Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Eqrem Ēabej, 100 vjetori i lindjes [1908-2008]

    Dekorimi

    Presidenti Moisiu nderon nė 95- vjetorin e lindjes, me titullin mė tė lartė shkencėtarin Ēabej. I kushtoi vite jetė studimeve etimologjike tė shqipes

    Eqrem Ēabej: “Nderi i Kombit”, njeriut tė gjuhės

    Violeta Duri
    Akademiku dhe gjuhėtari i shquar, Eqrem Ēabej, merr urdhrin “Nder i Kombit”. Ky vlerėsim (pas vdekjes), ėshtė dhėnė nga Presidenti i Republikės Alfred Moisiu, nė pėrvjetorin e ‘95-tė tė lindjes. Prof.Luan Omari ėshtė shprehur se nė kėtė ceremoni do duhej tė ishte vetė presidenti Moisiu, i cili aktualisht ėshtė i angazhuar jashtė vendit, por ceremonia e dorėzimit tė titullit do tė organizohet sė shpejti nė Tiranė.
    Me kėtė rast nė qytetin e shkencėtarit tė gjuhės, pėr dy ditė me radhė, Akademia e Shkencave me iniciativėn e Universitetit qė mban emrin e tij, u organizua Konferenca Shkencore Ndėrkombėtare “Eqrem Ēabej dhe Kultura Shqiptare”. Mė kėtė rast, akademikė nga Kosova , Prishtina e Shkupi, arbėreshė tė Italisė, abanologė nga shumė vende tė Europės morėn pjesė dhe mbajtėn ligjėratat e tyre pėr veprėn e Ēabejt tė madh. Tė pranishėm edhe rektorė e profesorė nga tė gjitha universitetet e vendit tonė, si dhe pėrfaqėsues tė pushtetit vendor. Konferencėn e ēeli rektori i Universitetit tė Gjirokastrės Kristaq Kikina, ndėrsa pėrshėndetėn dhe referuan dr.Rexhep Ismajli, prof.Idriz Ajeti, prof.Seit Mansaku, dhe albanologė tė huaj, nga Rusia, Gjermania, Hungaria, Greqia etj. Nė 40 kumtesa u shėnua edhe njėherė vlera e veprės sė gjuhėtarit Ēabej, nė fushėn e etimologjisė sė shqipes, tė fonetikės, morfologjisė, dialektologjisė, ballkanistikės etj. Ndėrsa 100 tė tjera pėr efekt kohe do tė publikohen nė Buletinin Shkencor tė Universiteti tė Gjirokastrės.
    Organizatorėt, pritėsit, shprehėn keqardhje se do donin tė vizitonin bashkė me mysafirėt shtėpinė e Ēabejt e cila, ndodhet nė njė gjendje tė mjerueshme, e parestauruar, dhe si pronėsi private ėshtė rrėnuar keqas. Ėshtė folur e premtuar, pėr ta kthyer banesėn ku lindi e u rrit Ēabej nė njė shtėpi muze pėr qytetin, por asgjė. Banesa e Ēabejt, njė shtėpi karakteristike gjirokastrite, ėshtė njė vlerė mė vete pėr arkitekturėn unikale, tavanėt e gdhendur nė dru etj. “Nuk e vemė nė dyshim se akademikėt qė do vijnė e do flasin pėr veprėn e tij, do kėrkojnė tė shohin ku lindi shkencėtari”,- thotė prof.Naxhi Mamani, - “por qysh tani e ndiej veten ngushtė. Nuk dimė si do t’u pėrgjigjemi.”

    -----------------------
    -------------------------
    Oj sharkie e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Eqrem Ēabej

    25 vjet, pa dijetarin Eqrem Ēabej

    Shekulli

    25 vjet mė parė, mė 13 gusht 1980, nė njė spital tė Romės u nda nga jeta Eqrem Ēabej, figurė e shquar, e shkencės, e arsimit dhe e kulturės shqiptare, anėtar themelues i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Mėsues i Popullit. Vdekja e parakohshme-sapo kishte mbushur 72 vjeē-i ndėrpreu vijimin e veprės sė tij tė jetės “Studime etimologjike nė fushė tė shqipes” dhe tė punėve tė tjera qė kishte nėpėr duar. E. Ēabej ka lėnė njė trashėgimi shkencore tė pasur e tė shumanshme me mbi 200 tituj veprash, artikujsh e tekstesh mėsimore. Kontributin mė tė shėnuar e ka dhėnė nė fushėn e historisė sė gjuhės shqipe dhe tė marrėdhėnieve tė saj me gjuhėt e tjera indoevropiane e ballkanike. Duke iu mbajtur parimit se historia e njė gjuhe ėshtė historia e popullit qė e flet atė gjuhė, ai ka pėrfshirė gjerėsisht nė studimet e veta edhe kulturėn materiale e shpirtėrore tė shqiptarėve nė shfaqjet mė tė larmishme tė saj, kėshtu qė nė personalitetin e tij shkencor janė shkrirė nė njė gjuhėtari, etnologu e folkloristi dhe historiani.
    Vepra shkencore e Ēabejt, me gjithė gjerėsinė e shumanshmėrinė e saj, ėshtė e pėrqendruar nė disa probleme themelore tė historisė sė gjuhės dhe tė popullit shqiptar. Me njohjen e thellė tė gjuhės shqipe dhe tė dialekteve tė saj, me forcėn e analizės e tė sintezės shkencore, me objektivitetin dhe logjikėn e rreptė qė pėrshkon veprėn e tij, dhe me mprehtėsinė e vėzhgimit e tė arsyetimit qė e karakterizonte, Ēabej argumentoi njė varg tezash themelore pėr burimin dhe origjinalitetin e gjuhės shqipe, pėr gjenezėn e popullit shqiptar, pėr karakterin autokton tė kėtij populli nė trojet e sotme tė tij, pėr rolin aktiv e dinamik tė shqiptarėve nė marrėdhėniet historike me popujt e tjerė, pėr njėsinė e gjuhės shqipe e tė kulturės shqiptare, pėr pasurinė e fjalorit tė shqipes dhe mundėsitė e pashtershme zhvilluese tė tij. Nė tė gjitha kėto fusha ai solli kontribute vetjake origjinale me rėndėsi tė madhe kombėtare dhe pėr gjuhėsinė indoevropiane e ballkanike.
    Ėshtė i pari dijetar shqiptar, qė trajtoi nė nivelin e shkencės bashkėkohore probleme tė tilla tė rėndėsishme tė albanologjisė, tė cilat mė parė kishin qenė fushė pune vetėm e albanologėve tė huaj. Mendimi i tij edhe sot ėshtė autoriteti shkencor mė i lartė nė albanologji.
    Vepra e tij madhore shumėvėllimėshe “Studime etimologjike nė fushė tė shqipes” ėshtė sintezė e dijeve tė tij tė thella e tė gjera dhe e pėrvojės sė gjatė nė gjurmimin e burimit tė fjalės shqipe e tė historisė sė saj. Kjo vepėr, qė shėnon njė etapė tė re nė studimet historike pėr shqipen, pėrbėn njėkohėsisht njė kontribut me vlerė tė gjithanshme pėr studimin e historisė sė gjuhėve tė Ballkanit, pėr indoevropianistikėn dhe pėr teorinė e pėrgjithshme tė etimologjisė. Autori nuk arriti tė kryejė pasurimin dhe redaktimin pėrfundimtar tė gjithė kėsaj vepre tė hapėt. Vetėm vėllimi i dytė doli nė gjallje tė tij (1976) dhe ai arriti tė pėrgatitė e tė ēojė nė shtyp vetė edhe vėllimin e parė, qė pėrmban hyrjen studimore. Nga shtatė vėllimet e serisė, kanė mbetur pa u botuar i pesti dhe i shtati. Urojmė qė Instituti i Gjuhėsisė e i Letėrsisė dhe familja Ēabej tė zgjidhin sa mė parė ēka mbetur pėr tė zgjidhur nė mėnyrė qė kjo seri tė plotėsohet dhe tė nisė puna pėr botimin e plotė akademik tė trashėgimisė shkencore tė Eqrem Ēabejt.

    11/08/2005
    KATEGORIA: Kulture
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Testamenti I Eqrem Ēabejt

    TESTAMENTI I EQREM ĒABEJT

    Emil LAFE

    Eqrem Ēabej u nda nga jeta para se tė arrinte nė atė moshė kur dijetarė tė tjerė kanė pėrgjithėsuar pėrvojėn e jetės e tė punės dhe kanė shkruar testamentin shkencor. Ne qė e kemi njohur nga afėr dhe jemi ushqyer nga vepra, nga kėshillat dhe nga shembulli i jetės sė tij, kemi brenda nesh edhe testamentin e tij shkencor e qytetar. Unė po marr guximin tė shpreh disa pika tė kėtij testamenti tė pashkruar.
    Pika e parė ėshtė pa dyshim pėrgjegjėsia qė kemi ndaj atdheut dhe kombit. Eqrem Ēabej i takon njė brezi intelektualėsh qė u ul nė bankat e shkollės kur Shqipėria sapo ishte bėrė, me mundime tė mėdha, dhe kishte mbijetuar pėrmes rreziqeve tė shumta tė Luftės sė Parė Botėrore. Brezit tė Ēabejt i ra detyra pėr ta mėkėmbur kėtė Shqipėri, pėr ta vėnė nė udhėn e zhvillimit e tė evropianizimit. Ky ishte njė brez intelektualėsh atdhetarė tė frymėzuar nga idealet e Rilindjes Kombėtare dhe nga idetė pėrparimtare tė kohės. Ashtu si dhe shokėt e tij tė shkollės e tė jetės ai zgjodhi tė mbetej qytetar i vendit tė vet, i shėrbeu shkollės shqipe nga Shkodra nė Gjirokastėr, dhe u rikthye nė atdhe nė njė kohė kritike (gusht 1944), kur intelektualė tė tjerė qė nuk patėn njė shtyllė kurrizore si tė tijėn, merrnin rrugėn e mėrgimit. Pėr Gjirokastrėn kishte mall dhe dashuri tė veēantė. Ndonėse nė tė vėrtetė kishte lindur nė Eskishehir tė Turqisė mė 6 gusht 1908, si vendlindje shėnonte gjithnjė Gjirokastrėn. Herė pas here kishte dėshirė tė vinte nė dukje qytetarinė e gjirokastritėve, seriozitetin, pėrmbajtjen, mirėsjelljen, dinjitetin vetjak dhe familjar, ndjenjėn e jetės shoqėrore, dėshirėn pėr tė nxėnė, aftėsinė pėr t’i bėrė ballė jetės.
    Si ėshtė e mundur qė kėta intelektualė shqiptarė, tė larguar nga vatrat familjare shumė herė nė njė moshė fare tė njomė, qė dinin mė mirė gjuhėt e shkollave tė tyre sesa gjuhėn e nėnės, u kthyen pėrsėri pėr t’i shėrbyer vendit tė vet? Pėrgjigjen pėr kėtė na e jep Fan Noli me atė qė tregon pėr rastin e tij. Qė nė moshėn mė tė njomė familja dhe shoqėria shqiptare i kishte mėkuar kėta djem me dashurinė pėr vendin, me ndjenjėn e krenarisė dhe tė dinjitetit kombėtar. Kėto tipare mbetėn tė pėrhershme nė karakterin e tyre, pavarėsisht nga rrethanat. Ēabej ishte njė nga intelektualėt e atij brezi qė e mėkėmbėn Shqipėrinė dhe qė pėrgatitėn brezin tjetėr, qė e mbajti atė mė kėmbė. Shqipėria pėr atė nuk ishte vetėm shteti shqiptar, po gjithė hapėsira ku i thonė bukės bukė dhe ujit ujė.
    Ishte njė dijetar qė pėrvetėsoi dhe zbatoi metodėn moderne tė kėrkimit shkencor, ku analiza e gjithanshme dhe e kombinuar e fakteve dhe rrethanave historike, tė brendshme e tė jashtme, ėshtė parakusht pėr tė ndėrtuar hipoteza e teza rreth problemeve tė shqyrtuara. Ai na thoshte se njė tezė gjykohet si e vlefshme, kur i qėndron kritikės, d.m.th. kur argumentet mbi tė cilat mbėshtetet kjo tezė janė mė tė forta, mė bindėse sesa kritika qė i bėhet asaj. Nė kėtė kuptim ai e ka quajtur tė vlefshme e tė qėndrueshme tezėn e autoktonisė sė shqiptarėve nė trojet e tyre tė sotme dhe tezėn e prejardhjes sė shqipes nga ilirishtja. Dihet se nė Ballkan, po edhe nė vise tė tjera, problemet e autoktonisė kanė qenė dhe mbeten tė lidhura ngushtė me diskutimet territoriale ndėrmjet shteteve. Ka mjaft shembuj kur studiuesit kanė ecur pas hullisė sė politikės dhe janė pėrpjekur tė provojnė me ēdo kusht atė qė u kanė diktuar interesat politikė tė vendit tė tyre. E. Ēabej nuk shkau nė kėto pozita. Parimi i tij, qė na e pėrsėriste shpesh dhe qė po e rendit si njė pikė tjetėr tė testamentit tė tij, ka qenė: Nė kėrkimin shkencor tė jemi objektivė, por jo indiferentė. Tė jesh objektiv do tė thotė tė ndjekėsh logjikėn e fakteve dhe tė dėshmive historike, t’i marrėsh parasysh ato, t’i interpretosh me njė metodė shkencore, tė mos i shtrembėrosh e tė mos i lėsh nė harresė “pėr tė provuar” diēka tė paracaktuar. Tė mos jesh indiferent do tė thotė qė kur tė tjerė pėrhapin teza e pikėpamje tė paargumentuara, nė kundėrshtim me faktet dhe me tė vėrtetėn (qoftė nga mungesa e metodės shkencore, qoftė me qėllime tė caktuara), duhet tė pėrgjigjesh pėr t’i vėnė gjėrat nė vend. Jo rrallė shqiptarėt janė paraqitur nga disa studiues tė huaj si njė popull barinjsh shtegtarė e luftėtarė, qė mjeshtėrinė e bujqėsisė dhe dijen e morėn prej tė tjerėve. Duke shqyrtuar tėrė fjalorin e gjuhės shqipe, ku pasqyrohet vetė jeta e historia e popullit, Ēabej arrin nė pėrfundimin se gjuha shqipe, si pasqyrė e jetės dhe e historisė sė popullit, nuk ėshtė e pasur vetėm me fjalė tė sferės baritore e tė kulturės materiale, po edhe me fjalė tė sferės abstrakte-mendimore. Dhe prej kėsaj ai formulonte nė mėnyrėn e tij tė figurshme pohimin se shqiptarėt nė histori tė tyre kanė qenė njė popull jo vetėm i kėrrabės e i shpatės, po edhe i parmendės e i pendės. Nga analiza e gjithanshme e marrėdhėnieve tė shqipes me gjuhėt fqinje dhe mbi bazėn e dėshmive historike ai ėshtė shprehur se hapėsira e sotme e shtrirjes sė shqiptarėve nė Ballkan nuk ėshtė rezultat i njė zgjerimi a i njė shpėrthimi demografik nga njė trevė e ngushtė, po pėrkundrazi, rezultat i njė ngushtimi dhe se shqiptarėt dikur kanė luajtur njė rol mė tė madh nė kėtė gadishull sesa nė kohėt mė tė reja.
    Eqrem Ēabej, si dijetar i brumosur me parimet e kėrkimit shkencor, nuk u josh nga teoritė e mjegullta pellazgjike, as nga hipotezat tėrheqėse (qė vijojnė edhe sot) pėr gjuhėn shqipe si ēelės tė gjuhėve tė lashta tė Mesdheut. Ai gjithmonė ndėrtonte nė njė truall tė qėndrueshėm, prandaj vepra e tij do tė jetė jetėgjatė. Nė ēėshtjen aq komplekse tė autoktonisė, ai nuk shkonte pėrtej periudhės antike, d.m.th. rreth 3000 vjet mė parė. Pėr periudha mė tė hershme, shkenca tani pėr tani nuk ėshtė nė gjendje tė hedhė dritė tė mjaftueshme. Ai i jepte rėndėsi tė dorės sė parė metodės dhe parimeve tė studimit. Pa kėto nuk mund tė ketė kėrkim shkencor. Kjo ėshtė njė pikė tjetėr e testamentit tė tij shkencor.
    Rreth njė vit para se tė ndahej nga jeta, Ēabej mbajti njė fjalė nė asamblenė e Akademisė sė Shkencave (mars 1979), e cila u botua te gazeta ”Mėsuesi” dhe te numri i parė i revistės “Gjuha jonė” me titullin “Pėr pastėrtinė e gjuhės”. Ky shkrim nė njėfarė kuptimi mund tė vėshtrohet edhe si njė testament i tij, si njė plotėsim i njė amaneti tė Aleksandėr Xhuvanit, me tė cilin bashkėpunoi ngushtė shumė vjet dhe ruajti pėr tė gjithmonė njė nderim mallėngjyes. Pėr tė dy kėta dijetarė, gjuha ėshtė pasqyra mė e qartė e njė kombėsie dhe e kulturės sė saj; shkalla e pasurisė dhe e pastėrtisė sė gjuhės ėshtė njė tregues i nivelit tė kėsaj kulture. Prandaj ringjalljet kombėtare kudo e nė ēdo kohė kanė shkuar hap mė hap me pasurimin e pastrimin e gjuhės. Njė ndėr detyrat kryesore tė gjuhėsisė shqiptare ėshtė dhe mbetet pasurimi i gjuhės me elemente tė gurrave vetjake dhe spastrimi i saj prej masės sė fjalėve tė huaja, qė kanė vėrshuar sė jashtmi dhe qė po vazhdojnė edhe nė ditėt tona, duke depėrtuar nė shkrimet shkencore dhe letrare, nė radio, nė televizion, nė bisedėn e pėrditshme. Pastrimi i gjuhės nga ky mish i huaj ėshtė njė detyrė shkencore, njėkohėsisht edhe kombėtare, shprehet Ēabej. Nuk ėshtė aspak njė shenjė shovinizmi, shqiptari nuk e ka traditė shovinizmin. Bashkė me porosinė pėr mbrojtjen e gjuhės, ky dijetar na kujton kėshtu edhe njė tipar moral e qytetar tė shqiptarėve: mungesėn e ndjenjave shoviniste. Kjo do tė thotė qė jo vetėm tė qėndrojmė nė kėtė traditė tė lavdėrueshme tonėn, po edhe tė mos lejojmė qė tė na pėrflasin tė meta qė nuk i kemi. Pra, duke mos qenė shovinistė, tė mos jemi indiferentė ndaj shfaqjeve tė shovinizmit.
    Duke u rikthyer te ēėshtja e gjuhės, e quaj tė nevojshme tė pėrmend se me propozimin e Eqrem Ēabejt nė Asamblenė e Akademisė sė Shkencave nė shkurt 1979 qeveria shqiptare krijoi pas dy muajsh me njė vendim tė posaēėm Komisionin e pėrhershėm pėr organizimin e punės pėr pastrimin dhe pasurimin e mėtejshėm tė gjuhės letrare shqipe. Ēabej propozoi tė krijohej edhe njė revistė me emrin “Gjuha jonė” ose “Gjuha shqipe”. Nė tė vėrtetė dolėn dhe dalin dy revista simotra: “Gjuha jonė” nė Tiranė (1981) dhe “Gjuha shqipe” nė Prishtinė (1982), por mjerisht ai nuk arriti t’i shohė.
    Shqetėsimet dhe problemet nė pėrdorimin e gjuhės letrare janė sot edhe mė tė mėdha se 25 vjet mė parė. Kujdesi pėr gjuhėn ėshtė njė pikė themelore jo vetėm nė testamentin e Ēabejt, po edhe nė testamentet e shkruara e tė pashkruara tė gjithė atyre qė hodhėn nė kartė fjalėt e kėsaj gjuhe tė zjarrtė. Akademia e Shkencave dhe Instituti i Gjuhėsisė e i Letėrsisė po e rindėrtojnė nė kushtet e sotme atė veprimtari qė shtjelloi komisioni i propozuar nga Ēabej. Me kėrkesėn e gjuhėtarėve nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė njė nen i veēantė bėn fjalė pėr mbrojtjen e gjuhės shqipe. Njė projektligj pėr gjuhėn shqipe i hartuar nga Akademia e Shkencave kaloi tė gjitha procedurat e nevojshme, por megjithatė mbeti pa u paraqitur nė Kuvendin e Shqipėrisė. Le tė shpresojmė se kryesia e Kuvendit qė pritet tė mblidhet sė afėrmi, do ta vlerėsojė rėndėsinė e kėtij ligji, qė synon tė vendosė disiplinėn gjuhėsore tė shtetit. Ndėrkaq Akademia e Shkencave e Shqipėrisė dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės nė mbėshtetje tė Thirrjes sė Konferencės “Gjuha standarde shqipe dhe bota shqiptare sot”, kanė themeluar Kėshillin Ndėrakademik pėr Gjuhėn Shqipe. Tė dy Akademitė, duke pasur parasysh se gjuha shqipe ėshtė tipari kryesor i kombėsisė shqiptare, mjeti themelor qė siguron ndėrlidhjen shpirtėrore midis vendeve qė flasin shqip pėrtej ndarjeve administrative-politike, me krijimin e kėtij Kėshilli synojnė institucionalizimin mbarėkombėtar tė kujdesit pėr shqipen standarde.
    Sigurisht masat organizative kanė rėndėsinė e vet, por krahas tyre ėshtė e nevojshme bindja pėr rėndėsinė dhe dobinė e punės, vėshtrimi drejt sė ardhmes. “Shumė fjalė qė do tė vendoset tė pėrdoren e tė hyjnė nė gjuhė, edhe neve nė fillim do tė na duken pakėz si ēudi. Porse brezat qė do tė vijnė, do t’i pėrdorin vetvetiu. Nė kėtė punė me rėndėsi kombėtare do tė veprohet me guxim bashkuar me kompetencė shkencore, dhe, si u tha, me hapa tė matur, me maturi nė punė.” Kėshtu shkruante Ēabej nė artikullin e pėrmendur.
    Ai e vlerėsonte lart gjuhėn popullore, duke e cilėsuar si “rrėnjėn qė ushqen nė mėnyrė tė pareshtur gjuhėn e shkrimit; ligjėrimi popullor ėshtė i caktuar tė jetė njė gurrė e gjallė, ku pėrtėrihet vazhdimisht gjuha e literaturės”. Rruga e parė pėr pasurimin e gjuhės shqipe ėshtė marrja e fjalėve tė gjalla nė ligjėrimin popullor e nėpėr dialekte dhe tė shtėnėt e tyre nė pėrdorim tė pėrgjithshėm. Nė kėtė kuptim ai shprehet se gjuha e shkrimit nuk duhet tė jetė dialektofobe, d.m.th. nuk duhet tė ketė frikė se mos fjalėt e tė folmeve tė ndryshme qė do tė merren pėr ta pasuruar a pėr tė zėvendėsuar fjalė tė huaja, do tė ndihen si mish i huaj nė tė. Vetė ai i dha gjuhės sė shkrimit fjalėn vjetar (vjetari statistikor), tė formuar jo nga forma normative e sotme vit-i, po nga njė formė e gegėrishtes veriore vjetė – vjeta, po ashtu fjalėn mjedis, qė ėshtė njė formė dialektore e emrit midis, dhe pikėrisht pėr kėtė dallim fonetik u mor si njė fjalė e re e pėrshtatshme pėr tė zėvendėsuar huazimin ambient. Sot kjo ėshtė bėrė njė fjalė zyrtare deri te emėrtimi Ministria e Mjedisit.
    Ēabej qe jo vetėm njė dijetar i madh, po edhe njė mėsues i madh, njė Mėsues i vėrtetė i Popullit. Te shumė nga studentėt e tij koha tashmė i ka mjegulluar njohuritė pėr fonetikėn historike e pėr historinė e gjuhės shqipe, por ata ruajnė tė gjallė figurėn e ndritur tė profesorit dhe atė pėrmasė shpirtėrore e intelektuale qė ai pėrēonte te tė tjerėt nė njė mėnyrė tė vetvetishme.

    11/08/2005
    KATEGORIA: Kulture
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Eqrem Ēabej, vjen nė heshtje pėrvjetori i lindjes

    Nė 97-vjetorin e gjuhėtarit tė madh shqiptar

    Eqrem Ēabej, vjen nė heshtje pėrvjetori i lindjes


    Sot, mė 6 gusht 2005, nėse eruditi i madh Eqrem Ēabej do tė ishte gjallė, do tė qe njė 97-vjeēar qė pret urime pėr jetėgjatėsi. Por ai u nda nga jeta 25 vjet mė parė, me 13 gusht 1980. Nė radhėn e gjatė tė harresave institucionale nė Shqipėri, mund tė renditet edhe dita e sotme, qė shėnon 97 vjetorin e lindjes sė tij, apo 13 gushti, qė shėnon 25 vjetorin e ndarjes nga jeta pėr dijetarin e madh. Pėr ta sjellė nė kujtesė, po botojmė njė pjesė shkėputur prej librit "Eqrem Ēabej, personalitet i shquar i shkencės dhe kulturės shqiptare", i pėrgatitur me kumtesat qė janė mbajtur nė 90-vjetorin e lindjes sė Eqrem Ēabejt nė vitin 1998, nga Universiteti "Luigj Gurakuqi" nė Shkodėr. Dy as.prof.dr Tomor Osmani dhe Simon Pepa, kishin pėrgatitur pėr kėtė pėrvjetor tė rėndėsishėm, shėnimet me titull "Eqrem Ēabej - personalitet i shquar i Gjuhėsisė dhe Kulturės Shqiptare".

    Fėmijėria

    Kėtu e 90 vjet mė parė, mė 6 gusht 1908, lindi nė Gjirokastėr Eqrem Ēabej, njė nga figurat mė tė shquara tė gjuhėsisė dhe tė kulturės sonė kombėtare dhe njė nga dijetarėt shqiptarė mė tė mėdhenj tė kėtij shekulli. Mėsimet e para i mori nė qytetin e lindjes, ku mė 1921 mbaroi shkėlqyeshėm shkollėn qytetėse. Ēabej ndenji pak nė qytetin e tij tė dashur, ngaqė shpejt u largua pėr tė vazhduar studimet jashtė shtetit. Gjirokastra me ato rrugėt e ngushta tė shtruara me kalldrėm, me shtėpitė karakteristike tė ngjeshura nė shpatin e malit, tė rrasura pranė njėra-tjetrės, por tė vendosura hijshėm e me shije, si gurėt e ēmuar tė njė gjerdani, do tė linte mbresa tė pashlyera nė shpirtin e tij tė trazuar nga dallgėt e jetės...

    Studimet

    Nga Shqipėria e vuajtur dhe Gjirokastra e vogėl, Ēabej shkoi nė njė shtet mjaft tė pasur e tė zhvilluar, siē ishte Austria dhe nisi tė studiojė nė qendrat mė nė zė tė kėtij shteti, si nė Vjenė e Grac. Njė botė e re e gjerė u hap pėrpara syve tė kėtij djaloshi dhe nga ky student i parritur ende, kėrkohej vullnet e kėmbėngulje e madhe. Ēabeji nisi tė punojė me zell e me njė pasion tė ēuditshėm. Studioi nė fillim gjermanishten, duke e pėrvetėsuar nė pak kohė nė mėnyrė tė pėrkryer, e pėr t'iu futur mė vonė dendurisht studimeve tė tjera, ku u shqua qė herėt si i ri qė premtonte mjaft. Ēabej nuk u bė shkencėtar, por lindi i tillė. Ai kishte jashtė mase njė zgjuarsi e mprehtėsi, andaj do tė pėrpinte nga viti nė vit, rrjedha tė gjera kulture, duke ndenjur me orė e orė nė sallat e studimit, e duke mos u ndarė fare nga librat. (Tregojnė se ai, sė bashku me tė diturin tjetėr, poetin e shquar dhe njė nga yjet e letėrsisė shqiptare, Lasgush Poradecin, me leje tė drejtorit tė bibliotekės, kishin bėrė edhe nga njė ēelės rezervė, pėr tė qėndruar aty e pėr tė studiuar gjer nė orėt e vona tė natės). Ēabej dėgjoi ligjėrata dhe mori leksione nga albanologė tė shquar, si: Paul Kretschmer (1866-1956), Norbert Jokli (1877-1942), historiani aq i pėrmendur Karl Patsch (1865-1945), etj. Kėshtu, i pajisur me njė kulturė tė gjerė klasike, me zotėrimin e disa gjuhėve tė huaja si: greqishte e vjetėr, latinisht, italisht, frėngjisht, gjermanisht, etj, ktheu nė vendlindje, i mbushur plot mall e dashuri pėr tokėn qė e lindi dhe e rriti, qė kishte aq nevojė pėr bij tė tillė, i betuar se do tė jepte maksimumin e forcave tė veta pėr tė lėnė sadopak gjurmė nė fusha tė ndryshme tė kulturės shqiptare, betim tė cilin ai e mbajti gjer nė shuarjen e tij tė ngadaltė dhe tė dhimbshme...

    Kthim nė Shqipėri

    Me tė ardhur nė tokėn mėmė, zu tė ecė denjėsisht nė hullinė qė kishin ēelur pėrpara tij sa dijetarė e patriotė tė tjerė atdhedashės. Gjuhėtari ynė i madh, para gjashtėdhjetekatėr vjetėsh, filloi karrierėn e tij arsimore nė qytetin e Shkodrės si nėndrejtor i konviktit "Malet tona" dhe profesor nė gjimnazin e shtetit. Nė kohėn qė qėndroi nė kėtė qytet, la mbresa dhe kujtime tė paharruara, i dashur, i respektuar, i thjeshtė, i zoti dhe mbi tė gjitha njeri i pėrsosur. Edhe sot nė familjet shkodrane ruhen dėftesa shkollore me nėnshkrimin e prof. E.Ēabejt. Pas Shkodrės, vazhdoi detyrėn nė Elbasan, Tiranė etj. Zuri tė punojė me tė gjitha forcat pėr t'iu pėrgjigjur nevojave tė ngutshme qė shtronte koha, duke vėnė gurė themeli nė mjaft fusha dijeje tė kulturės sonė. Filloi tė lėvrojė e tė japė rezultate tė vyera dhe me shumė vlerė nė leksikografi e leksikologji, nė dialektologji, gramatikė historike, fonetikė, tekstologji, gjuhė e sotme shqipe si dhe nė folklor, letėrsi, etnografi, etj. Por veprimtaria e tij kryesore, ka qenė etimologjia. Dha shumė edhe si pedagog, duke mbajtur pėr vite leksione e ligjėrata nė Fakultetin e Historisė dhe tė Filologjisė nė Tiranė dhe jashtė (Kosovė e gjetkė).

    Lamtumira

    Prof. Ēabej vlerėsonte dhe e nderonte veprimtarinė shkencore tė qytetit tė Shkodrės nė pėrgjithėsi dhe tė Katedrės sė gjuhės shqipe nė veēanti, pėr tė cilėn shprehte konsiderata tė veēanta. Ai shkėmbente vizita, letra, korrespondencė shkencore, literaturė e separate botimesh me intelektualė shkodranė, qė i kishte aq pėr zemėr, e tė cilėt i janė mirėnjohės jo vetėm veprės sė tij, por edhe kėshillave, vėrejtjeve e sugjerimeve shkencore, tė dhėna nga profesori pėr botimet e tyre. Prof. Eqrem Ēabej, ky kolos i gjuhėsisė shqiptare, vdiq larg atdheut, nė njė klinikė tė Romės, mė 13 gusht 1980. Si personalitet i rrallė, me diapazon tė gjerė shkencor e kulturor, i dashur dhe i respektuar nga tė gjithė, do tė mbesė i skalitur nė zemrėn e kombit si njė nga njerėzit mė tė shquar qė nxori kjo tokė, tė cilėn ai e deshi aq shumė. Bota shqiptare i ka borxh kėtij njeriu tė madh.

    Me veprat kryesore tė dijetarit tė njohur

    Dyqind botimet e Ēabejt

    Eqrem Ēabej bėri njė punė tė dendur shkencore. Kreu mbi dyqind botime, qė pėrfshijnė disiplina tė ndryshme shkencore. Shkroi mjaft libra e monografi, kumtoi nė dhjetėra Konferenca e Simpoziume shkencore, kombėtare e ndėrkombėtare, duke pėrfaqėsuar me nder kombin e vet e kulturėn tonė shqiptare. Ndėr veprat e tij madhore mund tė pėrmendim: Studime etimologjike nė fushė tė shqipes, botimin kritik tė Mesharit tė Gjon Buzukut, monografitė, Parashtesat e gjuhės shqipe dhe Prapashtesat e gjuhės shqipe (bashkautor me A.Xhuvanin), Shumėsi i singularizuar nė gjuhėn shqipe, bashkėpunimin pėr Fjalorin e gjuhės shqipe (1954), si dhe pėr disa fjalorė terminologjikė, etj.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kadare per Cabejn

    Kadare per Cabejn

    E Shtune, 13 Gusht 2005

    ....

    Te nesermen, tek po hanim mengjezin me shokun e zyres, ia thashe cfare kisha menduar dhe qeshem te dy nje cope here. Pastaj ai me tha se, duke i lene menjane mahnite, une kisha te drejte dhe per dicka tjeter: kohet e fundit kishte njefare zbutjeje dhe gjera te tilla sikur nuk merreshin me kembet e para si dikur.

    Kjo ishte e vertete. Madje dy jave me pare, vete Udheheqesi kishte bere befas ate gjestin e harruar prej kohesh ne kete vend: i kishte puthur doren nje gruaje. Dhe kete e kishte bere publikisht, perpara kamerave, mu ne Kuvendin Popullor.

    Ajo puthje e dores e perfaqesueses se pakices greke ne Parlament, kishte shkaktuar nje vale adhurimi te intelektualet: xhentelmen i madh shoku Enver!

    S'ishte e rastit qe perpara tij, jo vetem Hrushovi e Gotvaldi, por edhe Torezi, qe vinte nga Parisi, ngjante si katundar.

    Kur e kisha pare ne lajmet e mbremjes, mendja me kishte shkuar te gjuhetari E.C. (Profesor Eqerem Cabej), qe pikerisht per nje gje te tille kishte patur aq ngaterresa. Pastaj aty per aty me shkrepi ne koke se, kishte mundesi qe shefi i partise ishte kujtuar per ate gjest pikerisht prej E.C. Ne pamje te pare dukej nje lidhje e kerkuar, por po ta mendoje me thelle nuk dilte ashtu. Pak kohe me pare, ne nje mbledhje me intelektualet, shefi i partise, per here te pare pas 17 vjetesh, kishte thene ca fjale vleresuese per E.C., aty ku puthja e famshme e dores duhej te permendej me shpesh. Smira e terthorte, shkerbimi, malli per vitet e kaluara ne Paris, te perziera se bashku ne ate menyre, qe s'mund te shkoqiteshin kurre gjer ne fund, kishin bere qe kur kishte ardhur rasti i kumtit zbutes, ajo puthje dore te kopjohej prej tij.

    ***

    Me gjithe premtimet e folesve per nje letersi me socialiste, fytyrat e njerezve te presidiumit vazhdonin te ishin te ngrysura. Kur njeri prej tyre, Sekretari i Komitetit te partise se Tiranes, e mori fjalen, e kuptuam arsyen e atij zymtimi. Ai tha se partia vazhdonte te ishte e pakenaqur me krijuesit. U kishte dhene doren, por ata nuk po dinin ta cmonin doren e saj te ngrohte. Dy dramaturge kishin shkruar prape vepra me gabime ideologjike. Nje romancier e kishte nxire prape realitetin ne vepren e tij te fundit. Ngjyrat e ca piktoreve po coroditeshin. Kjo tregonte se Lufta e klasave ne letersi sa vente ashpersohej. Trysnia e imperializmit dhe e revizionizmit boteror gjithashtu. Midis shembujve, qe vertetonin kete te fundit, ishte gjuhetari E.Cabej. Pa e cmuar aspak zemergjeresine e partise dhe te Udheheqesit, qe duke ia falur gabimet, e kishin cuar prape ne nje kongres gjuhetaresh, atje, me kokefortesi ai kishte perseritur fajin e tij te shkuar: ia kishte puthur prape doren asaj zonjes se vendit armik.

    Ne salle kishte rene ajo heshtja e vecante qe krijohej prej ndenjes se fajit. Ajo sa vinte i pushtonte te gjithe.

    Marre nga "Historia e Lidhjes se Shkrimtareve shqiptare, perballe pasqyres se nje gruaje"

    ***

    Kadare: Rregjimi ia shkurtoi jeten



    Kjo eshte nje interviste per "Korrierin", dhene nga shkrimtari Ismail Kadare. Si e kujton ai kohen me Profesor Eqerem Cabejn, por me shume zbrasetine e shkaktuar nga mungesa e tij. Edhe pse shume i kursyer ne pergjigjet e tij, Kadare, mbart ne vetvete, nje nderim te madh per Profesorin, qe e ka shfaqur gjithmone, qofte ne vepren e tij, por edhe ne publik. "Veprat e gjuhetareve e te humanisteve te medhenj si Eqrem Cabej, hyjne ne ato qe perbejne themelet kulturore te nje kombi. Si malet e larta, ato e leshojne hijen dhe peshen e tyre kudo. Populli i gjere, edhe kur s'ka mundesi, e as nevoje t'i zbertheje nga afer, e ndien rrezatimin e tyre dhe, kryesorja, i beson ato", shprehet ai

    Z. Kadare! Si e shikoni 25 vjet pas vdekjes Profesor Eqerem Cabej? A ju ka ndodhur te degjoni, si atehere kur ai ishte gjalle, shqipen e folur?

    "Kam qene student ne filologji dhe, natyrisht, profesor Cabej, ndonese i menjanuar ne menyre kembengulese nga rrethet zyrtare shkencore, ka qene i pranishem perhere midis studenteve.

    E kam njohur nga afer ne fillim te viteve 70- te, pas nje udhetimi , ne te njejten Dergate, ne nje Forum Nderkombetar te Albanologjise. Qysh atehere kam patur rastin ta takoj e ta degjoj shpesh. Ishte po aq kenaqesi ta degjoje, sa ta lexoje. Ishte si personazhet e fisme te Tomas Manit. Ishte nje kenaqesi e vecante per mua te degjoja prej gojes se Lasgush Poradecit, e me pas prej gojes se tij, te njejten ngjarje, qe u kishte ndodhur te dyve kur kishin qene studente ne Vjene apo ne Grac. Ishte thelbi i njejte, por i rrefyer ne menyre te ndryshme nga mendja pasaktesisht e bukur e poetit dhe nga mendja po aq saktesisht e bukur e dijetarit".

    Cfare do te ishte gjuhesia shqiptare pa te, etimologjia pa kontributet e tij-ne vecanti?

    "Gjuhesia shqipe dhe, sidomos, etimologjia do te ishin ende te gjymtuara pa te".

    Profesor Demiraj, nje njohes i mire i vepres se tij, ne vleresimin e tij- thote diku se: "ndihmesat e tij ne gjuhesi, jane sot te shperndara neper botime te ndryshme brenda dhe jashte vendit. Vdekja nuk e lejoi qe t'i paraqiste ne nje veper sintetizuese". Po te kishte me shume jete, sipas jush, a mendoni se do te realizonte kete? Theksojme se "Meshari", kryevepra qe ai iu kushtua me aq pune- dremiti dekada me rradhe ne bodrumet e Institutit te Gjuhesise?

    "Vdekja e parakohshme , natyrisht, nuk e la te kryente , ashtu sic do te donte, ne menyren e tij (ne ate menyre te persosur, e vetmja qe i shkonte natyres se tij), vepren e tij te madhe. Por, nuk eshte vetem ajo. Jeta e tij, qe nuk ishte e gjate, kishte patur brenda saj vdekje te tjera, pengesa e zvarritje, sic thate ju, te shkaktuara nga nje shtet mizor, qe nuk i donte njerezit e medhenj. Ata ia shkurtuan edhe me ditet e tij".

    Profesor Cabej, ne te gjalle, hulumtoi shqipen e vjeter duke u munduar te ngreje nje korpus te shqipes se shekujve XIV-XVII, fale studimit qe i beri kryesisht te folmeve te shqiptareve te Greqise dhe arberesheve te Italise. Ne nje fare menyre , ketu ka qene fokusi i tij, ne nje kohe ku shqipja ka qene shume me e paster nga ndikimet osmane. Ju, vete, shpesh i drejtoheni kesaj kohe, te themi ende "te paqte". A e keni pasur ndihme Profesor Cabejn per kete kohe?

    "Natyrisht qe ka qene e pafundme ndihma e tij ne gjithcka. Cdo gje qe ai shkroi, qe nga vepra monumentale e etimologjise e zberthimi i "Mesharit", gjer te sprovat per gjenezen e letersise shqipe, per poezine e arberesheve e te artikulli profetik per Lasgush Poradecin, ka qene e nje vlere te rralle e te pazevendesueshme".

    Ne Shqiperi jane reduktuar shembujt e mire te punetoreve te shkences. Ju keni thene dikur per te: "Ne kulturen e nje kombi, ashtu sic ka vepra madhore qe jane lehtesisht te kapshme per te gjithe, gjithashtu ka vlera qe, ndonese pesha e rendesia u dihen, per shkak te vecantise se tyre, jane te paarritshme lehte per publikun e gjere". Por, edhe pse eshte e paarritshme, gjithsesi vepra e tij nderohet me respekt. Pse ndodh kjo me te?

    "Veprat e gjuhetareve e te humanisteve te medhenj si Eqrem Cabej, hyjne

    ne ato qe perbejne themelet kulturore te nje kombi. Si malet e larta ato e leshojne hijen dhe peshen e tyre kudo. Populli i gjere, edhe kur s'ka mundesi, e as nevoje t'i zbertheje nga afer, e ndien rrezatimin e tyre dhe, kryesorja, i beson ato".

    Intervistoi Ben Andoni

    Kush ishte Eqerem Cabej

    Gjuhetari, pedagogu dhe akademiku Eqerem Cabej u lind me 7 gusht 1908, ne Gjirokaster. Ne kete qytet ai mbaroi dhe studimin fillor dhe ate te mesem. Studimet e larta filologjike i kreu ne Grac te Austrise, ku u specializua ne gjuhesine krahasuese indoevropiane, aty mbrojti disertacionin e studimeve italo-shqiptare perpara dy albanologeve Paul Kreanmer dhe Norbert Jokli. Pas kthimit ne Shqiperi, punoi si mesues i gjuhes shqipe dhe me pas ne vitin 1936, ishte shef i Arsimit te mesem ne Ministrine e Arsimit. Per afro gjysem shekulli punoi dhe dha ndihmese ne ceshtjen e arsimit ne pergjithesi, atij te larte ne vecanti dhe ne zhvillimin e gjuhesise shqiptare.

    Veprimtaria e tij shkencore u shtjellua ne gjuhesi, por u shtri dhe jashte saj si ne foklor, etnografi, histori te letersise. Kryesisht u mor me historine e gjuhes, e veshtruar ne aspektet e problemet me te ndryshme te saj. Vendin kryesor ne studimet e tij e zene punimet etnologjike dhe leksikologjike historike, por mjaft vlere kane dhe Fonetika dhe Gramatika Historike e shqipes. Ka studiuar prejardhjen e gjuhes shqipe, marredheniet e saj me gjuhet indoevropiane, me gjuhet ballkanike, ka studiuar gjuhen e autoreve te vjeter shqiptare dhe ka pergatitur per shtyp vepren e tyre.

    Ndihmese me rendesi ka dhene per dialektologjine dhe onomastiken, si dhe per kodifikimin e gjuhes letrare. Mori pjese ne perpunimin e terminologjise te shume degeve te shkences e te teknikes. Argumentoi shkencerisht prejardhjen e gjuhes shqipe e te popullit shqiptar, autoktonine e ketij ne trevat, ku banon sot. Mori pjese ne Kuvendin e I te Studimeve Ilire ( 15-20 shtator 1972), dhe ishte delegat ne Kongresin e Drejtshkrimit te Gjuhes shqipe (1972).

    Vepra e tij: "Per gjenezen e literatures shqipe" (1930); "Elemente te gjuhes e te literatures shqipe" (1936); "Hyrje ne historine e gjuhes shqipe" (1947); "Fjalor i gjuhes shqipe" (1954-bashkeautor); "Meshari i Gjon Buzukut" (1958), "Doke dhe zakone te shqiptareve", "Studime italo-shqiptare", "Hyrje ne Historine e gjuhes shqipe" (1947-1958); "Dy trajtesat e parashtesave dhe prapashtesat e gjuhes shqipe" (bashke me A.Xhuvanin) 1955-1962


    Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Historia e librit dhe lenda e tij

    Historia e librit dhe lenda e tij

    E Shtune, 13 Gusht 2005

    Nga Profesor Eqerem Cabej*


    Ky, me i pari monument i literatures shqiptare qe dihet gjer me sot, pati rene ne mese tre shekuj e gjysme ne harrese, e qe pershkruar neper peripeci te shumellojshme, gjersa u zbulua perfundimisht e u be prona e botes shkencore.

    Peshkopi i Arbereshve te Sicilise, Imzot Pal Skiroi, gjurmues e studiues i teksteve te vjetra te shqipes (1866-1941), qe ne vitet e para te ketij shekulli iu vu gjurmimit te kesaj vepre ne Biblioteken Vatikane. Kerkimevet qe u bene atje u detyrohet qe me 1909 u gjet kjo me nefund ne ate qender studimesh.

    Gjetja e ketij libri te cmuar, nuk qe nje pune e rastit, sepse gjurmen e pare te tij prelati italoshqiptar e kishte mu ne Seminar te Palermos, ku ai aso kohe ishte rektor. Ne ate qender mesimore arbereshe, qemoti nje cope e kopjuar nga kjo veper, e pikerisht ajo pjese, ku behet fjale per ceremonine e unazes e te marteses: Gjon Nikolle Kazazi prej Gjakove, nje nga shkrimtaret e hershem te Veriut, duke u ndodhur me 1740 ne Rome ne nje vizite si arqipeshkev i Shkupit, ne Kolegjin e Propoganda Fides, ku kishte qene nxenes dikur, pa me habi kete liber; mori e kopjoi ate cope rituali qe thame me siper, e ia dergoi ne shenje nderimi Ate Guzetes, themelonjesi i Seminarit te Palermos, "prototip i fisnikerise se shpirtit e i burrerise dhe i bujarise se kombit shqiptar". Rektoret e mevonshem te ketij Seminari, Pal Parrino (1710-1765) e Sepe Krispi (1781-1859) e paten neper duar kete fragment dhe e permendin ne shkrimet e tyre. Pastaj libri ra prape ne harrese. Aty nga mbarimi i shekullit te XVIII, ai nga biblioteka e Kolegjit te Propogandes, u shpu ne koleksionin e librave orientale te kardinalit Stefan Borgia, gjersa me ne fund, bashke me keto libra, kaloi ne Biblioteken Vatikane. Ketu gjendet libri dhe tani, nen signaturen R (accolta) G (enerale) Liturgia.III. 194, si i vetmi ekzemplar qe dihet gjer me sot.

    Pal Skiroi, si nxorri fotografine e gjithe teksit, me nje pune shumevjecare, kreu transliterimin e transkriptimin fonetik te ketij dhe e gatiti kete pune per shtyp; bashke me nje studim te vecante per gjuhen e autorit, duke e krahasuar kete me gjuhen e shkrimtareve te tjere te Veriut, ne rradhe te pare me Pjeter Budin. Mjerisht ky dijetar, me shume per arsye, me nje karakter te jashtem, per sa rroi nuk pat fatin te shihte te botuar ate veper, ne hartimin e se ciles pati punuar nje jete te tere. Vetem disa copa biblike u botuan, se pari ne shtypin e kohes, pastaj pjese me te medha ne bashkepunim me Gaetano Petrotten. Keshtu, doreshkrimi i tij pret edhe sot te shohe driten e botimit. Nderkaq, me 1929, Justin Rrota, nxorri ne Vatikan tri fotokopje te librit. Me botimin e disa copave te zgjedhura e te komentuara te tekstit e me nje rradhe studimesh te vijuara gjer sot e kesaj dite, ky studionjes i gramatikes e i literatures se vjeter shqiptare, ka ndihmuar shume nder ne ne perhapjen e njohjen e ketij monumenti gjuhesor.

    Probleme te shumellojshme i dalin albanistikes me kete veper.

    Marre me shkurtime nga parathenia qe ka pergatitur Profesori per pergatitjen e "Mesharit"

    *Tirane, Gusht 1958
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ilirishtja dhe Shqipja

    Ilirishtja dhe Shqipja

    E Shtune, 13 Gusht 2005


    Nga Eqerem Cabej

    Ne shekullin e kaluar dhe ne dhjetevjetet e pare te ketij shekulli (XX), shqiptaret jane konsideruar pergjithesisht pasardhesit e ilireve dhe gjuha shqipe eshte konsideruar vazhdimi i njerit nga dialektet e vjetra ilire. Kjo teori, e mbrojtur nga nje varg historianesh e gjuhetaresh, me formulimin me siper sidomos nga Gustav Majeri (1), aty nga fillimi i ketij shekulli, u zevendesua te nje pjese e mire e dijetareve me tezen e dale kryesisht nga fusha e gjuhesise, sipas se ciles shqiptaret jane sterniper trakasish te ardhur prej visesh me lindore ne brigjet e Adriatikut, dhe shqipja eshte bija e trakishtes, ose edhe nje "dialekt trak i ilirizuar"(2). Ka pasur edhe nje sinteze te dy teorive, e perfaqesuar me Norbert Joklin, sipas se ciles shqipja eshte ngushtesisht e afer dhe me ilirishten dhe me trakishten. Kete teori e kane ndjekur mjaft dijetare.

    Ne kete fushe kerkimesh sot zoteron shumekund nje skepticizem shpeshhere i teperuar dhe diku edhe nje agnosticizem. Kane dale edhe teza te reja, te perftuara per nje pjese te mire nga prirja per te gjetur medoemos rruge te reja, per te thene dicka te re dhe per te vertetuar ate qe eshte dashur nga ana e tyre te vertetohet. Karakteristika kryesore e ketyre tezave ne pune te metodes eshte kjo, qe perfaqesonjesit e tyre shpesh here nisen cuditerisht nga nje tabula rasa, nuk marrin parasysh rezultatet e punes kerkimore te meparme dhe aq me pak mbajne qendrim ndaj tyre. Pervec kesaj, disa nga keta dijetare shquhen per nje qendrim hiperkritik ndaj tezave te te tjereve, bashkuar me nje besim te teperuar ndaj mendimeve te veta. Duhet pranuar qe, si ne shume fusha te dijes, edhe ne ate te kerkimeve gjuhesore, e aty edhe ne studimin e historise se Shqiperise, ka progres dhe regres, ka perparime e ka nje shkuarje mbrapa.

    Ceshtja se cfare marredheniesh ka midis shqipes dhe ilirishtes, a ka nje aferi (parenté) midis ketyre dy gjuheve, dhe, ne qofte se ka, a kemi aty nje raport filiacioni (birerie) apo jo, kjo ceshtje komplekse perben nje problem shkencor. Per te krahasuar dy madhesi, duhet t'i njohim. Ne rasen tone konkret, ne dime vetem njeren nga keto, shqipen. Ilirishten e njohim pak ose aspak; sidomos jemi krejt ne erresire ne pune te struktures se saj gramatikore, dhe mezi po arrijme ta rindertojme deri diku ate gjuhe me anen e therrimeve qe mund te thuhet se na kane mbetur prej saj. Pervec kesaj, distanca kohesore qe nga ekzistenca e nga zhdukja e dialekteve ilire gjer te dokumentimi i pare i shqipes, si gjuhe me vete eshte bukur e madhe.

    Persa i perket konceptit etnografik "Iliret" dhe lidhur me te edhe koncepti gjuhesor "ilirishtja" do thene se keto koncepte kane pesuar ndryshime gjate ketij brezi te fundit. Ndersa nje brez me pare ky koncept ishte zgjeruar me teperi ne pikepamje te shtrirjes gjeografike, aq sa dha shkas dhe per lindjen e termit "panilirizem"(3), si reaksion ndaj kesaj rryme u kalua ne skajin tjeter, erdhi e u zhvillua nje koncept i ri i nje skepticizmi pertej mases. ...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vleresimi per Eqerem Cabejn

    Vleresimi per Eqerem Cabejn

    E Shtune, 13 Gusht 2005


    Nga Prof Shaban Demiraj

    ...Gjate nje gjysem shekulli Cabej ka punuar si rrallekush dhe me arritje te medha, gjithashtu si rrallekush ne fusha te ndryshme te albanologjise dhe te ballkanologjise. Gjeresia e interesave dhe e prodhimtarise se tij shkencore, deshmon sheshazi se kemi te bejme me nje shkencetar te talentuar te kalibrit evropian, i cili ia kushtoi te tere jeten shkences. Per me teper, ai diti te shfrytezonte me mjeshteri te rralle arritjet e hulumtimeve te tij ne fusha te ndryshme studimi, per te argumentuar po me mjeshteri te rralle nje varg tezash te rendesishme lidhur me historine e gjuhes shqipe dhe me evolucionin e te gjithe pjeseve perberese te sistemit te saj-fjalor, fonetike dhe strukture gramatikore.

    Shumesia dhe sidomos cilesia e ndihmesave te tij ne fusha te ndryshme te shkences dhe ne menyre te vecante ne fushen e studimit diakronik te gjuhes shqipe, kane bere te mundur qe te hapen horizonte te reja ne studimet albanologjike ne vendin tone, ku tashme eshte krijuar nje shkolle gjuhesore shqiptare, me synime te shumeanshme dhe me nje metodologji te nivelit bashkekohor. E nje nga themeluesit kryesore te kesaj shkolle gjuhesore shqiptare eshte pa dyshim dijetari i talentuar dhe i palodhur, Prof. Eqerem Cabej, emri dhe vepra e te cilit do te rrojne ne shekuj...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Kundėr pseudofilologėve

    Eqrem Ēabej

    Nga shtyllat e Shekullit tė Ri tė verės, si dhe nga ato tė Gazetės sė Re duket ēiltas se njė epidemi grafomanie paska kapur shumė "Krena tė naltė"! Kush nė jetėn e tija ka pasur raste tė mėsojė anglishten nėpėr fabrikat e Amerikės, gjermanishten nė tabarin-et e Vjenės, frėngjishten nė Mont-Martre, e italishten nė Kafet'e Barit, sot, i fryrė si gjel deti, na del pėrpara, i stolisur me rrobėn transparente tė pseudonimit, e...-o temporal, o mores!- me gjest dramatik na flet mbi filologji! Avanti pra! Parturiunt montues, nascetur ridiculus mus!
    Pra, sikundėr nė fletoret e Perėndimit ndodhet feuilleton-i, tek ne nuk do te mungojė, si frukt pas buket, njė artikull "filologjik", i cili ka misionin, si ē'duket, tė zėvendėsojė njė zakon shqiptar qė ėshtė duke u shuar: luftėn e gjelave. Nėnė maskėn e shkabės, kėta gjela luftojnė trimėrisht me njerijetrin, duke u gjakėsuar, por dhe me maskė qė jeni, e dimė se jeni gjela, o gjela!
    Tash, duke lėnė tė qeshurit, duhet tė konstatojmė me hidhėrim se ėshtė njė turp kulturor pėr ne, qė Atdheu i ynė ėshtė ay vend i Europės, nė tė cilin nė shekullin e XX, njerės qė mundet tė jenė tė zotė pėr nėpunėsira ndofta dhe tė nalta, por qė s'dinė as pikė prej filologjisė, njerės qė nė jetėn e tyre s'kanė dėgjuar njė Konferencė filologjike, njerėz qė s'kanė as mė tė vogėlėn ide mbi mėnyrėn si punohet sot nė lėmin e gjuhės, qė tė tillė njerėz dalin e mbushin shtyllat e fletoreve me artikuj jo vetėm fare tė kotė, por edhe tė dėmshėm e duke u sharė me shoqishoqmin, dhe si! Kush i pėrflet tjetrit se tash doli nga veja, dhe se kur ay ishte nėr "shpėrgajt" e djepit, ky punonte pėr Shqipėri! Bukur! Patriota! Por kush ju tha tė futeni nėr labirintet e gjuhės? E me ē'tė drejtė e quan tjetrin "ignorant" vetėm pse ėshtė kundėrshtar i "ideve filologjike" tė tua?
    A ėshtė kjo filologji? A imponohet njeriu me sharje?
    Zakoni i botės sė qytetėruar e do qė tė luftohet pėr ide, e jo pėr inate personale, pėr ē'fryrjen e tė cilavet janė tė ēelura kaq gjykatore!
    Sot secili nė Europėn e qytetėruar, para se tė merret me shkrime filologjike, i shkon mjaft viet nė bankat e universitetit, atje ku gjuha studiohet e analizohet me exaktitudė matematike, duke qenė se filologjia ėshtė njė nga dituritė mė tė shtrėngueshme (severe) e mė exakte qė munt tė jenė nė botė.
    Se tė mos ishte kėshtu, nuk rrinte Gustav Meyer-i tė merresh tridhet viet me radhė me albanologji d.m.th. me studimin e asaj gjuhe tė shkretė, tė cilėn "filologėt" t'anė tė sodit, tė dalė shpejt si kėrpullat pas njė shiu, janė duke e pėrēmuar nė njė mėnyrė tė tillė!
    Kurrkush nuk ka tė drejtė tė shkruajė mbi gjuhė pa u pat marrė viet me radhė me studimin e vėrtetė tė saj! Kurrkush! Se gjuha ėshtė sendi mė i ēmueshėm i njė populli, dhe pėr popullin shqiptar ėshtė i vetmi thesar! Dhe mos e ngani thesarin me duart t'uaja, zotėrinj dilettanta!
    Gjuha ėshtė njė element i naltė kulture, nuk ėshtė njė objekt mode! Nuk mundet tė "riformohet" aq shpejtas si ē'mundesh secili tė vishet a la Perrot pėr Karnaval!
    Kush ju ka shtyrė ju tė shkruani mbi gjuhė? Kur keni manin'e shkrimit, pse nuk shkruani ē'tė doni mbi numismatikė, grafologji, mathematikė, teologji, pėrmbi fizikė, anatomi, analytikė e histori? E t'a lini rehat kėtė gjuhė tė shkretė, e t'a punojnė tė tjerė tė cilėt tė merren me tė vėrtetė me studimin e saj?
    Kush do tė shkruaj mbi shqipen, mė parė duhet tė jetė marrė me studimin e gjuhėvet indoevropiane pėrgjithėsisht, e pastaj duhet tė ketė studiuar gjithė shkrimtarėt shqiptarė e gjithė albanologėt e huaj, numri i tė cilėvet ėshtė' aq i math, sa studimi i tyre lyp viet me radhė pune tė parreshtur.
    Se filologjia nuk ėshtė zbavitje, ėshtė larg nga dilettantismi. Ėshtė dituri, dhe qė tė kapesh me dituri, duhet tė dish!

    Botuar mė 1929

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Fan Noli ynė

    Eqrem ĒABEJ

    Nė kėto ēaste, nė mes tė kaq shkrimtarėve, njė njeri qė s'ėshtė shkrimtar e ka tė vėshtirė tė thotė njė fjalė tė vetėn pėr njė personalitet shkrimtari me njė format tė tillė siē ėshtė Fan Noli.
    Njė qoftė se fjala qė vepra e njė shkrimtari ėshtė pasqyra mė e vėrtetė e forma mentis dhe e shpirtit tė tij, ėshtė e drejtė, atėherė vjershat qė shkroi ky poet dhe veprat e shqipėruara qė na ka lėnė, pėrfaqėsojnė nė kuptimin e tyre simbolik, qė nė krye e gjer nė fund, njė konfesion tė vetin, kredon e njė njeriu e tė njė jete. Nė kėtė kuptim nuk ėshtė njė gjė gand e rastit qė Fan Noli mori e pėrktheu njė varg tragjedish nga tė Shekspirit, nė tė cilat pėrpjekjet pėr liri sociale e politike dhe konfliktet e brendshme shpirtėrore janė ndėrthurur nė njė mėnyrė si moskund nė literaturėn botėrore, qė ai shqipėroi disa drama tė Ibsenit, Don Kishotin e Servantesit, Rubajetet e Omar Khajamit, disa vjersha tė Edgar Poes, Bodlerit e tė tjera, dhe qė nė kohėn e qėndrimit tė tij si emigrant politik nė Manern afėr Vjenės, pas fjalėve tė mikut tė tij, Norbert Joklit, u mor pėr njė kohė tė gjatė me planin e pėrkthimit tė Faustit tė Gėtes, duke studiuar dhe disa nga komentarėt e kėsaj vepre.
    Nuk ėshtė gjithashtu njė gjė gand e e rastit qė ai shkroi Historinė e Skėnderbeut dhe ato vjersha qė shkroi. Kudo nė kėto vepra- nė krijimet e veta e nė pėrkthime ėshtė pėrderdhur fryma komplekse e shkrimtarit. Ai i ka jetuar ato, ka jetuar ai vetė nėpėr to, nė figurat e heronjve. Kudo nė kėto na shfaqet ku mė ēelėt, ku mė mbyllur, shpirti i autorit tė tyre. Ai na del pa dashur si te Bruti, ashtu dhe te Hamleti, te Don Kishoti ashtu si te Omar Khajami, te profeti Moisi ashtu si te Galileasi, te Prometeu i mbėrthyer e te Armiku i popullit, qė nė tė vėrtetė ėshtė miku i vėrtetė i tij. Revolucionarė e profetė, poetė e dashamirė aktivė tė njerėzimit janė po aq mishėrime tė unė-s sė tij, nėpėr ta shprehet ai vetė. Nė kėtė vėshtrim dhe shqipėrimet nė njė kuptim mė tė thellė janė krijime tė tij.
    Fan Noli si pėr formimin e tij poetik, si pėr shprehjen gjuhėsore qėndron mė vete nė literaturėn shqiptare. Ai nuk ėshtė poeti i lartėsive eterike, po ėshtė shkrimtari i plisit tė dheut. Ėshtė njė Ante i literaturės sonė, qė i merr fuqitė prej mėmės tokė. Ai ka tė vetėn diēka demonike, e cila mbase ėshtė vetia e parė e njeriut krijues, cilėsia e mirėfilltė e furopoėticus, e marrėzisė sė poetit tė vėrtetė. Nė fushėn e kėsaj literature ai nuk ėshtė njė fill bar, qė sot bleron e nesėr thahet, nuk ėshtė as lule, qė sot shkėlqen e nesėr veshket. Ai na paraqitet si njė lis i moēėm e plot gdhenj, lis i vetėmuar, po me rrėnjė ngulur mirė nė tė thellat e dheut. E kėtillė mbetet edhe gjuha e tij. Nė kėtė nuk ndihet ėmbėlsia e flladit tė verės sesa furia e murrėrit tė dimrit. Ajo nuk ka aromėn e luleve, po ka erėn e shėndoshė tė dheut. Ka dhe diēka prej pikash tė rėnda e tė idhėta, nė tė shprehet ana e rėndė e jetės shqiptare. Nė kėtė poezi shihet se mund tė jetė gjuha shqipe e ashpėr e e vrazhdė, dhe e fortė nė ashpėrsinė e saj.
    Me zhdukjen e kėtij njeriu tė rrallė njė valė pikėllimi pėrshkoi anembanė botėn shqiptare, kudo ku i thonė bukės bukė, e ujit ujė. Po kjo nuk ėshtė njė valė dėshpėrimi. Fan Noli nuk ėshtė njė madhėsi efemere. Fjala e tij nuk ėshtė nga ato qė i merr era. Nė kėtė botė shqiptare, tė cilėn ai e deshi me tė gjitha fijet e zemrės, ai mbetet i gjallė ndėr ne, si sot, si nė ditėt qė do tė vijnė.

    Botuar mė 1965

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Profesor Eqrem ēabej
    Nga PLAKU nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-10-2010, 02:30
  2. Eqrem Cabej pėrcakton qėndrimin e politikave arsimore nė Himarė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 21:18
  3. 100 vjetori i Kongresit te Manastirit- Alfabeti Shqip 1908- 2008
    Nga Tigrimelara nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 05:00
  4. [1908-2008] 100 vjetori i meshės sė parė shqip nė Boston
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 13-10-2008, 22:34
  5. 25 vjet, pa dijetarin Eqrem Ēabej
    Nga DYDRINAS nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2005, 06:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •