Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Përurohet Kisha e re e Shën Sotirit, Gramsh

    Data 6 gusht bashkë me festën e Shpërfytyrimit të Shpëtimtarit, solli një gëzim të paparë për besimtarët orthodhoksë të qytetit të Gramshit, që në numër arrijnë rreth 5 mijë, të cilin kishin kohë që e prisnin. Pas shumë përpjekjesh erdhi edhe momenti që besimtarët e qytetit të Gramshit të merrnin pjesë në liturgjinë e parë hyjnore që u krye nga vetë Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë Anastasi. Ishte me të vërtetë mjaft prekëse tek shikoje ndriçimin dhe gëzimin që tregohej në sytë dhe fytyrat e të gjithë atyre që prisnin prej kaq kohësh. Kishte shumë fëmijë, të rritur, të moshuar dhe secili mbartte në vetvete kujtimin e fillimit të ndërtimit të kishës, të asaj kishe që nga ai moment do të bëhej vendi ku ato do të krijojnë një bashkësi mjaft të afërt me Krijuesin e tyre, Zotin Jisu Krisht. Menjëherë filloi puna dhe përpjekja për organizimin e mëtejshëm të strukturave si edhe të të gjitha lidhjeve lokale kishtare. Pra, ngrihet edhe një kishë e re, që do të sjellë edhe formimin e një enorie të fortë.
    Kisha e Shpërfytyrimit (Metamorfozës) së Shpëtimtarit që në gjuhën popullore quhet ndryshe edhe si kisha e Shën Sotirit ndodhet brenda në qytetin e Gramshit, pranë lumit Devoll. Kjo kishë është krejtësisht e re dhe ndërtuar në një vend që nuk ishte më parë kishë. Pas miratimit të sheshit të ndërtimit prej 2000 m² nga KRT së Gramshit, Kryepiskopata bleu truallin që kushtoi 2 milion lekë dhe pas dhënies së lejes së ndërtimit Kryepiskopata vazhdoi të shpenzojë për ndërtimin e rrethimit të truallit, për sistemimin e territorit, për ndërtimin e ndërtesës së kishës, për punime dekorative (kapitele dhe bazamente kolonash), për dyer e dritare, për kambanaren dhe parapetin e saj, duke shpenzuar totalisht vetëm për ndërtimin e kishës 50 milion lekë të rinj, të gjitha këto fonde të siguruar nga Kryepiskopi Anastas.

    Gjatë Liturgjisë Hyjnore Kryepiskopi Anastas shpjegoi rëndësinë e krijimit të një enorie dhe inkurajoi të gjithë besimtarët të jepnin kontributin e tyre.

    Sonila Dedja
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Përurohet Universiteti Europian i Tiranës
    Nga Albo në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2008, 17:19
  3. Korçë, përurohet një shkollë private greke
    Nga Syri_Vrases në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 22-04-2005, 13:06
  4. Rrëzohet një aeroplan ushtarak amerikan në Gramsh
    Nga SKAI në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 14:22
  5. Gramsh, 2 000 gra me shume se burrat
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-02-2004, 03:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •