Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Kampet verore të djemve orthodhoksë

    Kampet verore forcojnë të rinjtë të bashkëpunojnë e të rriten në besim

    Me bekimin e Perëndisë dhe kujdesin e financimin nga Kryepiskopi Anastas, nga dt. 20 qershor – 25 gusht, po zhvillohen kampingjet verore të fëmijve dhe Rinisë Orthodhokse të Kishës sonë, i djemve në Manastirin e Hyjlindëses Mari, në Zvërnec të Vlorës dhe në Manastirin e Shën Gjergjit, në Çukë të Sarandës, na Manastirin e Shën Joan Prodhromit, në Voskopojë të Korçës dhe në Gjinar të Elbasanit si edhe i vajzave në Manastirin e Shën Joan Vladimirit, në Shën Jon të Elbasanit, në Glikomili të Gjirokastrës dhe në Manastirin e Shën Joan Prodhromit, në Voskopojë të Korçës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-08-2005 më 00:28
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Kampi i gjimnazistëve në Zvërnec

    Nga 9 - 21 korrik u organizua kampi veror për gjimnazistët në ishullin e bukur të Zvërnecit, pranë Vlorës. Kampi iu dha mundësinë këtyre të rinjve të njiheshin edhe më nga afër me besimin tonë orthodhoks por edhe me vëllezër orthodhoks të moshës nga e gjithë Shqipëria. Vetë programi i këtij aktiviteti të madh veror ishte konceptuar i tillë, për të ndërthurur veprimtaritë shpirtërore me ato kulturore e argëtuese. Thelbësore ishin shërbesat kishtare të përditshme dhe diskutimet rreth Shkrimit të Shenjtë. Kështu, pasdite, mbas plazhit, diskutohej për 10 porositë e Zotit dhënë Moisiut në Malin Sina, si dhe mbaheshin çdo ditë referate për temat e përgatitura. Gjithçka përkonte edhe me temën e kampit: “Nëse zbatoni porositë e mia tregoni se më doni”. Një pikë tjetër e diskutimeve fokusohej edhe tek rrugët për afrimin e më shumë të rinjve brenda Kishës.
    E veçantë në këtë kamp ishte edhe pagëzimi i 23 të rinjve të cilët u bënë tashmë anëtarë të Kishës Orthodhokse jo më nga prejardhja e prindërve por me përzgjedhjen e tyre. Gjithashtu, pjesëmarrja në shërbesat kishtare dhe në një agripni pasuroi edhe më shumë jetën e tyre shpirtërore.
    Ditët ishin të mbushura edhe me veprimtari të larmishme kulturore e sportive, kampionatet e shahut, ping-pongut, volejbollit, futbollit etj.
    “Tema e kampit është rreth 10 porosive, të cilat ndokujt mund t’i duken sikur janë jashtë kohe, por në fakt ato janë plotësisht aktuale. Kur mendon se ç’probleme kalon bota sot, bëhesh edhe më i sigurt për këtë aktualitet, prandaj është mirë t’i ngulisim edhe më mirë këto 10 porosi të Zotit në mendjet dhe në zemrat tona. Të gjitha këto do të na ndihmojnë shumë që ta forcojmë besimin tonë ndaj Perëndisë”- u shpreh Thoma Çomeni, përgjegjësi i këtij turi.
    Në fund të kampit drejtuesit e grupeve dhanë dëshmi nga përvoja e tyre rreth afrimit dhe njohjes me Zotin dhe Kishën e Tij.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-08-2005 më 00:30

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  5. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Kampi i parë ndërfetar shqiptar, 10 - 16 korrik 2005, Vlorë

    «Evidentimi dhe Promovimi i vlerave të harmonisë fetare në Shqipëri», një projekt që do të zgjasë edhe 1 vit e gjysëm dhe do të zbatohet nga World Learning për zhvillim Ndërkombëtar (një organizatë jo qeveritare në Shtetet e Bashkuara). Ky projekt është financuar nga USAID (agjencia për zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara).

    Projekti është i pari për kampin ndërfetar shqiptar në Vlorë, i cili u zhvillua në datat 10-16 korrik 2005. Projekti synonte qëllime mjaft të rëndësishme: mbështetjen e mirëkuptimit dhe tolerancës fetare që ekziston në Shqipëri si edhe ruajtjen e harmonisë midis komuniteteve.

    Ky projekt përfshin në këtë aktivitet disa rrethe si: Shkodrën, Lezhën, Elbasanin, Librazhdin, Durrësin, Kavajën dhe Tiranën.

    Hotel “Konomi”, në Vlorë, priti pjesëmarrësit e kampingut më datë 10 korrik dhe aty organizatori i këtij aktiviteti Z. Virgjil Kule prezantoi programin dhe i uroi mirëseardhjen të gjithë të ftuarve.

    Aktiviteti do të përfshinte në vetvete tema dhe diskutime nga profesorë të ndryshëm të Universitetit të Tiranës dhe Vlorës. Përveç temave të mbajtura nga pedagogë të ndryshëm, në datë 14 korrik ishin të ftuar në kamp disa përfaqësues të komuniteteve fetare. Përfaqësues për Kishën Orthodhokse ishte atë Kristo Sharko, i cili përshëndeti aktivitetin dhe theksoi rolin e bashkëpunimit dhe harmonisë që duhet të ekzistojë midis komuniteteve fetare. Referuan edhe përfaqësuesit e tjerë të fesë katolike, myslimane dhe bektashi.
    Aktiviteti pati në programin e saj edhe një ditë ekskursioni ku të gjithë pjesëmarrësit në kamp vizituan kishën “Fjetja e Hyjlindëses Mari” në Manastirin e Zvërnecit, ku po zhvillohej periudha e dytë e kampit të djemve. Pjesëtarët e këtij aktiviteti takuan dhe biseduan me kampistët e Zvërnecit, duke vërtetuar edhe njëherë harmoninë ndërfetare, që ekziston në vendin tonë.

    Kampi përfundoi me një mbrëmje festive dhe lutje falënderimi drejtuar Perëndisë për bekimet që kishte dhuruar. Të gjithë u larguan nga Vlora, duke u përshëndetur në mënyrë mjaft miqësore me njëri-tjetrin pavarësisht nga përkatësia fetare tyre dhe të sigurtë që kjo harmoni do të ekzistojë edhe në të ardhmen në vendin tonë.


    Grupi i të rinjve orthodhoksë
    Joan Meni, Aleksia Dervishi,
    Joan Sholla, Maria Meni,
    Andrea Cauli, Leonora Bezhani,
    Amarildo Mullizi, Endrit Çipi,
    Stefan Sharko.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  7. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Kampi i Parë i djemve "Rilindja" në Shën Vlash Ditë të paharruara të paharruara për fëmijët e kampit Rilindja

    Bashkë me stinën e bukur të verës dhe përfundimin e mësimeve shkollore, fëmijët pritën me padurim kampin “Rilindja” që organizon çdo vit në këtë sezon Kisha Orthodhokse e Shqipërisë. Ky kamp ndryshe nga vitet e tjera nuk u zhvillua në manastirin e Zvërnecit, por në manastirin e Shën Vlashit, në Durrës, dhe ishte përshtatur për moshat 11-14 vjeç. Kampi filloi në datën 26 qershor dhe përfundoi në 6 korrik. Në të morën pjesë rreth 130 fëmijë nga i gjithë vendi.

    Programi ishte rregulluar aq bukur që fëmijët të pushonin, të argëtoheshin, të njiheshin e të miqësoheshin me njeri-tjetrin, të mësonin dhe zhvillonin më shumë përjetimin e tyre rreth besimit të krishterë orthodhoks.

    Tema e kampit të sivjetshëm ishte: “Lumërimet”, fragment nga predikimi në mal i Jisu Krishtit, temë që referohej vazhdimisht me shembuj praktikë nga jeta e përditshme dhe fëminore. Çdo ditë zhvilloheshin shërbesa kishtare si dhe tema shpirtërore që referoheshin nga katekistët që ishin drejtues grupesh ose nga klerikë e teologë të ftuar.

    Programi niste me shërbesën e Mëngjesores duke u pasuar me ngrënien e mëngjesit, vjatjen në plazh, drekën, kohën e pushimit dhe më pas me aktivitetet argëtuese e sportive. Pasdite vazhdonte me ngrënien e zemrës (një ëmbëlsirë/ fruta) e më pas me bisedat shpirtërore, gjatë të cilave fëmijët bënin shumë pyetje për të mësuar edhe më shumë rreth besimit të krishterë orthodhoks. Në këtë kamp pati edhe bekime të veçanta, ndër të cilat vlen të përmendim pagëzimin e 28 fëmijëve katikumenë, të cilët u bënë edhe ata anëtarë të Kishës.

    Gjithashtu një gëzim i veçantë për ta ishte takimi me Kryepiskopin Anastas, i cili kujdeset për mbarëvajtjen e kampeve dhe krijimin e kushteve të mira në to. Në një drekë me Kryepiskopin ata prezantuan një program me këngë të krishtera dhe recitime, duke e falënderuar atë për këtë dhuratë të bukur që iu bën çdo verë. Nga ana e tij, Kryepiskopi iu premtoi fëmijëve se edhe në të ardhmen Kisha do të qëndrojë gjithmonë pranë tyre, duke iu kërkuar në të njëjtën kohë të jenë aktivë në jetën kishtare dhe në të gjitha veprimtaritë që organizon Kisha Orthodhokse për të njohur edhe më shumë Krishtin dhe për të jetuar brenda miqësisë së krishterë.

    Dita e fundit e kampit ishte 6 korriku. Të gjithë fëmijët u larguan nga kampi me mbresat më të mira për t’u rikthyer sërish vitin tjetër.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-08-2006 më 14:25

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  9. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Kampi i Dytë i djemve "Rilindja", në Shën Vlash. Një kohë e veçantë në miqësinë e krishterë

    Në stinën e nxehtë të verës, stinë në të cilën mbaron viti shkollor dhe nisin pushimet verore, Kisha jonë Orthodhokse nisi të zhvillojë kampe argëtuese dhe me tema shpirtërore për fëmijë të moshave 9-vjeçare, gjimnazistë, si edhe për studentë nga e gjithë Shqipëria. Kampet janë zhvilluar në dy vende: në manastirin e “Shën Vlashit” në Durrës për djemtë dhe kampi i vajzave në manastirin e “Shën Joan Vladimirit” në Elbasan.

    Një ndër kampet që mbylli me sukses “maratonën” e tij ishte edhe kampi i gjimnazistëve në manastirin e Shën Vlashit. Ky kamp nisi më 10.07.2006 dhe përfundoi më 21.07.2006. Tema kryesore ishte “Të Lumurit” dhe e merrte emrin nga lumërimet e Zotit Krisht në “Malin e Ullinjve” (Mattheu 5:2-17). Vetë emrat e grupeve bazoheshin në lumërimet e Zotit tonë Jisu Krisht. Ishin gjithsej 8 grupe dhe disa ndër emrat e tyre ishin: Gëzimi, Martirët, Durimi, Të Mëshirshmit, Zemërpastrit, etj.

    Drejtues i kampit ishte z. Spiro Kostoli, pedagog i muzikës bizantine në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Sh. Vlash, i cili ka patur edhe eksperiencë në kampe të mëparshëm në role të ndryshme drejtuese. Ndërsa drejtues grupesh ishin studentë të Akademisë Teologjike dhe të sapodiplomuar në këtë Akademi.

    Për sa i përket kuadrit shpirtëror, kampi niste me shërbesën e Mëngjesores, studimit biblik në grupe, vazhdonte me referatin e mbrëmjes, i cili zhvillohej çdo ditë me pjesëmarrjen e gjithë kampistëve dhe kryhej nga një drejtues grupi dhe çdo referat bazohej në një nga lumërimet e Zoti në mal. Gjithashtu çdo mbrëmje kryhej shërbesa e Mbrëmësores dhe pas darkës shërbesa e Pasdarkës. Në kuadrin shpirtëror por jo të përditshëm, nuk lëmë pa përmendur edhe Liturgjinë Hyjnore të së dielës dhe të kremtes së Profetit Ilia, si dhe dy ditë ku kampistët patën mundësinë për t’u rrëfyer tek dy etër shpirtërorë, të cilët erdhën në kamp për të ndihmuar në rritjen shpirtërore të gjimnazistëve pjesëmarrës në kamp. Por nuk mund të lihen pa përmendur edhe bisedat spontane shpirtërore ndërmjet gjimnazistëve dhe drejtuesve të kampit.

    Gjatë paraditeve i gjithë kampi shkonte në plazh dhe në aspektin argëtues nuk mungonin kampionatet e futbollit, volejbollit, tavllës, shahut, ping-pongut dhe lojërat olimpike. Veç aktiviteteve sportive u zhvilluan edhe disa mbrëmje me këngë dhe valle popullore si edhe mbrëmja e fundit me skeçe dhe këngë të zhvilluar nga vetë kampistët.

    Një hapësirë të veçantë vlen t’i dedikojmë edhe vizitës së Mitropolitit të Beratit, Hirësi Ignatit. Prania e tij në kamp ishte një bekim i madh nga Perëndia. Ai vlerësoi punën që u bë me të rinjtë dhe i inkurajoi ata që të kalojnë një kohë vëllazërisht dhe të thellohen në miqësinë e krishterë. Ai i inkurajoi të rinjtë që të shfrytëzonin sa më mirë energjitë e tyre për Krishtin dhe për Kishën. Mbasdite, Hirësi Ignati kreu shërbesën e Pagëzimit të 19 katikumenëve të cilët ndodheshin në kamp. Ai i vlerësoi ata si delet më të reja dhe të qashtra të grigjës së Zotit tonë Jisu Krishtit. Hirësi Ignati gjithashtu bëri edhe një takim me kampistët, të cilët ishin pjesë e Mitropolisë të Beratit.

    Ajo që duhet të vlerësojmë nga ky kamp është zelli me të cilën punoi stafi i tij, si dhe energjitë e pashtershme të të rinjve që shfaqeshin në çdo çast të kampit, në lojëra, në këngët e ndryshme, në temat shpirtërore, në miqësitë që krijuan gjimnazistët ndërmjet njëri-tjetrit, por edhe rritja e tyre shpirtërore dhe shija e një bashkësie vëllazërore e krishterë që ata morën për 10 ditë në këtë kamp dhe shpresojmë që këtë frymë ata ta vazhdojnë edhe në enoritë e tyre.

    Data 21 korrik ishte dita e mbarimit të kampit dhe e kthimit të pjesëmarrësve të tij në shtëpitë e tyre. Shpresojmë që ajo që i kërkuam Perëndisë në lutjet tona të jetë realizuar. Iu lutëm Perëndisë që ky kamp të ishte një rritje në përjetimin shpirtëror jo vetëm të kampistëve, por edhe në jetën tonë shpirtërore. Kërkuam në lutjet tona që kampistët të merrnin një mesazh për jetën me Krishtin, por që edhe ne të thellohemi në këtë mesazh. Besojmë që Perëndia ta ketë dëgjuar lutjen tonë dhe të na thotë të gjithëve: “Të lumur jeni ju”.

