justini, Vlash Plepi (pedagog nė Akademinė Teologjike), atė Andon Merdani (student pėr teologji nė Athinė), Kristina Papas (misionare nga Amerika) dhe atė Luka dhe Fotini Veronis (misionarė nga Amerika, iniciatorė tė kampeve verore pėr vajza). Tė gjitha vajzave iu dhuruan bluza tė kampit, libri “Doni njėri-tjetrin, si Unė ju desha ju”, i cili u botua enkas pėr kampin, libri “Dashuria dhe Martesa e Krishterė”, broshura “Rėndėsia e Biblės” si dhe librat “Jetė Shenjtorėsh”.
    Dita e Lojėrave Olimpike ishte njė nga aktivitetet qė i dha kampit njė atmosferė mjaft tė bukur dhe emocionuese. Ishte njė ditė vetėm me lojėra, ku nė fund grupit qė fitoi mė tepėr pikė iu dha njė dhuratė simbolike si kujtim. Njė ditė e veēantė iu kushtua edhe bisedės mbi duhanin, informacion ky i dhėnė tek vajzat nga dy anėtarė tė stafit tė zyrės Diakonia Agapes (Shėrbimi i Dashurisė).
    Nė programin e aktiviteteve argėtuese u krye edhe “Loja e motrės misterioze”, qė ėshtė bėrė tashmė njė traditė e kampit, nė tė cilėn vajzat ndjejnė njė kėnaqėsi tė veēantė tė quajnė dhe tė trajtojnė motra shoqet e tyre. Kampin e pėrshėndeti edhe kuarteti i radios “Ngjallja”, me njė koncert tė pėrgatitur enkas. Nata e fundit i mblodhi vajzat rreth zjarrit, ku sipas grupeve patėn mundėsinė tė shprehnin pėrshtypjet e tyre pėr kampin dhe tė paraqisnin programin e pėrgatitur pėr kėtė natė.
    Kampistet u larguan nga kampi jo mė me dy ose tre vajza nga qyteti i tyre, por me shumė vajza mike dhe motra tė krishtera. Njė falėnderim tė veēantė kemi pėr tė gjithė ato qė kanė punuar dhe ndihmuar pėr organizimin e kampit: tė gjitha drejtueset e grupeve (studente tė Akademisė Teologjike, Shėn Vlash), priftėreshėn Julita (kuzhiniere), at Viktorin dhe familjen e tij si dhe tė gjithė ata qė emrat e tyre nuk janė pėrmendur. Faleminderit pėr gjithēka!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Kampi i vajzave nė manastirin e Shėn Joan Prodhomit, Voskopojė

    Me bekimin e Kryepiskopit Anastas dhe me kujdesjen e plotė tė Mitropolitit tė Korēės, Imzot Joanit u zhvillua nė datat 16 – 23 korrik 2005 kampi veror pėr vajza, nė ambientet e Manastirit tė Hirshėm tė Shėn Joan Prodhromit, nė fshatin Voskopojė tė Dioqezės sė Korēės.
    Tema e kampit ishte “Doni njėri - tjetrin si Unė ju desha ju” dhe po nė kėtė kuadėr u zhvilluan edhe bisedat shpirtėrore si dhe studimet biblike. Nė kamp morėn pjesė 26 vajza, ku pjesa mė e madhe e tyre vinin pėr herė tė parė. Programi ishte i larmishėm dhe pėrmbante si program fetar ashtu edhe argėtues. Dita fillonte me lutjet e mėngjesit, me ngrėnien e mėngjesit si edhe me punėt qė u caktoheshin tė gjitha vajzave tė ndara nė grupe, pėr pastrimin dhe mirėmbajtjen e manastirit. Vajzat patėn mundėsinė qė nė njė ditė ekskursion tė vizitonin disa kisha tė fshatit Voskopojė dhe tė fshatrave pėrreth. Nuk mund tė lemė pa pėrmendur edhe aktivitetin e punės sė dorė, aktivitet ky mjaft i pėlqyer nga tė gjitha vajzat dhe qė pėr kėtė vit ishte qėndisje dhe punimi i komboskinit. Nė mbrėmja zhvilloheshin lojėra dhe programe argėtuese, ku vajzat patėn mundėsinė tė nxirrnin nė pah talentet e tyre.

    Nė datė 22 korrik kampi u ftua nga shoqata franceze e restaurimit tė kishave, tė merrte pjesė nė ceremoninė e organizuar prej tyre pėr kishėn e Shėn Thanasit, tė fshatit Voskopojė. Me kėtė rast tė gjitha vajzat i pėrshėndetėn nė shenjė falėnderimi organizatorėt dhe tė ftuarit e kėtij aktiviteti me njė koncert tė shkurtėr me kėngė tė krishtera dhe himne kishtare.

    Ditėt kaluan shpejt dhe vajzat u pėrshėndetėn me njėra - tjetrėn me dashuri dhe dėshirėn pėr tu takuar sėrish, pa harruar falėnderimet pėr atė Viktor Konomin, i cili qėndroi nė kamp pėr gjatė gjithė kohės, pėr kuzhinieret Adriana dhe Nikoleta dhe rojen e kampit xha Ilon si edhe pėr vajzat drejtuese Eleni Krakulli, Cveta Thanasi, Nikola Sterjo dhe Varvara Boēo. Duke falenderuar edhe njė herė Kryepiskopin Anastas dhe Mitropolitin tonė Imzot Joanin, pohojmė njėzėri “Lavdi Perėndisė pėr tė gjitha bekimet qė na fal”!

    Kampi veror i vajzave
    Voskopojė 2005
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 14-08-2005 mė 00:40

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Kampi i djemve nė Voskopojė

    Me bekimin e Mitropolitit tė Korēės Hirėsisė sė Tij Joanit, nė Dioqezėn e Korēės u zhvillua kampingu rinor i djemve “Ngjallja e Krishtit”, pranė manastirit tė Shėn Joan Prodhromit nė Voskopojė, kamp, i cili ėshtė bėrė tashmė traditė dhe financohet nga Zyra Kombėtare e Rinisė tė Tiranės nė bashkėpunim me Zyrėn e Rinisė pranė Mitropolisė sė Shenjtė, Korēė.

    Ky aktivitet u zhvillua nga data 23 korrik 2005 deri nė datėn 30 korrik 2005 dhe pati njė pjesėmarrje prej 35 djemsh, 28 prej tė cilėve ishin kampistė tė moshės 13 – 16 vjeē. Drejtues shpirtėror i kampingut ishte kleriku atė Konstandin Mujo dhe drejtues Mihal Sonellari e Vangjel Qazimllari. Nė kėtė kamp ndihmuan edhe studentėt e Akademisė Teologjike “Ngjallja e Krishtit” Shėn Vlash qė i pėrkasin Dioqezės sonė.

    Tema qendrore e kėtij kampingu ishte: “Krishti nė jetėn tonė”. Temat kryesore, tė cilat u zhvilluan ishin tė pėrqendruara nė paravolitė e marra nga Ungjilli. Gjithashtu pėr pjesėmarrėsit nė kamping u zhvillua njė cikėl katekizmi, ku u fol mbi Simbolin e Besimit, kreshmėn, shenjtorėt, ikonat, lutjen dhe misteret.

    Nė datėn 25 korrik ditėn e kremtimit tė shėn Anės, e cila korrespondon me ditėn e fronėzimit tė Mitropolitit tė Korēės Hirėsisė sė Tij Imzot Joanit, kampistėt ndėrtuan njė kryq dhe e vendosėn nė njė pikė tė dukshme nė faqen e malit mbi shkėmb, duke e shoqėruar me njė litani. Ndėrsa nė datėn 28 korrik Mitropoliti i Korēės vizitoi kampin dhe zhvilloi njė bisedė me djemtė kampistė. Gjithashtu nė formė pelegrinazhi u zhvillua njė ekskursion nė fshatin Shipskė nė kishėn e Shėn Nikollės. Po nė kėtė ditė u zhvillua dhe takimi i fundit rreth zjarrit gjatė tė cilit tė rinjtė dhanė pėrshtypjet e tyre pėr kampin, ku edhe u ndanė dhurata.

    Ky kamp mbetet pėrsėri i preferuar pėr tė rinjtė e Dioqezės sė Korēės dhe kontribuon ndjeshėm nė rritjen shpirtėrore tė tė rinjve, si edhe plotėson njė pjesė tė nevojave shpirtėrore tė rinisė nė kėtė dioqezė. Mė datėn 30 korrik kampistėt u larguan nga kampi me mbresa shumė tė mira. Ndonėse ky kamp ka ende nevojė pėr pėrmirėsimin e kushteve dhe tė ambienteve qė i nevojiten njė kampi, ishte njė kamp i suksesshėm, i cili e arriti qėllimin e tij.

    Mihal Sonellari

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Kampi na mėsoi si tė duam njėri-tjetrin, me dashurinė e Perėndisė

    Tema dhe mesazhi kryesor qė pėrcolli kampi tek tė gjitha vajzat pjesėmarrėse ishte: “Doni njėri-tjetrin si unė ju desha ju”. Ky ėshtė urdhėrimi i dytė qė ka dhėnė Perėndia. Dhe ky ėshtė pikėrisht mėsimi mė i rėndėsishėm qė mėsuam tė gjitha sė bashku gjatė 10 ditėve tė kampit. Tė respektojmė dhe tė duam tė tjerėt me tė njėjtėn dashuri qė Perėndia ka pėr ne. Ne mėsuam tė duam tjetrin si veten tonė dhe t’i trajtojmė tė tjerėt me dashuri dhe mirėsi. Besoj se ky mėsim ėshtė mė i vlefshėm se tė gjitha thesaret e botės.
    Nė kėtė aktivitet kishte vajza nga shumė qytete tė Shqipėrisė: nga Korēa, Elbasani, Kavaja etj. Pėrveē faktit se ky kamp ishte njė vend ku mund tė argėtoheshe me lojėra, tė mėsoje gjėra tė ndryshme dhe interesante ishte edhe njė mundėsi pėr tė shkėmbyer traditat dhe njohuritė me fėmijė tė tjerė tė moshės sonė, tė cilėt banonin nė qytete tė tjera. Vajzat ishin tė ndara nė tetė grupe tė ndryshme me afėrsisht 10 persona secili. Emri i secilit grup kishte tė bėnte me njė nga vlerat qė ne duhet te kemi pėr t’i dashur tė tjerėt me dashurinė e Krishtit. Kėto grupe ishin: Mirėkuptimi, Dashuria, Sakrifica, Vigjilenca, Pėrgjegjėsia, Shpresa, Besnikėria, Liria. Ēdo grup pėrfaqėsonte edhe njė ekip nė kampionatin e volejbollit dhe lojrat olimpike qė u zhvilluan nė kamp.
    Kur arritėm nė kamp u gjendėm nė njė ambient tė rrethuar nga pemė dhe lule shumėngjyrėshe. Oborri ishte shumė i madh, i mbushur me gjelbėrim dhe aromė tė mrekullueshme. Kishte shumė hapėsirė ku ne mund tė luanim, por veē kėsaj ishte edhe njė fushė shumė e madhe volejbolli dhe basketbolli, nė tė cilėn zhvilloheshin edhe ndeshjet e kampionatit tė volejbollit. Menjėherė pasi arritėm nė kamp u ndamė nė grupe tė ndryshme dhe u futėm nė dhomat tona. Gjėja qė mė bėri mė shumė pėrshtypje ishte fakti se tė gjitha vajzat menjėherė krijuan njė marrėdhėnie shumė tė ngrohtė e miqėsore. Ato mundoheshin tė ndihmonin me sa kishin mundėsi shoqet e tyre tė sistemoheshin dhe tė pėrshtateshin nėpėr dhoma.
    Ambienti ishte i bukur dhe i rehatshėm. Ēdo ditė programi ishte i ndryshėm dhe drejtueset mundoheshin tė ndėrthurnin dhe tė gėrshetonin aktivitete tė ndryshme nė mėnyrė qė vajzat asnjėherė tė mos mėrziteshin. Ēdo mėngjes shkonim nė kishė dhe merrnim pjesė nė shėrbesėn e Mėngjesores. Tė gjitha vajzat merrnin pjesė nė shėrbesat e kishės dhe qėndronin pėrpara ikonave, duke i drejtuar lutjet e tyre Perėndisė pėr njė ditė sa mė tė mirė. Kisha ishte e rikonstruktuar nga brenda, ndėrsa nga jashtė ruante akoma lashtėsinė e saj. Mbas Meshės, pėrpara se tė fillonte mėngjesi tė gjitha vajzat merrnin pjesė nė kohėn e meditimit. Ato qėndronin tė ndara nga pjesa tjetėr e grupit pėr 15 minuta. Kėtė kohė ne ia kushtonin leximit tė Biblės, tė librave mbi jetėn e shenjtorėve ose edhe thjesht njė meditimi mbi veprat tona. Kjo hapėsirė prej 15 minutash quhej kohė e qetė dhe mbas saj binte kambana pėr tė shkuar nė mensė, ku tė gjithė sė bashku hanim mėngjesin, kėndonim kėngė tė krishtera dhe dėgjonim programin pėr ditėn nė vazhdim.
    Menjėherė mbas ngrėnies sė mėngjesit fillonte pastrimi rreth kampit. Ēdo ditė secili grup kishte pėr tė pastruar njė pjesė tė caktuar tė kampit, nė mėnyrė qė tė gjithė tė ndihmonim nė mbajtjen pastėr tė mjedisit ku jetonim.
    Drejtueset e aktivitetit menduan tė organizonin njė punėdore me tė cilėn vajzat mund tė kalonin kohėn duke u argėtuar dhe duke mėsuar diēka tė re. Gjatė punės sė dorės, ēdo kampisteje i jepeshin mjetet pėr tė qėndisur dhe pėr 30 minuta nė ditė dy misionare nga Amerika, Xhorxha dhe Shannon i ndihmonin ato.
    Kur pėrfundonte koha kushtuar punės sė dorės i vinte koha njė aktiviteti tjetėr edukues. Ky aktivitet ishte pikėrisht studimi biblik. Gjatė kėsaj periudhe prej 60 minutash tė gjitha pjesėtaret e grupit mblidheshin nė dhomėn e tyre dhe bashkė me kujdestaren lexonin vargje tė ndryshme nga Bibla dhe i diskutonin, duke shkėmbyer mendimet dhe opinionet e tyre. Mbas studimit biblik shtrohej dreka e cila shoqėrohej me tė qeshura, gėzim dhe ēiltėrsi. Gjatė drekės gjithmonė kėndoheshin kėngė tė krishtera dhe gjithnjė para fillimit tė bukės dhe mbas saj thonim lutjen drejtuar Perėndisė. Kur dreka mbaronte vinte koha e lirė, nė tė cilėn tė gjitha vajzat ishin tė lira tė pushonin, tė qėndisnin, tė lexonin ose edhe tė luanin tek fusha e lojėrave. Pėr kėtė periudhė tė lirė tė ditės, por edhe pėr kohėn e qetė ishin pėrgatitur disa libra tė botuar nga Kisha jonė me bekimin e Kryepiskopit Anastas. Kėto libra kanė si titull mesazhin e kampit: “Doni njėri-tjetrin si unė ju desha ju”. Nė pėrmbajtjen e kėtij libri ka shumė histori tė bukura dhe mbi tė gjitha shumė edukative tė cilat japin mesazhe tė rėndėsishme pėr tė gjithė ne.
    U larguam nga ky kamp me kujtime shumė tė bukura, duke pritur me padurim verėn e vitit tjetėr pėr t’u takuar bashkė me shoqet dhe drejtueset e kampit dhe pėr tė kaluar njė kohė tė bukur, medituese dhe lutėse me Zotin Krisht.


    Pėrgatiti Iva Popa,
    nxėnėse nė kampin e nxėnėseve “Bariu i Mirė”

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Kampi i Parė i vajzave "Bariu i Mirė" nė Shėn Joan Vladimir. Sa bukur ėshtė tė pėrjetosh njė mrekulli

    “Lavdi Perėndisė nė mė tė lartat”, psalėn engjėjt, por me tė vėrtetė kjo ishte gjithashtu thirrja e vajzave nė kampin pėr gjithēka tė bukur qė kaluan sė bashku. Edhe kėtė verė si ēdo verė tjetėr nė manastirin e bukur tė Shėn Joan Vladimirit, nė Elbasan, filluan kampet verore tė vajzave. Kampi i parė u zhvillua nė datat 10.7.2006 – 19.7.2006 dhe pėrfshinte vajza nga mosha 11-13 vjeēe. Drejtuesit shpirtėrorė nė kėtė kamp ishin at Gjerasim Ēakalli, znj. Lynette Hoppe, z. Nathan Hoppe. Koordinatore e pėrgjithshme e kampeve znj. Ana Baba dhe drejtueset e kampit tė parė ishin znj. Mikea Marku, znj. Gabriela Bezhani dhe znj. Ana Kėrēyku.

    Kampi pėrbėhej nga 85 kampiste dhe nga 15 kryetare grupesh. Tema e sivjetshme e kampeve tė vajzave ishte: “Mos u mund nga e keqja por munde tė keqen me tė mirė” (Rom 12: 21). Nėntemat e kėtij kampi u morėn po nga kjo letėr dhe pikėrisht nga kapitulli 12 i kėsaj letre e cila thotė:

    “Dashuria tė mos jetė me hipokrizi: urreni te keqen dhe ngjituni pas sė mirės. Duani njėri - tjetrin me dashuri vėllazėrore: nė nderim tregoni kujdes njėri me tjetrin. Mos u tregoni tė pėrtuar nė zell; jini tė zjarrtė nė frymė, shėrbejini Perėndisė tė gėzuar nė shpresė, tė qėndrueshėm nė shtrėngime, kėmbėngulės nė lutje; ndihmoni pėr nevojat e shenjtorėve, jini mikpritės. Bekoni ata qė ju pėrndjekin, bekoni dhe mos mallkoni.

    Gėzohuni me ata qė gėzohen, dhe qani me ata qė qajnė. Kini tė njėjtat mendime njėri me tjetrin; mos lakmoni pėr lart, por rrini me tė pėrunjurit; mos e mbani veten pėr tė menēur. Mos ia ktheni kėrkujt tė keqen me tė keqe, kėrkoni tė bėni tė mirėn pėrpara gjithė njerėzve. Po tė jetė e munduar dhe aq sa varet nga ju, jetoni nė paqe me tė gjithė njerėzit. Mos u hakmerrni pėr veten tuaj, o tė dashur, por i jepni vend zemėrimit tė Perėndisė, sepse ėshtė shkruar: “Mua mė pėrket hakmarrja, unė kam pėr tė shpaguar,- thotė Zoti”. “Nė qoftė se armiku yt, pra, ka uri, jepi tė hajė; nė pastė etje, jepi tė pijė; sepse duke bėrė kėtė, do tė grumbullosh mbi krye tė tij thėngjij tė ndezur”. Mos u mund nga e keqja, por munde tė keqen me tė mirė. (Romakėt 12: 9-21)

    Disa nga vargjet e himnit qė lidheshin me temėn ishin:

    Mirė gjithmonė, mirė gjithkujt, kjo ėshtė thirrja jonė. Keq kurrė, kurrė askujt ėshtė mesazhi ynė. Zoti kėshtu thotė: nga e keqja mos u mund, munde tė keqen me tė mirė, sado tė jetė vėshtirė…

    Programi i kampit ishte mjaft i larmishėm. Ai fillonte me lutjen e mėngjesit, kohėn e qetė, mėngjesin, duke vazhduar me pastrimin rreth kampit, punėn e dorės, drekėn, kohėn e pushimit, lojrat tė ndryshme, referatin e ditės i lidhur me temėn e kampit, kohėn e mbrėmjes dhe pėrgatijen pėr darkė, darkėn dhe programin e mbrėmjes e mbushur me kėngė, skeēe, poezi dhe pasdarkėn. Ky ishte programi i njė dite tė zakonshme, por nuk ishin tė pakta ditėt nė kamp kur kishte aktivitete tė veēanta si p.sh. lojrat olimpike, darka e veēantė, ekskursioni nė Drilon, ecjet ne mal, kampionati i volejbollit etj.

    Gjatė ditėve tė kėtij kampi pati edhe referate nė lidhje me temėn e pėrgjithshme. Folėsit u bazuan tek pasazhi biblik qė lidhej me temėn duke folur pėr problematikėn e shoqėrisė sonė dhe ndikimin e Kishės nė zgjidhjen e tyre. Folėsat e kėtij kampi ishin Episkopi i Diqezės sė Beratit Imzot Ignati, At Justini, At Andoni, Hierodhjakon Asti, dhe Nathan Hoppe.

    Ashtu si ēdo kamp edhe sivjet 11 vajza u bėnė anėtare tė Kishės Orthodhokse, duke e marrė pagėzimin e tyre nė kishėn e Shėn Joan Vladimirit. Ēdo ditė, jehona e kėngėve tė ndryshme tė krishtera mbushte kampin. Zėrat e gėzueshėm tė shtonin gėzimin e mrekullisė sė lirisė sė besimit.

    Falėnderime te veēanta i drejtohen Perėndisė pėr mundėsinė e tė paturit aktivitete tė ndryshme dhe pėr bekimet e shumta pėrgjatė tyre si edhe Kryepiskopit Anastas qė vazhdimisht ėshtė i gatshėm pėr tė zhvilluar aktivitete dhe programe tė ndryshme me tė rinjtė, duke i inkurajuar shumė njerėzit qė punojnė nė kėtė drejtim dhe duke bėrė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr tė siguruar mbėshtetjen financiare pėr kėto aktivitete. Falėnderimi shkon edhe drejt atyre njerėzve qė kanė punuar pa u lodhur nė mėnyrė qė kampet tė ishin tė suksesshme, duke futur kėtu pėrpjekjet fizike dhe mendore si edhe lutjet e tė gjithėve. Ajo qė i bėn tė bukura ditėt e kampit ėshtė larmia dhe dashuria e krishterė midis vajzave.

    LAVDI PERĖNDISE NĖ MĖ TĖ LARTAT, DHE MBI DHENĖ PAQE DHE MBI NJERĖZIT MIRĖDASHJE.


    Ana Kėrēyku
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Kampi i vajzave dhe i djemve "Ngjallja e Krishtit" i Dioqezės sė Korēės. Nė natyrėn e bukur tė Voskopojės

    Pėr lavdi tė Perėndisė me bekimin e Mitropolitit tė Korēės Hirėsisė sė Tij Joanit, nė Mitropolinė e Shenjtė tė Korēės u zhvillua kampingu rinor “Ngjallja e Krishtit”, pranė Manastirit tė Shėn Joan Prodhromit nė Voskopojė. Ky Kamp ėshtė bėrė tashmė njė traditė prej tetė vjetėsh dhe financohet nga Zyra Kombėtare e Rinisė nė bashkėpunim me Zyrėn e Rinisė pranė Mitropolisė sė Shenjtė, Korēė.
    Nga data 13 korrik deri nė 22 korrik 2006 u zhvillua kampi i vajzave me njė pjesėmarrje prej 54 personash ku 42 ishin kampiste, pjesa mė e madhe e tė cilave merrnin pjesė pėr herė tė parė nė njė kamping.
    Drejtues shpirtėror ishte kleriku atė Viktor Konomi dhe drejtuese kampi Varvara Boēo dhe Anjeza Panolli.
    Ndėrsa kampi i djemve u zhvillua nga data 22 korrik 2006 deri nė datėn 31 korrik 2006 dhe pati njė pjesėmarrje prej 58 personash gjithsej, 45 prej tė cilėve ishin kampistė tė moshės 13 deri 16 vjeē. Drejtues shpirtėror i kampit ishte kleriku atė Konstandin Mujo dhe drejtues kampi Mihal Sonellari dhe Vangjel Qazimllari.
    Nė tė dy kampet ndihmuan studentėt e Akademisė Teologjike “Ngjallja e Krishtit” Shėn Vlash si edhe vajza dhe djem anėtarė tė grupit tė Rinisė Orthodhokse tė Korēės.
    Tema qendrore e kėtij kampingu ishte: “Tė jetosh me Zotin”. Temat kryesore ishin tė pėrqendruara nė paravoli tė marra nga Ungjilli. Gjithashtu pėr pjesėmarrėsit nė kamping u zhvillua njė cikėl katekizmi, ku u fol mbi Simbolin e Besimit, kreshmėn, shenjtorėt, ikonat, lutjen dhe misteret.
    Tė dy kampingjet, si i vajzave dhe ai i djemve patėn njė program tė ngarkuar me lojėra dhe aktivitete te shumta dhe tė larmishme argėtuese, si edhe ekskursione nė vendet piktoreske tė zonės. U vizituan dhe u prezantuan kishat e fshatit, tė cilat mbartin vlera tė shumta fetare, historike dhe kulturore e kombėtare. Njė traditė e bukur ishte dhe mbledhja ēdo mbrėmje rreth zjarrit, ku zhvilloheshin biseda tė ndryshme.
    Nė datėn 25 korrik, ditėn e kremtimit tė shėn Anės, e cila korrespondon me ditėn e fronėzimit tė Mitropolitit tė Korēės, Hirėsisė sė Tij Imzot Joanit, njė grup nga kampi i djemve morėn pjesė nė ceremoninė e zhvilluar me rastin e tetė vjetorit tė fronėzimit tė Imzot Joanit. Nė datėn 26 korrik, ditėn e festimit tė Shėn e Premtes nė Manastirin e Shėn Joan Pagėzorit u pėrgatit njė kryq i madh prej druri, i cili u vendos nė rrėnojat e kishės sė Shėn e Premtes dhe Shėn Dhionisit nė fshatin Voskopojė.
    Kryqi u nxor nga kisha me lutje dhe shoqėrohej nga ikona tė shumta qė ecnin para tij. Duke u lutur dhe duke psalur, i gjithė kampi mori rrugėn drejt kishės sė Shėn e Premtes ku tė gjithė sė bashku vendosėn kryqin nė njė pikė tė dukshme pėrballė rrugės. Ndėrsa nė datėn 27 korrik, Mitropoliti i Korēės, Imzot Joani vizitoi kampingun e djemve. Gjatė vizitės, ai zhvilloi njė bisedė tė ngrohtė me kampistėt dhe mė pas qėndroi pėr drekė. Gjithashtu nė formė pelegrinazhi u zhvillua njė ekskursion nė fshatin Shipskė nė kishėn e Shėn Nikollės. Po nė kėtė ditė u zhvillua dhe takimi i fundit rreth zjarrit gjatė tė cilit tė rinjtė dhanė pėrshtypjet e tyre pėr kampin.
    Gjithashtu u bėnė edhe disa pagėzime. Shtatė djem edhe tre vajza, tė cilėt pasi ndoqėn programin e katekizmit u pagėzuan dhe morėn Misteret e Shenjta tė Kishės.
    Ky kamp mbetet pėrsėri i preferuar pėr tė rinjtė e Dioqezės sė Korēės dhe kontribuon ndjeshėm nė rritjen shpirtėrore tė tė rinjve, si edhe plotėson njė pjesė tė nevojave shpirtėrore tė rinisė nė kėtė dioqezė. Ndonėse ky kamp ka ende nevojė pėr pėrmirėsim ishte njė kamp i suksesshėm, i cili arriti qėllimin e tij. Ishte vėrtet shumė bukur tė shikoje ata tė rinj qė tė qėndronin si njė familje e vetme. Tashmė nė mes shoqėrish tė reja tė krijuara dhe tė bashkuara nė emrin e Krishtit, u mbyll edhe ky kamping, i cili filloi dhe mbaroi pėr lavdi tė Perėndisė.

    Mihal Sonellari
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Kampet verore tė vajzave orthodhokse


Tema tė Ngjashme

  1. Kampet Verore
    Nga thebadboy nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-02-2007, 20:17
  2. A ju ka marre malli per kampet verore
    Nga Alda1 nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 16:01
  3. Kampet verore tė djemve orthodhoksė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-08-2006, 17:09
  4. Vajzat tona punojnė si prostituta nė Itali: na zhgenjyen
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 08:29
  5. Mbretėria shqiptare e seksit nė Londėr
    Nga Shijaksi-London nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •