Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Shqiptarėt nė Itali tė mesme dhe nė Napoli

    Eqrem ĒABEJ,

    Nė provincat italiane nė breg tė Adriatikut shqiptarėt shfaqen tė pėrzier me elementė sllave. Nė Rekanati nė Market pėrmenden shqiptarėt qė mė 1437, siē mund tė shohim nga ekstraktet e Leopardit tė ri prej arkivavet tė vendlindjes sė tij. Nė vitin 1451 "si tratto di addatare qualche misura centro gli Albanezi atteza la loro malignita, e fu risoluto che venissere tutti descritti, e avessero un mese di tempo a prendere impiego o servizio. Allo spirare del mese sollgiasero tutti del nostro teritorjo acettuati i maestro d'arte e li battuali a famuli dei cittadini e degli altri abitatori". -Mė 18 janar 1456 Kėshilli i qytetit tė Rekanatit vendos, pėr tė evituar sa tė ish e mundur pestėn, kolerėn, qė tė mos pranohen shqiptarė e sllavė dhe zbohen ata qė kanė ardhur qė mė Krishtlindje... Nė qershor 1460 nga shkaku i plasjes sė re tė kolerės merren masa tė ra kundėr sllavėvet, tė cilėvet u atribuohet shtimi i infeksioneve. Mė 1478 "agli Schiavoni ed Albanesi fu proibito d'immischiarsi in alcune funizioni nelle fraternita dei cittadini". Nė qershor 1479 "essendovi nuovi sospeti di pesta, si adattrono varie misure e vennedecretato che in caso di kontagio la Fraternita degli Albanesi vistarebbe e sepellire bbe gli albanesi, quella degli Schiavoni gli Schiavoni , e l'una e l'altra gli Italiani". Nė gjith vitet "....super facto morbi evitandi fiat bannum quod nemo audeat receptare alquem sclavum negue albanum....eligature et constituatere alquem sclavum negue albanum... Eligature et cinstituature locus extra civitatem ad quem ommnes Sclavite Albani morbo infacti in civitate Recanati deferanture". Nė qytetin tregtar Ancona shqiptarėt pėrmenden pėr herė tė parė dhe vetme nė vitin 1458: "Quoniam Albanenses viri Senguinei sunt et malignantis nature omnes a quibis tamquam a furiosis gladiis aufugendum est") si nė Veneti, ashtu edhe kėtu nė Market kjo pjesė e hollė dhe e pavjefshme shqiptaro-sllave u shkri nė popullatėn autoktone. Kėshtu ka ngjarė edhe me Dukagjinėt, qė ikėn prej turqve nė Market dhe pasuesit e tė cilėve u shuan nė shekullin e 17-tė. Vendėsisht dhe kohėsisht jo larg nga kėta grumbuj nė qytetin Urbino shquhej familja bujare shqiptare Lazj, dhe nė tė sidomos vėllezėrit Gjergj, Filip dhe Andrea me vepra luftėtare. Mė vonė e ndėrron emrin nė Albani. Prej saj rrjedh Giovanni Franscesco Albani, i cili hipėn si Klement XI (1700-21) nė fronin.
    Edhe Latiumi ka pasur dikur kolonistė shqiptarė. Nė katundthin tani krejt italian Pianiono afėr Canionos nė provincėn e Romės u vendosėn prej Papės nė shekullin e 18 tė familje shqiptare, tė cilat nėn kryesinė e rektorit trim Don Simone, erdhėn e kėrkuan kėtė strehė prej tiranės osmane. Shqiptarėt njė pjesė tė tokės sė tyre e quajtėn "Piana di Don Simone", pėr kujtim tė kryetarit tė adhuruar. Legjenda lė tė dalė nė dritė hėne dhe tė ndejė petkun e tij mbi gjindjen e tij tė dashur. Pas princit Lucian Banoparte gjer nė vitin 1885 rronin kėtu fjalė si bukė, mish, rrush edhe ca tė tjera.
    Tė tjera grupesh familje vendosen tė pėrndara nė pika tė ndryshme tė provincės sė Romės. Mė tė njohur janė kolonistėt e qytetthit Genazzano nė kishėn e tė cilit nderohet edhe fytyra e famshme e Mėrisė, qė gojėdhėna e bėn tė ardhur prej Shkodre.
    Por pjesa mė e madhe e rrymės mėrgimtare shqiptare u derdh pas shtypjes sė Shqipėrisė dhe sė Moresė nė mbretėrinė e Napolit. Sunduesit e kėsaj i favorizuan ata edhe pėr tė ripopulluar krahinat italiane jugore tė shkatėrruara prej tėrmetit tė madh tė vitit 1456 dhe pėr ta pėrdorur nė luftė kėtė popull tė zot ushtarėsh. Rrogėtarė (mercenarė) shqiptarė prej Shqipėrie dhe prej Greqie e Italie shėrbenin shpesh nėn flamujt spanjollė- napolitanė. Meqė mjeshtėria qė u pėrshtatej mė tepėr shqiptarėvet ishte ajo e luftės, kish pėrherė kompanji rrogėtarėsh nė mbretėri. Karli V i pėrdor me sukses. Historiani i asaj kohe Paulus Jovius pėrmend Demetrius Capuzzimadio (Kryemadh ose Kėsulėmadh). Chiucchiaro, Theodor Biscari, kapetanė tė kavalerisė shqiptare qė luftuan nė soldin e imperatorit. Pas ardhjes sė tyre nė Itali njė numėr i madh shqiptarėsh u bėnė pas zakonit tė atėhershėm chefė bandash aventuriere. Jovius pėrmend Musacchion, njė kapiten trim e plak, eclaierarus-t e tij, kavaleri e lehtė shqiptare, 500 veta qė i printe Nicola Masi: "Galeatorum vero equitum numerus, et pilcatorum epirotici generis levioris ar maturea, qui erant peltati, quingentiu summan implebant. His praeerat nicolaus Maisius a Nauplio peloponnesiaco vir egregio fortis cui Palldro-epirotica lingua cognomen fuit). Nė luftėn hispano-holandeze lozin njė rol tė madh epiriotrum equites nė solidin soanjoll. Equitatus ex hispanis italique et epiriotus conflatus lėftojnė mė 1567 ndėnė tė birin e Dukės d'Alba. Nė njė ndeshje tė vitit pasues "inclinare in terea videbatur turba epirotarum, capto georgia crasicia eorum ductore animisius in hostem in vecto".
    Nė njė fushat tė vitit 1850 tregohet se si Nicolaus Basta, et Georgius Cariseus Epirotarum ductores per eundem additum irrimpunt. Karli III i Bourbonit themeloi regjimentin mbretėror maqedonas qė pėrbėhej vetėm prej shqiptarėsh, i cili ka luajtur gjithnjė njė rol kryesor. Nė luftėn e suksesionit tė Austrisė kėtė rrogėtarė u shquan nė fushatat e Velletrit (1744) dhe tė Guastallės (1746). Nga mbarimi i shekullit tė 18-tė kjo gradė u quajt Reggimento Albanese, nė vitin 1812 u shpėrnda. Pas vdekjes sė Skėnderbeut e veja e tij gjen bujari nė Napoli "con lei andoro altre signore vedove , che loro mariti erano morti in quella guerra de turchi". Kėtu ikėn edhe princi i Tomorricės nė Shqipėrinė e mesme, Gjon Muzaka, tė cilit "Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi" (1510) e ka botuar Karl Hopfi nė veprėn e tij "Chroniques Greco-Romanes": "Io Don Giovanni Molosaēhi Despoto d'Epiro, essendo discacciato per il Turco fora de mia casa et privato de detto stato (1476), pervenni nel Regno di Napoli, dove la memoria del Re Ferrante vechio d'Aragona me provedette del vitto mio e de mia casa, con provisione d'augmentrame et darme la terra d'Apice et le altre cose, oltre d'havere accettati noi in suo corte. Ma fando poi pace Venetiani col Turco, furno forzati fuggir tutti, et il detto Mosaēhi venne al Rč di Napoli, li Bassf in Ungaria, altri in Venetia, li Ducaguini in la Maeca d'Ancona". Tė tre bijtė e Muzakut pas vdekjes sė tij u kthyen sėrish nė Shqipėri. Provizorisht si ata qėndron qė nė 1455 bujari i ri i Gjinokastrės, Zenevissi, nė dorė tė Napolit. Nė kėtė qytet si dhe nė Lecce, Messina, Reggio Calabria dhe Brindisi vendosen shqiptarė prej Greqie bashkė me tregtarė grekė.
    Pėrveē Napolit qė Kampanja pjellore Principato Ulteriore (Pronvincia e Avellinos), qė i tėrhoqėn kolonistėt pėr qėndrim tė pėrhershėm. Nė vitin 1941 takojmė shqiptarė dhe sllavė nė qytetin Ariano afėr Avellinos: "Albanisi et Scavuni habitanti in questa Cita si hanno optenute...provisioni in mondo habitanti ad contribuire a li pagamenti secondo li altri cittadini secondo loro facultati". Kėta kolonistė duket tė kenė qenė subjekte turbulente, se njė kėrkesė tė popullsisė sė qytetit Dukės sė tyre Ferrante Gonzaga "item se supplica atteso multi Albanesi, Scauuni, et altri cittadini reponeno vini e frutti senza che abbiano vigne e molti Citadini se ritrovano continuamente dannificati, et arrobati in le loro possessione...e li tristi siano castigati".
    Pas Francesco Panas dhe Matteo Cameras rryma mėrgimtare shqiptare ka arritur edhe nė qytetin e vjetėr tregtar Amalfi. Njė nip i Skėnderbeut dhe ky me emėr Georg Kastriota u vendos kėtu me familjen mė 1498 dhe u bė visartar i Dukės tė kėtij qyteti Alfons i Piccolomini. Nė 1505 ngrehu pėr vete dhe pėr pasuesit e tij njė kapele bujarisht nė Domin della B. Vergine della Pieta, me vendvarrosje tė vet; mbi tė njė inscripcion dhe mbi kėtė njė shqiponjė me dy krerė dhe me kurora mbi to dhe nė kraharor mburonjėn me emblemat e Kastriotėvet. Njė Antonio Castriota themeloi kėtu nė vitin 1516 kishėn dello Spedaletto. Po prej kėtij viti pėrmendet njė Amalphiae Magnificus Dominus Georgius Castriota procurator Monasterij. S. Laurenti. Nė shekullin e 17-tė duket qė dega amalfitane e Kastriotėve tė jetė shuar. Nė vitin 1625 pėrmendet pėr herė tė fundit njė Kastriot, kanoniku Andrea, vdekjen e tė cilit e mėsojmė nė kėtė vit.

    Botuar mė 1939

  2. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Nė 100 vjetorin e Eqrem Ēabejt ēfarė mendoni se do tė bėhet?

    Ēabej, im at

    Biseda me Brikena Ēabejn pati si shkas shpalljen qė bota e kulturės shqiptare nėpėrmjet ministrisė pėrkatėse, pritet t'i bė jė vitit 2008 si "Vit i Ēabejt", i shkencėtarit gjuhėtar,Eqrem Ēabej (1908-1980). Deri atėherė, duke i lėnė zyrtarė tė bėjnė punėn e tyre dhe duke e lėnė Ēabejn t'i flasė vepra, me ndihmėn dhe sugjerimet e tė bijės Brikena, po i japim nė dorė lexuesit, njė herė nė javė, njė cikėl shkrimesh deri-diku divulgative nė tė cilat albanisti ynė ka rrokur ēėshtje tė gjuhė shqipe, tė etnogjenezės, tė etnokulturės etj, si psh, problemi i origjinės sė gjuhės shqipe, emrat nacionalė tė shqiptarėve, ilirishtja dhe shqipja...
    Brikena e cila ka trashėguar mbiemrin "Ēabej" nė botimet shqip, zbulon mė poshtė surprizėn e kėtij viti: njė Ēabej si nuk ėshtė njohur asnjėherė, njė Ēabej poet qė nė vitin 1949 shkruante sonete dashurie pėr gruan e tij tė jetės.

    Po botojmė edhe njė ese rebele tė gjuhėtarit tė shkruar nė vitin 1929 kur ai u pėrgjigjet pseudofilologėve. Pse e botojmė ? Sepse ėshtė aq aktuale kur flitet pėr rishikimin e standardit dhe e vendimeve tė Kongresit tė Drejtshkrimit. Nga ana tjetėr gjuha e Ēabejt 21-vjeēar na tregon se me ēfarė fryme po gatitej karakteri i shkencėtarit tė ardhshėm.


    Nė 100 vjetorin e Eqrem Ēabejt ēfarė mendoni se do tė bėhet?

    Do tė qe e udhės tė organizohet njė konferencė albanologjike, me studiues nga gjithė trojet shqiptare dhe gjithashtu me albanologė nga vende tė ndryshme. Nė pėrvjetore tė tilla kėshtu veprohet nė botėn e qytetėruar. Duke qenė njė kontribut pėr studimet albanologjike, tė cilave ai u kushtoi gjithė energjitė e veta, kjo konferencė do tė ishte dhe nderimi mė i madh pėr Eqrem Ēabejn. Besoj megjithatė se do tė ketė dhe aktivitete tė tjera.

    Unė si botuese po pėrpiqem tė nxjerr disa botime veprash tė tij qė, megjithėse janė botuar kohė mė parė, duke mbetur tė shpėrndara nėpėr periodikė, ėshtė vėshtirė tė gjenden sot.

    Shpresoj qė njė ditė tė dalė vepra e plotė e Ēabejt edhe brenda kufijve tė Shqipėrisė, sepse vetėm duke e pasur tė plotė kupton pėrmasat e kėsaj vepre. Pėr fat tė keq, vepra e plotė deri mė sot ka dalė vetėm nė Kosovė nė vitet '70, si dhe nė njė ribotim tė mėvonshėm po atje. Kjo ėshtė njė nevojė e ngutshme jo pėr t'i bėrė nder Ēabejt, por sepse studimet e tij janė me vlerė themelore pėr kulturėn shqiptare. Ka edhe vepra qė nuk janė botuar deri mė sot, si psh. teza e doktoratės e vitit 1933, e cila ka disa vjet qė ėshtė gati pėr botim e qė do tė dalė sė shpejti. Ėshtė njė studim pėr arbėreshėt e Italisė, e pėrkthyer nga gjermanishtja prej Ardian Klosit dhe e redaktuar nga unė.

    Nė kėtė vit, mė 1933 ai kthehet nga Austria. Duke komentuar fotot, thatė qė ai e ndjeu ardhjen si kthimin e njė borxhi Shqipėrisė.
    Po, si detyrim moral dhe si detyrė. Detyrim moral ndaj atdheut, qė njė pjesė tė kohės e kishte mbajtur me bursė nė Austri, kur ishte fėmijė. Detyrė sepse mendonte qė duhej kthyer nė Shqipėri pėr tė kontribuar pėr mėkėmbjen kulturore tė vendit. Po nuk ishte i vetmi nė ato vite, ishte njė brez i tėrė universitarėsh tė rinj qė vepruan kėshtu. Nė Shqipėri kishte vetėm pak gjimnaze nė atė kohė, universiteti u themelua pas mė se 20 vjetėsh, dhe ata pak universitarė qė kishte Shqipėria ishin tė gjithė tė diplomuar jashtė shtetit, nė Austri, Gjermani, Itali, Francė etj. Njė pjesė e mirė e tyre u kthyen pėr tė punuar nė Shqipėri.

    Sipas jush ēfarė raportesh ka ruajtur me shtetin Ēabej, nė atė kohė dhe nė vazhdim me regjimin?
    Them se i ka pasur konstante marrėdhėniet me ēdo shtet, dhe thelbi i kėsaj marrėdhėnieje ishte ky: distancė kėmbėngulėse. Kjo, si pėr parime personale ashtu dhe prej edukatės familjare. Ēabej vinte nga njė familje nėpunėsish shteti, kanė qenė njerėz qė jetonin me rroga, nuk kanė pasur pasuri. E kanė respektuar shtetin, po kanė pasur njė parim nė familje: mos u pėrzjeni kurrė nė politikė. Ky ka qenė njė parim qė ata e kanė trashėguar brez pas brezi. Nga ana tjetėr kanė qenė patriotė e atdhetarė. Nė Shqipėrinė e pushtuar nga fashistėt psh. Ēabej ka bėrė njė rezistencė jo tė hapur, njė rezistencė tė fortė do tė thosha, por pa shkelur parimet e tij. Mund t'ju jap njė shembull. Gjatė pushtimit fashist ai ishte pėr njėfarė kohė mėsues gjimnazi. Ishin tė detyruar qė me raste festash tė dilnin mėsuesit dhe tė detyronin edhe nxėnėsit qė tė visheshin me uniformė fashiste. Ai kėtė nuk e bėri asnjėherė, por nuk dilte tė thoshte hapur qė unė jam patriot, e urrej pushtuesin fashist, por gjente mėnyrėn e tij. Dhe pėr shembull thoshte: nuk e kam uniformėn, e kam ēuar ta pastroj nė pastėrti. Kuptohej mirė qė ky ishte njė justifikim. Jo mė kot mė pas italianėt e larguan "me punė" nė njė gjysmėinternimi nė Itali. Pra, gjėrat qė nuk i donte, gjente mėnyrėn me maturi tė mos i bėnte, pėr tė vazhduar punėn dhe pėr tė kryer ato detyra qė i quante shumė mė tė rėndėsishme dhe mė jetėgjata sesa jetėgjatėsia e njė pushteti politik; qoftė dhe e pushtetit komunist qė ishte e gjatė, 45-vjeēare. Ka shumė ngjarje thuajse anekdotike tė marrėdhėnies sė tij me pushtetin komunist, po s'ėshtė vendi kėtu tė zgjatemi sot.

    Kur vjen fjala tek Kongresi i Drejtshkrimit, ka dhe nga ata qė me tė drejtėn e penės thonė se aty "ishte dhe firmosi" edhe Ēabej, pėr ta veshur me pėrgjegjėsi pėr atė qė u vendos pėrgjuhėn shqipe mė 1972.

    Nė radhė tė parė dua tė bėj njė sqarim. Ajo qė u vendos pėr gjuhėn shqipe mė 1972, pra gjuha letrare KOMBĖTARE, nuk ka qenė njė gjė e keqe, por njė arritje e madhe pėr shqiptarėt kudo qė janė. Nuk jam specialiste e mirėfilltė e kėsaj fushe, por edhe krejt jashtė nuk jam, pasi merrem me botime e pra punoj me gjuhėn shqipe. Po mė mirė se kushdo mund tė sqarojnė vetė shkrimet e tij. Duhet thėnė se pėr gjuhėn letrare Ēabej kishte punuar qysh nė vitet '50, bashkė me kolegėt e tij tė nderuar Xhuvanin, Cipon, Domin etj. Nė njė artikull tė vitit '52 me titull "Detyra e gjuhėsisė shqiptare nė lidhje me gjuhėn letrare kombėtare e probleme tė tjera" ai thekson dy detyra kryesore: 1. Mbledhja e materialit; 2. Studimi i kėtij materiali. Kėto do tė ishin kushtet pa tė cilat nuk mund tė merrej njė vendim. Besoj se njė pjesė e kėsaj pune ndėrkaq qe kryer deri nė fillim tė viteve '70, kur u mbajt Kongresi i drejtshkrimit. Nga ana tjetėr fakt ėshtė qė "gjuhėt e pėrbashkėta tė shkrimit e tė literaturės zakonisht ndėrtohen mbi njė bazė dialektore. Kjo ndėrkaq pėrbėn pikėnisjen pėr njė zhvillim tė mėtejmė..." shkruan ai mė 1972, nė njė artikull tjetėr "Mbi disa ēėshtje tė traditės sė shkrimit dhe tė drejtshkrimit tė shqipes", artikull qė mbaron me kėto fjalė: "... hartuesit e tij do tė udhėhiqen nga njė ndjenjė e lartė pėrgjegjėsie. Nė formulimin e ēdo rregulle do tė jetė e pranishme vetėdija qė ėshtė puna pėr njė drejtshkrim tė caktuar jo pėr disa mijė veta, po pėr katėr milionė njerėz qė e kanė shqipen gjuhė amtare."

    Pra jo vetėm pėr shqiptarėt brenda Shqipėrisė, po dhe pėr ata pėrtej kufijve.

    Ēabej nuk ishte njeri qė bėnte lėshime parimore, ai punoi pa u lodhur pėr shqipen nė tė gjitha fushat, edhe pėr shqipen letrare, dhe jam e bindur se pjesėmarrja e tij ndėr vite nė diskutimet pėr drejtshkrimin nė Institut ka ndihmuar nė shumė raste pėr tė bėrė zgjedhjet e duhura. Pėr shumė ēėshtje ai ka arritur tė imponohet.

    Pėr fat tė keq shumė njerėz sot flasin duke lexuar gjysmė faqe kėtu dhe gjysmė faqe atje, krijojnė gjykimet e veta qė nė tė vėrtetė janė paragjykime dhe nuk nxjerrin rezultate reale. Ēabej kishte njė vėshtrim shumė tė gjerė tė gjuhės letrare shqipe, duke qenė studiuesi i mirėfilltė dhe mė i miri i historisė sė gjuhės shqipe, i teksteve tė vjetra tė gjuhės shqipe, i historisė sė shkrimit shqip, ai e dinte se dialektet nga koha osmane e kėndej kanė divergjuar, janė larguar nga njėri-tjetri, nuk kanė konvergjuar. Kėshtu qė raste qė sot mund tė duken toskėrisht ai e dinte qė nuk janė toskėrishte, po janė tė shqipes mė tė vjetėr. Ai sa ishte tosk, ishte dhe geg me shpirt, sepse tekstet e vjetra shqipe tė cilave u kushtoi jetėn janė tė gjitha tė gegėrishtes.

    Do desha tė citoja edhe kėtė nga njėri prej artikujve tė mėsipėrm qė shpresoj se ju do t'i botoni:
    "Me formimin e shtetit shqiptar, edhe gjuha shqipe ka marrė dhe ka pėr tė marrė... njė zhvillim konvergjent tė dialekteve. Dhe kjo rrugė duhet tė ndiqet, sepse njė shtet unitar nuk mund tė mendohet pa njė gjuhė unitare. Kėtu s'e kam fjalėn pėr njė gjuhė letrare tė vetme, sepse shkrimtarėt mund tė vazhdojnė tė shkruajnė nė dialektin e tyre, po ėshtė puna pėr njė gjuhė tė administratės, nėpėr tekstet shkollore etj...

    Si shkencėtar a e ka ndjerė veten tė izoluar nėn regjim? Ju ēfarė keni vėnė re?
    Kjo ėshtė njė pyetje tė cilės mund t'i pėrgjigjesha gjatė. Por fare shkurt po them se natyrisht qė vepra e tij do tė kishte pasur pėrmasa tė tjera nėse ai do tė kishte vijuar punėn e Joklit nė Universitetin e Vjenės qysh nė vitet '30, duke vijuar me kontaktet e pėrditshme me kolegėt etj. Kėtė po e them unė, se ai nuk ishte njeri qė ankohej, as qė shante. Ai punonte nė kushtet qė kishte e me mjetet qė kishte. Jeta e tij ishte puna.

    Pse thoni qė Ēabejn e citojnė pa e lexuar?
    Lexuesi ka pėr ta parė edhe tek shkrimi i tij "Kundėr pseudofilologėve" qė do tė botoni ju, tė cilin e ka shkruar nė moshėn 21-vjeēare! Mesa duket ka qenė njė dukuri e lashtė nė kėtė vend. Shqiptarėt e duan nė tė vėrtetė gjuhėn e vet, mirėpo kanė shumė qejf tė ngrenė mite mbi tė. Pastaj dalin ca tė tjerė tė cilėve u duket sikur i ēmitizojnė kėto mite, dhe tė dyja palėt, si puna e atyre gjelave qė pėrshkruan Ēabej, zihen pa lexuar. Ēabej ėshtė i kthjellėt dhe i rezervuar. Ai e quan gjuhėsinė njė shkencė ekzakte, nuk jep mendime a prioroi. Edhe kur ėshtė pothuajse i sigurtė ai thotė qė unė kam kėtė hipotezė, po duhen bėrė studime tė mėtejshme. Ndėrsa ata qė e citojnė nuk e lexojnė Ēabejn, sepse ai gjithnjė e mė pak lexohet, ėshtė gjithnjė e mė pak i pranishėm nėpėr librari. Nė Shqipėri ndodh njė gjė qė mua mė dhemb dhe qė ėshtė njė nga tė metat tona kryesore: harresa, mungesa e kujtesės. E kemi zakon qė ēdo 20-30 vjet fillojmė dhe i riciklojmė vlerat, fillojmė nga zeroja, dhe kjo ėshtė gjė shumė e keqe, sepse nuk tė lė tė ecėsh pėrpara.

    Nė kėtė mėnyrė ju pohoni edhe bashkėkohėsinė e veprės sė gjuhėtarit. Kėtė nuk e them unė, as mė takon mua ta them, e kanė thėnėtė tjerė, qė janė specialistė. Vepra e tij besoj ėshtė nga ato qė koha nuk ua bjerr po ua shton vlerat.

    Deri nė fund tė 2008-ės keni ndonjė botim suprizė ?
    Do ketė, sepse unė do tė botoj mė nė fund sonetet e tij, sonete dashurie qė ai i ka shkruar nė kohėn kur ėshtė njohur me nėnėn time, mė 1949. Ka qenė njė dėshirė e tė dyve qė tė mos botohen deri sa ata tė ishin gjallė. Ime mė ka gjashtė muaj qė nuk ėshtė mė mes nesh, kėshtu qė tani kėto vargje mund tė shohin dritėn e botimit.

    Domethėnė pėr herė tė parė do zbulojmė njė Ēabej poet?

    Po, po, Ēabej ka qenė shumė poet nė shpirt, ka qenė i dashuruar me poezinė qysh nė rini tė hershme, dhe nuk ėshtė e rastit qė i ka nisur studimet e tij me poezinėe poezinė popullore. Dinte mijėra vargje pėrmendėsh gjermanisht, nga Goethe, Schiller, Heine, po edhe poetė shqiptarė si De Rada, Fishta, psh. tė cilėt i ēmonte jashtė mase, Lasgushin patjetėr. E pyesja si kishte mundėsi qė i mbante mend, si i kishte mėsuar? Nuk i kam mėsuar pėrmendėsh, mė thoshte, i mbaj mend. Me sa duket nė shkollėn klasike qė ata bėnin nė fillim tė shekullit nė Austri, kaq shumė studiohej me hollėsi dhe zbėrthehej poezia, dhe mėsuesit ishin aq tė aftė, saqė ai pa u ulur kurrė t'i mėsonte pėrmendėsh, i kishin gjithnjė nė mend ato vjersha.

    Me letėrsinė thuhet qė e kishte mbyllur shumė herėt, pėr t'u marrė me literaturėn e profesionit.
    Shumė herėt jo, ai kishte njė formim klasik tė shėndoshė, njihte me themel klasikėt e mėdhenj qė nga antikiteti, mbase sepse universiti nė atė kohė, fundi i viteve '20 e fillimi i viteve '30, ishte njė gjė elitare, pedagogė ishin personalitete botėrore. Mbaj mend se mė ka treguar njėherė qė kish ndjekur njė semestėr tė tėrė njė cikėl leksionesh pėr Dostojevskin nga Trubeckoj, personalitet i madh rus, qė ato vite ndodhej nė Universitetin e Vjenės.

    Rreth viteve '50 kur iu fut punės pėr Buzukun, nga mosha 40 e ca vjeē, kam pėrshtypjen qė ai gjithnjė e mė pak kishte mundėsi tė lexonte letėrsi, nuk i mbetej kohė. Megjithatė nė shtratin e vdekjes i lexoi disa libra qė i kishin ngelur merak.

    Pėr shembull?

    Njė nga librat qė lexoi verėn e fundit, korrik 1980, ka qenė "Gatopardi" i Lampedusės. Kam pėrshtypjen se kur njeriu arrin tek tė dyzetat apo pesėdhjetat, koha relativizohet dhe ti pėrveē kohės tėnde e ndjen veten pjesėtar edhe mė fort tėkohėrave tė shkuara. Kėshtu qė duke e hapur rrezen e kohės, natyrisht do zgjedhėsh vetėm majat. Kujtoj gjithnjė njė fjalė qė mė thoshte nė vitet '70, kur mė shihte qė lexoja pa fund romane bashkėkohore, e ndikuar natyrisht si ēdo i ri nga moda e ditės: "Kena, njė shkrimtar nuk ėshtė i madh kur ėshtė i madh 50 vjet pas vdekjes". Pra qė vetėm nėse vazhdon tė quhet i madh edhe mė pas, njqind a dyqind vjet mė vonė, atėherė ai ėshtė vėrtet i madh.

    Si e mori vdekja?
    Nė Romė, larg shtėpie, nė spital. E rrėmbeu njė kancer nė mushkėri pa mbushur vitin. Ishte 72 vjeē, nė valėn e punės e plot energji. Punoi deri ditėt e fundit. E nisėn nė spitalin ku qe operuar, ditėn e ditėlindjes sė tij, mė 6 gusht, dhe mbaroi pas njė jave, mė 13 gusht. Ishte atje vetėm me nėnėn time. Ka qenė me fjalė deri nė fund, i drobitur fizikisht po me mendje tė kthjellėt pėr atė qė po ndodhte.

    U deshėn 3 ditė qė tė vinte trupi. Mė 13 gusht nė Itali ėshtė ferragosto, djegagur, gjithēka ėshtė e mbyllur, asnjė zyrė qė tė lėshonte ēertifikatėn e vdekjes nuk punonte. Ime mė mė ka treguar qė korteu i pėrmotshėm u nis nga klinika nė periferi tė Romės dhe pėr ēudi, megjithėse nuk i binte rruga andej, u detyrua tė rrotullohej dhe tė kalonte pėrreth "Piazza Albania" ku ėshtė monumenti i Skėnderbeut nė kalė. Ishte ky si njė nderim i fundit.

    Do ishte mirė ta mbyllnim intervistėn me ndonjė anekdotė (nėse ka tė tillė) pėr fėmininė e tij. Pyetja merr shkas nga ajo fotoja e vjetėr ku Ēabej 8 a 9 vjeēar ėshtė mes moshatarėve nė shkollėn e Gjirokastrės.
    Nė atė foto ėshtė dhe vėllai mė i madh i tim eti, Feridi, i cili kishte mbushur moshėn e shkollės dhe hyri nė klasė tė parė. Mirėpo Eqremi i vogėl kishte qarė kaq shumė, qė tė vente bashkė me vėllanė nė shkollė, sa i ati i qe lutur mėsuesit ta pranonte nė klasė, duke i thėnė se ishte i urtė nuk do tė bėntė zhurmė. Ai ndoqi mėsimet dhe doli i pari.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-03-2008 mė 20:17

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gegtoska..
    As burimin nuk ke vene as se me ke eshte intervista.. e kush e ben.. e kur ka dale.. etj..

    fall do shtiem ne te gjejme keto gjera..

    E kemi nje tradit ketu qe i plotsojme ca te dhena..per korrektese.. qe te dihet cfar eshte thene prej nesh e cfar prej hallkut..

    me kupton besoj..

    Ne teme tani..

    Ja vlen qe 2008 -ta te shpallet viti i Cabeut te madh.. me mire se te na shkoje ky vit me demagogjira enveristesh qe perpiqen te na e nxjerrin diktatorin burr te madh..
    Do desha te pergezoj TVSH qe pardje dha nje dokumentar te mire per krimet e diktatures..
    mijra atdhetare dolen ne fotot e ruajtura nga familjet..
    Doktore inxhiniere oficere profesore ekonomiste prifterinj e hoxhallare mesues e dijetare .. etjetj.. qe ishin genociduar nga regjimi enverist..

    Tmerr i vertete..

    kurre nuk eshte teper te argumentosh per krimet e diktatures enveriste.. kurre nuk eshte teper te flasesh e ndricosh figura si Cabeu me shoke..
    Ai jetoj nen terrorin enverist cdo minute..
    Vellane e tije.. e vrane guerilsit enveriste qe gjat luftes.. diku nga 44-tra pa asnje te drejte.. pa asnje arsye pervec arsyeve polpotiste..

    Edhe Kosova duhet te perkujtoje Cabeun.. sepse dhe per Kosoven Cabeu beri shume..

    Mjafton ajo qe.. ne vitet 1940-42.. kur Cabeu punoi ne ministri te arsimit..nen drejtimin e Ernest Koliqit i cili nen direktivat e Mustafa Krujes.. organizoi.. dergimin me urgjence ne Kosove Diber Struge e Tetove..e deri ne Ulqin e Presheve.. te qindra mesuesve te kualifikuar.. t cilet me nje vullnet te pa pare punuan per arsimimin e brezave te tere te trojeve shqiptare.. e ndricimin e mendjeve me frymen e Rilindjes Kombetare e te kultures europiane.. dhe Cabeu mbetet i respektuar..

  4. #14
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anėtarėsuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Pėrtej Gramozit, gati pėr luftė
    Postime
    535
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin

    Mjafton ajo qe.. ne vitet 1940-42.. kur Cabeu punoi ne ministri te arsimit..nen drejtimin e Ernest Koliqit i cili nen direktivat e Mustafa Krujes.. organizoi.. dergimin me urgjence ne Kosove Diber Struge e Tetove..e deri ne Ulqin e Presheve.. te qindra mesuesve te kualifikuar.. t cilet me nje vullnet te pa pare punuan per arsimimin e brezave te tere te trojeve shqiptare.. e ndricimin e mendjeve me frymen e Rilindjes Kombetare e te kultures europiane.. dhe Cabeu mbetet i respektuar..
    Burra tė mėdhenj... Nuk ka pėr tė pas mė si Ēabej dhe Buda...

    ...tani si fatkeqė qė jemi.. kemi njė Viron Koka, Xhelal Gjeēovi apo Gazmend Shpuza... pu puuuuuuuu

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Eqrem Ēabej, 100 vjet pėr ta kuptuar

    09/03/2008 - Gazeta Shqiptare
    Admirina Peēi


    Ky vit shėnon njė pėrvjetor tė veēantė. Njė stacion kujtese qė mund tė shėrbejė pėr tė rilexuar, dhe pėr tė kuptuar filozofinė e njė prej figurave mė poliedrike tė kulturės tonė, Eqrem Ēabejt. Ėshtė 100-vjetori i lindjes sė gjuhėtarit e dijetarit tė njohur, tė cilin studiuesja Ledi Shamku Shkreli e quan “njė spektėr drite”. Duhej tė ishte shpallur viti i Ēabejt viti 2008, por ende nuk ėshtė publikuar asnjė kalendar aktivitetesh pėr tė kremtuar kėtė pėrvjetor. Mėsojmė se Akademia e Shkencave ka ngritur njė komision pėr tė hartuar gjithė detajet e kremtimit tė kėtij pėrvjetori, megjithėse ende nuk ėshtė njoftuar pėr hollėsitė e kėtij plani. Nė njė bisedė me gjuhėtaren Ledi Shamku Shkreli, ndalojmė nė disa prej stacioneve tė jetės dhe veprės sė dijetarit Ēabej, ndėrsa sugjerojmė qė kremtimi i kėtij 100-vjetori tė jetė i kėtillė, njė udhėtim i plotė qė jetėn dhe veprėn e Ēabejt, i parė me tė njėjtėn dritė me tė cilėn ai punoi.

    Duke e konsideruar kėtė bisedė si njė hap tė parė pėr tė kujtuar Eqrem Ēabejn nė 100-vjetorin e lindjes, ēfarė sugjeroni pėr kremtimin e kėtij pėrvjetori?

    Di, qė Akademia e Shkencave ka ngritur njė komision pėr tė kremtuar 100-vjetorin e Ēabejt. Nuk jam nė dijeni pėr platformėn e punės qė ka hartuar ky komision, por duke pasur parasysh se sa poliedrike ėshtė figura e Ēabejt dhe sa shumė faqe ka personaliteti i vet shkencor, sepse Ēabej ėshtė njė spektėr drite, nuk ėshtė njė dritė njėngjyrėshe, e mira do tė ishte qė ky komision ta pėrvijonte platformėn e kėtij kremtimi duke ndjekur pikėrisht pasionin e Ēabejt, rrugė pas rruge, ndalesė pas ndalese.

    Qė do tė thotė njė udhėtim pėrgjatė gjithė jetės dhe veprimtarisė sė tij…?
    Po, qysh nga njė Ēabej qė 12-vjeēar ikėn nė Austri, i dėrguar nga shteti me bursė dhe qė ai mbarte brenda vetes bindjen e pakthyeshme, qė cila do qoftė oferta qė munnd tė merrte do tė kthehej nė vend tė vet pėr t’ia kthyer shtetit investimin qė bėnte pėr tė. Ku e mbėshtes kėtė fakt? Ēabej ka qenė nxėnės i Norbert Joklit, gati biri i dashur i tij. Dhe Jokli asokohe drejtonte Katedrėn e Albanologjisė. Duke ndjerė veten tė shtyrė nė moshė dhe duke parė aftėsitė e padiskutueshme tė nxėnėsit tė vet, e grish Ēabejn qė tė rrijė nė Vjenė dhe tė marrė drejtimin e katedrės sė shqipes. Di se Ēabej e refuzoi shumė natyrshėm kėtė ofertė, duke thėnė: “Duhet tė kthehem se shteti ka investuar pėr mua dhe unė duhet t’ia kthej shtetit kėtė investim”. Ky refuzim sot ėshtė gati i pajustifikueshėm nga mendėsia jonė, duke menduar se nė Austri ai kishte ikur thuajse fėmijė, 12 vjeē dhe Austria ishte bėrė pėr tė gati atdhe i dytė...

    Cili ėshtė punimi i parė serioz shkencor qė bėri Ēabej?
    Ėshtė tema e doktoraturės “Studime pėr italo-shqiptarėt e Horės t’Arbėreshėvet” (Piana degli albanesi) punim i udhėhequr nga Norbert Jokl dhe i recensuar nga Paul Kretchmer, qė tė dy kėta indo-evropianistė tė mėdhenj, pėr tė cilėt Ēabej shprehej gjithnjė se “tė kėtill janė kaq pak sa mund tė numėrohen me gishtat e njėrės dorė”. E bėn nė tavolinė kėtė punim Ēabej? Natyrisht jo. Ēabej shkon dhe jeton aty, nė Horė dhe e nis studimin nga limfa e kėtyre viseve arbėrore, nga zakonet, emėrtesat, nga ritet, foklori, ritet e vdekjes, martesave, kėngėt mitologjia... Dhe bėn njė punim doktorature me natyre jo thjeshtė gjuhėsore, por as historike, bėn njė punim mirėfilli etnolinguistik, tė cilin e zgjeron mė pas, gati e trefishon dhe qė tashmė ėshtė pėrgatitur pėr botim. Do t’i vlejė tė gjithėve filologjisė arbėreshe, dialektologėve, etnologėve, gjuhėtarėve, por mė shumė se kujtdo tjetėr do t’i vlejė vetėdijes sonė kombėtare, e cila pėr arsye thjeshtė ideologjike nuk e njeh fare njėrin nga kėta faktorė garant tė kėsaj vetėdije, sikundėr qe veprimtaria kulturore e arbėreshėve dhe konservacioni i asaj Shqipėrie paraturke qė ata ngėrthyen nė vetvete qė nga momenti qė ata forcėrisht u shpėrngulėn nga dheu mėmė.

    Ky studim shkencor, mbetet sigurisht njė prej stacioneve mė tė rėndėsishme tė jetės sė Ēabejt. I kthehemi kremtimit. Nė ē’ndalesa tė tjera duhet tė fokusohemi?
    Siē e thashė, kjo platformė e Akademisė duhet tė ndėrtojė kėtė udhėtim imagjinar qė 12 vjeē qė e nis shkollimin tjetėrkund, e deri ditėn qė mbyll sytė nė njė spital tė Romės me pezmin se opusi i tij pikėrisht se thellėsisht europian e bashkėkohor mezi shihte dritėn e botimit. Pra, ky itinerar imagjinar, absolutisht i domosdoshėm pėr t’u rindėrtuar nė kėtė kremtim tė 100–vjetorit tė tij duhet tė rrugėtojė biografikisht e shkencėrisht, ashtu siē udhėtoi mė i madhi i dijes sonė nga Austria nė Itali nga Italia nė Kosovė, nga Shkodra nė Gjirokastėr e mandej nė Tiranė, duke ndjekur hap pas hapi kumtin e njė personaliteti qė rritej e i shėrbente kombit, jo vetėm gjuhės, por qenies shqiptare.
    Ky spektėr drite qė ne e quajmė sot Eqrem Ēabej ėshtė etnolog, historian, gjeograf, etimolog, ėshtė hartues tekstesh pėr shkollėn, ėshtė mėsues, planifikues gjuhėsor, madje njė nga pėrfaqėsuesit mė mendjehapur tė kulturės sė gjuhės ndėr ne, tė cilit mjerisht pak iu vu veshi, sepse ideologjia kishte planin e vet. Pėr Ēabejn etnolinguist folėm mė lart dhe folėm fare pak, pasi shpejt do tė ribotohen shkrimet e tij si “Djana dhe Zana” “Kostandini i vogėlith”, “Kėnga e Garentinės”, “Balada e Ago Ymerit”... Reshtim kėtu, sepse do tė pėrmendnim njė mori shkrimesh me natyrė etnolinguistike dhe ia lemė kėrshėrinė lexuesit tė njihet me kėto shtjellime tė arketipit kulturor historik e gjuhėsor qė ka themeluar “Homo albanicus”. Pėr Ēabejn etimolog flet i gjithė opusi i tij i studimeve etimologjike.

    Po pėr Ēabejn si hartues tekstesh shkollore?
    Pėr Ēabejn hartues tekstesh shkollore, mjaft tė marrim njė fakt tė vogėl nė dukje, por shumė domethėnės. Kur sapo qe kthyer nė Shqipėri Ministria e Arsimit i kėrkoi Ēabejt tė hartonte njė tekst gjuhe dhe letėrsie pėr shkollat e mesme. Ēabej riosh vetėm 26- vjeēar hartoi “Elemente tė Gjuhėsisė e tė Literaturės” njė tekst pėr shkollėn e mesme, qė sot cilindo mund ta linte gojėhapur me plotninė e argumenteve qė ka ai tekst. Nis me origjinėn e gjuhės shqipe, vijon me ku flitet sot shqip nėpėr botė (pakicat shqipfolėse si diasporat), me dallimet dialektore midis gegnishtes dhe toskėrishtes, mandej merr me radhė pėrmes vepra autorėsh, e jo thjeshtė me qėndrime etike, sikundėr ndodh sot gjithė evolucionin e shkrimit shqip qė nga “Formula e pagėzimit” mė 1462, autor pas autori, figurė pas figure, duke zbritur deri mė 1934 kur ky libėr u botua. Ky libėr pėrmban pjesė tė zgjedhura dhe filologjikisht tė arsyetuara nga Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani, Gjon Kazazi, pra nga tė gjithė pėrfaqėsuesit e letėrsisė sė vjetėr shqipe. Por pėrmban gjithashtu edhe pjesė tė zgjedhura nga tė gjithė rrymat letrare qė u pėrvijuan jo vetėm brenda kufijve tė Shqipėrisė, por gjithkund ku u shkrua shqip, pa harruar njė pjesė shumė tė rėndėsishme, e qė sot tekstet e lėnė krejt pas dore siē janė baladat, rrėfenjat dhe kėngėt tona epike e lirike tė ruajtura ndėr gegė toskė e arbėreshė. Njė libėr tė tillė sot do ta kishte zili cilado shkollė, cilado klasė, ku shqipja pret tė studiohet, jo vetėm si mjet gjuhėsor, por pikėsėpari si element komb-formues e realitet-formues.
    Por s’mund tė anashkalojmė nė kėtė rast njė tjetėr ndalesė tė rėndėsishme nė veprimtarinė e Ēabejt; planifikimin gjuhėsor...
    Sa i takon planifikimit gjuhėsor dhe ēėshtjeve qė lidhen me kulturėn e gjuhės, dokumentet na dėftojnė se Ēabej sė bashku me Xhuvanin dhe Cipon janė bashkautor tė disa projekteve ortografike, qė fillojnė qysh nė vitet ’30-tė ku shtroi punėn Komisia Letrare e deri nė vulosjen e 1972, ndaj tė cilit Ēabej mbajti qėndrimin e tij prej shkencėtari tė mirėfilltė, qėndrim i cili ėshtė lehtėsisht i kuptueshėm pėr cilindo qė ka sy tė lexojė e mendje tė kuptojė nė krejt opusin e Ēabejt e nė veēanti nė fjalėn qė ai mbajti nė Kongres tė Drejtshkrimit. Pak rėndėsi ka ēfarė interpretimesh mund t’i bėjnė qėndrimit tė tij sot gjithfarė gjuhėtarėsh popullorė pak tė ditur e aq mė pak tė ekuilibruar. Latinėt thonė: “Verba volant, scripta manent”. E meqė fjalėt i merr era, figura e Ēabejt pas kėtij 100- vjetori mbetet e gjitha pėr t’u rilexuar, filozofia e tij mbetet e gjitha pėr t’u kuptuar, larg shtrembėrimeve ideologjike, larg populizmave nacionaliste, larg kozmopolitizmave tė bezdisshėm e pa thelb. Vepra e Ēabejt, e kėtij misionari tė shqipes e tė kulturės sonė, e rilexuar nė njė dritė tė re po me atė dritė me tė cilėn ai punoi, gatitet sot tė jetė pjesė e pandarė mbėshtetėse a mė saktė pėrcaktuese e rrugėtimit tė vėrtetė qė po nis albanistika shqiptare e mijėvjeēarit tė ri.

    Dhe nė fund i rikthehemi Kongresit tė Drejtshkrimit dhe qėndrimit qė mbajti Ēabej. Pse ai e quante tė parakohshėm atė Kongres?
    Nė debatet qė i paraprinė vitit 1972, vėrehet se Ēabej shkruan: “Pėr gjuhėn e njėsuar tė administratės shtrohet pyetja se nė ē’drejtim do tė shkojė konvergimi i saj? Cili nga tė dy dialektet do tė mbizotėrojė? Ose ndryshe: te cilat trajtė e fjalė do t’imponohet njėri dialekt e te cilat tjetri? Sa kohė qė problemi i formimit tė njė gjuhe tė pėrbashkėt ėshtė i lidhur me punėn e dy dialekteve, unė nė lidhje me sa u tha mė sipėr e shoh punėn tė pazgjidhshme pa u studjuar mė parė dialektet e shqipes. Si do tė vėmė ne pėr bazė njėrin nga tė dy dialektet, kur nuk janė studjuar mirė as njėri as tjetri?”. Pėrmbysja e procedurės, pra vendosja mė parė e normės e mė pas studimi i mjeteve gjuhėsore pėr nga pikėpamja distribucionale, pėrcaktoi edhe njė natyrė subjektive e tejet diturore tė normės standarde. Nga kjo natyrė burojnė mjaft kufizime dhe pamjaftueshmėri tė tij sot, tė cilat e pengojnė tė shndėrrohet nė mjet shprehės efikas.

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    UNESCO restauron shtėpinė e Eqerem Ēabejt

    Nė kėtė vit tė 100 vjetorit tė lindjes tė gjuhėtarit tė shquar Eqrem Ēabej, UNESCO pritet tė nisė njė projekt tė veēantė restaurimi pėr shtėpinė e gurtė tė tij nė qytetin e Gjirokastrės.


    B. Kore
    Mar, 15 Pri 2008 11:33:00

    Nė kėtė vit tė 100 vjetorit tė lindjes tė gjuhėtarit tė shquar Eqrem Ēabej, UNESCO pritet tė nisė njė projekt tė veēantė restaurimi pėr shtėpinė e gurtė tė tij nė qytetin e Gjirokastrės. Ekspertėt e monumenteve tė kulturės vlerėsojnė faktin se shtėpia e Ēabejt nė lagjen Hazmurat mbart vlera tė veēanta arkitektonike dhe ndėrtimore.

    “Pėr shkak tė kėtyre vlerave ndėrtimore por edhe nė shenjė respekti pėr veprėn e gjuhėtari tė shquar UNESCO-e ka shpallur kthimin nė identitet tė banesės sė gurtė prioritare pėr muajt nė vazhdim”, thotė drejtori i Zyrės sė Administrimit dhe Koordinimit tė Qytetit Muze, Rajmond Kola. Projekti i UNESCO-s krahas frenimit tė rrėnimit tė kėsaj banese synon restaurimin e disa prej elementėve kryesore tė saj, dhe kryesisht punimeve karakteristike nė ambjentet e brendshme tė shtėpisė sė gurtė.

    Gjatė vitit tė kaluar ministria e Kulturės zbatoi njė projekt restaurues nė njė pjesė tė kėsaj banese. Ndėrtimi i shtėpisė sė gurtė tė Ēabejt daton nė vitin 1866 ndėrkohė qė pėr rindėrtimin e saj ka dy mbishkrime 1891 ndėrsa nė njė tė tretė mė 1892.

    Nė botimin e tij "Qyteti muze i Gjirokastrės" studiuesi Emin Riza shkruan se "nė gjendjen fillestare banesa ka qenė me dy oborre dhe me njė ambient ndihmės pėrballė banesės nė oborrin kryesor".

    Nė vitet 1891-92 banesa ka pėsuar njė rikonstruksion tė rėndėsishėm qė ka konsistuar nė shtesėn e krahut tė majtė me gjashtė ambiente, dy nė secilin kat. Kjo shtesė ėshtė e lidhur pėr ndarjen e banesės nė dy ambiente tė veēanta. Sipas studiuesit Riza " nė gjendjen e re porta origjinale i shėrben pjesės sė shtuar, nė hapėsirėn ndėrlidhėse tė sė cilės janė ndėrtuar shkallė tė reja.

    Njė portė e dytė e hapur gjatė rikonstruksionit i shėrben pjesės origjinale".Pjesa e shtuar si pjesė origjinale, funksion si banesė mė vete, ka oborrin e saj dhe daljen e veēantė nė rrugė nėpėrmjet portės karakteristike. Ambientet e shtuar nė pėrgjithėsi ruajnė, skemėn funksionale tė zakonshme tė banesės gjirokastrite si dhe dekorin e pasur nė dru veēanėrisht nė tavane. Gjendja shumė e mirė e pjesės sė shtuar mė 1891-1892 bėn qė tė shėrbejė si njė vepėr e rėndėsishme pėr zhvillimin e elementėve tė ndryshėm arkitektonikė dhe konstruktivė nė kėto vite.

    Shekulli

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Botohen pėr herė tė parė nė Shqipėri leksionet e Eqrem Ēabej nė Prishtinė

    Intervista/ Botohen pėr herė tė parė nė Shqipėri, leksionet qė Eqrem Ēabej ka mbajtur nė Prishtinė gjatė dy viteve. Pėrse "Hyrje nė indoeuropanistikė" pati kėtė fat. Nė CD edhe zėri i regjistuar i gjuhėtarit. Ledi Shamku-Shkreli: "Sot shqiptarėt e ēliruar kanė mundėsi ta takojnė Ēabejn e lirė."

    E para gjė qė pėrshėndet "Vitin Ēabej" nė 100 vjetorin e lindjes sė gjuhėtarit ėshtė botimi pėr sė shpejti i "Hyrje nė indoeuropianistikė" e njohur ndryshe si leksionet e Prishtinės. Kjo pėrmendet edhe si njė vepėr e lirė qė ka dalė nė njė hapėsirė mė tė lirė se Shqipėria e viteve 70. Arsyet pse, duke marrė paraysh kushtet ku u mbajtėn kėto leksione, i komenton nė kėtė intervistė gjuhėtarja Ledi Shamku-Shkreli, autore e parafjalės sė botimit nga "Ēabej", e cila e cilėson "si teksti mė i mirė teoriko-analitik i gjuhėsisė shqiptare." Efektin qė kjo vepėr mund tė ketė nė gjuhėsinė shqiptare ajo e krahason me efektin qė pati pėr gjuhėsinė evropiane tė shek. XX "Kursi i gjuhėsisė sė pėrgjithshme" i Saussurit.


    Ndryshe nga veprat qė do tė botohen nga e bija, Brikena Ēabej, kjo vepėr postume do tė ketė me vete edhe njė CD ku ėshtė i regjistruar zėri i Eqrem Ēabejt me leksionin e parė tė ciklit prej nėntė ligjėratash.

    Pas shumė vitesh botohet premierė njė vepėr e Ēabejt, "Hyrje nė indoeuropianistikė" e njohur ndryshe si leksionet e Prishtinės. Nga janė nxjerrė kėto regjistrime dhe si u bė vepėr e shkruar?


    Po, ėshtė e vėrtetė, ky libėr e sheh dritėn e botimit nė Shqipėri pas 35 vjetėsh. Bėhet fjalė pėr njė cikėl tė plotė leksionesh, dhėnė kursit pasuniversitar tė studentėve tė gjuhėsisė nė Universitetin e Prishtinės nė periudhėn 1971-1973. Ndonėse duket paradoksale, nė Jugosllavinė e Titos gjuha shqipe studiohej nė tė gjitha rrafshet e saj, ēka nuk ndodhte nė Shqipėri. Njė kurs i tillė, pra mbi Indoeuropianistikėn, nuk u pranua kurrė nė Universitetin e Tiranės. Kėshtu, parė nė kėtė largesė kohore, botimi "Hyrje nė Indoeuropianistikė" i leksioneve tė Prishtinės, paraqiste disa vėshtirėsi relative. Pikėsėpari ishim pėrballė njė trashėgimie tė folur dhe ajo duhej ta ruante kėtė mblojė gjuhore. E morėm kėtė vendim jo vetėm pėr tė mos e ēngjyrosur tekstin nga stili i vetė autorit – pėr ne shumė i ēmuar – por edhe pėr tė ndjekur parimet filologjike me tė cilat gatitet pėr botim njė material i tillė. Shembuj tė kėtillė pune ka plot, mjaft tė kujtohet Kursi i F. de Saussurit, Sette lezioni sul linguaggio i T. De Mauros, botimi postum i leksioneve tė Luigi Cecit etj. etj. Leksionet e regjistruara nė fakt qenė zbardhur fill asokohe nė Prishtinė e qenė pėrmbledhur nė vėll. VI tė "Studime gjuhėsore", botim po i Prishtinės, por paraqisnin edhe ato ndėrhyrje, rėndime me shembuj tė paofruar nga autori e sidomos mjaft pasaktėsi, edhe terminologjike. Sakaq, ajo ēka ne trashėgonim si tė vetmen pikė tė padiskutueshme referimi ishte veē leksioni i parė nė regjistrim zanor. Kėshtu, pasi e dėgjuam me mjaft kujdes dėshminė zanore duke e krahasur me gjendjen e tekstit tė shkruar, e pasi kuptuam s'andejmi edhe tipologjitė e problemeve tė kėtij tė fundit, sė bashku me Brikena Ēabejn i hymė punės sė pėrimtė pėr restitutio texti.

    Nė zgjidhjen e nyjeve tė vėshtira na erdhėn nė ndihmė qoftė rimarrja e argumentave nga vetė Ēabej nė studime tė tjera tė tij kėsodore, qoftė edhe ata autorė qė ai, nė fund tė leksioneve, i pat kėshilluar si literaturė e mėtejme. Shpresojmė tė kemi ndrequr pėr sa mundėm gabimet e bartura tė kėsaj vepre, e cila mund tė konsiderohet ndoshta si teksti mė i mirė teoriko-analitik i gjuhėsisė shqiptare. Vendimi i fundit qė morėm nė gatitjen pėr shtyp tė kėtij teksti ishte t'i bashkangjisnim atij edhe CD me leksionin e parė tė ciklit prej nėntė ligjėratash. Zgjodhėm kėshtu, pėr ta ndarė edhe me lexuesin shqiptar emocionin qė na pat shkaktuar ne vetė dėgjimi i zėrit tė Ēabejt-lektor. N'atė mėnyrė aq tė pastėr e tė prunjtė tė mbajturi leksion, kushdo mundet me gjetė sot edhe njė model tė shkėlqyer komunikimi me studentėt, si pjesėz nga visari shkencor, kulturor e didaktik qė fatmirėsisht kemi trashėguar nga Eqrem Ēabej.

    Kjo pėrmendet edhe si vepėr e lirė qė ka dalė nė njė hapėsirė mė tė lirė se Shqipėria e viteve 70. Ku duket kjo, dhe a ėshtė e vėrtetė qė Ēabejt nė Shqiperinė e asaj kohe i mungonte vetėm hapėsira e lirė?


    Tek ne, pėr dekada me radhė tė vėrtetat shkencore nė pėrgjithėsi, e sidomos ato albanologjike, janė trysur nėn peshėn e ideologjisė e ndonjėherė janė shtrembėruar po prej saj. Ky tashmė ėshtė fakt i ditur. Sa pėr tė bėrė njė shembull konkret, nė kėto leksione tė Prishtinės profesori citonte se "dy janė autorėt qė do tė konsiderohen si autorė veprash bazale, Antoine Meillet dhe Holger Pedersen", duke dhėnė kėsisoj me tė drejtė njė referim kaq vlerėsues pėr linguistin e madh A. Meillet. "Ngatėrresa" tė shkencės me politikėn dhe tė politikave gjuhėsore me ato diplomatike, pėrsa mund tė duken sot tė dėmshme, i shėrbyen atbotė ideologjisė si zhgun pseudopatriotik, me tė cilin mvishej njė manipulim i vėrtetė kulturor e gjuhėsor i qenies shqiptare. Synimi? Ndėrprerja e ēdo lidhjeje me tė kaluarėn qė nxirrte zbuluar kėtė manipulim, krijimi i njeriut tė ri, me gjuhė tė re e shkencė tė re. Rezultati?

    Natyrisht njė lavjerrje shumė e madhe e vlerave tona tė qenėsishme, por kam bindjen se shqiptarėt do tė dijnė tė rivendosin nė vend hierarkinė e kėtyre vlerave, e tė rindėrtojnė tė reja mbi to. E nė kėtė proces tė rėndėsishėm sa kombėtar aq integrues, ata do tė ndihmohen edhe nga puna e luminarėve qė ideologjia nuk mundi t'i lavjerrė – mes syresh Ēabej. Ju mė pyesni nėse Ēabejt nė Shqipėrinė e asaj kohe i mungonte vetėm hapėsira e lirė, e unė ju them se njė shkencėtari, aq mė fort njė gjuhėtari, duke i hequr lirinė shkencore, i ke hequr shkencėn. Parė nė kėtė dritė, ėshtė habi e mrekulli njėherėsh si profesori ynė ia doli tė mos e humbte lirinė e vyer as brenda vetes e as nė raport me kolegėt dhe me shkencėn. Natyrisht kjo i kushtoi qilarizimin e veprės sė tij, e cila sot po botohet thuajse e gjitha postume. Gjithsesi, sot shqiptarėt e ēliruar kanė mundėsi ta takojnė Ēabejn e lirė.


    Kur analizon "Hyrje nė ideoeuropianistikė" ti nxjerr njė takim tė gjuhėtarit shqiptar me Saussurin dhe Ėittgensteinin. Ku ėshtė kulmi i kėsaj puqjeje?


    Ēabej ndoqi studimet e larta nė Vjenė tamam nė njė kohė kur Europa po zbulonte kumtet e Kursit tė F. de Saussurit. Mes tjerėve, profesor i tij ishte vetė Nikollaj Trubeckoj, njėri ndėr themeluesit e Rrethit Gjuhėsor tė Pragės, veprimtaria e tė cilit, sikundėr dihet, ka meritėn se i ktheu gjuhėsisė Saussurin. Pra Ēabej i njihte fort mirė tharmet e themeluesit tė gjuhėsisė moderne, sikundėr njihte edhe zhvillimet bashkėkohėse tė teorive tė tij. Ndarja saussuriane sinkroni-diakroni themeloi Strukturalizmin nė gjuhėsi, dhe si ēdo gjė e re dhe e pakonsumuar, nxiti mbivlerėsimin e studimit tė shkėputur tė stadeve gjuhėsore, duke e errėsuar disi ēėshtjen e evolucionit tė gjuhėve. Pas kėsaj vlage fillestare, gjuhėtarėt, e sidomos indoeuropianistėt dhe filozofėt e ligjėrimit, kuptuan se shtegu diakronik dhe ai sinkronik nuk pėrjashtojnė njėri-tjetrin, por vihen nė shėrbim tė rezultateve tė secilit. Ėittgensteini i dha njė ndėr formulimet mė eksplicite kėsaj filozofie tė re pune, duke ngulmuar se"interpretimi i objektit dhe domethėnia e po atij objekti janė dy gjėra tė ndryshme. Duke e pėrshkruar objektin ne nuk mund tė pandehim se po i pėrcaktojmė atij edhe domethėnien". Pikėrisht kėtė lidhje tė pandashme mes historisė dhe aktualitetit e nxjerr bukur mirė nė pah Ēabej, duke sqaruar dallimin qenėsor qė ka mes atyre qė ai i quan Rezultate Pėrshkruese dhe Rezultate Spjeguese. Njė dukuri gjuhėsore, thekson Ēabej nė tekst, e parė nė vetvete dhe pėr vetveten, thjesht pėrshkruhet por nuk spjegohet. Pėr t'u spjeguar, ajo duhet parė edhe nė diakroninė e saj. Si metodė pune, kjo logjikė gjendet nė tė gjithė opusin ēabejan; meritė e "Hyrjes" ėshtė se, duke qenė njė tekst edhe didaktik (leksione), kėtė shteg metodik e gjejmė tė pėrkufizuar qartė dhe thjesht edhe teorikisht. Dua gjithashtu tė shtoj se kjo metodė pune qė lidh tė djeshmen me tė sotmen nė gjuhė, e i bėn ato pjesė tė gjalla tė njė organizmi tė vetėm, mbetet sot parėsore pėr t'u zbatuar nė studimet tona gjuhėsore. Sot qė kufizimet ideologjike po zhduken dhe shqipja ka vėrtet shumė nevojė tė njohė tė tashmen e tė rizgjohet gjithashtu sė brendmi, po nė emėr tė sė tashmes.


    Njė pyetje do tė ngrihej gjithmonė pėr kėtė figurė: si arriti tė japė rezultate pėrtej filologjisė shqiptare dhe tė mbetet nė rrjedhat europiane tė metodikės shkencore?


    E ceka kėtė ēėshtje edhe nė pyetjen e dytė: Ēabej nuk hoqi dorė kurrė as nga liria e tij pėr tė studiuar e pėr tė nxjerrė nė pah vetėm tė vėrteta shkencore, pavarėsisht nga "kėrkesat" e ideologjisė, sikurse nuk hoqi dorė as nga koherenca e objektit dhe metodave tė tij studimore. Qoftė objekti, qoftė metodat, tek ai mbetėn tė pashkėputura nga rrjedhat e studimeve bashkėkohore europiane, sikundėr mbetėn tė gjalla edhe lidhjet e tij me ata mendimtarė qė kėtu cilėsoheshin "borgezė", "fashistė" e "revizionistė". Ēabej pra nuk u modifikua! Pėr tė mund tė thuhet vetėm se u tkurr nė objekt studimi, pas ndėrhyrjes politike nė shqipen nė Kongres tė vitit 1972. Edhepse qysh nga vitet '30 kishte qenė bashkėhartues i tė gjitha projekteve ortografike, pra kish kontribuar ndjeshėm nė ēėshtjen e drejtshkrimit tė shqipes e tė kulturės sė saj, ai kuptoi se planifikimi gjuhėsor pas Shtatėdhjetėedyshit nuk i takonte mė gjuhėsisė, por ideologjisė. Kėshtu, pasi tha mendimin e vet lidhur me kėtė ēėshtje, dhe e pėrsėriti publikisht edhe fill pas vendimeve tė Kongresit, ai iu kushtua mandej mė sė shumti gjuhėsisė historike. Dhe me rezultatet e kėtyre studimeve, pėrsa qe gjallė, Ēabej vijoi tė mbetet pikė referimi ndėrkombėtare pėr sistemimin e vijuar tė vendit tė shqipes nė familjen e gjuhėve.


    Dhe mė pas, kur ai nuk ishte mė, ku u ndje zbrazėtia qė u krijua nga kjo humbje jo vetėm brenda shkencės sonė, po edhe nė ato zona ku vepra e Ēabejt ishte burim reference pėr ēėshtjet e shqipes?


    Ēabej u nda nesh njėzetetetė vjetė mė parė. Kėto tri dekadat e fundit, pėr zhvillimet ndėrkombėtare nė limerin e gjuhėsisė si shkencė, kanė qenė sikundėr dihet, nga mė tė begatat. Shumė punė ėshtė bėrė e pėrsosur edhe nė lėmė tė Indoeuropianistikės, ku falė tė dhėnave tė modernizuara qė vinin nga studimet lokale mbi secilėn gjuhė, laboratoret ku pėrsosej harta gjuhėsore fillestare e Schleicherit ndėrtonin e rindėrtonin skema e harta gjithnjė e mė tė plota. Ky dinamizėm vinte natyrisht falė pėrditėsimit tė vijuar tė metodave qė aplikonin nė gjuhėsi vendet rrotull nesh. Sa kohė qė misionari ndėrkombėtar i shqipes nuk iu nda as metodave bashkėkohore e as mosshtrembėrimit tė rezultateve, hartat e pėrfshinė nė ēdo pėrditėsim edhe shqipen. Porse kam vėrejtur jo pa trishtim se nė hartat e skicuara nė vitet '90, shpesh shqipja mungon. Kėtu nuk kemi tė bėjmė as me shovinizėm gjuhėsor e as me lajthitje tė hartuesve. Thjesht zėri i gjuhėsisė shqiptare, qė ngulmoi tė mbetej sui generis, ku nga ideologjia e ku nga mosnjohja, nuk u harmonizua dot mė nė akordet zanore tė zhvillimeve ndėrkombėtare. Shoqata Gjuhėsore Frėnge, ajo Gjermane, Rumune, Italiane e tė tjera organizma gjuhėsore europiane ku Ēabej, jo pa sakrifica, kish qenė vijimisht anėtar aktiv, nuk e kishin mė pėrfaqėsuesin e shqipes. Nuk ngurroj tė them, e jo pa pezm, se pas viteve '80 izolimi i gjuhėsisė shqiptare u bė vėrtet i skajshėm, derisa u mbėrrit nė njė pikė si kjo sotmja, ku ndėr dyer institucionesh hasen mė tė rrallė veē studiues nga diasporat arbėreshe, apo nga Kosova e Maqedonia. Ku duhet rilidhur filli ynė kombėtar e ndėrkombėtar? Ndoshta pikėrisht aty ku e la Ēabej...

    A ka ēėshtje pėr t'u riparė me sy kritik nė pėrfundimet e shkencėtarit?

    Shkenca fatmirėsisht zhvillohet nė trajtė stafete. E marrim aty ku e lėnė pararendėsit tanė mė tė mirė, duke ndėrtuar mbi ta, pra duke i rivlerėsuar ata! Kėshtu bėri Ēabej me Meyerin, me Joklin e me tė tjerė, kėshtu ndodh gjithkund. Pra kėshtu naltohen muret e shkencės, e disa, ata qė koha i saktėson duke i vlerėsuar, vijnė e bėhen gurė themeli. Ēabej ėshtė tashmė njė ndėr kėta gurė pėr ne. Shumė punė qė nuk mundi t'i mbyllė do tė vijojnė, shpresoj, e mjaft rezultate tė tij do tė pėrditėsohen falė zhvillimit qė njeh veē njė kah, atė tė pėrparimit. E pikėrisht ky zhvillim qė rivlerėson shkencėtarin tonė, zbeh edhe mjaft gjykime andatare (amatore) qė kanė zėnė e ndihen ndėr ne rreth punės sė tij; kanė zėnė e ndihen nga individė qė nuk ia kanė asfare kėrēikun kėtyre punėve. "Ēka furfurit, pa lindun mirė, ka vdekun / e thjeshta u shkon breznive e paprekun", thotė Gėte tek Fausti.

    Ē'mund tė thuhet pėr studimet nė fushėn e europianistikės sot nė Shqipėri?

    Pak mund tė thuhet, vėrtet pak. Hiq ndonjė studiues aktiv e modern si B. Demiraj apo K. Topalli, mendoj se studimet nė fushė tė Indoeuropianistikės nė Shqipėri presin ende tė hedhin shtat, por tė modernizuara, duke mbajtur brenda gjithė atė tharm qė u dha shek. XX. Dhe veē kėtij tharmi, duhet tė ngėthejnė patjetėr edhe frymėmarrjen e gjerė qė pati mendimi shkencor i Ēabejt, i cili zhvillimet e shqipes nuk i pa shkėputazi brenda caqeve tė cungėta tė hapėsirės albanofone, por nė kuadrin e marrėdhėnieve tė ndėrsjella tė kėsaj gjuhe – pra tė kėsaj kulture – me simotrat e tjera tė familjes ku kjo gjuhė gjendet qysh nė krye tė moteve.

    Ēfarė modeli gjuhėtari pėrfaqėson pėr ty Eqrem Ēabej?

    Eqrem Ēabej ėshtė model pėr shumėkėnd, jo veē pėr gjuhėtarė e filologė. Sa mė takon mua, do ta ndaja kėtė pėrgjigje nė tri tė ndėrvarura, por po aq tė bashkėlidhura. Nė rrafshin etik, pėr mua Ēabej pėrfaqėson njėrin ndėr modelet e figurave publike tė prunjta, por tė papėrlyeme, qė nuk i lanė shteg manipulimit as brenda mendjes e as brenda shpirtit. E gjithashtu, po nė rrafsh etik, e rendis ndėr ato modele qė patėn nė sy ēėshtjen e kulturės kombėtare dhe i shėrbyen ndėrtimit tė njė atdhetarie tė re, europiane e larg patoseve nacionaliste, por po aq shumė shqiptare. Nė rrafsh tė kontributit, sot nė qindvjetor tė tij, ėshtė e qartė mė fort se kurrė qė puna, veē puna mbetet, fjalėt i merr era. Puna pa pritur duartrokitjet me sy nė havą. Edhe kėtu ai mbetet pėr mua model. Nė rrafsh shkencor – besoj se pėr kėtė kam folur shpesh. Unė e konsideroj jo veē mė tė madhin albanist tonin, por edhe mė tė madhin e dijes sonė. Mbetet ende i gjithi pėr t'u rilexuar nė njė dritė tė re.

    U bėnė dy vjet qė drejton kolanėn e shtėpisė botuese "Ēabej" tė quajtur "Excipere", fjalė e "huazuar" nga Ēabej.

    Po, kjo fjalė ėshtė e huazuar nga Ēabej, i cili e merr si hipotezė tė Meyerit e me tė cilėn pajtohet si burim emėrtimi edhe M. Kruja (disa tė tjerė jo). Siē thashė mė parė, fatmirėsisht shkenca zhvillohet nė trajtė stafete. E kemi zgjedhur kėtė emėrtesė pėr gjerdanin tonė albanologjik, duke besuar nė kontributin pėr rindėrtimin e njė gjuhėsie shqiptare pa paragjykime ideologjike dhe pa komplekse ndaj historikut tė shqipes dhe bashkėjetesės sė saj me gjuhėt dhe kulturat rrotull saj, edhe nė paēin qenė ato hera-herės superiore. E po ashtu e kemi zgjedhur kėtė emėr edhe pėr t'i qėndruar bindjes tashmė tė njohur se nuk ka histori tė njė gjuhe, por histori gjuhėsore tė njė bashkėsie qė flet atė gjuhė. A nuk dėshmon pėr kėtė edhe kontributi i Ēabejt? Ky gjerdan botimesh, i orientuar si pėr nga nxjerrja nė pah e punimeve tona albanologjike qė pėr arsye ideologjike nuk u botuan kurrė (pėrmend kėtu punime tė G. Meyerit, N. Gazullit, M. Krujės, tė cilat tashmė e kanė parė dritėn e botimit, si edhe pjesė tė opusit ēabejan), po i orientuar edhe pėr nga teoritė e reja europiane nė fushė tė gjuhėsisė, po gatitet tė nxjerrė shumė shpejt nė dritė edhe vlera tė tjera. E kam fjalėn pėr Fjalorin Toponomastik tė Gazullit, i cili del pėr pak javė, apo pėr Lufta e gjuhėve dhe politikat gjuhėsore, tė Louis-Jean Calvet, profesor i Sociolinguistikės nė Sorbonė. Po ashtu kam parasysh kėtu edhe sjelljen nė shqip qė po gatitet pėr botim i Shkrimeve tė Gjuhėsisė sė Pėrgjithshme, tė F. de Saussurit, tė cilat nuk njiheshin deri para pak vitesh e qė u gjetėn rastėsisht nė vitin 1996. Posė kėtyre qė pėrmenda, presin radhėn pėr t'u gatitur pėr botim edhe mjaft punime tė tjera, tė cilat janė nė fazė bocash. Tek e fundit, verbum volant, carta maneat, apo jo?

    Pėr ta ndarė edhe me lexuesin shqiptar emocionin qė na pat shkaktuar ne vetė dėgjimi i zėrit tė Ēabejt-lektor. N'atė mėnyrė aq tė pastėr e tė prunjtė tė mbajturi leksion, kushdo mundet me gjetė sot edhe njė model tė shkėlqyer komunikimi me studentėt, si pjesėz nga visari shkencor, kulturor e didaktik qė fatmirėsisht kemi trashėguar nga Eqrem Ēabej.


    Shekulli
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-04-2008 mė 14:03

  8. #18
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Njė ditė pėr Ēabejn

    Gjuhėtari Eqrem Ēabej, pėrkujtohet sot, nė kuadėr tė 100- vjetorit tė lindjes sė tij, me njė konferencė shkencore, e cila zhvillohet nėn kujdesin e veēantė tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė,

    Konferenca

    Gjuhėtari Eqrem Ēabej, pėrkujtohet sot, nė kuadėr tė 100- vjetorit tė lindjes sė tij, me njė konferencė shkencore, e cila zhvillohet nėn kujdesin e veēantė tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Prof.Dr. Bamir Topi, Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Bukura, nė Kosovė.

    Nė kujtim tė gjuhėtarit tė shquar, viti 2008 ėshtė shpallur si "Viti Ēabej", ndaj profesorė dhe akademikė, do tė mbajnė kumtesa mbi veprimtarinė shkencore tė Ēabejt, mes tė cilave, "Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe", "Fonetika historike e shqipes", "Fjalori i gjuhės shqipe", "Drejtshkrimi i gjuhės shqipe", si dhe shumė botime tė tjera nė folklor, etnografi dhe histori letrare.Eqrem Ēabej, njė nga figurat mė tė shquara tė shkencės, arsimit dhe kulturės shqiptare, lindi mė 6 gusht tė vitit 1908 nė Gjirokastėr.

    Shkollėn fillore e kreu nė vitin 1921 nė vendlindje dhe vazhdoi studimet e larta pėr Filologji nė Austri, fillimisht nė Klagenfurt (1923-1926), Grac (1927) dhe Vjenė (1930), ndėrsa mė pas, u specializuar nė gjuhėsinė krahasuese indoevropiane. Veprimtarinė shkencore e shtjelloi nė gjuhėsi, por edhe nė folklor, etnografi dhe histori tė letėrsisė. Me rėndėsi tė madhe janė dhe studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikės si edhe kodifikimi i gjuhės letrare. Prof. Eqrem Ēabej ka dhėnė njė ndihmė tė ēmuar me njė varg sqarimesh etimologjike gjatė hartimit tė "Fjalori i gjuhės shqipe", botuar nė Tiranė mė 1980.


    Shekulli
    Sui generis

  9. #19
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Eqrem Ēabej: Romantizmi e modernizmi

    Eqrem Ēabej ėshtė studjues i thelluar i gjenezės sė literaturės shqipe dhe fillestar i studimit tė strukturės sė literaturės shqipe (poetikės sė saj). Ai ka krijuar kurorėn teorike tė romantizmit shqiptar dhe nismėn teorike tė letėrsisė moderne shqipe

    Paranteza I

    Eqrem Ēabej, albanologu i famshėm e gjuhėtari mė i madh shqiptar deri mė sot, studimet e veta tė para i lidhte me ēėshtje tė letėrsisė. Dy studimet e tij pėr letėrsinė shqipe, Pėr gjenezėn e literaturės shqipe dhe Romantizmi nė Europė lindore e juglindore dhe nė literaturėn shqiptare, tė lexuara sė bashku, pėrbėjnė pikėpamjet e tij pėr kėtė letėrsi, qė nuk do tė ndryshojnė mė. Prandaj, edhe sot, kush merret me sistematizimin e pikėpamjeve letrare tė Ēabejt do tė rikthehet gjithnjė te kėto studime.

    Studimet letrare tė Ēabejt pėr disa decenie patėn mbetur nė harresė apo sė paku nė hije tė studimeve tė tij gjuhėsore. Ēabej i hershėm u rimor mė fuqishėm vetėm nė vitet ’70-tė tė shekullit njėzet, kur ai u shfaq nė Prishtinė nė ligjėrimet pėr albanologjinė nė mesin e studentėve e tė studiuesve tė letėrsisė; atėherė kur u botua vepra e tij e plotė te Rilindja e Prishtinės.

    Ibrahim Rugova, sistematizuesi mė i plotė i kritikės letrare shqipe deri mė sot, metodėn kėrkuese tė Eqrem Ēabejt nė studimet letrare e quan “kulturohistorike” e “filologjike”. Po edhe ky cilėsim e ka prehistorinė e vet nė Prishtinė a gjetiu. Ėshtė koha kur shkrimet kritike tė autorit tonė u shpaluan rishtazi, duke u diskutuar pro edhe kundėr.

    Vetė jam marrė me leximin kritik tė shkrimeve tė Ēabejt nė tri deceniet e fundit tė shekullit tė kaluar. Herėn e parė pėr tė shqyrtuar studimet e librat e tij pėr letėrsinė, duke bėrė paraqitje e vlerėsim. Herėn e dytė pėr tė pėrvijuar konceptet e tij themelore letrare. Herėn e tretė pėr tė nėnvijuar metodėn e tij, duke pasur parasysh edhe personėn e tij kulturore e letrare.

    Ky i tashmi ėshtė takimi i katėrt me studimet e tij letrare, me dėshirėn tė mos jetė i fundit.

    Romantizmi

    Romantizmi nė Evropė lindore e juglindore dhe nė literaturėn shqiptare, i shkruar mė 1945 e i botuar vetėm mė 1994 ėshtė studimi mė sistematik letrar i Ēabejt, e, njėherėsh, kurora teorike e romantizmit shqiptar. Autori kėtu merret me rrėnjėt, origjinėn, karakteristikat letrare e filozofinė e kėtij formacioni letrar nė Europė pėr tė arritur te karakterizimet dalluese: nė Europė romantizmi ėshtė vetėm “njė epokė letrare”, nė Europėn Juglindore ėshtė “njė pėrlindje letrare”, kurse nė vendet si Shqipėria romantizmi paraqet themelimin e letėrsisė (shkrimtarisė) kombėtare. Te tė fundit, paraqet sipėrtheksim tė idesė nacionale, rilindje kulturore e kombėtare, ngritje tė kultit tė lirisė, forcim tė identitetit nacional, krijim tė gjuhės kombėtare dhe tė shtetit kombėtar.

    Nė pjesėn III tė kėtij studimi Ēabej merret me romantizmin shqiptar, duke nėnvizuar edhe njė herė nė fillim qė “Pėrpara historisė sė literaturės shqiptare duhet shkruar historia e Shqipėrisė” (93). Duke i qėndruar besnik kėsaj teorie, autori nė trajtėn e pėrmbledhur jep historinė e shqiptarėve (stėrnipėve tė fiseve ilire), duke ndjekur komunikimet e tyre kulturore historike nė ngjitje nė kohė: me grekėt, romakėt, Bizantin, sllavėt, osmanėt.

    Kjo histori nacionale e kulturore evidenton marrjet e dhėniet nga Lindja e nga Perėndimi, prandaj edhe pėrfundimi pėr shqiptarėt e kulturėn e tyre nė mes tė Lindjes e tė Perėndimit. Kjo gjendje i gjen shqiptarėt edhe nė kohėn e lindjes sė kombeve dhe nė kohėn e lindjes sė letėrsisė nacionale, me tė cilėn takohet periudha e Romantizmit.

    Poetėt romantikė shqiptarė Ēabej i sheh si krijues tė veprave tė artit dhe si atdhetarė e edukatorė tė kombit. Duke pasur parasysh trashėgimitė kulturore autori romantizmin shqiptar e sheh si romantizėm evropian e si romantizėm ballkanik, duke identifikuar pėrfaqėsuesit e mėdhenj tė kėtyre pamjeve Jeronim de Radėn dhe Naim Frashėrin.

    De Rada ka trashėgim njė kulturė shqiptare - bizantine paraturke. Karakteristikat romantike tė poezisė sė tij janė: mbėshtetja nė poezinė popullore, thellimi nė tė kaluarėn kombėtare, lavdėrimi i Mesjetės, kėndimi i shpirtit tė gruas, subjektiviteti, pesimizmi, natyra thellėsisht religjioze, ndjenja e natyrės ... dhe njė interesim pėr Orientin.

    Pėr sa i takon formės, poezia e De Radės i ngjan kėngės popullore arbėreshe nė ritėm, nė frymė epiko-lirike; ka karakter autobiografik dhe njė ndėrtim me pamje qė lidhen nė mėnyrė asociative, pa njė strukturim tė kombinuar logjik.

    Pjesa e vepėrisė sė De Radės lidhet me figurėn e tij nacionale nė botimet e nė diskutimet pėr gjuhėn e pėr kombin.

    “Poezia italo-shqiptare ėshtė lėndė ballkanike e derdhur nė formė romane, autorėt e saj janė tė drejtuar nė themel nga Perėndimi. Nė kundėrshtim me kėtė Naimi ėshtė poet ballkanik i thjeshtė dhe si i kėtillė ėshtė njė natyrė gjysmė-orientale” (105) shkruan Ēabej, pėr tė precizuar qė ndikimet perėndimore e ndikimet lindore janė bashkuar te Naimi. Fryma romantike (e vonuar) mbėrrin te Naimi pėrmes romantizmit frėng qė ishte pėrhapur nė Lindje (Greqi e Turqi). Kėshtu ai karakterizohet si romantik i Evropės Juglindore, duke kultivuar idenė e lirisė si nacionalizėm modern. Mė tutje, Ēabej e karakterizon si edukator “sepse veprat e tij mė shumė se qėllimit estetik i shėrbenin njė qėllimi etik” (107)

    Karakteristika formale tė poezisė sė Naimit evidentohen: mosmbėshtetja nė letėrsinė popullore, mbėshtetja nė kulturėn klasike e lindore, lirizmi, gjatėsia dhe pafuqia epike. Bagėti e Bujqėsi trajtohet si vepra mė e plotė poetikisht. Orienti pėr Naimin nuk ėshtė njė kėrkim romantik nė tė panjohurėn, por ambient i jetės sė tij kulturore e shpirtėrore, prej kėndej dy veprat e tij Fletore e Bektashinjet e Qerbelaja, shprehin dualizmin etik e fetar lindor: e mira/e keqja; drita/terri, qė marrin personifikimet historike: Skėnderbe/Muradi, apo fetare: Alia/Mavia. Ēabej pėrfundon qė Naimi ėshtė pjellė e kombit tė tij, ėshtė gjak nga gjaku ynė, duke pėrgjithėsuar qė te populli shqiptar ndjenja etnike ka qenė gjithmonė mė e madhe se ndjenja religjioze.

    Nė studimin e vet pėr romantizmin, Eqrem Ēabej krijon kurorėn e teorisė sė vet pėr letėrsinė nacionale shqiptare, tė cilėn vetėm sa e kishte nisur, paralajmėruar, nė fundin e studimit pėr Gjenezėn e kėsaj literature. Ai, pra, Romantizmin nė letėrsinė shqipe nuk e trajton si formacion tė njėsuar stilistik, as si epokė letrare, por mė tepėr si epokė kulturore nacionale.

    Nė kėtė vėshtrim edhe studimi i tij, pėrkundėr shenjave tė vlerėsimit artistik, mė tepėr thellohet nė krijimin e shtratit kulturor e historik, pėr tė paralajmėruar njė krijimtari tjetėr nė letėrsinė shqipe nė tė ardhmen. I bindur nė premisat e metodės sė vet kulturo-historike, ai kėtė e shpie deri nė konsekuencat e fundit edhe kur kjo metodė e pėrgjithėsimit nuk i lė vend qė tė merret me cilėsimet e vlerėsimet letrare tė veprave tė veēanta tė autorėve tė njohur tė kėsaj periudhe tė letėrsisė shqipe, tė pėrkufizuar si periudhė e krijimit tė letėrsisė nacionale.

    Paranteza II

    Ēabej, ndonėse krijon kurorėn teorike tė romantizmit, nuk mbetet kėtu, me qė nuk ka pushuar dėshira e tij kėrkimtare pėr tė kėrkuar (apo krijuar), njė skicė tė historisė sė letėrsisė shqipe. Dhe pėrpara i shfaqet i zbuluar “Asdreni qė formon kalimin nga brezi i kaluar nė poezinė moderne shqiptare”.

    Pra, brezi i kaluar janė: Jeronim de Rada e Naim Frashėri e brezi i ardhshėm ėshtė poezia moderne shqiptare. Asdreni ėshtė kalimi. Pra, cili ėshtė ky kalim si inicim e si rezultat?

    Ēabej saktėson qė ky kalim ka tendencėn qė poezia tė shngarkohet nga detyrimet nacionale pėr t’u bėrė mė tepėr vepėr arti. Ai kėtė pėrpiqet ta dėshmojė nėpėrmjet karakterizimit tė poezisė sė Asdrenit qė shkon kah pėrsosmėria formale. Pėrshkruhen veprat lirike tė Asdrenit: Rreze djelli, Ėndrra e lotė e Psallme murgu, qė kanė strukturė formale poetike, pėr tė pėrfunduar pėr autorin “ay ėshtė mjeshtėr i formės”.

    Ajo, qė theksohet nė mėnyrė tė veēantė ėshtė “njėsi dhe kontinuitet organik midis tyre”, veprave tė Asdrenit. Ky ėshtė njė paralajmėrim i krijimit tė sistemit poetik edhe nė letėrsinė shqipe, sistem qė mban shenjėn e njė autori, si hyrje nė individualitetin poetik, qė ėshtė prap njė shenjė e poezisė moderne nė Europė, qė nga Bodleri e kėndej, jo vetėm pėr “kthimin e pėrkuljen e shpirtit nė vetvete”, por edhe pėr krijimin e formės sė pėrsosur poetike.

    Prandaj, zhvillimin e kėtyre cilėsive nė poezinė shqipe Ēabej do t’i shohė te njė rrymė tjetėr letrare, modernizmin dhe te njė poet i brezit tjetėr, Lasgush Poradeci.

    Modernizmi

    Teksti i parė i Eqrem Ēabejt pėr letėrsinė ėshtė Mbi poezinė e Lasgush Poradecit i botuar mė 1929. Nė kėtė artikull shfaqen pikėpamje qė do tė plotėsohen e zhvillohen nė shkrime tė mėvonshme. Autori dallon dy periudha nė literaturėn e Shqipėrisė sė re.

    Periudha e parė pėrmbledh vjershėtarė me ide kryesore lirimin e atdheut, me trashėgimi tė ngadalshme tė klasicizmit e me shfaqje direkte dhe me religjiozitetin e variantit tė krishterė e islam. Kėto karakteristika tė periudhės lidhen me Jeronim de Radėn e Naimin, pra periudhėn romantike.

    “Periudha e dytė ėshtė ajo nė tė cilėn ideja kombėtare i lė udhėn idesė njerėzore”. Kjo periudhė e dytė do tė quhet periudha moderne e poezisė shqiptare, qė nismėn e ka nė poezinė e Asdrenit, po vazhdimin nė poezinė e Lasgush Poradecit. Duke e parė Poradecin si prijatarin e modernizmit ai kujdeset qė formacionin e ri tė letėrsisė ta saktėsojė duke pėrkujtuar letėrsinė europiane dhe autorin e zgjedhur shqiptar.

    “Lasgush Poradeci na hap portėn e njė jete tė re nė poezinė shqiptare” thotė Ēabej, ashtu si Bodleri nė Francė. Autori ynė karakterizohet: me stil tė ri, origjinalitet, stil tė munduar; pra ky ėshtė stili modern i Lasgushit. Mė tutje poezia e tij karakterizohet nga: thellėsia; mendimet e thella; ndjenjat labirintike; idetė mė tė larta. Edhe mė tutje, vjershat e Lasgushit nuk janė vetėm lirika; janė drama; tragjedi tė vogla me aktet e zhvillimit nėpėr tė cilat kalon shpirti i munduar i poetit.

    Origjinaliteti, stili i ri individual, mendimet e thella e forma e re e vjershės, qė evidentohen duke pėrshkruar poezinė e Lasgush Poradecit, nė fakt bėjnė karakterizimin e modernizmit letrar. Pėr ta bėrė mė tė kapshme idenė Ēabej Lasgushin e vė nė vallen e poetėve modernė evropianė duke e bėrė tė krahasueshėm me ta: me gjermanėt Rilke e Stefan George, me francezėt Bodler, Verlen, Malarme, Rembo, Valeri, me italianėt D’Anuncio e Paskoli, me rusin Jesenin. Duke i parė tė gjithė kėta produkt tė kohės moderne, bir i sė cilės ėshtė edhe Lasgush Poradeci.

    Nė krye tė herės Ēabej thotė qė askush nuk ishte marrė estetikisht me poezinė e Poradecit, pėr tė veneruar qė shqiptarėt pėlqejnė vjershat e tij idilike, por shumė pak i shijojnė thellėsitė moderne tė tij. Kjo ngjet pėr shkak tė cektėsisė sė shijes shqiptare tė kohės. Ndėrsa sa i pėrket gjendjes shpirtėrore tė poetit kritiku shton: “A ėshtė sėmundja shkaku i vuajtjeve tė tija, apo vuajtjet e tija tė para qenė shkaket e sėmundjes, kėto janė probleme tepėr tė koklavitura”.

    Janė kėto dy venerime tė jashtėzakonshme pėr modernizmin shqiptar dhe poetin Lasgush Poradecin, qė do tė diskutohen pėr decenie nė letėrsinė shqipe. I pari pėr njė mosmarrėveshje tė artit modern individual me shijen e ambientit kolektiv; i dyti pėr kompleksitetin krijues tė Lasgushit, qė kritiku i ri po e ēonte padisktueshėm kah shtrati i psikanalizės, bashkė me poezinė e tij.

    Vlera e tekstit tė Ēabejt pėr Lasgushin nuk pushon me karakterizimin e shpejtė e tė saktė tė poetit modern, po mė tepėr pėr shpalljen e periudhės moderne tė letėrsisė shqipe, qė po pėrmbyllte dy periudhat e tjera, pararėndėse, tė shkrimtarėve tė vjetėr biblikė nė krye me Budin e tė shkrimtarėve romantikė nė krye me Jeronim de Radėn e Naim Frashėrin.

    Nė kėtė vėshtrim skica e tij pėr njė histori tė letėrsisė shqipe duket e mbaruar.

    Politika e Poetika

    Prodhimi letrar i njė populli nuk mund tė kuptohet pa njohjen e historisė sė tij; E rėndėsishme nė pikėpamje tė historisė sė kulturės na paraqitet pyetja nėse Shqipėria duhet konsideruar si njė njėsi apo si njė mozaik (113); Po njėsia ėshtė Njėsi etnike e kulturohistorike e rrjedhur nga njėsia gjeografike (113); Njė studimi historik tė literaturės shqipe do t’ishte e udhės t’i printe njė pėrshkrim i poezisė popullore. (117);

    Nė kėto rrjeshte duam tė trajtojmė tashti njė skicė tė literaturės shqipe. (133); Kemi, pas mendimit tim, njė aksiomatikė tė dyfishtė brenda literaturave tė popujve ballkanikė (133); Aksiomi i parė ėshtė njė influencė e madhe e poezisė popullore nė shkrimtari (133); Aksiomi i dytė ka qenė gjer sot ngjyra politike e shkrimtarisė (134); Nacion dhe politikė kanė qenė kėtu gjer tani temė kryesore e krijimit letrar (134); Njė ndarje e literaturės shqiptare pas pikėpamjesh sistematike ose kronologjiko-historike do t’ishte e metė e me tė plasura (134); Ėshtė sidomos fisi, produkti etnik i gjendjes e i ndarjes sė imtė gjeografike, ay qė ka dhėnė bazėn e pėrhershme pėr mbrujtjen e personalitetit tė shkrimtarėve.

    Prandaj studimi letrar duhet tė fillojė te kontributi i fisit, sepse ky pėrbėn njė komponente me rėndėsi tė literaturės shqipe (134); Mė ėshtė mbushur mėndja prej vjetsh qė njė ndarje e drejtė e literaturės shqipe nuk duhet tė dahej prej periudhash historike (134); Brenda literaturės shqipe un shoh tė jenė formuar katėr qarqe kulturore e letrare. Janė kėto: Qarku katolik i Shqipėrisė Veriore, Qarku italo-shqiptar, Qarku ortodoks i Shqipėrisė Jugore, dhe sė fundi Literatura kombėtare e shekullit XIX (135).

    Kėto janė qarqe parakombėtare, meqė mė nė fund derdhen tė gjitha nė lumin e pėrbashkėt tė literaturės nacionale tė shekullit tė XIX (135); Kėshtu ne shohim pra qė pyetja jonė pėr njė njėsi shqiptare, nė literaturėn shqiptare na paraqitet e projektuar nė kohė (135); Njėsia letrare ka qenė e gjallė qė nė fillim, ajo rronte nė personalitetin e nė temperamentin e shkrimtarėve (135); Kėtė rrugė zhvillimi tė literaturės shqipe do ta trajtojmė nė njė pjesė tė dytė (135).

    Kėto mendime tė Ēabejt qė radhitėm kėtu janė tė shfaqura nė trajtė formulimesh apriori apo aposteriori trajtimit tė ēėshtjeve tė veēanta nė studimin e tij Pėr gjenezėn e literaturės shqipe. Kryefjalėt e tyre: Historia, Gjeografia, Literatura, Fisi, Letėrsia popullore, Nacion, Politikė, Qarku letrar, Qarku kulturor, Njėsia kombėtare, Njėsia letrare, Historia e letėrsisė, Politika e shkrimtarisė, Letėrsia kombėtare; janė nyja tė kėrkimit dhe nocione themelore tė metodės sė tij pėr tė zgjidhur gjenezėn e literaturės shqipe.

    Njė insistim i fortė nė histori pėr tė arritur nė njė rezultat nė tipologji. Kjo ka bėrė qė teoria e tij kulturohistorike tė pėrfundojė nė tipologji ahistorike, gjė qė ka ngjallur diskutime tė zjarrta pohuese e mohuese, duke e parė herė historik tė tepėruar e herė ahistorik. Ēėshtja ėshtė qė Ēabej kėrkonte rrėnjėt e shpirtit tė trashėguar shqiptar, qė manifestohet mė sė forti nė literaturė. Prej kėndej gjithė ky mund pėr tė gjetur gjenezėn e saj.

    Ēabej ėshtė i vetėdijshėm qė evidencat letrare do ta ēonin sėrish nė botėn e diferencave dhe tė transformimeve, prandaj studimin e vet e pėrfundon vetėm me premtimin e rrugės sė zhvillimit tė letėrsisė shqipe, qė do ta provonte nė studime tė mėvonshme. Pra, do tė shihet qė edhe nė vazhdim ai nuk do tė lėshohet kurrė nė analiza letrare, por do tė mbetet nė nivelin e konstatimeve, mendimeve tė pėrgjithshme e tė pėrmbyllura, duke ruajtur substancialitetin e gjuhės e tė mendimit tė vet duke mos i ikur sistemit.

    Aty ku Historia e Nacioni trajtohen si pėrcaktues tė letėrsisė nacionale domosdosmėrisht mė tepėr flitet pėr politikė tė shkrimtarisė sesa pėr poetikė tė shkrimtarisė.

    Eqrem Ēabej ėshtė studjues i thelluar i gjenezės sė literaturės shqipe dhe fillestar i studimit tė strukturės sė literaturės shqipe (poetikės sė saj). Ai ka krijuar kurorėn teorike tė romantizmit shqiptar dhe nismėn teorike tė letėrsisė moderne shqipe.

    Kjo fjalė ėshtė mbajtur nė konferencėn shkencore nė kėto ditė nė Tiranė pėr 100 vjetorin e lindjes sė Eqrem Ēabejt

    Shekulli
    Sui generis

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    profesor eqerem cabeun.. e ka ndjekur hap pas hapi sigurimi enverist.. deri diten e vdekjes..
    gruan e profesor cabeut regjimi i nexhmijes dhe ramizit e enverit e futi ne burg per vite me radhe..

    vellane e profesor cabeut..e vrane kriminelet enveriste.. ne pabesi ne zonen kukes-tropoje e konkretisht vrasesi ishte xhaxhai i jaho salihit.. kriminelit qe vrau azem hajdarin..

    lavdi profesor cabeut..

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Profesor Eqrem ēabej
    Nga PLAKU nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-10-2010, 02:30
  2. Eqrem Cabej pėrcakton qėndrimin e politikave arsimore nė Himarė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 21:18
  3. 100 vjetori i Kongresit te Manastirit- Alfabeti Shqip 1908- 2008
    Nga Tigrimelara nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 05:00
  4. [1908-2008] 100 vjetori i meshės sė parė shqip nė Boston
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 13-10-2008, 22:34
  5. 25 vjet, pa dijetarin Eqrem Ēabej
    Nga DYDRINAS nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2005, 06:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •