E Hene, 29 Gusht 2005
"RAPSHA 2005", FESTIVALI FOLKLORIK I DIASPORES SHQIPTARE
Nga data 17-21 gusht ne Vitojen pitoreske, me nje pjesemarrje teper masive te spektatoreve nga te gjitha viset shqiptare dhe diaspora ne organizimin e SHKA "Rapsha", u organizua Festivali Mbarekombetar Folklorik "Rapsha 2005", i cili mund te konsiderohet si nje festival qe mund te hyje ne radhen e festivaleve me te mira te organizuara ne vitet e fundit dhe per kete kete nisme te filluar dy vite me pare ne radhe te pare duhet pergezuar organizatorin, sepse per te zhvilluar nje festival te ketyre permasave ne nje treve kaq te vogel sic eshte Malesi, eshte levdate. Gjate pese neteve, Vitoja shkelqeu me nje numer te madh kengetaresh, valltaresh dhe instrumentistesh, te cilet shpalosen mjaft bukur vlerat kulturore te viseve prej nga vinin. Ne Festivalin e sivjetshem vendin e pare e fitoi Shoqata Kulturore "Dede GjozLuli" nga Traboini, te dytin SHKA "Besa" nga Trieshi dhe vendin e trete e ndane dy shoqeri, "Malesori" nga Gjonajt e Prizrenit dhe "Kurora labe" nga Gjirokastra.
Diaspora nga SHBA, ishte sponsori kryesor
Diaspora nga SHBA edhe kesaj here ishte sponsori kryesor i ketij manifestimi. Pese nete me radhe ne prezencen e nje numri te madh spektatoresh, javen e kaluar ne Vitoje te Hotit, ne organizimin e SHKA "Rapsha" - Drume, u organizua Festivali Folklorik Mbarekombetar "Rapsha 2005 - Malesia e Madhe". Ne kete manifestim kulturor, moren pjese rreth 30 grupe, shoqeri dhe ansamble folklorike nga te gjitha trevat shqiptare. Festivali kishte karakter garues, kurse per vleresimin e me te mireve u perkujdes juria profesionale me kete formacion: prof.dr. Ermir Dizdari, dirigjent dhe drejtor i Qendres Kombetare te veprimtarive folklorike ne Ministrine e Kultures dhe Sporteve te Shqiperise, prof.dr. Aferdita Onuzi, drejtore e Institutit te Kultures Popullore ne Akademine e Shkencave ne Tirane, prof.dr. Agron Xhagolli, folklorist ne Institutin e Kultures Popullore, prof.dr. Zymer Neziri, folklorist ne Institutin Albanologjik te Prishtines, Zef Coba, kompozitor dhe pedagog ne Akademine e Arteve ne Tirane dhe Musa Hoxha, koreograf nga Ulqini. Te paret ne skene u ngjiten nikoqiret, SHKA "Rapsha", e cila para publikut u prezantua me tingujt e bukur te kenges se lashte burimore te ketyre trojeve. Ne emer te organizatorit, fjalen e rastit e mbajti Anton Lajcaj, i cili mes tjerash tha se "kultura eshte pjese e pandashme e indentitetit tone kombetar". Ai ne vazhdim falenderoi edhe bashkatdhetaret tane ne diaspore dhe Europe, OJQ "Malesia e Madhe" nga Detroiti, Fondin Humanitar "Malesia" nga Nju-Jorku, tregtare dhe afariste nga Malesia dhe Ulqini, te cilet jane donatoret e pergjithshem te ketij manifestimi kulturor kombetar. Ai falenderoi edhe ansamblet, grupet dhe shoqerite qe iu pergjigjen fteses, si dhe falenderoi mediat e ardhura nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ne vazhdim Lajcaj percolli edhe mesazhin e Fondit Humanitar "Malesia" nga Nju-Jorku. Nderkaq, ne emer te Shoqates "Malesia e Madhe" nga Detroiti foli Martin Ulaj.Duke e shpallur te hapur festivalin, Luigj M. Juncaj shpresoi qe ky manifestim te vazhdoje te mbahet edhe shume e shume vite te tjera.
Naten e pare dolen ne skene: SHKA "Jaki Hasani" nga Gostivari i Maqedonise, Ansambli "Rugova" nga Peja, Ansambli Folklorik "Visaret" nga Tirana, Ansambli nga Podujeva dhe Ansambli "Mirdita" nga Mirdita, te cilat para shikuesve u prezantuan me melodi te ndryshme, instrumentale, kenge polifonike, zakone dhe valle te vjetra popullore, kenge kurbeti dhe zakone te nuses te viseve te ndryshme, kenge malesorce, kenge vajtimi dhe me lahute.
Nata e dyte ishte rezervuar per SHK "Dede GjozLuli" nga Traboini, Ansambli artistik i kengeve dhe valleve popullore "Jusuf Neziri" nga Elbasani, SHKA "Besa" nga Trieshi, SHKA "Jehona" nga Bujanoci, kurse naten e trete u prezantuan SHKA "Zeri i Bilbilit" - Sarande, "Jeta e re" nga Kumanova, Grupi Polifonik " Kurora labe" - Gjirokaster, SHKA "Kabashi i vendit" - Prizren, grupi folklorik "Jehona e Malesise", Malesia e Madhe.
Ne mbremjen e kater konkurruan SHKA "Hudri Tahiri", Tetove, SHKA "Gruda" - Grude, SHKA "Dita" - Shtimje, "Burimet e Sharrit" nga Tetova, Ansambli nga Lezha, "Minatori i ri"nga Kishnica dhe "Shote Galica" nga Drenasi. Ne naten e fundit u paraqiten "Bashkimi, kenga jone" - Shkoder, "Bresana" nga Bresana - Komuna e Sharrit, Grupi polifonik lab nga Greqia - Shoqata "Besa e Trieshit", Triesh, SHKA "Malesori" Prizren dhe ne fund SHKA nga SHBA "Bashkimi kombetar".
Koha Jone.
Krijoni Kontakt