E diela shuhet pa buje
E hena vrikthi ia beh…
Vdekja, udhet e mendjes dhe kembeve
Me helmin e vjeter i deh
Perderisa ti mendon se nuk erdhem
Rastesisht ne token ku shkelim
Marioneta ne duart e nje djalli simpatik
Me role te shkruara heret
Perderisa cdo dite shohim ne te njejten dritare
(Korniza dyfishe e shpirtit tim)
Milingona qe perpiqen te ngrejne nje mal
Prapa te cilit te shohim henen
Perderisa kur hyjme ne dimer
Behemi pikepyetje qe ecim
Nga ngerci a ngrica e mendimit
Si ushtare te bindur heshtim
Dhe se fundi… perderisa ndodh
Gjethi te çele dhe akujt te shkrijne prape
Dhe cdo vit…sipas te njejtit ligj
Ne te dy qendrojme perballe,
Une vendos te bie ne nje gjume te gjate
Dhe te shoh endrra te reja
Megjithese e di qe e hena ia beh me vrap
Dhe ne duar ma therrmon te dielen…
Krijoni Kontakt