Dekorimi
Presidenti Moisiu nderon nė 95- vjetorin e lindjes, me titullin mė tė lartė shkencėtarin Ēabej. I kushtoi vite jetė studimeve etimologjike tė shqipes
Eqrem Ēabej: Nderi i Kombit, njeriut tė gjuhės
Violeta Duri
Akademiku dhe gjuhėtari i shquar, Eqrem Ēabej, merr urdhrin Nder i Kombit. Ky vlerėsim (pas vdekjes), ėshtė dhėnė nga Presidenti i Republikės Alfred Moisiu, nė pėrvjetorin e 95-tė tė lindjes. Prof.Luan Omari ėshtė shprehur se nė kėtė ceremoni do duhej tė ishte vetė presidenti Moisiu, i cili aktualisht ėshtė i angazhuar jashtė vendit, por ceremonia e dorėzimit tė titullit do tė organizohet sė shpejti nė Tiranė.
Me kėtė rast nė qytetin e shkencėtarit tė gjuhės, pėr dy ditė me radhė, Akademia e Shkencave me iniciativėn e Universitetit qė mban emrin e tij, u organizua Konferenca Shkencore Ndėrkombėtare Eqrem Ēabej dhe Kultura Shqiptare. Mė kėtė rast, akademikė nga Kosova , Prishtina e Shkupi, arbėreshė tė Italisė, abanologė nga shumė vende tė Europės morėn pjesė dhe mbajtėn ligjėratat e tyre pėr veprėn e Ēabejt tė madh. Tė pranishėm edhe rektorė e profesorė nga tė gjitha universitetet e vendit tonė, si dhe pėrfaqėsues tė pushtetit vendor. Konferencėn e ēeli rektori i Universitetit tė Gjirokastrės Kristaq Kikina, ndėrsa pėrshėndetėn dhe referuan dr.Rexhep Ismajli, prof.Idriz Ajeti, prof.Seit Mansaku, dhe albanologė tė huaj, nga Rusia, Gjermania, Hungaria, Greqia etj. Nė 40 kumtesa u shėnua edhe njėherė vlera e veprės sė gjuhėtarit Ēabej, nė fushėn e etimologjisė sė shqipes, tė fonetikės, morfologjisė, dialektologjisė, ballkanistikės etj. Ndėrsa 100 tė tjera pėr efekt kohe do tė publikohen nė Buletinin Shkencor tė Universiteti tė Gjirokastrės.
Organizatorėt, pritėsit, shprehėn keqardhje se do donin tė vizitonin bashkė me mysafirėt shtėpinė e Ēabejt e cila, ndodhet nė njė gjendje tė mjerueshme, e parestauruar, dhe si pronėsi private ėshtė rrėnuar keqas. Ėshtė folur e premtuar, pėr ta kthyer banesėn ku lindi e u rrit Ēabej nė njė shtėpi muze pėr qytetin, por asgjė. Banesa e Ēabejt, njė shtėpi karakteristike gjirokastrite, ėshtė njė vlerė mė vete pėr arkitekturėn unikale, tavanėt e gdhendur nė dru etj. Nuk e vemė nė dyshim se akademikėt qė do vijnė e do flasin pėr veprėn e tij, do kėrkojnė tė shohin ku lindi shkencėtari,- thotė prof.Naxhi Mamani, - por qysh tani e ndiej veten ngushtė. Nuk dimė si do tu pėrgjigjemi.
-----------------------
-------------------------
Oj sharkie e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt