Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 72

Tema: Çast…

  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    19

    Mace

    vete nje emer kaq i madh e kaq i shejte siq eshte Miqesia,a do ta duronte nje fjale te tille"skadence?

  2. #32
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    me pyet?
    po tash kpohet e fundit per zotin kam fillu me u tremb.
    Psh nje mikja ime deri ne miqesi te ngushte .... me deklarata e perkushtime te pa prame... eshte shu....ar....
    une jam duke u lodh me i mbush mendjen vetes se eshte e zene me gjera me te rendesishme se me mu. ...
    Po kjo rrene ka fillu e nuk pi uje me ke vetja ime. Mi di huqet e vetes vetja. Megjitheate....une ende dyshoj se skadenca mund te mbij edhe mbi miqesi. varet nga miqte.
    .... fjala miqesi tash asht ba "mode "si te them gje e perkohshme , ne momentin qe na del qofte edhe me e vogla gje interesante e hedhim miqesine e pare si kemishen qe nuk e eksiton burrin per nate, e veshim i tjeter. (pune e madhe se edhe ate perkohesisht)
    Po me kalon dhimbja , ndaj jam duke fole , se kur me dhimbte.... ajo... kam hesht.
    Nuk paska vdek jo..skadenca as hipokrizia.]
    ui, u bana me nerva!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    19

    Me ndje...

    nese te bera te kujtosh miqesite e tua.Nuk e kisha kete qellim.
    Mua thjeshte me vrau ajo fjala"skadence"per nje fjale te madhe sa jeta-Miqesi.Eh,mode!Ndoshta,gjithecka po ndodh sot.Secili ka llogarine e tije.Vetem se do te shtoj se kjo qe nderrohet si kemisha e nates smund te kete kete emer.Ndoshta do i shkoje me mire: -loje femijesh.

  4. #34
    EDUKATOR SHPIRTËRASH Maska e che guevara
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    101
    po mire e ke ti al saraji po lere miken te shpreh ate qe mendon dhe ju lutem mos u beni aq konzervator
    me fal se u bera dhe une si juve po kete mendoja dhe nuk munda qe ta fshij nga sinqeriteti qe kam per kete forum
    . Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone.
    _____________________________
    Ta edukosh njeriun eshte ta be

  5. #35
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Drame e vjeter…

    Te kapesh penen mesnates se vone
    Ndersa te tjeret bejne dashuri
    Dhe te lodhesh trurin qe vdes perdite
    Mes turma te papunesh mendore

    Te shohesh si shuhet nen qepallat e tua
    E vetmja enderr, e vetmja deshire
    Dhe mes ketyre mizorive moderne
    Te sfilitesh per te mbetur i mire

    Te vuash per miq mes miqve te tu
    Dhe si idiot te buzeqeshesh para shefit
    Dhe kur yt bir te pyesi: Ç’eshte nderi?
    Te mos gjesh shembull me te ri se Jezusi

    Me lehte te shkosh ne lufte, miku im
    Ku Thelbi shkelqen lakuriq
    Sesa te fikesh nen avuj rutinash
    Dhe si nje metafore e sterthene te japesh shpirt…
    Kur nisi lufta isha i vogël
    dhe nepër tym diçka mbaj mend.
    Fill mbas çdo lufte, bëhej si gogël
    Atdheu im! Ja kjo më çmend!

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    e mrekullushme dikea...të lumtë për frymëzimin

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shum bukur Diku !

    Jo vetem te mbetemi te mire por dhe te mencur duhet te jemi se na bejne budallej dhe e ham si Koco Devolja ne skecin e fundit "bingollotua".

    Cdo te mire Dikea!!

  8. #38
    EDUKATOR SHPIRTËRASH Maska e che guevara
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    101
    e mrekullueshme ,fantastike me ke fascinuar dikea me faje
    . Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone.
    _____________________________
    Ta edukosh njeriun eshte ta be

  9. #39
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Fillim Poezie…

    Mes dhimbjeve te gjakut dhe shpirtit te shformuar
    Nje nate te ftohte dhjetori, plot ngrice dhe thellim
    Me lindi nje femije….Oh, Zot, sa i shemtuar!
    Oh, Zot, sa i shemtuar!
    Por prape femija im.

    E mora lehte ne duar, me pa me sy te frikshem
    Me tha: Mallkimi yt do jem ketej e tutje
    Dhe nisi te thithe gjoksin…por gjakun tim po pinte
    Po!… Gjakun tim po pinte
    I qete dhe pa ngutje…

    Si mundet, tha pastaj , te jesh kaq e pashpirt
    Shemtire e dheut jam,nga bishat nuk dalloj
    Kur vete je kaq e bukur, perse s’me dhe pak nur?
    Perse s’me dhe pak drite
    Mes njerezve te jetoj?

    O Zot! Si t’i rrefeja mekatin tim me ty?
    Si mund t’i thosha qete se ishte nje bastard?…
    Ti s’je si gjithe te tjeret, vazhdova ta mashtroj
    Nga qielli erdhe, shpirt,
    Lexo te shenjten Dhjate…

    Mallkuar qofsh Maria, shpertheu permes lotesh
    Dhe ti o Ate i Shenjte, qe s’deshe Birin tend…
    U ngrit dhe si nje shenjt me kryqin e tmerruar
    Me kryqin e mallkuar
    Mes vdekjes zuri vend.

    Dhe prita, ah, me kot, tri dite dhe tri net
    Serish tek une te vinte, keshtu me the, o Zot!
    Por Ti…perçart per Jude e Pjeter po me flet…
    Ate e vrame ne
    Dhe nuk e ngjallim dot.

    Ka dymije vjet qe ndiej te njejtat fjale boshe
    Dhe boshin tim asgje nuk mundet qe ta mbushe
    Kur shoh tim bir te strukur, te mjere ne nje qoshe
    Me shqyhet zemra copash
    Dhe gjak me rrjedh nga syte

    Ah… njerezit e gjore, naivet e perjetshem
    Nga dy statuja dylli po presin mrekulline
    Rropaten te zberthejne veshtrimin e mistershem
    Dhe nje mesazh te shenjte
    Mundohen te arrijne

    Perhumbur ne legjende…perhumbur ne genjeshter
    Ngurosur ne mermere, ikona prej floriri…
    Atje ku ngjizet jeta, e ndjej te nxehte frymen
    E djallit qe perqeshet
    Me gjakun e tim biri…
    Kur nisi lufta isha i vogël
    dhe nepër tym diçka mbaj mend.
    Fill mbas çdo lufte, bëhej si gogël
    Atdheu im! Ja kjo më çmend!

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Larg...
    Postime
    26
    Ka mjaft freski ne vargjet tuaja.Kur i lexon,pika vese te njomin...
    Urime!
    Blu*

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •