DOSSIER
Nanoteknologjia - revolucion i ri tekniko-shkencor (1)
Disa tė panjohura rreth shpikėsit tė kompjuterit Alan
Cherri
Nga Prof. Dr. Jahja Kokaj
-Ēėshtė nanoteknologjia
-Si u zbulua dhe sa zbatohet nė ditėt e sotme
-Kahjet e mundshme tė zhvillimit tė nanoteknologjisė
nė tė ardhmen
-Rrjedhimet e mundshme shkencore teknike, sociologjike
dhe jetėsore tė zhvillimeve dhe zbatimeve tė
nanoteknologjisė.
Nga guri te kompjuteri
Veglat e punes apo niveli shkencoro teknik percakton
menyren dhe shkallen zhvillimit tė shoqerisė
njerėzore. Nė fazen fillestare tė zhvillimit tė
njerezimit dhe lindjes se civilizimeve, guri ishte
mjeti themelor qe perdorej si vegel pune dhe
percaktonte nivelin e zhvillimit perēka edhe kjo kohe
quhet koha e gurit. Me vone, zhvillimet e civilizimeve
njerėzore perjetojnė faza gjithnje me tė avacuara duke
kaluar nėpėrmes kohės sė metaleve, hekurit dhe
bronzit, pasaj vjen koha e makinės se avullit,
energjisė atomike dhe kompjuterit apo teknologjse
informative. Fazat e ketilla percaktojnė nivele tė
caktuara jetesore, teknike, sociologjike, kulturore e
psikologjike tė civilizimeve apo shoqerive njerėzore.
Prandaj keto faza me tė drejte quhen edhe revolucione
tekniko-shkencore dhe prodhuese.
Zhvillimet teknologjike tė bazuara nė fuqinė e avullit
apo nė fuqinė rotulluese tė motoreve dhe
gjeneratoreve, si dhe nė fuqinė e reaktoreve apo
centraleve atomike, percaktojnė prestigjin dhe nivelin
jetesor tė shoqerive tė caktuara. Shtetasit e vendeve
qe posedojnė apo zhvillojnė teknologjinė nė fjale me
mburrje demonstrojnė pasaportat dhe perkatesinė
nacionale tė tyre.
Dy shtetet qe percaktonin dy fokuse tė shteteve
boterore tė polarizuara SHBA dhe BRSS quheshin
superfuqi me qe posedonin teknologjinė e bombes
atomike. Keshilli i sigurimit tė Kombeve tė bashkuara,
i cili percakton kahjen dhe vulen e vendimeve me
rendesi boterore konstituohet nga pesė shtete qė kanė
teknologjinė e bombes atomike dhe kanė nivel tė
avancuar tė zhvillimit industrial.
Revolucioni vijues pas atij atomik apo revolucioni i
teknologjisė informative ka filluar ta ndryshojė
poziten e vatrave tė fuqive polarizuese nė bote si dhe
po ndėrron kontulacionin e prestigjit dhe potencialeve
ekonomike dhe jetesore tė vendeve boterore.
Kompjuteri ndėrroi menyren e tė mesuarit nė shkolla e
universitete, ndėrroi menyren e komunikimit tė trurit
me boten. Interneti shndėrroi boten nė njė fshat apo
sistem tė lidhur informativ. Ndėrrimet e revolucionit
apo teknologjisė informative, nė kete faze tė larte tė
zhvillimit tė saj, po i perjetojnė edhe njerėzit nė
pika tė larta malore apo deri dje tė izoluara nė
shkretėtira apo ishuj oqeanikė.
***
Fati qe pėr njė kohe nė kosovaret ishim nen sundimin e
huaj, beri tė kemi kete nivel teknologjik tė
prapambetur, kete shkalle tė zhvillimit dhe kete nivel
jetesor, rrjedhimisht tė kemi prestigj tė ketille nė
Europe e bote.
Sot teknologjia informative ka arrite njė nivele
kulminant. Kur arrihen nivele tė caktuara kulminante
tė zhvillimeve teknnolgjike, gjithmone zene fill njė
teknologji apo paraqitet revolucion i ri
tekniko-shkencore. Keshtu, pas atij atomik paraqitet
zhvillimi i teknologjisė informative. Nė ditet e
sotme, nė kete situate apo piedestal tė zhvillimit tė
teknologjisė informative, ka zene fill njė teknologji
e re e quajtur nanoteknologji, pėr tė cilin do tė
behet fjale nė kuader tė ketij artikulli. Kuptimin e
nanoteknologjisė pėr here tė pare e permendi para 40
vitesh nobelisti dhe shkencėtari shum i famshem i
ketij shekulli Richard Fayman. Tani nanoteknologjia ka
filluar tė behet realitet nė disa lėmi shkencore e
teknologjike dhe se nė tė ardhmen pritet tė kete rol
shumė tė rendesishėm duke inicuar ndryshime radikale
nė lėmi tė ndyshme siē janė ato mjekėsore,
bioteknologji, prodhimeve industriale dhe tė
kompjuterave. Qe tė kuptohen pikėprerjet e
teknologjisė informative dhe nanoteknologjisė do tė
fillojmė me kuptimin e kompjuterit dhe zhvillimin e
tij pėr ta kuptuar vazhdueshmėrinė natyrore tė
kompjuterit dhe nanoteknologjisė nė pergjithėsi.
Nga kompjuteri deri te nanoteknologjia
Kur dhe si u zbulua kompjuteri?
Mendja njerėzore duhet tė ngacmohet me njė nevojė apo
motiv tė caktuar pėr tė bėrė zbulime. Motivi apo
nevoja nė fjale gjereneron enthuziazėm tė fuqishem ke
njerėzit qe kanė pasion hulumtues dhe shprehi
kambengulese tė punes. Hulumtues tė ketille ishin dy
shkencėtare tė cilet kishin pika tė perbashketa
jetėsore. Qe tė dy u edukuan nė Universitetin e
Kembrixhit nė Angli dhe kishin mentor tė njėjtė
shkencor, i cili quhej Max Newman nė universitetin nė
fjale. Keta dy hulumtues ishin Alan Cherri dhe Tomi
Flower.
Ėshtė e njohur qe matematikani Alan Cherri
konsiderohet baba apo zbuluesi i pare i kompjuterit.
Ai dha idene pėr formimin e njė makine universale, e
cila do tė mundesonte zgjidhjen e ēfarėdo problemi
matematikor. Pėr idene e makinės matematikore,
universale alkimisti matematikor A. Cherri, zė vend tė
merituar nė historinė e zbulimeve teknike-shkencore.
Shtate institute shkencore nė bote si dhe rruge tė
ndryshme janė emertuar me emrin e tij. Ky matematikan
i shkelqyeshem dhe baba i kompjuterit vdiq nė moshe tė
hershme nė vitin 1955, nė rrethana qe nuk meritojnė tė
rikujtohen.
Ndėrkaq realizimin praktik tė idese se makinės se pare
universale matematikore apo kompjuterin tė pare e beri
Tomi Flower. Pse T. Flower nuk hyri nė historinė e
zbulimit tė kompjuterit dhe cili ishte motivi apo
nevoja e zbulimit, apo rrethanat shoqėrore-politike tė
permendura qe nė fillim, do ti sqarojmė nė vijim.
Ideja pėr kompjuterin lindi gjate luftes se dyte
boterore. Nė kohen kur ekspansioni apo okupimet e
Hitlerit kishte marre hov, autoritetet ushtarake
politike britanike mundoheshin intensivisht tė
vezhgojnė dhe deshifrojnė sekretet ushtarake gjermane.
Tom Flower ishte ai qe arriti deshifrimin nė fjale. Ai
punonte nė kompaninė telefonike-informative JPO dhe
njekohesisht bashkėpunonte me universitetin e
Kembrixhit. Makinen e pare universale matematikore me
tė cilen Flower arriti deshifrimin nė fjale u quajt
kolosis. Kompjuteri i pare i programueshem elektronik
kolosis ishte makinė kolosale, zente vellimin e njė
dhome tė madhe dhe perbehej prej 1800 valvulave apo
nderpreresave.
Si zakonisht autoritetet ushtarake politike britanike
jo vetem qe nuk paten konsiderate tė mjafueshme pėr T.
Flower por as materialisht nuk e kompensuan. Ai
shpenzoi mijėra paund - angleze pėr realizimin e
kolosis. Materjalisht shteti e kompensoi nė sasi aq tė
vogel, sa qe ai nuk i mbuloi shpenzimet personale tė
investuara, dhe me qe zbulimi ishte pėr qellime
ushtarake, emri i tij si zbulues mbetet anonim
pergjithmonė. Mirėpo tė mirat qe solli zbulimi i
kolosis janė me dimensione universale pėr njerėzimin.
Analistet ushtarake konsiderojnė qė zbulimi i kolosis
dhe deshifrimet e mesazhve ushtarake gjermane gjate
luftės se dytė boterore shkurtuan kohezgjatjen e
luftes tė pakten pėr njė vit. U kursyen mijėra jetė,
tė cilat do tė vdisnin si dhe u shkurtuan shumė mizori
dhe vuajtje njerezore tė cilat manifestohen gjate
luftes. Tė shtojmė ketu qe gjate zbarkimit nė
Normandi, me qe ishin hetuar vendet ku gjermanet
kishin vendose prita (ne baze tė deshifrimeve me
kolosis), u zgjodhen pika tjera tė zbarkimit. Vlera
edhe me e madhe e zbulimit tė makinės kolosis qendron
nė shpejtėsimin e revolucionit tė fundit teknologjik.
Pas shekullit tė bronzit, makinės me avull dhe
revolucionit atomik, siē ėshtė e njohur, paraqitet
revolucioni i teknologjisė informative qe po e
perjeton gjeneracioni yne, i cili me siguri do tė
vonohej po mos paraprinte zbulimi i kolosis.
Siē ėshtė tani e mirenjohur, baze e kompjuterit apo
kolosis janė nderprerėsit. Kolosis, siē u tha,
perbehej prej 1800 ndėrpresa. Sot njė ēip i cili nė
fakt perfaqėson kompjuterin apo makinėn universale
matematikore ka madhesinė vetem disa cm katrore dhe
perbehet prej 100 milion ndėrpreresa. Pra chipi me
madhesi tė ketille minjaturiale perfaqėson 50 mije
kolosis-a. Nga zbulimi i kolosis deri sot kaluan 60
vite. Avancimit tė kolosis nė kompjuter tė sotem i
ndermjetėsuan shumė zbulime shkencore atomike,
matematikore dhe tė fizikes se trupit tė ngurte me
gjysėmpėrcjellės.
Kahjet e ardhshme tė zhvillimit tė kompjuterit
Pas zbulimit tė nderprėsit tė pare elektronik, i cili
tani ėshtė i mirenjohur edhe pėr nxenesit e shkollave,
njerėzit janė munduar ti pėrsosin sa me teper dhe tė
prodhojnė ndėrpreres sa me minjaturialė qe tė ishte e
mundur. Nderprerėsat mundėsojnė kyējen apo hapjen e
qarkut. Nė kete menyre mund tė formohet njė sistem me
dy gjendje tė mundshme: e ndezur apo e fikur. Ky
sistem elektronik ėshtė baze kryesore pėr formimin e
sistemit binar, i cili ėshtė forma e pare dhe me e
thjėshtė e inkodimit e informacioneve . Njeherit ky
sistem ėshtė baze pėr punen dhe zhvillimin e sistemeve
tjera inkoduese, tė cilat perdoren pėr magazinimin dhe
pėr perpunimin e informacioneve.
Me implementimin elektronik tė sistemit binary, i cili
konstituohet nga dy gjendje: 1 (ndezur) dhe 0 (fikur)
mundėsohet promovimi i elektronikes pėr perpunimin e
informacioneve apo hapet mundesi praktike e promovimit
tė kompjuterit. Nė fakt, nė vitet 40-tė siē thamė mė
lart, me futjen e valvulave elektrike nė perdorim,
shenohet njė avancim tė theksuar, u be e mundur lidhje
e perberė e njė numri tė madh tė nderprerėsve tė
ketille nė njė qark kompleks. Ky veprim shėnon lindjen
formale tė kompjuterit elektronik.
Ne vitet 60-tė me zbulimin e tranzistorit dhe
elektronikes se gjysemperēuesve, teknologjia
informative u avancua nė menyre rapide duke bere tė
mundur qė terė kompjuteri tė avansohet pernga
struktura dhe madhesia. U zvogėlua madhesia e tij aq
sa u fut nė njė kristal tė vetėm - nė njė cope tė
vogel materjali me perberje tė caktuar kimike - nė tė
ashtuquajturin ēip elektronik. Sot ēipi me i persosur
nė bote pėrbėhet prej miliona nderpresash
(tranzistorėve) dhe perfaqėson procesor elektronik
mjaft kompleks.
Nė vendin me tė avancuar pėr prodhimet e procesoreve
nė fjale, nė Silikon Valley (te Kalifornisė-SHBA),
zbatohet njė ligj i quajtur Ligji Morses (themelues i
industrisė sė kompjuterėve). Sipas kėtij ligji, nė ēdo
18 muaj tranzistoret do tė shėnojnė zvogėlime tė
madhesisė se tyre, por njėkohėsisht kompjuteret do ta
dyfishojnė fuqinė e tyre llogaritese. Zvogėlimin e
madhesisė sė kompjuterit me kalimin e kohės e
paraqesim nė grafikun vijues.
Ndėrpresat e parė elektronik ->gypat elektronikė
->tranzistorėt ->qarqet integruese
Paraqitja grafike e zhvillimit tė kompjuterit nė
funksion tė kohės dhe madhėsisė sė tij
Siē shihet nga ky grafik, me kalimin e kohes
zvogelohet madhesia e kompjuterit dhe nderron
struktura e tij. Nė fillim kompjuterėt perbėheshim
prej gypave elektronikė, pastaj tranzistorėve, mė vonė
prej qarqeve integruese, dhe gradualisht me zvogėlimin
e madhesisė se tyre arrihet njė shkallė e larte e
qarqeve integruese.
Me zvogėlimin e vazhdueshėm tė madhesisė sė
kompjutereve do tė arrihet madhesi shumė e vogel e
tyre. Kėshtu qė pas disa dekadash kompjuteret do tė
ndėrtohen nė njė mėnyrė specifike, pėr tė cilen do tė
bėhet fjale nė kete artikull. Do tė ndėrtohen duke
vendosur molekulat perberese nė pozicione precizisht
tė caktuara. Nė kėtė menyre nė do tė arrijme tė bėjmė
manifakturimin molekular. Manipulimi preciz i
molekulave do tė realizojė superkompjuterin madhėsia e
tė cilit do tė jete vetem sa njė grimcė pluhuri.
Njė redukim drastik i ketille do tė kete rrjedhime
spektakolare. Keshtuqė nė kuader tė avancimeve disa
parashofin zhvillime shumė radikale nė kete drejtim,
sodomos Erik Dreksler, i cili promovoi nė menyre
intensive konceptin nanoteknologji, duke shkruar disa
libra lidhur me kete koncept.
Ēėshtė nano-madhėsia
Fjala nano pėrfaqėson njesi shumė tė vogel matėse tė
madhėsisė. Pėr ta bėrė tė kuptueshme kete madhesi, tė
fillojmė nga madhesia njė metershe tė cilen mund ta
mendojmė praktikisht si gjatesi nga maja e hundes deri
ke majet e gishtave tė dores se shtrire tė njė njeriu
mesatar. Njė e mijta pjese e metrit ėshtė milimetri
(mm). E mijta pjese e milimetrit ėshtė mikromeri (qė
njekohesisht ėshtė edhe e njė miljonta pjesė e
metrit). Madhesia mikronėshe ėshtė relevante pėr
ndėrtimin e memorjeve kompjuteristke, pra kompjuterave
dhe pjesėve tė tij logjike. Tani nė radhė vjen
nanometri (nm), i/e cila ėshtė sa e mijta pjesė e
mikronit apo njė bilion here me e vogel se sa metri.
Njė nanometer perfaqėson 6 atome tė ngjitura tė
karbonit. Trashėsia e qimes ėshtė afer 40 mijė
nanometra. Virusi ėshtė i gjatė 100 nanometra,
gjatesia e ADN-sė ėshtė 2 nanometra.
Nanoteknologjia konstituohet nga kontributi i
pėrbashket apo bashkimit tė inxhinjerisė, kimisė dhe
fizikes. Ketu duhet tė mendojmė nė imtesi shumė tė
vogla atomike, mendojmė faktin qė atomet dhe molekulat
mund tė bashkangjiten nė baze tė vetive tė tyre
komplementare, apo mund tė bashkangjiten nė bazė tė
bashkeveprimit elektrik tė tyre. Domethenė atomet
pozitive bashkangjiten me ato negative. Kur njė ditė
nanomakina e ardhshme do tė jete nė gjendje tė afrojė
nė menyre precize miliona atome tė ketilla, do tė
formohet njė prodhim specifik i quajtur
nanoteknologjik. Ky prodhim ėshtė i bazuar nė
zhvendosjen e njė-nga-njėshme tė atomeve, tė cilat
poashtu njė-nganjeshėm do tė vendosen nė pozita tė
caktuara duke formuar forma tė caktuara apo struktura
tė deshiruara.
Vijon numrin tjetėr
Biografi e shkurtė
Kush ėshtė Prof. Dr. Jahja Kokaj
Lindur nė vitin 1948 nė Gjakovė, Kosovė. Studioi
Fizikėn nė Fakultetin e Shkencave tė Natyres nė
Prishtinė. Lėminė e Spektroskopisė dhe Optikės
lazerike e studioi nė Institutin e Fizikes, nė
Universitetin e Zagrebit, Kroaci. Studimet e
doktoraturės i vazhdoi nė Zagreb dhe Moskė. Mbrojti
tezen e doktoraturės nė lėminė e holografisė lazerike
para komisionit me perberje: Prof. Moser. Prof.
Bacevangev dhe Prof. Janiēijeviē nė Prishtinė nė vitin
1980. Studimet e pas doktoratures i vijoi nė
Universitetin Carnegie Mellon, nė Pittsburgh (SHBA).
Gjate kesaj kohe ishte i kyēyr nė projektin e
hulumtimeve optike tė modelit tė tuneleve tė rrymimeve
tė furishme qe e financonte NASA. U kthye nė Prishtinė
dhe themeloi laboratorin e holografisė nė
Universitetin e Prishtinės, njė nga laboratorėt me tė
avancuara tė ketij lloji nė Jugosllavinė e atėhershme.
Pasi u perjashtua nga universiteti si shumė kuadro tė
tjerė shqiptarė, vazhdoi punėn nė Pittsburgh, nė
Universitetin Carnegie Mellon si hulumtues i
Fulbright-it e pastaj si profesor i Optikės laserike.
Pas lirimit tė Kuvajtit nga Iraku, u emėrua si drejtor
i studimeve posdiplomike tė njė universitet amerikan
nė Kuvajt ku akoma punon. Ka tė publikuara mė se 80
punime shkencore nė revista eminente ndėrkombtare.
Ėshtė recensent po ashtu i shumė revistave shkencore
ndėrkombėtare si Phys. Rev. Letters, Optics, Applied
Optics etj.. Ka botuar librin e pare nė gjuhėn shqipe
pėr laserat, me titull Laseret, nė Universitetin e
Prishtinės dhe mė vone vazhdimin e ketij libri nė
nivel me tė larte me titull Fizika e Lasereve e botoi
nė Universitetin e Tiranės. Ky ishte libri i parė pėr
laserat nė Shqipėri. Ka kontribuar nė menyre materjale
pėr universitetin e e Tiranės dhe Universitetin e
Prishtinės. Nė vitet 1993 dhe 1996 ka sjellė pajisje,
lazera e detektorė modernė pėr disa ushtrime nga lėmia
e fizikės moderne. Gjate kohės sė qendrimit nė
diaspore prof.Kokaj ka mbajtur falas ligjėrata dhe
seminare nė Universitetin e Tiranės dhe Prishtinės.
Ne vitet 60-tė me zbulimin e tranzistorit dhe
elektronikes se gjysemperēuesve, teknologjia
informative u avancua nė menyre rapide duke bere tė
mundur qė terė kompjuteri tė avansohet pernga
struktura dhe madhesia. U zvogėlua madhesia e tij aq
sa u fut nė njė kristal tė vetėm - nė njė cope tė
vogel materjali me perberje tė caktuar kimike - nė tė
ashtuquajturin ēip elektronik. Sot ēipi me i persosur
nė bote pėrbėhet prej miliona nderpresash
(tranzistorėve) dhe perfaqėson procesor elektronik
mjaft kompleks.
Ėshtė e njohur qe matematikani Alan Cherri
konsiderohet baba apo zbuluesi i pare i kompjuterit.
Ai dha idene pėr formimin e njė makine universale, e
cila do tė mundesonte zgjidhjen e ēfarėdo problemi
matematikor. Pėr idene e makinės matematikore,
universale alkimisti matematikor A. Cherri, zė vend tė
merituar nė historinė e zbulimeve teknike-shkencore.
Shtate institute shkencore nė bote si dhe rruge tė
ndryshme janė emertuar me emrin e tij. Ky matematikan
i shkelqyeshem dhe baba i kompjuterit vdiq nė moshe tė
hershme nė vitin 1955, nė rrethana qe nuk meritojnė tė
rikujtohen.
Krijoni Kontakt