    Glen Llaçi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  11. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Kampi i djemve të Dioqezës së Gjirokastrës. Kampi në natyrën e mrekullueshme buzë detit Jon

    Me bekimin e Fortlumturisë së tij, Imzot Anastasit dhe nën kujdesin e Mitropolisë së Gjirokastrës, në manastirin e Shën Gjergjit në Çukë të Sarandës, nga data 10–20 Korrik 2006 u zhvillua kampi me të rinjtë e kësaj Mitropolie.
    Ky ishte kampi i tretë që funksionoi pranë manastirit, tashmë në punime restauruese, për t’u kthyer në të ardhmen në një qendër të vërtetë shpirtërore me kushtet e duhura për aktivitete të ndryshme fetare për besimtarët orthodhoksë dhe veçanërisht për rininë orthodhokse.
    Jeta dhe veprimtaria e kampistëve bazohej kryesisht në organizimin e grupeve, të drejtuara nga kryetarët e tyre: katekistë, punonjës të Zyrës së Rinisë, studentë nga Akademia Teologjike dhe bashkëpunëtorë të tjerë që përbënin stafin, të drejtuar nga z. Jorgo Papadhopulli, teolog me përgjegjësinë e drejtuesit të këtij kampi.
    Qëllimi i organizimit të kampit ishte të krijonte një ambient, ku të rinjtë mund të mësonin dhe të kultivoheshin shpirtërisht në mësimet që transmeton Zoti në Ungjill, duke marrë shkas tek ato të 9 Lumërimeve (Ungjilli i Mattheut, kapitulli 5), të cilat përbënin temën e kampit të këtij viti. Brenda këtij qëllimi ishte përpjekja për të jetuar sipas vullnetit të Perëndisë në një shoqëri vëllazërore të krishterësh, nëpërmjet aktiviteteve shpirtërore, kulturore dhe argëtuese.
    Çanga e zgjimit kumbonte çdo mëngjes në orën 6:30, për t’i lënë shumë shpejt radhën kohës së fiskulturës. Në orën 7:00, Shërbesa e Mëngjesores hapte çdo ditë programin e kampit me lutje drejtuar Perëndisë për bekimin e ditës së re që sapo kishte nisur.
    Mbas shërbesës dhe përshëndetjeve të ikonave, djemtë mblidheshin përpara Kishës për të dëgjuar mesazhin e Ungjillit të ditës. Është një domosdoshmëri për çdo të krishter orthodhoks që në fillim të ditës të kërkoj Perëndinë me falënderime dhe me kërkesat e ditës, si dhe me përpjekjen për ta bërë pjesë të ditës zbatimin e mësimit nga ungjilli i Mëngjesores. Më pas së bashku kalonim ngrënien e mëngjesit në mensën që i ngjante një ballkoni nga ku mund të shijoje natyrën e mrekullueshme të vendit me qiellin dhe detin blu të Sarandës.
    Një tjetër bekim për kampin ishte plazhi i ndodhur 15 minuta larg, me ujin e freskët dhe kristal të Jonit, që na mundësoi të kalonim orët e nxehta të vapës në një freski të rrallë. Dreka me një menu të pasur dhe shije gjithmonë rezervonte surpriza. Nuk mungonin grimcat humoristike të ditës, “bëmat” e ndonjërit prej kampistëve, shpërthimi i talenteve në këngë, valle dhe imitime. Ndërkaq vazhdoi edhe tradita e këndimit dhe mësimit të këngëve të reja.
    Programi i mbasdites ishte i mbushur me aktivitete sportive të organizuara në formën e kampionateve për secilin sport: futboll, volejboll, ping-pong, shah, dam, tavëll, domino, etj. Kulmi i aktiviteteve sportive ishin ndeshjet finale për secilin kampionat, ku u dallua shpirti i garës, si dhe kultura e secilit që garonte. Gjithashtu olimpiada me fitues, në lojëra të ndryshme popullore dhe maratonën i dhanë një impuls të vërtetë programit të sporteve. Jo pa qëllim programit të sporteve i kushtohet rëndësi e veçantë, pasi nëpërmjet tyre rritet bashkëpunimi në grup. Gjithashtu mësohet edhe shija e fitores edhe e humbjes.
    Ora 19:00 i thërriste kampistët në një tjetër kohë edhe më të rëndësishme, për bisedën shpirtërore. Çdo mbrëmje ishte një Lumërim që zhvillohej si temë për bisedën e mbrëmjes drejtuar nga një mësues katekizmi. Nga temat e lumërimeve kishim si qëllim t’ju transmetonim të rinjve kampistë se lumturia, jo ajo e botës që mbështet në kënaqësitë e pasioneve dhe që është e përkohshme dhe zbehet, por lumturia e plotë dhe e përhershme ekziston; dhe se burimi i saj është Perëndia. Ka një rrugë për ta fituar atë nga Perëndia, duke dëgjuar dhe zbatuar porositë e Zotit, sikurse ai thotë në Ungjill: “Më tepër lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë”. (Llukai 10: 28)
    Ndërsa për një grup të vogël kampistësh ishte një program i veçantë katekizmi për përgatitjen e tyre para kryerjes së misterit të Pagëzimit. Një nga aktivitetet argëtuese të kampit ishte dhe konkursi i njohurive të përgjithshme, ku çdo mbrëmje vendoseshin në garë dy grupe me njëri-tjetrin. Tjetër aktivitet krijues-argëtues ishte paraqitja në festivalin e kampit të këngëve dhe skeçeve, që secili grup përgatiti në përfundim të ditëve të kampit. Puna e dorës nuk mungoi as këtë vit në këtë kamp. Të rinjtë punuan ikona në dru bushi, një tjetër punim ky krijues dhe i ri, i dalë kohët e fundit nga duart e të rinjve orthodhoksë të Mitropolisë së Tiranës. Në fund pati edhe stimuj për punuesit më të mirë të ikonave.
    Por bekimi më i madh i kampit ishin shërbesat kishtare, të cilat hapnin dhe mbyllnin ditët e kampit. Në mënyrë të veçantë u zhvilluan Liturgji Hyjnore në kishën e manastirit me meshtar At Gjergjin, i papërtueshëm për t’i shërbyer të rinjve.
    E veçantë ishte dita e ekskursionit, ku të rinjtë më parë morën pjesë në liturgjinë e së dielës në kishën e qytetit të Sarandës që mban emrin e Shën Harallambit. Sipas traditës më të re të këtij kampi, mbas Liturgjisë Hyjnore, në oborrin e kishës kampistët të grupuar në kore këndojnë pandërprerje në një kolazh këngët e kampit, duke tërhequr edhe admirimin e besimtarëve të pranishëm. Dita vijoi me vizitën në manastirin e Shën Joan Theologut, pranë Dhivrit të Sarandës, si dhe një sërë kishash përgjatë rrugës. Pas shërbesës së Paraklisit në kishën e manastirit dhe drekës së përbashkët u zhvillua një tjetër vizitë në një qendër po kaq të lashtë të krishterimit në Shqipëri, në manastirin e Mesopotamit në lindje të qytetit të Sarandës. Ekskursioni vijoi me soditjen e Syrit të Kaltër.
    Bekim i veçantë i kampit ishte vizita e At Dhimitrit nga Mitropolia e Gjirokastrës, i cili përkujdesej drejtpërdrejt për mbarëvajtjen e aktivitetit të kampit. Prej tij dhe klerikëve të tjerë të kësaj Mitropolie, në ditën e parë të kampi u zhvillua shërbesa e Ajazmës, shërbesë kjo që na ndihmon ne të krishterëve orthodhoksë të fillojmë një punë duke kërkuar që ajo të jetë e mbarë, e ndihmuar dhe e bekuar nga Hiri i Perëndisë.
    Ditë mbresëlënëse e kampit ishte edhe dita e pagëzimeve. Tre të rinj kampistë nga qyteti i Gjirokastrës, mbas një përgatitje në mësimet e katekizmit u pagëzuan, duke iu bashkuar kështu familjes së madhe të Kishës. Hiri i Perëndisë i derdhur brenda tyre i dha ditës një karakter festiv dhe ngazëllues.

    Aleksandër Dimroçi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Irenna (13-02-2014)

  13. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Në një nga kampet ditore të Kishës sonë në Tiranë marrin pjesë edhe 13 besimtarë orthodhoksë amerikanë

    Ndonëse nuk janë misionarë, Shqipëria i bashkoi në një mision të veçantë 13 besimtarë orthodhoksë amerikanë, të cilët erdhën nga shtete të ndryshme të SHBA-së. Për dy javë rresht qëndruan në vendin tonë për të drejtuar një kamp për fëmijët në shkollën shqiptaro-amerikane “Protagonisët” në Tiranë.
    Ata i përkisnin të gjitha moshave dhe profesioneve, nga 15 deri në 80 vjeç, një ndërthurje brezash në një mision të përbashkët. Sigurisht edhe një përvojë e çmuar për shumë fëmijë të kryeqytetit, të cilët përfituan disa mësime kryesore të besimit orthodhoks, por edhe një komunikim të avancuar për praktikimin e gjuhës angleze.
    Çdo ditë në dy javët e para të muajit gusht, miqtë amerikanë kaluan një kohë të këndshme për 4 orë rresht me fëmijët shqiptarë. Programi përmbante gjithçka; aktivitete edukative, kulturore dhe argëtuese, shëtitje rreth kodrave të liqenit artificial. Natyra e bukur përreth shkollës “Protagonistët” e bënte edhe më brilante kohën e këtij kampi ditor.
    Ditën e fundit ishte rezervuar një festë e veçantë nga stafi në bashkëpunim me 40 fëmijët e këtij kampi . Për më shumë se një orë ata shfaqën në oborrin e shkollës “Protagonistës” para prindërvë të fëmijëve një festival me këngë, drama dhe interpretime në shqip dhe anglisht. 13 orthodhoksët amerikanë e përqendruan punën e tyre edhe në shtëpinë e fëmijëve “Shpresa” në Shën Vlash të Durrësit.
    Në një ambient të ngrohtë familjar, fëmijët e kësaj shtëpie përjetuan momente të paharruara. Një kohë e veçantë edhe për të rinjtë orthodhoksë të kryeqytetit, të cilët i pritën ata në një darkë në shtëpinë “Bethlehem” ku biseduan rreth veprimtarive që organizohen nga Kisha në Shqipëri dhe Amerikë si dhe kënduan e kërcyen së bashku.
    Këto ditë ishin shumë të vlefshme edhe për miqtë e ardhur nga Amerika, të cilët falënderuan ideatorët dhe mikpritësit shqiptarë, mes të cilëve ishte edhe Kryepiskopi Anastas, i cili u përkujdes për mbarëvajtjen e këtij kampi, por edhe për akomodimin dhe përkujdesjen e 13 bashkëpunëtorëve të ardhur posaçërisht për të ndihmuar në kampet që organizon Kisha jonë.

    Isidor Koti
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Irenna (13-02-2014)

Tema të Ngjashme

  1. Kampet verore të vajzave orthodhokse
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-07-2024, 17:23
  2. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  3. Historia e djemve të rrugës “Bardhyl”
    Nga Ozzy në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-06-2007, 12:36
  4. Kampet Verore
    Nga thebadboy në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-02-2007, 20:17
  5. A ju ka marre malli per kampet verore
    Nga Alda1 në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 16:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •