oiseau, hala me pika a?Postuar mė parė nga oiseau en vol
D.m.th. Irani do tė sjell vendimin qė Amerika ta sulmojė Iranin?
Nga tė shkrepi kjo xixė menēurie?
oiseau, hala me pika a?Postuar mė parė nga oiseau en vol
D.m.th. Irani do tė sjell vendimin qė Amerika ta sulmojė Iranin?
Nga tė shkrepi kjo xixė menēurie?
I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps
Historia Boterore e ka treguar se cdo perandori madheshtore qe te behej madheshtore do duhej te ndeshej me Iranin. Ky popull kaq i panjohur per ne ka qene gjithmone ne analet e historise vater perandoresh dhe kryenecesh. Keshtu Greket para se te beheshin sfiduesit e lashtesise arriten te thyejne sulmet arhemenide-perse dhe me vone te godasin qendren perse me ne krye Aleksandrin e Madh. Me vone Romaket gjeten ne Iran nje armik serioz qe nuk i lejoi te kalojne pushtimet e tyre pertej Lindjes se Mesme, ishin perseri Perset (kesaj radhe me emrin "Parthe"). Bizanti perseri u desh te ndeshej me Sasanidet, te njejten gje duhej te benin edhe Arabet me vone. Pas rrenjes se Sasanideve dhe islamizimin e Iranit u shfaq perseri nje perandori e re ne zone, armike e Portes kesaj radhe ishin Mahlevidet qe do mbijetojne deri me revolucionin Islamiko-shiit te Iranit.
Keshtu tani ne zone shikojme nje perandori te re... disa e quajne perandoria e djallit, e te keqes etj. Pak rendesi kane epitetet..... (kush shtet qenka ai qe nuk ja paska falur shpirtin "diallit", a nuk ka cdo shtet diallin e vet?). Ajo qe ka rendesi eshte se ne kete zone kaq te rendesishme gjeostrategjikisht na u shfaqkan here pas here disa kryenec qe vijne ne kundershtim me deshirat e fuqise kryesuese se planetit (Maqedonia e Aleksandrit, Roma, Bizanti, Halifati Arab, Perandoria Osmane dhe sot SHBA). Historia ka treguar se keto superfuqite qe erdhen ne dyluftim me ne fund arriten ta mposhtin Iranin, por nuk arriten ta vrasin.
Keshtu ata qe besojne se Historia perseritet e presin me siguri kete lufte te re. Une jam midis atyre qe besojne se Historia perseritet vecse kesaj radhe nese Historia do perseritet ... do te jet me te vertet budallallik i madh.
Sidoqofte kete lufte te re kam mendimin se nuk e do as Rusia, as shtetet e BE (me ne krye Francen dhe Gjermanine), as Kina dhe mbase as India. Pra nese SHBA e kryejne kete lufte atehere do vejne nje vule me teper ku tregohet mbikqyrja e tyre mbi planet.
Por per sa kohe mund te vazhdoje vetem, me moskokecarje, SHBA ne nje planet te globalizuar?
Sidoqofte nese Irani nuk e deshiron kete lufte do bente mire te mos mjaftohet tek premtimet ruse dhe europiane... por te arrije sa me shpejt zoterimin armeve berthamore! Teknologjia ne armatim perben padyshim nje pike fuqie, qe sot ka kaluar ne rendesi edhe piket tradicionale te fuqise sic jane pozita gjeografike, popullsia, zhvillimi ekonomik etj. Perparimi teknologjik ne armatim ishte shkaku kryesor qe Veriu i planetit pushtoi dhe vazhdon te zoteroje Jugun. Nese Jugu deshiron ti shkeputet okupimit verior do duhet qe te zoteroj te njejtat arme me te cilat Veriu e pushtoi.
Pra Zoti e ndihmofte Iranin dhe cdo shtet tjeter, te Diallit ose jo, ne rrugen e sovranitetit (e keni degjuar ndonjehere ate shprehjen "dy duar per nje koke")!
Ne Shqiptaret kur do behemi ndonjehere sovrane?
*shenim: me shkrimin tim nuk nenkuptoj se nje Iran berthamor nuk perben rrezik... thjesht i njoh te drejten Iranit te bej cdo gje qe eshte e mundur per te fituar sovranitetin e tij! Lexoni Thukididin reth ultimatumit te Athines (ne shek. e 5 p.e.s.) kundrejt Mitilinejve. Historia me te vertet perseritet dhe cdo popull i zgjuar duhet te bej c'eshte e mundur qe te mos ket fatin e Mitilinejve!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kryeplaku : 23-08-2005 mė 14:58
LOOOOOOOOL NUK PASKA BURRE NE KET BOTE TA NDALOJE KET (BUSHIN) SE SIC E KA ZEN AI PO SHKATRON PLANETIN ME KETO LUFTRANa Ka Merzit Per Zotin
ANTENA
Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh
Albi
Pse more shkaterrim i planetit qenka te heqesh qafe Bin Ladenin, Sadam Hysenin apo Ajatollahet?Postuar mė parė nga ANTENA
Mos te duket bota e bukur me keto mostra? Shko e pyeti ata qe i kishin (kane) mbi qafe se si ja kalojne.
Edhe nja 2-3 kokrra kane mbete, fundja perderisa nuk te kane cuar ty ne Irak a Afgan-kurkund-stan mos u qaj shume, merzise i bahet halliNa Ka Merzit Per Zotin
ANTENA
Saber more Antena; "Sabri ka selametin" apo jo....![]()
Me perset deshe te thuash?Postuar mė parė nga Kryeplaku
Se psh. Britania e Madhe, Franca (e madhe hahahah), USA ishin e jane mjaft te medhejaja si Perandori pa u ndeshur me Iranin.
Sot per sot ky shtet diktatorial nuk con peshe nga ana ushtarake krahasuar me fuqite e Natos, apo Rusise, etj.
Sadam Huseini me nje popullsi 5-6 fish me te vogel, ku 70% bile i kishte armiq (kurdet e shia-t) pra i bie nja 15-20 here me pak ne numer, beri 10 vjet lufte me kete Iranin e forte. Bile atehere Irani trashegoi oficeret dhe teknologjine e shahut (qe ishte armatim e teknike amerikane).
Pra shkurt muhabeti nuk ka nevoje Amerika te testoje apo konfirmohet si superfuqi nga nje lufte me Iranin, Amerika ka luftuar 2LB, Japonine, Korene, Vietnam, Afganistan, Irak duke qene tashme superfuqi.
Irani eshte buke e djathe, ishalla nuk behet lufte se e ha populli, po ku i plas ajatollaheve per popullin,
Kryeplako... Tani mos ja ngjeshim me top; he djale. Irani vertet mburret me 7500 vjet histori; por nuk dmth se rruga per t'u bere i madh kaloka nga sfida me Iranin... Kina ka 4500 vjet perandori, dhe nuk eshte ndeshur kurre me Iranin(perset)... Madje, c'eshte me e keqja, nese mund ta permendim, Irani ne historine e vet numeron me shume humbje sesa fitore...(si ne Shqiptaret, me shume humbje sesa fitore; megjithese kemi fitoren me te madhe: KEMI MBIJETUAR!)
Ne lidhje me ate qe thate, Amerika nuk ka me nevoje per lavdi, apo jo? Me e madhe se kaq, ku te veje? Vetem ta beje gjithe boten Amerikane; por atehere do te zhdukej miti amerikan... Qe nje shtet te quhet i madh,(apo te hyje ne histori si i tille) duhet te kete edhe kundervlerat e veta bashkeegzistuese, bashkekohese... psh, shtete langaraqe... Amerika vertet eshte e madhe, por kjo edhe per faktin se te tjeret jane mjaftueshem langaraqe per t'u krahasuar me te. Nuk ma merr mendja ketu qe ne gjithe ato shtete te botes t'i shkonte kujt mendja te krahasonte Ameriken me.... Iranin!!!
Irani(politik), po, eshte nje shembull i perkryer kundervlerash dhe kalbesie te zymte mesjetare... Nuk ka gje per t'i shtuar kesaj. Mund te behen shtet i vertete vlerash, nese do te kthehen dhe njehere ne sistemin e shahut. Aftesite i kane, gjithnje, nese nuk do te hipnotizoheshin dhe te rrinin si tuhafe para yshtjeve nacionaliste arabo-islamike...
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Po, moj fjolle, prape me pika une... Do thuash ti, po ketij i paska ra pika ! Eh moj fjolle, pika m'ka ra kur mora vesh se hala po i mbake mend pikat ti... thashe me vete, ua hodha pikave... por jo, ku te le ti rehatPostuar mė parė nga fjollat
![]()
xixe menēurie ? Ncuq, s'ma merr mendja, por ty te eshte dukur ashtu, shume faleminderit![]()
Tani ka dale puna : USA vs Iran
Kush do te fitoje ? Hmmm... kush te jete valle me i forti ? Papapapapa do konsultuar website e bookmakersave se ato bejne pare te madhe me kete...
Fjolle, te pershendes dhe me ēoni fjale kur t'i bjere sepse une si gjithmone, i fundit e marr vesh, shyqyr qe u kemi ju atje ne stafin e Bushit dhe te Ali Ajatollahut dhe na ndriēoni nga pak![]()
Ēfare diskutimi i fuqishem qe po behet ne kete teme.
Per te mos ia prishur tonin temes:
Edhe une them qe Amerika e rref dhe e ben telef Iranin po te doje, por dhe Irani ja fut nja dy grushta, sidomos ndonje poshte belit, ne bazat rreth e qark ose duke organizuar e sponsorizuar (fshehtazi) sulme terroriste ne territorin e ShBA.![]()
Po shkruaj me fjali te shkeputura qe mund te replikohen lehte.
Amerika eshte e lodhur nga konflikti i fundit me Irakun dhe do kete edhe me pak mbeshtetje nderkombetare se ne Irak, ne rast te nje sulmi te mundshem ndaj Iranit.
ShBA e ka provuar qe mund te shkaterroje shume lehte, por jo vetem per fajin e saj, e ka shume me te veshtire te rindertoje.
Iranit zor se i del aleat haptazi. Disa shtete do te kundeshtojne, por kjo s'ka asnje vlere reale veēse politike. Ndonje shtet si Rusia do ti shese dhe arme patjeter.
Kercenimi i ShBA-se per momentin mbetet vetem loje politike qe synon mes te tjerave:
- te ndaloje vazhdimin e metejshem te programit berthamor
- te rrise presionin ndaj OKB-se qe ti vere sanksione Iranit
Kercenimet e ShBA forcojne dhe me teper regjimin aktual. Populli Iranian, mjaft nacionalist (apo t'i themi Patriot?), mbeshtet politikat e qeverise per te siguruar pavaresine.
Besoj se nje fat si te Irakut, qe e ka para syve, nuk e deshiron populli Iranian.
Nese nuk do te kishte kercenime te jashtme mbase populli do te perqendrohej me teper ne problemet e brendshme te Iranit qe nuk jane te pakta.
Opozita qe menjehere do te mbeshtetej nga ShBA mund te forcohej. Rruge e gjate kjo per ShBA-ne, kerkon edhe diplomaci, me mire bjeri shkaterroje.
Fakt?:
Irani ka te drejte te vazhdoje programin e tij sepse eshte konform ligjeve nderkombetare dhe nuk ka asnje evidence per zhvillim te armeve berthamore.
Opinion im (media ia ka arritur qellimit):
Irani ka qellime te fshehta per te zhvilluar arme berthamore.
Opininoni im:
Irani dhe ēdo shtet tjeter ka te drejte te siguroje sovranitetin e vete. Kjo mbetet nje e drejte edhe nes bie ndesh me interesat e e shteteve te tjere si ne rastin konkret me interesat e ShBA-se per te dominuar rajonin dhe patjeter Izraelit qe e ndjen veten te kercenuar (A nuk e ndiejne veten te kercenuar shtetet fqinje nga Izraeli? U harrova une! Izraeli eshte mes armiqsh ne rajon kurse keto shtetet e tjera arabe lene koken per njeri-tjetrin.)
E keshtu me rradhe...por kaq per tani.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 24-08-2005 mė 08:30
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Sui... Per nje gje te pakten jemi dakord te gjithe; Amerika ka aq fuqi sa te shkaterroje te gjithe boten... Por, eshte e pamundur ta pushtoje te gjithen.
Bushit vertete i ka shkuar mendja per nje nderhyrje me trupa ne Iran, e cila do te kerkonte zhvendosjen e te pakten 250 000 trupave. Puna eshte se Amerika nuk e ka vertete ndermend nje levizje te tille. Ketu po behet lemsh edhe tema!
Sulmi ndaj Iranit do te jete vetem ajror, dhe me pikesynim te vecante bazat berthamore; uzinat e perpunimit dhe strukturat lehtesuese. Pra, per t'i rene shkurt, nja 1000 ton bomba stok, dhe merr fund cdo gje. Nuk behet fjale per lufte llogoresh; madje edhe sulmi ajror eshte cilesuar si nje mundesi qe po shqyrtohet dhe nuk eshte i pamundur.
Tani; me vjen keq, sepse e di qe shumica e forumisteve jane antisioniste... , por te themi ate qe eshte; Izraeli mund ta beje fertele Iranin kur t'i doje qejfi. Dhe jo vetem Iranin, po te gjithe rajonin te marre se bashku. Kete e ka provuar dy here, dhe te dyja heret ka qene pa ndihme Amerikane apo te jashtme. Shpresohet qe Irani te mos kete vertete ndermend te zhvilloje arme berthamore; se fundi i fundit, nuk ka kunder kujt t'i perdore. Edhe sikur ndonje ajatollahu zgjebarak te cmendur t'i shkonte ne mendje t'i leshonte kunder Izraelit; eshte nje mundesi e paimagjinueshme kjo. Ky do te shenonte fundin e egzistences se Iranit, fshirjes se tij nga harta boterore... Prandaj keto jane gjera qe as qe mund te shkojne nepermend. Por, vetem kur mendon se ke te besh me njerez apo qenie gati njerezore(si ajatollahet), sepse cmendurise se rajonit nuk mund t'i vesh kufi...
Edhe Amerika, te jemi te ndergjegjshem, eshte e pamundur te ndihet ne rrezik direkt nga kjo ceshtje, ama, ka shume grupe terroriste qe financohen nga Irani, me sakte politika dhe qeverite e Teheranit qe do te ishin te gatshem te kercenonin Ameriken me te tilla mjete(arme berthamore)... Dhe dihet qe Amerika nuk ka per te rene kurre ne kompromis me terrorizmin; prandaj, me mire t'ia presim kembet qe tani... Nuk behet fjale per sovranitetin e Iranit tashme, behet fjale per konflikt vlerash... dhe varferia nuk fiton dot mbi pasurine, as uria mbi bollekun, e as poshtersia mbi respektin. Nuk eshte pra Amerika qe po i imponohet Iranit, sepse po te ishte ashtu, mund ta kishte bere me kohe e me vakt, e jo te priste kohen kur hienat sllave te ishin aq te uritura sa qe jane te gatshem te shesin t'emen per nje grusht miell(uran dhe teknologji berthamore nje shteti terrorist)...Shpresoj qe ta beje gati ate bombe te shkrete Irani, dhe kur t'u bjere ne dore ceceneve, atehere do flasim edhe per rusin, apo ate qe mund te mbetet pre tij.
Eshte Irani qe me idjotesine dhe kotesine e tij po kerkon t'i imponohet demokracise dhe vlerave e lirive... Nese nuk do ishte keshtu, atehere nuk do kishte enderr dhe peng ne zemer zhdukjen e Izraelit dhe popullit hebre!
Irani=shtet terrorist i mirefillte. PIKE! Jo se e thote Bushi, po se ashtu eshte.
Prandaj t'i therrase mendjes, para se te jete vone... Nuk i dihet fundit pastaj.
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Pėrshėndetje Banished,Postuar mė parė nga banished
Jam kurioze tė di nė ēka e mbėshtet kėtė mendim kaq tė prerė? Deri tash nuk mė ka rastis tė dėgjoj njė akuzė tė tillė ndaj Iranit, pėrveē nė fjalimet e "engjullit" Bush, qė i ka klasifikuar shtetet islame si "bosht i djallit". Kėto halucinacione tė bushit nuk mė habitin... ēka mė habit ėshtė mendimi juaj kaq i prerė?!
Keni ndoj argument zotrote, bile edhe ne ta pushojmė shpirtin.
I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps
Krijoni Kontakt