Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 120
  1. #1
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    Bush i gatshem te sulmoje Iranin

    Nje deklarate e fuqishme nga kreu i shtepise se bardhe Xhorxh-W-Bush per televizionin e Izraelit i cili konfirmoi se nuk hiqet mundesia e perdorimit te forces kundrejt iranit si arme e fundit nga pala amerikane. Xhorxh Bush deklaroi se nese irani nuk permbush kerkesat e KE atehere amerikanet kane te drejten qe per mbrojtjen e amerikes te sulmoje nje tjeter vend qe ai e mbiquan boshti i djallit, tashme inteligjenca amerikane ka piketuar tre zonat te cilat me nje sulm efikas ajror ti shkaterroje plotesisht, packa se nga ana e inteligjences amerikane u mohua fakti qe agjente usa te veprojne ne iran.
    Ky sulm nga ekonomistet boterore cilesohet si renie e ekonomise boterore ne masa drastike pasi irani eshte eksportuesi i dyte boteror i naftes.

    Dito.

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    E kemi ditur kete...mandej dhe pas kesaj kush e ka radhen e dime se ajo eshte Siria, ndersa edhe pas Sirise e dime se ajo do jete Koreja...ehhhh keshtu gjersa te jete presindent i SHBA-se ky dinosoarusi me trurin e lepurit...do kemi vetem lufta dhe ketu kemi nga ato qe vijne me dhe me bejne Ameriken "parajse per boten" ku mire jemi duke e pare se si mundohet te fut rrenjet ne cdo cep te saj...

    Vetem dicka, mund t'ju thote dicka juve se cka beni ne shtepine tuaj dhe t'ju ndaloj dicka te mos beni. Por per fat te keq apo per fat te mire Amerika kete e ben dhe do ta beje sepse ka ndodhur ashtu e fuqishme... por shume perandori jane shuar edhe kjo do kete fundit ... "For every beginning, there is an end"... edhe kjo e pret kete...

    Edhe dicka ju lutem qe ketu te mos perziejme ceshjten e Kosoves dhe ceshtjen se Amerika eshte mik i perjetshem i shqiptareve. Nese Amerika ka cliruar Kosoven dhe ka ruajtur nje cope shtet shqiptar nga okupimi i huaj, nuk don te thote se tash edhe Amerika kur te vret femije dhe gra ne te perkrahim dhe te themi mire e kane ato...

    Kur te gjykoni disa vendime te leme ne nje ane ndjenjen se dikur na ka sosur pune nje mik dhe duhet te jemi me te cdohere...
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Nuk i intereson tani per tani lufta me iranin ,
    ajo mund te behet mbasi ne Afganistan dhe Irak te mos kete me probleme dhe ata popuj te ecin dhe te mbrohen me forcat e tyre.

  4. #4
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    E kemi ditur kete...mandej dhe pas kesaj kush e ka radhen e dime se ajo eshte Siria, ndersa edhe pas Sirise e dime se ajo do jete Koreja...ehhhh keshtu gjersa te jete presindent i SHBA-se ky dinosoarusi me trurin e lepurit...do kemi vetem lufta dhe ketu kemi nga ato qe vijne me dhe me bejne Ameriken "parajse per boten" ku mire jemi duke e pare se si mundohet te fut rrenjet ne cdo cep te saj...

    Vetem dicka, mund t'ju thote dicka juve se cka beni ne shtepine tuaj dhe t'ju ndaloj dicka te mos beni. Por per fat te keq apo per fat te mire Amerika kete e ben dhe do ta beje sepse ka ndodhur ashtu e fuqishme... por shume perandori jane shuar edhe kjo do kete fundit ... "For every beginning, there is an end"... edhe kjo e pret kete...

    Edhe dicka ju lutem qe ketu te mos perziejme ceshjten e Kosoves dhe ceshtjen se Amerika eshte mik i perjetshem i shqiptareve. Nese Amerika ka cliruar Kosoven dhe ka ruajtur nje cope shtet shqiptar nga okupimi i huaj, nuk don te thote se tash edhe Amerika kur te vret femije dhe gra ne te perkrahim dhe te themi mire e kane ato...

    Kur te gjykoni disa vendime te leme ne nje ane ndjenjen se dikur na ka sosur pune nje mik dhe duhet te jemi me te cdohere...
    Nuk eshte vetem Amerika qe ''ka'' konflikt me Iranin por dhe BE. Sa per ate qe ben cte duash ne shtepine tende po te bej nje pyetje: Nese e shikon nje kriminel qe eshte nisur me misionin per te asgjesuar, ti e ndalon apo pret qe ta kryeje aktin kriminal dhe ta denosh pastaj?

    Une vertet jane kundra cdo lufte ne te cilen humb jeten qofte vetem nje njeri i pafajshem por ne kete rast duhet patur kujdes nga Irani sepse eshte shume me i rrezkshem sec ishte Avganistani per boten e qyteteruar apo Sadami per pupullin e tij.

    Mos u bazoni tek feja kur flsini per sigurine e botes sepse e tregoni veten te nje niveli te ulet. Feja ka vend ne shpirtin e njeriut dhe ne objektet fetare deri diku por jo te politika. Feja s'duhet te kete vend jashte kufinjeve te shtetit tend. Asgje se ke arabin, Rusin apo Italianin, prandaj reflektimi eshte i domosdoshem per ne shqiptaret sepse po perjetojme luftera ne kohe paqeje!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bianconero : 13-08-2005 mė 19:02
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar mė parė nga Bianconero
    Nese e shikon nje kriminel qe eshte nisur me misionin per te asgjesuar, ti e ndalon apo pret qe ta kryeje aktin kriminal dhe ta denosh pastaj
    Po edhe Amerika ka arme per zdhukje masive, i thote kush pse i ke dhe te sulmon ate. Ke menduar kete ndonjehere?

    Citim Postuar mė parė nga Bianconero
    Mos u bazoni tek feja kur flsini per sigurine e botes...I]
    Lexove gje ketu se une mbeshtetem tek feja kur flas per sigurine e botes, pra mos shpejto me konstatime te gabuara.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Irani eshte komplet e kunderta e Irakut se ket her Irani dhe armet nukleare jan te verteta nga ajo Sadami me arm nukleare. Lufta me Iranin eshte e mundshme deri kur Iraku te formoj qeverin dhe forcat Amerikane te terhiqen sepse eshte dhe Afganistani dhe pushtimi i Iranit do jet presion i madh per Ameriken dhe boten.
    Cfare do qe thot Bushi per puhstim nuk jan te verteta jan thjesht luft psikollogjike qe Irani te dali ne tavoline por lufta mund te jet e mundshme mbase per edhe nja 2 vjet me vone ne qoftese Irani ka arm nukleare atehere eshte dhe gjith aleatet e Amerikes ne lufte jo vec Amerika.

  7. #7
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Po edhe Amerika ka arme per zdhukje masive, i thote kush pse i ke dhe te sulmon ate. Ke menduar kete ndonjehere?



    Lexove gje ketu se une mbeshtetem tek feja kur flas per sigurine e botes, pra mos shpejto me konstatime te gabuara.
    Davius,

    Mos e ngaterro vendin nr 1 ne bote me Irani-stanet qe fare lehte mund ta bejne shkrumb e hi boten nese kane mundesi.

    Se mbeshtetesh tek feja, kjo kuptohet, prandaj mos u shmang kot por mbylleni cdo kufi me boten e jashtme persa i perket kesaj pike sepse na doli boja.
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22
    Irani eshte shteti me i fuqishem i gjithe rajonit dhe eshte i vetmi vend ne Azine Qendrore qe nuk eshte pushtuar ndonjehere nga fuqite e tjera. Irani ze jo vetem nje siperfaqe te madhe por ka edhe nje popullsi te madhe. Deri ne 1980 Irani ishte partneri me i madh strategjik i SHBA kur maredheniet midis Iranit dhe SHBA ishin te shkelqyera. Ardhja ne pushtet e presidentit Karter dhe politika e jashte pacifiste qe ai ndoqi beri te mundur qe interesat amerikane te demtohen ne shume drejtim, dhe nje nga demet me te medha ishte lejimi i revolucionit islamik ne Iran dhe rrezimi i Shahut te Iranit.

    Cilat jane pozitat e Iranit ne rajon e me gjere?

    Irani eshte ne pozitat te vecanta jo vetem ne rajon por ne mbare boten. Se pari, iranianet jane ne konflikt me shumicen e shteteve sunite te gadishullit arabik, pasi vete iranianet nuk jane arabe dhe as sunite. Dihen boterisht maredheniet e acaruara dhe sulmet qe iranianet kane bere edhe ne token e shenjte, ne Meke, ashtu si sunitet i shohin iranianet si skizmatike e heretike e jo si muslimane te vertete. Kjo e ka shtyre Iranin qe te kthehet ne nje sponsor te terrorizmit ne mbare rajonin, duke mbeshtetur Hezbullah ne Liban dhe duke bashkepunuar ngushtesisht me Sirine, pasi Siria ka nevoje per naften e Iranit.

    Per sa i perket rezervave te naftes ne Iran, Irani eshte eksportuesi i katert i naftes ne bote, pas Arabise Saudite, Rusise dhe SHBA. Rezervat natyrore te naftes se Iranit jane te medha, ashtu sic jane edhe rezervat e Irakut, por mungesa e teknologjise me te fundit te naftes dhe embargoja prej 3 dekadash qe SHBA ka vendosur mbi Iranin, ka bere qe Irani te mos arrije dot ate nivel eksporti qe do ti siguronte te ardhura me te mira ne tregun boteror te naftes.

    Ajo qe i bashkon sunitet dhe shiitet eshte urrejtja ndaj Izraelit, dhe ne rastin e Iranit kjo urrejtje eshte artificiale dhe e imponuar nga mullah e Iranit, kleriket shiitet qe kane kontroll absolut mbi gjithe jeten e vendit ne Iran. Presidentet, kuvendi dhe qeveria, jane vetem nje pushtet fiktiv, pasi mullah jane ata qe vene veton mbi gjithcka qe ata nuk pelqejne.

    Ajo qe mund te cudite shume prej jush qe nuk i ndiqni me aq vemendje sa duhet zhvillimet nderkombetare, eshte fakti se Irani mbeshteti te dy nderhyrjet e SHBA si ne Afganistan edhe ne Irak. Talibanet dhe Sadam Husein ishin dy fqinjet e Iranet qe perbenin nje kecenim per Iranin, po te sjellim nder mend luften Irak-Iran qe zgjati per me shume se 1 dekade dhe ku Irani pesoi nje disfate, pasi SHBA mbeshteti te dy palet me arme, por i dha nje mbeshtetje me te madhe Irakut, per arsyen e thjeshte se revolucioni islamik ne Iran krijoi nje skandal diplomatik te mbajtjes peng per me shume se 1 vit te gjithe personelit te ambasades amerikane.

    Gjithashtu, ne zgjedhjet e fundit presidenciale ne Amerike, rregjimi i Teheranit mbeshteti hapur rizgjedhjen e presidentit Bush, pasi politikat e ketij te fundit hoqen qafe dy prej kercenimeve ne lagjen e Iranit.


    Debati mbi planin nuklear te Iranit

    Nje debat ekziston sot ne Iran edhe pse mediat perendimore nuk kane aksesin e duhur ne shoqerine iraniane per te raportuar ate qe ngjet atje. Debati behet midis forcave reformatore iraniane, qe perbehen kryesisht nga brezat e rinj te iranianeve qe nuk duan te shohin nje izolim te metejshem te Iranit nga bota e qyteteruar, por duan te shohin reforma demokratike ne vend. Keta reformatore ne kuvendin iranian mbrojne mendimin se mbajtja gjalle e nje plani nuklear dhe krijimi i nje bombe nukleare nuk ka per te ndihmuar aspak ne sigurine e Iranit, vetem sa ka per ta kthyer Iranin ne shenjestren e Perendimit dhe gjithe opinionit nderkombetar.

    Kurse mullah dhe kleriket islamike qe qendrojne ne krye te pushtetit dhe vendosin per cdo gje, besojne se Irani duhet te vazhdoje te punoje per ndertimin e bombave nukleare, pasi sipas tyre, pasja ne arsenal e bombave nuklear do ti fali Iranit nje status te ri si ne rajon edhe ne skenen boterore. Por arsyeja e vertete perse mullah kerkojne qe te ndertojne bomben nukleare eshte se ata e shohin ate si nje mjet per te perzgjatur jetegjatesine e qendrimit te tyre ne pushtet.

    Plani nuklear sekret i Iranit qe u zbuluar nga komisioni i energjise nukleare te OKB behet sipas burimeve Iraniane "per nevojat energjitike te vendit dhe jo per arme nukleare." Por me kete justifikim Irani nuk genjen dot njeri pervecse veten e vete pasi te gjithe e dine qe Irani ka rezerva te medha energjie nafte, dhe nuk ka nevoje per energji nukleare.


    Qendrimi i SHBA ndaj Iranit

    SHBA nuk ka ne plan te pushtoje Iranin ashtu sic pushtoi Irakun, per shume arsye qe variojne nga arsye ushtarake e deri ne arsye politike dhe ekonomike. Por brenda administrates Bush ka tre qendrime qe perbejne edhe politiken amerikane ndaj Iranit:

    - Nderhyme ne Irak e Afganistan, qe te mos kemi perse nderhyjme ne Iran.
    - Nxitja e disidenteve dhe forcave reformatore brenda Iranit per te sjelle ndryshim te brendshem.
    - Perpilimi i planeve per goditje te perqendruar nga ajri te gjitha centraleve berthamore ne Iran, nese perpjekjet diplomatike do te deshtojne.

    Se pari, SHBA beson se Irani nuk duhet te kete arme berthamore dhe kete qendrim te SHBA e mbeshtesin edhe vendet e rajonit, Rusi, Kina dhe Izraeli.

    Se dyti, SHBA beson se shanset me te medha per ndryshime demokratike ne Iran jane brenda vete Iranit. Kete e bazojne ne moshen relativisht te re te shoqerise iraniane dhe shkalles se larte te arsimimit, pa harruar edhe faktin se nje pjese e mire e intelektualeve ne Iran jane shkolluar ne SHBA, fale partneritetit te ngushte qe ekzistonte midis dy vendeve 25 vjet me pare. Prandaj SHBA po ndihmon politikish dhe financiarisht te gjitha grupet e disidenteve ne Iran qe te sjellin nje ndryshim paqesor te brendshem ne Iran. Perplasja ne Iran eshte e shtresave te vjetra islamike, me shtresat e reja pro-perendimore te shoqerise. Studentet perballe mullah dhe shpesh here degjojme per protesta studentesh ne rruget e Teheranit qe shtypen brutalisht nga rregjimi.

    Se treti, SHBA ka zgjedhur qe te luaje nje role dytesor ne zgjidhjen e problemit nuklear me Iranin, duke u lene hapesirate duhura evropianeve. Evropianet jane me te preokupuar se amerikanet, pasi Evropa eshte brenda rrezes se veprimit te raketave iraniane nese Irani do te arrinte te ndertonte bomba atomike. Deri me sot keto negociata evropiane nuk kane dhene ndonje rezultat.

    Se katerti, edhe pse administrata amerikane nuk ka deshire qe te hapi nje front te ri konflikti ne Lindjen e Mesme, ajo ka perpiluar planet e saj per kohet me shi ne rast se negociatat diplomatike deshtojne dhe Irani nuk i bindet vullnetit te opinionit nderkombetar. Nuk behet fjale per nje konflikt te hapur te armatosur por per goditje precise te perqendruar te te gjitha instalimeve nukleare ne Iran.

    Se pesti, shteti qe eshte direkt i kercenuar nga Irani ne rajon eshte shteti i Izraelit. Ashtu si SHBA ka planet e veta ushtarake, edhe Izraeli ka planet e veta ushtarake per te goditur Iranin ne rast se ky nuk heq dore nga ndertimi i armeve nukleare. Izraeli nuk do te preferonte te perfshihej ne nje konflikt direkt me Iranin pasi duke qene se Irani ka kontroll mbi Sirine, nje goditje e Izraelit mund ta prishte stabilitetin e gjithe rajonit. Preferenca e Izraelit do te ishte qe SHBA te ndermerrte nje goditje kirurgjikale ne Iran nga ajri, pasi Irani nuk ka asnje mundesi kundersulmi ndaj interesave amerikane.

    Dhe se gjashti, administrata amerikane po investon akoma me shume ne teknologjine me te re te mbrojtjes ndaj raketave nukleare, teknologji qe do te sherbeje si ombrelle per te asgjesuar cdo sulm te mundshem mbi SHBA dhe aleatet e saj qe ne ajer. Deri me sot kjo teknologji eshte testuar dhe ka patur nje sukses te pjesshem, por ngelet pune per te bere per te patur nje kunderpergjigje 100% ndaj cdo sulmi nuklear.

    Nese kjo teknologji do te testohej me sukses, SHBA do ta dislokoje ne cdo shtet aleat duke i dekurajuar akoma me shume rregjimet e kesaj bote qe te ndjekin nje politike te armatimit nuklear.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 14-08-2005 mė 01:53

  9. #9
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Po te ishin te zote e benin vete jo te blejne stoqet e Rusise dhe sot do ishin ne Hene. Irani nuk ka as satelit as per televizionin e tij qe eshte gjeja me e thjeshte. Sa profesora iraniane ne Iran mund te shpjegojne si papagallet me te mire ne glob si ecen sateliti por per ta bere i hane mu* por paguajne satelitet japoneze, franceze, gjermane per transmetim? Ku eshte krenaria e Iranit? Duke therritur ruset?


    Mendo nje dite ambicja iranianet do te jape shperthime si Cernobili? Sa personel te kualifikuar ka Irani te sintetizoje pa rreziqe teknologjine nga stoqet e depove ruse? Numeroni 10 matematiciene te famshem iraniane une do i dergoj antareve te forumit nga 10 mije dollare. Une do numeroj 100 te tille ruse.

    Si do te reagoje bota Islame "Amerika hodhi bombe atomike ne Iran"? Kishte shperthim apo hodhi bombe Amerika? Hec dhe gjeje te verteten tek myslymanet. Irani perben rrezik per veten e tij ne rradhe te pare. Ndonje i cmendur iranian con nje bombe ne Izrael gjithashtu i cili eshte prioritet per politiken amerikane ne Lindjen e Mesme.

    Bushi ka te drejte! Ne fakt ata qe jane mbrapa Bushit se ai spara ja thote shume.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Alket123 : 13-08-2005 mė 20:14

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Une shpresoj dhe besoj se per momentin nuk ka rrezik per lufte me Iranin.

    Irani eshte nje shtet qe nuk ka potencial ti beje karshillek Amerikes, por une them se acarimi i situates behet me qellim nga Ajatollahet per te larguar vemendjen nga problemet e brendshme.

    Irani ndodhet ne krize mbasi sistemi politik, social e ekonomik islamik eshte ne falimentim.
    Rinia iraniane nuk mund te pajtohet me me kete lloj rregjimi karikature, ku te drejtat e lirite jane si para 1500 vjetesh nderkohe qe bota ece perpara.

    Keshtuqe diktaturave i duhen konflikte, ne fillim nja 10 vjet lufte me Sadamin tashti "rreziku anglo-amerikan per ... Iranin".

    Mirepo problemi komplikohet se ky shtet islamik ka ne kushtetuten e vet nje ligj ku deklarohet mosnjohja e Izraekit dhe lufta per zhdukjen e tij. Keshtu qe Izraeli ka te drejten e ligjshme te mbrohet kunder nje shteti i cili ka si ligj themeltar te ekzistences se shtetit, zhdukjen e Izraelit per arsye fetare, se Izraeli nuk ka asnje kufi as konflikt me Iranin.

    Per rrjedhim Izraeli mund te veproje si me uzinen nukleare te Sadamit te cilen avionet e Izraelit e rrafshuan me 1989 brenda 15 minutash.

    Ne kete rast pasojat mund te jene shume te pa-parashikueshme.
    Per me teper ky presidenti i ri me duket se njef vetem gjuhen e forces apo sanksioneve, ashtu si dikur Enveri jone, keshtu qe BE doli si pule e lagur nga propozimet.

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Situata nė Iran
    Nga Darius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 560
    Postimi i Fundit: 14-07-2015, 12:10
  2. Windows 7 RC i gatshėm pėr secilin
    Nga YlliRiaN nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 12:58
  3. Tėrmet i fuqishėm godet Iranin
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-04-2006, 22:31
  4. Hashim Thaēi eshtė i gatshėm tė shkojė nė Beograd
    Nga Nika nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-07-2003, 22:09
  5. Thaēi: Jam i gatshėm tė vij nė Beograd
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 07:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •