NĖ SE VDES
Nė se vdes njė ditė te kjo rrugė,
E di:
Do kem mbetur te bari,midis gurėve!
Nė se vdes pranė kėsaj molle,
E di:
Do jem i mbuluar me lule!
Nė se vdes te ky lumė,
E di:
Trupi im do mbetet nė njė dallgė!
Nė se vdes pranė teje,
E dashur:
Mi lerė sytė hapur!
RASTĖSI TRAGJIKE
Nė fytyrėn e njė foshnje
tė shėmtuar,
Ndodhet statuja e gjallė
e dy njerėzve!
Ata nuk mund ta dinin
qė mėkatuan,
Qė do sillnin njė bukuri
tė dėnuar me vdekje!
Mbi supet prej dridhje
tė njė gruaje,
U ulėn dhjetė pėllumba
tė dhunshėm.
Oh,ata harruan pėrplasjen
e krahėve,
Dhe mizoritė e tmerrshme
tė luftės!
Qielli i tyre ish ai,
brenda perdeve,
Tė njė dhome,me njė shtrat
tė frikshėm!
Aty u harrua se kishte
tė nesėrme,
Dhe koha u kthye nė klithmė!
Nė fytyrėn e njė foshnje
tė shėmtuar,
Ndodhet marrėzia
e dy njerėzve!
Asnjė prej tyre nuk ish
i dashuruar,
Ndaj bukuria u dėnua
me vdekje!
VEĒSE NJĖ IMAZH
Sytė e mi janė dy zero tė mėdha,
Piktorja e tė cilave ,mund tė jesh ti!
Ngjyra e tyre ėshtė veēse njė imazh,
I njė shpirti qė pozon lakuriq!
Nata brenda tyre nuk ka pėr tė ikur,
Dhe unė jam mėsuar me kėtė!
O,ti mund tė jesh njė kolombe e lindur,
Por janė dy ishuj ku sdo tė gjesh asgjė!
Sytė e mi janė dy zero tė mėdha,
(Piktorja humbi rrugėn brenda tyre!)
Eh,unė do ta quaj 1000 herė me faj,
Atė qė beson nė ngjyrėn e syve!
VDEKJA E TIGRIT
Ke qėnė mė tepėr se njė mister!
Me ata sy jeshilė tigri!
Njė dreq e merr vesh se pėrse
Ti kishe diēka prej sfinksi!
Vetėm kur qeshje,
Ai vdiste,
Shfaqej shpirti!
E PASKE NJĖ MALL
E paske njė mall kur zė e thinjesh,
Pėr vitet qė skanė mė kthim!
Por ne nuk njohim shirat e ikjes,
As qielli yt,as qielli im!
Unė sot i mbusha njėqind vjeē!
Njėqind i mbushe edhe ti!
Sikur tė rronim veē e veē,
Sdo ishim kaq,jo,kursesi!
I mbledhka vitet dashuria,
Megjithėse zemra,moshė ska!
Ndaj jemi sot pėr njeri-tjetrin,
Si dy mesdita tė mėdha!
UNAZA
E solli koha qė edhe ty,
Ta futėn gishtin nė unazė!
Edhe nė qoftė krejt flori,
Ajo pėr ty ėshtė njė prangė!
Atė tani e ke nė gisht,
Ndaj shkrije po qe e mundur,
Se nesėr do ta kesh nė shpirt
Moj badallaēkė e bukur!
Krijoni Kontakt